Martino: Barcelona e Guardiolës, më e mira në histori

1 Nëntor 2013, 15:39Sport TEMA

Gerardo Martino thotë se nuk është e drejtë të krahasosh Barcelonën e tashme me skuadrat e mëparshme, pasi mendon se ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola në vitin 2010/11, pa dyshim ishte ekipi më i mirë që ai ka parë ndonjëherë.

“Shpresoj të gjejmë formën më të mirë së shpejti, por ne jo gjithmonë duhet ta krahasojmë veten me ekipet e Barçës në të kaluarën.

Si trajner sigurisht se do të doja të jem më afër formës që Barça kishte dy vite më parë nën drejtimin e Guardiolas. Ai ishte ekipi më i mirë në historinë e futbollit.

Megjithatë, nuk mund të ketë një ekip më të mirë në histori të futbollit çdo vit”, ka thënë Martino.

6 komente në “Martino: Barcelona e Guardiolës, më e mira në histori”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Barcelona beri shume fansa per vehte, une kam qene me Tironen, Bajernin dhe Juven, si tifoz, por ne kete kohe qe doli Barcelona me te gjithe fuqine e saj teknike dhe taktike, me beri per vehte, loje qe kohen, habitesh kur shef se je ne miten e fundit te pjeses se pare apo te krejt ndeshjes, koha ecen shume shpejt, futboll i mrekullueshemqe edhe mos te jesh fans i futbollit, te ben me zorr te shikosh ate ndeshje kur luan Barcelona.
    Dhe kjo Barnuk erdhi ne kete stad, vetem se kishte yje ne perberjen e saj, por erdhi se ashtu si dikur Ajax, prodhoi ne kompakticitet ne mes te lojtareve edhe Barcelona krijoi ne armoni qe do ta kishte zili cdo ekip.
    Edhe Reali ka po aq lojtare te medhenj, por ska armonine qe i duhet nje ekipi fitues, luan jo per te dhene spektakel dhe fituarpor luan per te perbushur egon e tij se ja une jam me i miri dhe rezultati eshte qe megjithese Ronaldo nje lojtar i shkelqyer, smund te dale ne krye eshte pikerisht ai qe skerkon te duket, MESSI.
    Dy ekipe spanjolle, dy gjermane, dy italiane dhe dy angleze, do te doja qe te kishin nje futbolll larte, qe edhe ne te shohim magjine e futbollit ne fushe.

    1. Gopisti i NSHRAK-ut says:

      Horri
      Une jam e do mbetem me Bayern.
      Sidomos tani qe edhe po importojne lojtare klasi, jane te pakrahasueshem.
      Ka mbi 45 vjet qe gjithmone jane nder skuadrat me te mira ne bote, si askush tjeter.
      Cikli i Barces perfundoi.
      Duhet te investonte ne mbrojtje ku ka patur gjithmone difekt.
      P.S. Nejse, Gustot nuk diskutohen ?

      1. Horri i Bulevardit says:

        Ja ka vene syrin Humels dhe Kasijas.

  2. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Barca edhe sot me ESPANOLIN ishte nje ekip anemik ,po ashtu si edhe me OSASUNEN dhe me ekipin qe luajti te marten se nuk me kujtohet.
    BARCA po e mbyll ciklin ,MESSI ka renje te madhe krahasuar me ndeshjet e para 5 javeve ,INIESTA ,XAVI dhe te tjere nuk po duken me te uritur .
    NEYMAR me sa duket i ka mare ne dore frenat e lojes qe ja ka dhuruar TATA i cili MESSIN nuk po e luan me si QENDERSULMUES .
    TATA nuk e ka zgjuarsine e nje trajneri europian .
    Edhe REALI me shume po los me RONALDEN qe te parakaloje MESSIN me gola ,kurse me trofe me sa duket e ka te veshtire qe te takohet ,pavaresisht se ka asrdhur ANCELOTI .
    Si BARACA edhe REALI do te lodhen shume ne ndjekjen e njeri tjetrit sic edhe kane bere keto 2 edicionet e fundit ,pavaresisht mungeses se GUARDIOLE -MURINJO ,dhe me siguri qe BAYERNI edhe sivjet nuk ka rivale dhe do ta marre pa lodhje TRIPLETEN .
    Shkurt duhet te pohoj ,se nuk po me jep BARACA kenaqesine e lojes ,qofte edhe te vitit te kaluar .
    CIKLI po shkon drejt mbylljes .

  3. Tulipani says:

    Jam dakort me 2 parafolsit, por me nje ndryshim.Po ta shifni me kujdes te 4 periudhat me te mira te Barces jane te lidhura me Ajaksi e Hollanden. E para Rinus Mishel me Krujf e Neskens ne 73-78,e dyta Krujf si trainer 88-96,e treta Van gal si trainer 97-2000 dhe 2002-2003, e katerta Rijkard 03-08.Me stilin e total futbollit u lind e u zhvillua Barca,dhe PEP ishte pjese e Drim timit te Krujfit.Me kaq qe te mos behem i merzitshem.{para se te me kundershtoni ju lutem klikoni ne google te gjitha periudhat qe kam vene dhe shpresoj se do ta kuptoni qe ndoshta kam te drejte.}

  4. labi italy says:

    jam plotesisht dakort me komentusit tata martinos i mungon finesa europiane
    nuk besoj se do te harrije ate stad te atyre trajnerve qe permendi komentuesi meparshem tatas i duhen patjeter te afroje krojfin si keshilltae teknik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje