Anëtarët e Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave i janë drejtuar me një letër të hapur kryeministrit grek, Antonis Samaras si një reagim kundër letrës së 23 ish- ambasadorëve grekë.
Ata shprehen thellësisht të indinjuar nga përmbajtja e letrës së 23 ish-ambasadorëve grekë, duke e cilësuar denigruese, raporton Ora News.
“Duke tërhequr vëmendjen e qeverisë greke që kriza financiare të mos çojë në mohimin e rolit primar të interesave kombëtare të Greqisë, autorët e letrës në fjalë gabojnë rëndë kur sugjerojnë se Shqipëria është një vend “i krijuar nga Fuqitë e Mëdha më 1913 dhe se, deri më sot, ky vend nuk ka mbajtur një qëndrim miqësor ndaj Athinës, duke u bërë, qysh nga formimi i tij, një vend problematik për Greqinë”,” thuhet në kundërpërgjigjen e akademikëve shqiptarë.
“Për ne kjo gjuhë është shqetësuese dhe jokorrekte. Asnjëri prej pretendimeve të tyre nuk është i vërtetë. Po kështu, nuk është e vërtetë as që “pas zhvillimeve pozitive për Tiranën përsa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me Kosovën dhe Shkupin, rivaliteti i Tiranës ndaj Athinës po vjen duke u rritur”. Këta ish- diplomatë shprehin keqardhje për mbështetjen që Greqia ka dhënë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Ata pretendojnë se Shqipëria ka marrë “mjaft përfitime politike nga Athina, pa i dhënë kësaj të fundit asgjë në shkëmbim” dhe i sugjerojnë qeverisë Tuaj, z.Samaras, që t’i “ndreqë gabimet e së kaluarës dhe të jetë më e kujdesshme përsa i përket synimit të Tiranës [për t’u anëtarësuar] në Bashkimin Europian”, thuhet në letër.
Në këtë kuadër, akademikët vlerësojnë se një politikë e jashtme më realiste e Greqisë është shpresa më e mirë për zgjidhjen përfundimtare të disa prej problemeve më të vështira në Ballkan.
“Të tilla janë anulimi i gjendjes së luftës mes Greqisë dhe Shqipërisë; njohja zyrtare nga ana e qeverisë greke e kufijve shtetërorë të Shqipërisë të përcaktuar nga Konferenca e Londrës më 1913; të drejtat pronësore të popullsisë çame, të cilën ish-ambasadorët grekë në mënyrë të shëmtuar dhe aspak diplomatike e konsiderojnë një “popullsi myslimane [që] do të duhej të ishte dëbuar në Turqi”; njohja zyrtare nga ana e Republikës Helenike e Republikës së Kosovës, si një shtet i pavarur dhe sovran; zgjidhja e mosmarrëveshjeve lidhur me emrin zyrtar të Republikës së Maqedonisë, etj. Të gjithë duhet të përpiqemi që t’i mposhtim mbeturinat e nacionalizmit ekstrem në Ballkan, kudo që ai shfaqet, dhe të fokusohemi në mundësitë që ofron e ardhmja për të gjithë ne. Progresi i bërë gjatë këtyre viteve në të gjitha ish-vendet komuniste të Ballkanit provon në mënyrë bindëse se e kaluara mund dhe duhet të tejkalohet në emër- dhe për hir të- një të ardhmeje më të mirë. Si një vend fqinj dhe miqësor, Greqia duhet ta dijë se ne të gjithë jemi pjesë e një të ardhmeje europiane të përbashkët, dhe prandaj s’duhet të dëgjojmë këshillat cinike të disa ish-ambasadorëve grekë që e nxisin Athinën të jetë “më e kujdesshme” në mbështetjen që ajo i jep çështjes së anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, theksojnë akademikët.
Për akademikët shqiptarët, problemet në Ballkan as janë të reja, as mund të zgjidhen shpejt.
“Ne shpresojmë që drejtuesit e vendeve të Ballkanit më në fund kanë kuptuar se ata nuk mund të vazhdojnë ta mbajnë të ardhmen e popujve të tyre peng të fantazmave mesjetare, ose të një të kaluare të sajuar, duke u përpjekur të lajnë hesape të vjetra në një mënyrë që dëmton të sotmen dhe të ardhmen tonë. Mençuria e qytetarëve të vendeve tona si edhe ajo e qeverive të vendeve tona do të matet me atë se sa efektivisht ato do të jenë në gjendje të tejkalojnë të kaluarën problematike dhe të forcojnë themelet e një të ardhmeje më të mirë e më të begatë. Vështirësitë dhe pasiguritë në këtë rrugë nuk mund të nënvleftësohen. Në Ballkan ka ende pengesa dhe sfida, por ky rajon nuk është më “qendra e stuhisë” apo një “fuçi baruti” në zemër të Europës. Problemet në Ballkan as janë të reja, as mund të zgjidhen shpejt. Por faktet tregojnë se progresi i bërë është real, i konsiderueshëm dhe inkurajues, dhe ne besojmë se Greqisë, si djepi i demokracisë antike dhe si e para demokraci moderne në Ballkan, i takon të luajë një rol të rëndësishëm konstruktiv. Në gjykimin tonë, Greqia, si fqinji ynë jugor, që merr presidencën e radhës të Bahkimit Europian në janar 2014, nuk duhet ta heqë nga prioritetet e presidencës së saj çështjen e zgjerimit të BE-së. Përkundrazi, në frymën e “Samitit BE-Ballkani Perëndimor” të Selanikut (2003), Greqisë i përket të drejtojë përpjekjet në mbështetje të kandidaturës së Shqipërisë. Për ne është e vështirë ta mendojmë se Athina mund t’i krijojë probleme serioze kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE, se ajo mund ta frustrojë këtë proces ose ta kundërshtojë atë. Në vend që t’u vërë veshin retorikës nacionaliste ose demagogjisë politike të një numri diplomatësh në pension, ne presim që Athina ta mbështesë pa rezerva integrimin e Shqipërisë në BE, pasi ky është i vetmi opsion i arsyeshëm, si për Shqipërinë, ashtu edhe për Greqinë”.
“Si pjesë e elitës kulturore dhe akademike shqiptare, të mbështetur edhe nga shumë intelektualë të shquar në mbarë botën, ne besojmë sinqerisht se barra historike e së kaluarës nuk është më e rëndë se shpresat e së ardhmes. Po kështu, sfidat me të cilat ndeshen popujt e Ballkanit sot nuk janë pengesa, por oportunitete. Për popujt e rajonit tonë, koha e sotme përbën një nga ato mundësi të rralla, të cilat Hegeli i quante “momente unike” të historisë. Dhe e veçanta më e madhe e këtij momenti për popujt e Ballkanit është se ky mund të jetë fundi i luftërave gjakderdhëse, i fantazmave dhe i historisë së tyre armiqësore. Përpara popujve tanë qëndron një e ardhme e shkëlqyer dhe ne s’duhet ta komprometojmë atë”, përfundon letra e anëtarëve të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave.
shyqyr qe keta nuk na refuzojne kastravecin te pakten
Po ju qafkuqat bllokmen,
perfitut nga rasti qy dha doreheqjen e parevokueshme
Akademik Apollon Buce????!!!
http://goo.gl/ocNxgo
Po ne kete leter ka nenshkruar edhe akademiku i njohur xhepist Kosta Baraba???
Jo, por ka firmosur akademiku Sali Berisha, qe thote per “fantazmat” e Shqiperise se Madhe nga Prevezes ne Presheve.
Debila pa te Shkuar dhe te Ardhme.
Bravi
Mua po me duken fjale te qelluara. Te urta, te qarta, pa euforizem e patos folklorik. Ju lumte!!!
Se a do te kete efekt kjo leter e hapur, dhe nese po, cfare do te jete ai, kjo eshte nje ceshtje krejt tjeter.
Urimet me te mira zotrinj te nderuar! Me se fundi filloi t’i degjohet zeri edhe Intelektualeve tane, te cilet domosdoshmerisht duhet te jene nje faktor qytetrues i marredhenieve nderkombetare te Vendit, por edhe perçuesit e vizionit intelektual e atdhetar per zgjidhjen e mjaft probleme te rendesishme qe jane shtruar sot para klases politike te polarizuar shqiptare.
Ministria e Arsimit dhe Puneve Fetare ne Greqi, doemos edhe ajo mud t’i pergjigjet kesaj letre duke perdorur aftesine e anetareve akademik te Greqise, ku nje nder keta anetare eshte Janullatosi yne i cili mban edhe titull nderi ne akademine Greke.
Me duket sikur kjo leter e ul popullin tone ne lutje ndaj Greqise qe te na ndihmoje ne futjen ne BE. Duhet te kemi parasysh qe shume vende europiane u shkaterruan nga pjesmarrja ne BE. Kjo duhet tu hape syte politikaneve dhe popullit shiptar qe anetaresimi ne BE eshte i mire per vendet e fuqishme per tu zhvilluar me tej. Pres qe dikush te me tregoje se kush jane favoret dhe disfavoret e futjes se Shqiperise ne BE. Shqiperia duhet te beje naze per futjen ne BE dhe jo te lutet per tu futur atje. Europa duhet ta lype Shqiperine per anetaresim dhe jo anasjelltas. Prandaj lutja ndaj politikes se Athines per ndihme ne hyrje ne BE i nxjerr greket ne pozita superioriteti dhe imponimi. Me jep kete te te jap kete. Ja pse dplomatet greke i kane relkomanduar politikes se tyre te jete me dinake. Ata jane shume me te zgjuar se politikanet tane te marre kryesisht nga rruga dhe jo te pergatitur ne shkolla te politikes. Dikush dihet te beje nje studim, nje institut shkencor shqiptar, per favoret dhe disfavoret e futjes se Shqiperise ne BE. Mbani koken lart shqipetar dhe mos u katandisni ne lypes rrugesh ndaj Athines.
Akademikeve tone i paska ngele ne mendje Samiti i “Ballkanit Perendimor” e si duket mezi paskan pritur rastin per tja bere yzmetin krijimit te Jugosllavise 3.Do te deshtoni edhe per kete sic deshtuat edhe per parashikimet e juaja per Kosoven ne ’98.Teoria e Ballkanit Perendimor eshte nje studim i nje cifti polak-cek,para 150vjeteve i sponsorizua nga Cari i Rusise,qe per koencidence sot e mbrojne perseri nje tjeter cift polako-cek,Kukan-Fyle,te cilet jo fare rastesisht studimet i kane kryer ne Moske,por qe tashme paguhen zyrtarisht nga ana e taksapaguesve Europiane.
Ish-diplomatet,Samaras dhe gjithe bota e di shume mire,se kujt shteteve ju zgjeruan kufijte ne 1913.Nje perfaqesues i OKB(gjeneral Italian)se bashku me bashkepuntoret e tij,u vrane gjate rruges Janine-Sarande,e vrasesit nuk u gjenden kurre.
Shqiptaret kurre nuk duhet ti luten Athines,sipas menyres qe thone Akademiket tane te cilet akoma nuk kane arritur akoma ne kunkluzionin se kush jane armiqte dhe miqte tane natyral.
Zoterinj akedemik? te Shqiperise kur hapeshin varret ne Gerdec dhe ne 21 Janar ne cfare skutash kishit hyre?Apo kishit frike se mos humbisni gradat shkencore edhe rrogat e majme duke shitur fryme studiuese ne dyqanet e arsimit qe keni hapur ne Uneversitet Publike.Ma merr mendja se perpara se letra juaj te shkoje tek kryeministri Samaras do te shkoj ne ndonje WC.Jeni vec sa per syte botes dhe per kunsumim te brendshem aty midis jush.
e sakte …bravo..
tjeta TG
E kujt i plasi per Europen ?!
Gjithe vendet anetare te lindjes kerkojne te dalin prej saj !!!
Akademia e Shkencave te Shqiperise kurre nuk ka ditur ti mbroje interesat kombetare,prandaj edhe toni lutes qe pershkruan gjithe letren eshte vec sa shpreh inferioritetin qe ndjejne keta pleq ndaj grekeve qe kaq hapur shfqin NACIONALFASHIZMIN ndaj shqiptareve.Si mund ti lutesh dikujt qe shprehet se Shqiperia eshte nje krijese artificiale e fuqive te medha.Pohimin e mesiperm se keta nuk dijne por as nuk kane dinjitet te mjaftueshem intelektual,me se miri e deshmon “projekti” i tyre i vitit 1998 kur kerkonin qe Kosova te ishte Republike ne federaten Serbo,Malazeze kur dihej se shqiptaret e Kosoves ishin percaktuar per shtet te pavarur qemoti.Mendoj se pergjigje shume me te mire ka dhene B. Mustafaj se AKSH.
Nuk zgjidhen çeshtjet me Hienen e Ballkanit me letra lutjeje.
Hiena ka frike nga FORCA QE I THYEN DHEMBET.
Hiena ka frike nga MBYTJA QE I BEN LUANI.
Eh o Ballkan te paska zene gripi dhete qenka ngritur temperatura ne41,9. Endersa te gjithe flasin percarte me kete temp. ti shkruan percart.
Mos u tremb ti te keqen xhaxhi!
Ti nuk je as Hiene dhe as ke dale per Safari te King Luani.
Çeshtjet me Greqine do ti zgjidhim me drejtesi dhe dialog.
Qe te gjitha nga A B C … dhe deri te … Y Z ZH.
AMBASADORET GREK MASHTROJNE
1. Sepse e vertete eshte e kunderta e asaj qe thone ambasadoret grek; pra eshte pikerisht Greqia qe u formua nga Lufta e Shqiptareve Arberor dhe Lufta e Fuqive te Medha.
2. Sepse e vertete eshte e kunderta e asaj qe thone ambasadoret grek; pra eshte pikerisht Greqia qe ka sulmuar ushtarakisht Trojet Shqiptare qe ne fillim ne vitet 1912/1913/1914.
AMBASADORET GREK SYNOJNE SHOVINIZMIN
Sepse terminologjia e vorioepirit, sipas OKB Organizates se Kombeve te Bashkuara eshte terminologji e paligjshme, eshte terminologji shoviniste.
AMBASADORET GREK SHANTAZHOJNE
Sepse integrimi dhe anetaresimi i Shqiperise ne BE nuk nenkupton shperblime ndaj Greqise, por permbushjen e kritereve dhe normave te Bashkimit Europian.
Mire beni qe ndiheni.
Dikur serbia ka deklaruar se rruga e Shqiperise per ne Europe kalon nga Beogradi
Greqia dhe Serbia gjithemone dhe tani mezi presin te kene nje gje ne dore, ne forume nderkombetare, kunder Shqiperise.
Greqia ,filloi qe aty moti, te shtiret si kryetare e radhes pa ardhur akoma data,e te shantazhoi Shqiperine ashtu sipas menyres se tyre te peshtire.
Eshte e sikleteshme,shperdoruese perdorimi i presidentit te nderuar e te moshuar K.Papulias ne viziten e tije te afert ne vendin tone .
Mos u genjeni , mos prisni kurre nga keta…..
Sot Akademia e Arteve dhe Shkences i dergoi nje leter kryeministrit grek Samaras si reagim ndaj nje letre tjeter te nje grupi ish-ambasadoresh greke me permbajtje denigruese anti-shqiptare drejtuar po Samaras-it.
Nuk e di kush e ka formuluar letren, por toni i saj eshte teper lutes, per te mos thene lypsar. Eshte ai ton qe eshte verejtur rendom ndaj fqinjit jugor pergjate gjithe historise se 100-120 vjeteve te fundit, ndaj atij fqinji qe na ka vrare, pushtuar, grabitur, provokuar e poshteruar, ndaj fqinjit qe zyrtarisht mban akoma gjendjen e luftes ndaj Shqiperine, pa guxuar qe ndaj tij te hedhim qofte dhe nje guralec te vetem.
Asnje fjale, ose krejt vaket permendet historia e formimit te shtetit te pavarur shqiptar dhe e kufijve te tij, me teper bile duke i fryre fyellit grek me melodin e Konferences se Ambasadoreve qe as guxohet te permendet se sakatoi kombin shqiptar e tokat shqiptare, se nervozohen greket dhe na quajne “nacionaliste”, ne nje kohe qe ne synojme Evropen, jemi te moderuar demek….
Ndjenja e inferioritetit ndaj grekeve dhe Greqise ne gjithe letren kulmon ne mbyllje te saj me perdorimin pa vend dy here te shprehjes pershendetese “ngrohtesisht”, ne vend te ruajtjes se distances dinjitoze institucionale.
Le gomari qe na ngordhi,po nuk na lene as mizat rehat.
O zoterinj akademike, c’do me thene “frustoj”. Ma perktheni ne shqip dhe pastaj ne anglisht qe ta marr vesh mire. Po e perkthyet dot ne mandarin (kinezce), jeni njesha.
Perse akademiket tane gjithnje flasin sikur me i pat fajet, me sakte sikur shqiptaret i kane fajet dhe duan me cdo kusht te harrojne te kaluaren. Kete nuk e kuptoj ! – Fundja, ju e keni per detyre t\i ballafaqoni faktet ku te doj dhe kur te doj kundershtari, pastroni dilemat dhe vazhdoni me tutje, e jo te beni politike !
Qeveria shqiptare nuk duhet te beje asnje leshim dhe ne asnje rrethane ndaj Greqise, qofshin kerkesa per detin apo leshime te tjera per ndertime varrezash per nje apo dy ushtare te vrare greke, qe erdhen ne Shqiperi gjate luftes se dyte boterore si pushtues dhe u vrane. Greqia ka qellime shume te keqija per ti shpallur keto zona ne te ardhmen si toka greke ku ushtaret greke erdhen si clirimtare. Shqipetarer e camerise nuk mund te marrin tokat e tyre ne paqe. Greqia do ti injoroje vazhdimisht keto kerkesa dhe camet nuk do te fitojne asnje gje. Greket kane lobe te ndryshme qe ndikojne politiken ne SHBA dhe qe do ti beje presion qeverise shqiptare te largohet nga ceshtja came. Qeveria eshte e tredhur perpara forcave nderkombetare. Populli cam duhet te mendoje dhe te gjeje rruget per te marre pronat e tyre. Vizita e Presidentit grek eshte problematike per Shqiperine. Nuk bie ere te mire. Greket vijne per te marre. Shqiptaret duhet te behen te zgjuar. Nuk na duhet Europa fare perpara vendit tone. Shqiperia eshte nje vend i hapur kapitalist dhe biznesi privat ka sjellur zhvillim te Shqiperise. KJo duhet te jete rruga e jone. Greqia gjithashtu do kerkoje qe toka tu jepet minoritareve. Keto toka kane qene prona te bejlereve shqiptare dhe greket erdhen per te punuar ne keto toka. Dhenia e tokes fshatareve eshte nje ide qe i pelqen Greqise sepse keto toka ne te ardhmen shpallen si toka te Greqise. Tokat e Shqiperise te jugut kane pronaret e tyre shqiptare dhe ja perse tokat nuk duhet tu kthehet fshatareve, por pronareve te tyre legjitim.
Po keta greket sikur I qiten nga evropa?
Prap hyne?
Parti Enver jemi gati kurdoher!
Ah mer Enver Hoxha ku je, i ka rene koka ne hi Shqiptareve!
Pse, o shpirt, nuk shkon tek shoku Enver? Duan te thone se ne ate bote ai e ka ndertuar socializmin, kolektivizimin e bujqesise e ka mbaruar, tufzat dhe arzat, sapo shkoj,i mbaroi shoku Ramiz. Ik, o shpirt, rri kot me neve ketej ne kete bote te qelbur. Pa shokun Enver, njeru mund te shkoj edhe 100 vjet, por c’e do, eshte si te rrosh kote. Pra, shkurt hesapi, jete qeni…
ASHSH,ne kete tekst shfaqet me nje LUTJE dhe me nje VAJTIM,ne menure qe,Greqia te kete nje konsiderate me te denje ndaj Shqiperise dhe nje perkrahje me te madhe per inkuadrim ne BE por,edhe duke vajtuar per merredhenie jo te mira Tirane-Athine thuajse,shqiptaret jane ata qe i kane sjelle keto marredhenie ndershtetrore te keqia,dje dhe sot,te ketyre dy shteteve,njera prej te cilave,Greqia,hegjemoniste,raciste dhe prétendues ndaj tokave te shqiptarve,te cilat sa here u krijuan rrethanat,Greqia dhe greket,i okupuan dhe bene gjenocid ne shqiptare autokton.ASH,po mos te ishte nje konglomerat njerezish pseudopatriote,servile ndaj politikes ditore dhe fqinjeve tane antishqiptar,do te duheje t’a ngritnin zerin ndaj;gjenocidit te Greqise ne shqiptare nder viset e okupuara me shekuj,ndaj krimeve ne shqiptare-çame,depertimin e tyre per ne Turqi dhe Shqiperi dhe uzurpimin e tere pasurise se tyre,ndaj sjelljes raciste te shteti helen sot,perball emigranteve shqiptare ne Greqi,ndaj arvaniteve te cilet,nuk gezojne te drejte shkollimi ne teritoret e tyre ku denbabaden kane jetuar etj. ASH,gjithashtu,do te duhej t’a ngrite zereni edhe ndaj organeve shqiptare te cilat pa kerkuar reciprocitet me Greqine,per minoritetin grek,hap shkolla,nderton kisha dhe katedrale,nderton varreza dhe lapidare ne token shqiptare per “luftetaret greke”inegzistent dhe ne fund,ASH,duhet t’a ngrite zerin kunder uzurpatoreve te KOASH,nga kleriket politik te Greqise ne Shqiperi.
Akademiket Shqiptar servil te Qeverive Shqiptare.
Qeveria e sotme Shqiptare zbatuese e Zero Politikes.
Qeverite 23 vjeçare Shqiptare vasale te Shtetit Grek.
cok gyzel-et e ballkanit , stersternipat e mahmut sulltanit !!
Ashtu sic edhe parashikova dje ne komentin qe bera me emrin Ilir vizita e Presidentit grek do te shoqerohej me kerkesa per tokat (pronat) e minoritareve ne Shqiperi. Dhe me te vertete sot me 2 Nentor Ministria e Jashtme greke i kerkon Shqiperise qe tu jape pronat (tokat) minoritareve. Ata theksojne se kete do ta ndjekin ne BE. Perseri theksoj se tokat e Jugut te Shqiperise jane prona te bejlereve shqiptare. Greket erdhen si mergimtare dhe medites (punetore) per te punuar ne tokat e bejlereve shqiptare. Tokat duhet tu kthehen pronareve te vertete qe kane e dhe tapite. Minoritaret kane leshte e by…. Atyre u dha toka Enver Hoxha me reformen agrare duke bere tradhetine me te madhe ndaj Shqiperise dhe pronareve te vertete te tokave. Nderkohe Greqia mban peng tokat e camerve qe u detyruan me dhune dhe vrasje te largohen nga tokat e tyre. Shqiperia duhet ta coje problemin ne gjyjgin nderkombetar. Camet duhet te paraqesin tapite e tyre ne kete gjygj. Shteti shqiptar duhet te ndihmoje ne kete lufte avokatesh popullin cam. Une nuk jam cam per veten time, nese ndonjeri mund ta mendoje kete. Jam thjesht nje shqiptar qe e dua Shqiperine.