TemA TV/ PD: Topi po përdoret si patericë e Ramës, mosmirënjohje ndaj nesh që e zgjodhëm president (VIDEO)

1 Nëntor 2013, 15:55Sociale TEMA

Partia Demokratike ka reaguar për bashkëpunimin PS- FRD për zgjedhjet e Bashkisë së Korçës.

Zëdhënësja Silvi Bardhi ka thënë se Bamir Topi po tregohet mosmirënjohës ndaj PD-së, e cila e zgjodhi atë president.

“Dje, e frikësuar nga mbështetja e fuqishme e qytetarisë korçare për kandidatin e Partisë Demokratike dhe opozitës, zotin Sotiraq Stratobërdha, Partia Socialiste hodhi në lojë aleancën me ish-presidentin Bamir Topi, të cilin e kishte mbajtur rezervë dhe të pashpallur publikisht deri dje. Në shkëmbim, siç njoftohet gjerësisht në mediat e sotme, kryeministri Rama po bën gati thërrimet dhe kockat e mbetura nga gostia e klaneve dhe kioskave socialiste për të shpërblyer shërbimet e paskrupullta. Partia Demokratike shpreh sërish keqardhjen e saj për katandisjen në këtë shkallë të ish– Presidentit të Republikës, i cili u ngjit në postin më të lartë të shtetit me votat e kësaj partie, dhe sot e ka bërë veten të përdoret si patericë lokale e Partisë Socialiste. FRD u krijua si opozitë e qeverisë së Partisë Demokratike, por nuk rezistoi asnjë ditë në opozitë me Partinë Socialiste. Ky është një moment qartësie për çdo zgjedhës që mund të ketë pasur ndonjë iluzion apo të jetë mashtruar nga pseudodjathtizmi i saj”, tha Bardhi.

“Partia Demokratike është e përqendruar në komunikimin me qytetarët, dhe qytetarët për ne janë të parët, qytetarët e Korçës dhe kudo në Shqipëri. Prandaj ne kemi si kandidat një qytetar të mirë si z.Stratobërdha, i cili me vizionin dhe programin që ka për t’i shërbyer Korçës, e bën dukshëm diferencën me kandidatin e PS. Partia Demokratike i sheh zgjedhjet në Korçë si një mundësi për të sjellë në Bashkinë e Korçës projektin më të mirë për t’u shërbyer qytetarëve, dhe nuk i sheh ato si një rast për të gatuar prapaskena politike, apo për të shpërblyer klane të ndryshme me tortën e pushtetit. Ndërsa Edi Rama e sheh votimin e ditës së diel si një mundësi për të rregulluar punët në Tiranë, Partia Demokratike ka një projekt për qytetarët e Korçës, ka një kandidat qytetar që kërkon dhe është gati t’u shërbejë korçarëve”, përfundoi ajo.

32 komente në “TemA TV/ PD: Topi po përdoret si patericë e Ramës, mosmirënjohje ndaj nesh që e zgjodhëm president (VIDEO)”

  1. Sallaku says:

    Degjo ti kurva e Sali Neverise, te ishte per PD, ju do te kishit marre fund qe ne 2007 kur u zgjodh Topi president, nuk e zgjodhet ju por partia socialiste me gjashte tradhetaret ne sherbim te fatos nanos. prandaj ai nuk ka perse te jete mirenjohes per PD, pastaj harrove zotnija tate ato fyerjet publike qe padronii yt i beri Z. Topi me 21 janar, 2011, apo harrove, po fyerjet e tjera ndaj tij nga te rreshtuarit ne pd qe nga ai strazimir kokeloqja e deri tek ato kurvat e tjera me nishane dhe panishane? Ne kosh te plehrave keni per te shkuar, ti bashke me te tjeret e ate pedofilin dhe agjentin e udb qe e quajne sali.

    1. 1 000 000 shqiptare. says:

      cfare mirenjohje kerkon kjo parti e fisme nga nje “hor bulevardi”????????????

      1. Taulant/Tirane says:

        Silvi qenka goxha seks.

    2. Kok Kerpurdha says:

      Leje se qeka derr pajdhi!

  2. elinor says:

    Ju e zgjodhet qe te prisnit “mirenjohje” prej Presidentit apo pse ishte zgjedhja e duhur per vendin?! Mire qe i pohoni vete pafytyresite tuaja, njerez Palaco!

  3. fieraku4u says:

    HAHAHAHAHAHAHA PO PARTIA DEMOKRATIKE NUK KA SHANCE TE FITOJE NE KORCE…

    MBASE NE KUKES FITON, POR JO NE KORCE.

  4. astrit says:

    KETO REAGIME TE P.D-SE E PERCAJNE, LE TE VAZHDOLNE.

  5. Treviso says:

    Partia Demokratike ngelet partia e plehrave te pa riçiklueshme.

  6. lilo says:

    Me gjithe mend e kan keta te PD.!!!!!! Nuk e kuptojne akoma se cfar i kan bere ketij vendi dhe njerzve ??? .

    1. Bern says:

      z.Sali Berisha bëri atë që mundi Jo boll por më shum Pozitive. Kryeministri i tashem Edi Rama ësht shum delikate se sa tregohet Demokrat dhe Puntorë, shum premtime ka bër per të i Fituar Zgjedhëjet pretendoj se mos shtrihet shum i lirshem në atë karrik se i persëritet shum shpejt Historija e Sali Berishes.

  7. shqiptar says:

    PeDerja me sexi e fixu mbas topeve te Rames !

  8. Horri i Bulevardit says:

    Kurse ju me PD-ne, keni marre masterin per prostituta, kjo fale punes kembengulese te Saliut per tju qorruar nen siglen PeDe-…..

  9. Pse mor Bamir nuk e bere koalicionin para 23 qershorit me PS-ne?! Sot do te kishe tre deputet, nderkohe qe po zvarrisesh per nje nenkryetar bashkie ne Korçe. Kesaj i thone qe te mbash një muaj peris dhe ne fund te muajit ta çelesh me … mut.

  10. gjergji says:

    Ua nuk qenka Lauresha ? Epo mire se duhet nje brune nje bjonde. Po mi zemer paska vjedhur shume kjo PD-ja qe i paska pa fund zedheneset.

  11. E verteta says:

    PD kerkon respekt nga”Horri i Bulevardit”?
    C’po ndodhe keshtu me PeDe ?

  12. Argi says:

    PD DO KATANDISET NE 7% DO E VOTOJNE ZOXHELESHAT ,KULICAT ,BURGAJT ,PALOQET,PALLOSHET,OLLDELET ,E GANGSTERAT QE VRANE E PRENE HAJDUTET MASKARENJTE ,FAHRI BALLIU E SANDER FRANGAJ ,FEVZI BY…LEPIRSI IKU KOHA JUAJ MASKARENJ POPULLI JA U DHA PERGJIGJEN ,SHPORUNI MASKARENJ

  13. franz kafka says:

    mezi pres te shikoj greta kocin, ciljeten ose ingrit gjonin qe te fillojn te japin deklarata ne emer te pd-se. Cfar mkekullie do qe

  14. Atila says:

    Do ishte kollaj te thuhej paterice e Berishes qe e zgjodhi me votat e blera nga disa deputete te Nanos.Ndersa me Ramen i afroi menyra se si veproi Berisha ne 21 Janar duke e bere pale Topin me Ramen dhe Kryeprokuroren ne menyre qe me nje gur(Ramen) te vriste dy zogj(Topin dhe Kryeprokuroren).Kush nuk e kupton pisllekun e lojes se intrigantit Berisha eshte kokerr budallai. Mes nje shtetshkaterruesi dhe nje ndertuesi Topi zgjodhi te dytin per te miren e vendit e kjo nuk eshte prove bashkpunimi por drejtesie gjykimi.

  15. Arben says:

    Po bashkepunimi PD – LS si ka qene?

  16. Lulip says:

    Disa dite me pare ne kete te perditshme e kam thene dhe po e perserise me bindje te plote se e ardhmja e se djathtes eshte partia e FRD-se,PD-ja nuk ka te ardhme.Partia FRD e Topit do dali forca e pare e se djathtes por me kushtin qe te mos bashkepunoje me PD-ne dhe te nxjerri vazhdimishte pa u ndalur veprimet antidemokratike te bera nga PD-ja dhe lideri i saj Berisha gjate ketyre viteve duke shkaterruar me themel endren e nismetareve te dhjetorit te 1990 duke e katandisur ate parti ne gjendje te mjerueshme ne sherbim te familjes e jo te Shqiperise.Ka shume fakte e deshmi per veprimet katastrofike te PD-se ne dem te demokracise dhe shqiperise dhe FRD-ja t’i beje te njohura pa hezitim dhe vazhdimishte se keshtu njerezit do te ndergjegjesohen per te vertetat dhe FRD-ja do te lartesohet gjithmone e me teper si lidership i se djathtes duke permbushur endren e sabotuar te dhjetorit te 1990.

  17. Kendveshtrim tjeter says:

    Ne kohen kur LSI-ja,po “mbledh” deputetet te djathte e te majte,FRD-ja duhet te ishte me aktive.
    FRD-ja po te kishte bere aleance me parazgjedhore me PS-ne,sot do kishte rreth vetes shume deputet te djathte qe kane “emigruar” tek LSI-ja.
    Aleanca per pushtetin lokal,si dhe ate qendror,jane shance per forcimin e kesaj partie,per rjedhjen e elektoratit te djathte,drejt FRD-se.
    “Shqetesimet” e PD-se,jane lojra fjalesh,FRD-ja duhet te punoj per forcimin e saj.

  18. gjini says:

    pirdh, pirdh…po kur i dogjet kandidaten me dhunen e votave te Ms. Leshit ne K.Q.Z. ju shijoi?!!…

  19. Llupo says:

    Akoma nuk kuptojne laviret e PD se Topi nuk gjene vehten tek PS por qyteterimin qe i ka munguar.Kur nuk mund te jete me Ju nje qytetar i civilizuar,nje qytetar e aq me pak nje intelektual.Me Ju mund e duhet te jene Froket,Lleshet,Palet,Patozet,Paloket,e kompani.Me Ju eshte e duhet te jesh ose hajdut e ordiner ose kriminel.Z.Topi se lidh asgje me keto karakteristika qe mbartni,s per zgjedhjen president kur eshte bere edhe Nishani ,Topi e meritn qe e meriton,ndaj lerini shakate e sulmet se jeni mesjete e keshtu do te vdisni.

  20. askushi says:

    Mos u merzit se do shohesh sa vota do marresh. Prit deri te djelen.
    Por PD nuk ka turp, kushedi cfar do thote pastaj, jo e ka fajin miu, miza , arusha pula, dhia etj
    Do shohim si do flasin se do te humbin thelle.
    FRD eshte force perparimtare dhe ka nje qendrim te shkelqyer.

  21. Udheheqesi says:

    Po pse merziteni,o te keqen xhzxhi ! Iku Bamiri mosmirenjohesi juaj, u erdhi KASTRIOT ISLAMI !? A NUK E VLERESUAT JU KASTRIOTIN SI NJE POLITIKAN TE MADH,I CILI FATKEQESISHT ISHTE I MANJT? Pastaj,ju ne fillim u krekoset, u puthet me dashuri te madhe me BAMIRIN,TANI E SHANI. jOOOOOO tu befte xhaxhi,mos e shani,pasi po te shani Bamirin ,duhet te shani edhe KACO ISLAM ZIUN FFILOZOFIN E FORMULAVE ,PO QE NUK I DALIN…………

  22. leo england says:

    Po shyqyr qe Paske gjetur nje qytetar ne PD se kryeministrit tuaj kryekriminel osht peek katuni or taj po ene emrit e katunit nuk na e that po qi ka lind me Bhutan koder si puna e lopes kete e dijn tane. U shofte trace e vicit she dollit

  23. shqipetaret e vertete says:

    prit moj hajdutke e sali berishes se do te vije radha edhe ty shume shpejt

  24. LEON says:

    SALIU ISHTE PP IST ..IMPORTOI PP NE PD,,,DHE PD ESHTE PP…SALA ESHTE NE VENDIN E VET..SI THA KADELI ..U KTHEVA NE ORIGJINE…BAMIRI S ESHTE PS IST….FITOREN PS JA SE MORI NGA VETJA JA DHAME POPULLI SE NUK DURONTE SALIUN

  25. -Horri i bulevardit eshte fytyra e vertete demokratike ,qe nuk mund te perzihet me banditet e PD-se dhe me keq akoma ta marrin neper goje ca marioneta..

  26. Aron says:

    Berisha dhe PD jane ‘armiq te betuar’ te se liges, por kur e bejne te tjeret, sepse kur e bejne vet nuk quhet e lige.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje