Lotët e krokodilit të Lulzim Bashës

25 Nëntor 2013, 21:35Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Lulzim Basha e ka takuar Olldashin para vdekjes, por nuk ka treguar! E pranoi sot në mbledhjen e grupit parlamentar, që e kishte takuar disa ditë para vdekjes dhe që kishin folur për “unitetin” e partisë. Problemi është kujt ia ka mbajtur Basha sekret këtë takim dhe pse nuk e ka bërë publik?

Takimi Basha- Olldashi është një takim që mund ta kishte bërë lajm kur ka ndodhur. Ata ishin dy rivalë, që hynë në një garë krejt të pandershme me njëri- tjetrin. Basha, duke pasur në krah Berishën, i cili ndërhyri brutalisht në fushatë, dhe tjetri, nën pabesinë e tyre, duke u përdorur dhe kriminelë ndaj tij. Si përfundim, ditën e votimit u votua me lista që nuk ishin anëtarë të PD-së, me fletë votimi me numër rendor, që e bënin votimin të hapur, dhe nën një klimë terrori ku vota për Sokol Olldashin identifikohej me Edi Ramën.

Pas kësaj paburrërie të madhe, Olldashi ndërpreu komunikimin me Sali Berishën dhe natyrisht nuk kishte ndonjë mëri ekstreme me të emëruarin e tij, Bashën, pasi ai thjesht u përdor në këtë histori të pistë, siç është përdorur gjithë jetën.

Por fjalimi i tij para deputetëve sot ishte i turpshëm. Nxitimi i tij për të shpallur Olldashin një mik, i cili ka vdekur i pajtuar me të, fsheh përveç frikës nga ftohja me mbështetësit e Olldashit në parti, dhe imitimin e një prej zakoneve më të ndyra të Sali Berishës me kundërshtarët e vdekur të tij. Duket e tepërt, por kjo është në të vërtetë ajo çfarë Sali Berisha ka bërë gjithë jetën me rivalët dhe kundërshtarët e tij pas vdekjes.

Nuk hyj tek njerëzit paranojakë dhe nuk kam asnjë iluzion se Pjetër Arbnorit, Azem Hajdarit, Gramoz Pashkos, etj., ua mori jetën Zoti dhe jo Sali Berisha. Nuk hyj tek ata që shikojnë skenar konspirativë apo eliminime fizike në këto vdekje. Por erzin pas vdekjes ua ka marrë Sali Berisha. Duke mos i dashur sa ishin të gjallë, dhe duke i luftuar deri ditën e fundit, pas vdekjes ai ka vrapuar t’i bëjë ata miq të tij, bashkëpunëtorë dhe shokë lufte. Kështu ia bëri Azemit, të cilin për tetë vite e luftoi publikisht, shtetërisht dhe personalisht çdo ditë. Pas vdekjes, e shpalli mik dhe shok ideali. Kështu ia bëri Arbnorit, të cilin e la të ikte i dëshpëruar nga kjo jetë. Kështu ia bëri dhe Pashkos, të cilin nuk e pranoi dot kurrë as si mik as si bashkëpunëtor.

Lulzim Basha mund ta kishte kursyer këtë cilësi të ndyrë të Sali Berishës për ta kthyer në identitet të vet. Ai mund të mos e thoshte sot këtë gjë kaq të shëmtuar, për shkak se Sokoli nuk është me dhe kësisoj Basha ka nevojë vetëm për mbështetësit e tij në mungesë të tij. Nëse kishte diçka pozitive për PD nga takimi me Olldashin, ai duhet t’ua jepte demokratëve atë lajm atë ditë kur u takuan.

E vërteta është se Sokol Oldashi i ka premtuar Bashës se do të jetë me të kur ai të arrijë të bëhet kryetar partie, dhe jo tani që është i dërguar i Berishës. Nuk dua të spekuloj çfarë di që i ka thënë Basha, por me siguri dhe atë e bren diçka brenda vetes dhe nxiton dhe të jetë në rregull dhe me Olldashin dhe me Berishën, po sidomos me Topallin. Por kjo tani nuk ka më rëndësi. Ai nuk do të jetë më askund dhe Basha, i cili e poshtëroi në muajt e fundit të jetës me ndihmën e Familjes, së paku mund ta respektojë në heshtje ikjen e tij.

Nëse vërtet do ta respektojë, është mirë të ndalë mediat e tij dhe portalet online të opozitës, që duan me çdo kusht ta njollosin, duke bërë sikur i kërkojnë llogari policisë “pse nuk tregon” ku ishte, me kë ishte, çfarë po bënte e ku do shkonte pak minuta pra vdekjes. Ka plot mënyra për ta nderuar një njeri, qoftë dhe kundërshtar, pas vdekjes. E vetmja gjë e shëmtuar është të thuash se ishim miq. Kjo përveçse një paburrëri, është një nekrofili politike, një përpjekje për të përfituar nga dikush që nuk ka fuqi të flasë. Ndonjëherë dikë mund ta respektosh më shumë duke i thënë ishim kundërshtarë apo rivalë. Por kjo ka një sekret. Duhet të jesh vetvetja të pranosh se ke një rival. Basha nuk mund të ketë të tillë. Ai ka miq dhe armiq ata që ka Sali Berisha!

91 komente në “Lotët e krokodilit të Lulzim Bashës”

  1. Pelasgian3 says:

    Shume sakte!!!

    1. LULESHI BERASHI says:

      Kom nji pyetje per Seksologet dhe ekspertet shqiptarn
      Po pergjigju te lutena shume se s’ka me m’nxon gjumi.
      Un jom i martu dhe kom 2 goca te vogla,gruja jeme jeton jasht Shqipnie dhe une jetoj brenda.
      Jom me pozite dhe shum i pashem..por kanjiher me ndryshon zani dhe me duket vetja si grue.
      Heren e funit kur dola tu fol n’publik kundra atyne qe kan ul pasarin…jo jo nuk ka lidhje me seksin,….por me zgjedhjet..
      Pra pyetja osht kjo,kur nji burri qe e hypin me zor ne Karige me udhehequn nji parti kusaresh dhe,i ndryshon zani dhe i bohet si grue,quhet Kryetar apo Kryetare ???
      Pyetja osht serioze dhe mos ma çensuroni ju te Temes se ju due fort.
      O daktoro kom dhe CA pytje tjera.
      kur nji burre genjen si grue,pa ju zkuq faqja fare a meriton te quhet budallice apo genjeshtare??
      Po kur ka dipllom hallondeze a i lejohet ti rrije perball kalit te Skanderbeut??
      Po ku ka marre dekorata serbe tu trego bomat e pabome te UCK ne Kosove meriton titullin Transe-ballkanik??
      Po kur ka firmos faljen e detit Greqise a duhet t’ja prishin vilen qi ka ndertue ne det??

    2. Hysen Shoshori says:

      Të bën të mendosh thellë:

      “…Por erzin pas vdekjes ua ka marrë Sali Berisha. Duke mos i dashur sa ishin të gjallë, dhe duke i luftuar deri ditën e fundit, pas vdekjes ai ka vrapuar t’i bëjë ata miq të tij, bashkëpunëtorë dhe shokë lufte. Kështu ia bëri Azemit, të cilin për tetë vite e luftoi publikisht, shtetërisht dhe personalisht çdo ditë. Pas vdekjes, e shpalli mik dhe shok ideali. Kështu ia bëri Arbnorit, të cilin e la të ikte i dëshpëruar nga kjo jetë. Kështu ia bëri dhe Pashkos, të cilin nuk e pranoi dot kurrë as si mik as si bashkëpunëtor….”

      http://goo.gl/yGQazq

    3. NIKOLLA says:

      Keshtu ka qene i sakte me djalin e Edi Rames…

    4. mira says:

      Te lumte Mero jo vetem lot krokodili por I peshtire si ato …..e keqija.

    5. fau says:

      Para do/ca dite, në po kështu vend komentesh, lexova dhe po ta rishshkruaj (që të ua kujton)e që ishte një sentens anglezae: !Për/mbi të vdekurin ose fol fjalë ttë mira ose mos fol fare!”

  2. ReAct Now says:

    Ka qene ne Elbasan Eshte takuar me Aurrel Bylykbashin per ta patur pasues te tij sepse dihet qe L.Boci eshte pasues I Bashes.Kerkonte forcimin e pozites se vet ne parti.Jane takuar ne 1 lokal ne periferi. Kriva quhet.Makinen e ka lene ne parkimin e lokalit.Keto gjera thuhen ne Elbasan.

  3. Billy says:

    Nese Basha dhe Olldashi jane takuar, kjo nuk mund te jete sekret. Dikush i ka pare. Do te ishte bere publike nese ishin takuar. E shfrytezon paturpesisht popullaritetin e te ndjerit Olldashi.

  4. ramy krrici says:

    Stili trebicka.
    Spektakulare

  5. philips says:

    interesant vertete, sot u degjua shpesh artikulimi “Uniteti” te ishte kryefjala
    e bisedes me te ndjerin Olldashi????….te kujton ate momentin kur ishim te vegjel dhe thyenim goten, dhe kur vinin prinderit ne shtepi, pa na pyetur ne i
    thoshim ” nuk e theva Une goten” pse kush e shikonte dyshen Olldashi- Basha, si thyerje “uniteti”, dhe tash qe ngeli njeri nuk ka me frike te prishjes se “unitetit”?

  6. ……MERO….je i modh nuk ke te dyte .

    1. NIKOLLA says:

      Keshtu i MADH ka qene kur na tregoi se cili ishte babai i vertete i “djalit” te Edi Rames…a po te kujtohet?

    2. Bern says:

      Mero Baze je përqarës dhe extrem Majtist nuk i dinë gjërat se sa tregohesh që i dinë por gjithë mllefin e ke ndaj Djathëtistve prandaj nuk jeni Real Gazetar.

  7. A T Z says:

    Pune nen rrogoz sic thote populli,koha mbase e nxjerr te verteten.

  8. meri says:

    Je nje gazetar i madh Mero Baze.

  9. N Shabani says:

    Qenka takuar me Lulzim Bashen Sokol Olldashi? Kjo e shton edhe me teper dyshimin qe Sokolin e eleminuan nga kjo jete sepse takimi i tij me Lulzim Bashen mund ti kete ashpersuar gjerat dhe Lulzimi e ka marre vesh se cfare do te bente Sokol Olldashi me PD dhe me kritikat per humbjen e zgjedhjeve te saj. Sokoli do te vinte gishtin ne plage mbi te gjitha gabimet e Sali Berishes dhe ne fund ose do te largohej nga kjo Parti me gjysmen e anetareve te saj duke krijuar nje PD te re ose duke u bashkuar me FRD ose do te priste deri me 2015 kur PD te humbte prape dhe Lulja e Saliut do te jepte doreheqjen se nuk do ta kishte njeri ne tefter me. Persa i perket pyetjeve qe bejne njerezit se ku ishte dhe me ke ishte Soko Olldashi sinqerisht Mero keto pyetje i kam bere edhe une jo per te “zbuluar” se me ke femer ishte se nuk eshte ndonje njolle kush e di se cfare por per te pare se cfar hetimesh po behen qe te zbulohej e verteta mbi “aksidentin” e tij. Mero ti je gazetar dhe nuk te lejon zanati qe te shkruash me hamendesime por ne jemi komentues dhe mua nuk ma heq njeri nga mendja qe “aksidenti” i Sokol Olldashit eshte i provokuar njelloj si ai i Kosta Trebickes. Po Kosta Trebickes nuk kishin ku tja gjenin rrepiren ata dhe e vrane ne mes te dites mu ne rruge te drejte duke e perderedhur e rrotulluar makinen disa here. Prandaj kemi pyetur me shume se mbase mund te sqarohej me shume ngjarja nuk e ka njeri hall se me ke ka fjetur Sokol Olldashi (se mos keta te tjeret nuk flene me gra te tjera, keta jane te “paster”) por sikur ti kene dhene dicka per te pire qe ai te flinte dhe te mos kontrollonte me makinen ne timon dhe prandaj ra ne rrepire? Nuk jam e bindur se nuk eshte sqaruar aksidenti i Sokol Olldashit sepse vdekja e tij ne keto momente ishte shume e volitshme per Sali Berishen dhe per Lulzim Bashen i cili shkeli edhe vijen e kuqe me SHBA dhe Olldashi ishte i ftuar per te bere nje vizite ne SHBA, do te fliste ne Opinion te henen per shume gjera dhe Saliu nuk mund ta linte nje gje te tille qe dikush ti “ulte vlerat” ketij fare lideri “historik”.Shpirtin e kemi per vete por ne nuk kemi organe drejtesie te specializuara qe te dale e verteta ne shesh plus qe ka faj edhe familja per mendimin tim qe nuk ka kembengulur qe ti behej hetimi me imtesi por e varrosen me shpejtesi. Sa e duan ata nuk e duam ne qe flasim por vdekja e nje njeriu ne kete moshe kaq te re eshte e padeshirueshme dhe e dhimbshme per te gjithe cilido qofte ai i djathte apo i majte, mua nuk me behet qefi qe te themi: “he se ka ngrene shume ai dhe tani i lau te gjitha” jo nuk jam dakord, cdo njeri jeton jeten e tij dhe vdes po per veten e tij por vdekja e tij ishte shume e dyshimte. Cfare do qe te thone organet e drejtesise vdekja e Olldashit eshte shkatuar nga profesionaliste qe te dukej si aksident duke manipuluar provat qe ne vendin e ngjarjes plus qe qe edhe shiu i rrembyeshem qe i ndihmoj ata qe e kryen punen me sukses.

    1. Sokol says:

      O Shabano,….po si nuk përton që shkruan gjithë këto trapllëqe, o burrë i dheut…

      1. Msa says:

        Sokol nuk eshte Shabani, eshte Nadja, Shabani ka mbiemrin.
        Nadja ka te drejte Sokoli, te kam thene dhe nje here tjeter, kur merr mundimin te shkruash, shkruaj koment jo hartim, se i lodh lexuesit me historite qe shkruan. Mos ma merr per keq, eshte thjesht verejtje miqesore.

      2. kamera says:

        Koli eshte grua kjo qe shkruan ato qe ti I quan traplleqe o trap e tre cerek, quhet Nadia dhe une them qe nuk shkruan dhe aq keq sa thua ti….

      3. sAVO dUKATI says:

        Popullit nuk i duhen seksi i pushtetarëve të lumpenit, por kështu si po merr statua, mafja vertikale ose krimi shtetëror, po kthehet permanente.

    2. Nuk jane aksidente keto qe ndodhin ne shqiperi, por stil i vjedhur Rus(Putini)! Keshtu do ndodh edhe me Bashen, qe do humbas zgjedhjet e para dhe me mbas Berisha do revendoset kryetar i PDs. Jo se do fitoje jo, se nje mut te madh do marr deri sa te vdes si qeni i semur.

    3. No Partiak - No Party. says:

      Askush nuk kishte plan eliminimin e Sokolit, sepse Sokoli ishte plotesisht ne anen e Berishes. Berisha e beri gjithshka qe pati mundesi, minister, deputet, e kandidoi per kryetar te Tiranes, prape minister e prape deputet. Vendin e kryetarit te PDse DUHEJ tia linte Bashes sepse i lidh nje nje akuze dhe rrezik i perbashket dhe ne kete rast mbrojtja do te ishte ( do te jete ) frontale, e pashkeputshme, pa tradheti… sepse tradhetia nuk eshte e mundur as teorikisht ne kete rast. Te gjithe e kuptojne ne PD kete situate. Edhe Sokoli nuk ishte kaq budalla sa ti dilte kunder gjithe ketyre arsyeve. Nuk mund te peshtynte ne pjate.

      Vdekja ishte aksidentale.

    4. NIKOLLA says:

      Nese e eleminuan, cfare ben partia jote ne pusht-et qe nuk e zbardh ngjarjen?

    5. ela says:

      qenke lodh shume o Shaban

    6. Arbri - Vrit naten e qaj diten says:

      Jam plotesisht dakord me Nadian. Kjo eshte vazhdimi i puneve te ndyra te Saliut, te cilit po i ikte situata dhe kontrolli i partise nga duart. Dhe ai me mjeshteri e zgjidhi edhe njehere situaten… duke vrare naten e qare diten. Ah!! ku nuk doli nje bir shqiptari qe t’ia beje te njejten gje atij vete! Do shpetonte ky popull nga serbi Sali.

    7. SHKUMBINI says:

      A KA MUNDESI QE ORGANET TONA HETIMORE TE GJEJNE SE KUSH KA FOLUR HEREN E FUNDIT NE CELULARIN E SOKOLIT ;A ESHTE ZERI I SOKOLIT APO KA FOLUR NDONJE TJETER VETEM KJO MUNDE TE ZGJIDHI SHUME ENIGMA DHE HAMENSIME QE JAN HEDHUR KETO SHTATE DITE QE KAN KALUAR ,MERRNI CELULARIN DHE JEPEJANI ORGANEVE QE DIN TA BEJNE KETE PUNE .

  10. karonti says:

    ti mero s`je paranojak, por je njeri i lidhur ngushte me realitetin dhe te verteten: per c`do shkak ka nje pasoje. olldashi nuk mund te kete rreshqitur vete, aty poshte ka nje regji ogurzeze po ti s`do e tregosh.

  11. kevinjon says:

    Je bere aq qesharak o Baze sa nuk ben me. Ngele duke botuar nga zyra e propagandes Ramiste. Na cave trapin duke sulmuar PD-ne. Nuk jane te gjithe robt kaqola si keta tifozet qe ke mbedhur ketu e komentojne sikur te ishin kafshe! Merru me dicka tjeter se je bere me keq se Zeri i Popullit i pas viteve te LIIB kunder kulakeve e ballisteve …qe sigurisht hanin vetem pula t’pjekura(!)

    1. psy says:

      Ty Kevinjon duket se te djeg cdo gje qe thote Mero.Normalisht te ben te mendosh se ke gisht ne ngjarje.

    2. sAVO dUKATI says:

      Karonti1 Tradhëtia more burrë nuk mbulohet me tradhëti. Në nqoftë se Enver Hoxha realizoi tradhëtin e Mukjose, kjo nuk do të thot të mbrojmë tradhëtin e Sali Berishës, Lulëzim Bashës e kompani me që nEnver Hoxha tradhëtoi në Mukje. Ju mbroni tradhëtarët që shitën detin, përç[email protected] veriun dhe jugun dhe e mbushën Shqipërin meskuadra ekzekutimi, Mero Baze është një figurë nacionaliste që i dha aq shumë kombit, por jo për renegatët dhe agjentët sërbë, Ata do ngelen antikombtar. Populli don të ketë unitet.

  12. dajti says:

    Shume e sakte Mero.
    Basha eshte nje njeri jo me fytyren e tij origjinale. Ai ka nje maske qe e mban gjithmone me vehte. Shikoje qe maska nuk ndryshon ne fytyren e tij, eshte njelloj, nje maske pa jete. Po ashtu eshte edhe shpirti i tij nje shpirt fallco qe mendon vetem per para.

  13. Skenderbeu says:

    Lulzim Basha dhe Sali Berisha jane dy personat qe policia duhet te investigoje. Sali Berisha vrau Azem Hajdarin, Ai vrau edhe Kosta Trebicken per te fshehur biznesin e djalit te tije, por ne vrsjen e Sokol Olldashit Ai bashkepunoi edhe me L. Bashen. Duhet qe te behen invetigime edhe per shoferin e Olldashit dhe njekohesisht edhe per deputetin Cara sepse edhe ata jane bashkepunotore te ketij krimi. Nuk do te jete e larget dita kur drejtesia do te vihet ne vend. S. Olldashi kishte vendosur te fliste dhe kete do ta fillonte qe sonte tek emisioni opinion por keta kriminele ja mbyllen gojen, por nuk do te arrijne dot qe ti mbyllin gojen drejtesise.

    1. NIKOLLA says:

      Duhen gjetur berberet per Berishen e Bashen…u eshte rritur leshi…

  14. prishtina says:

    Kur e ke mik Sali Berishen, nuk ke nevoje per armiq.

  15. Nese do te rrenosh dike perfundimisht, sulmo dhe shkatero burimet e tij financiare… Mero;
    Nese do te fshish Lulin perfundimisht nga defteret e ketij hyqymeti diskretito burimet e tij te financimit.. psh Belle Air etj… ne te kundert perrallat me Olldash aksident miliarder argetojne familjen dhe anestezojne atmosferen rilindase

  16. Symiza says:

    Takimi do të ishte ngjarje pozitive vetëm në favor tëBashës,nëse do të ishte bërë. Sëpari një njeri që ka pak “haber” nga politika,do njoftonte shtypin,për publicitet,sepse i tillë do të ishte,ku i ndjeri Olldashi, dilte tmerrësisht i humbur! Përse Basha nuk ka përfituar,pasi do përfitonte PD dhe ai quhej drejtues i kontestuar? Së dyti,më e turpshmja,ky horr,po e quaj të tillë,i mbajti dhe fjalim në ditën e varrimit dhe këtë gjë kaq “madhështore” për të ruajtur “të papercarë partinë”
    “Partitë politike,thotë Beppe Grillo, Arbiter i M5S italiane, janë banda militantësh që luftojnë vetëm për pushtet dhe pasurim personal…” Gjykoni në ka të drejtë me këtë rast të skuthit politikan Basha, që fjalimin e tij para arkivolit të Olldashit të ndjerë duhej ta kish filluar me këto fjalë:” Miku im kundershtar i ikur përgjithmonë… Biseda jonë e fundit, më bën të kujtoj fjalët e tua:” Ta mbajmë të pastër dhe grushtbashkuar PD,ashtu si e donte Sali Berisha!…”
    Kjo nëse vërtet takimi do të ishte dinjitoz,politik me gazetarë ( tani rrezik na nxjerr RD ose Irfanin gazetar okular) dhe antarë ende disa në PD!
    Por dhe mund të ketë qënë e kundërta e unitetit grushtbashkuar rreth partisë… Dhe nëse atëherë gjithshka ka një pikpyetje tepër të madhe që jo vetëm prokuroria duhet ta marrë në konsideratë hetimesh!…Mirë Mero,por paqartesitë mbi 2 orë të nxjerrjes nga makina e të ndjerit nuk kanë justifikim.Dhe ju keni qenë aty,duke vështruar mbi makinën e padëmtuar!…

  17. Roni says:

    Godine e Re,Hero i Ri…Olldashit po i pregtisin Bustin…Pas kesaj do flitet vetem per Unitet dhe dashuri per Berishen.NQS per tre dite Z.Patozi nuk del hapur bashke me Mesilen,ne emer te projektit Ollashi,PD perfundimisht do ngelet perjetesisht e Families dhe ne Opozite….

  18. Argi says:

    PO LULUSHI PSE NUK KERKON HETIM PARLAMENTARE ,SI VESHI CEKA PO QYFLQKU A DO DALI LIVE NE TV

  19. Frank Florida says:

    Kevinjon je nje felliqesire

  20. redi says:

    Francezet thone : Chaque miracle, duree trois jours. Cdo mrekulli ( lajm ) zgjat tre dite.
    Ne duhet te harrojme Olldashin. Sidomos qeveria duhet te shofi qe e hapi vende pune, te krijoje rritje ekonomike se kjo eshte problemi kryesor qe kane shqiptaret. Une di qe Olldashi tha se po te ishte Minister ne 21 janar do vriste me shume vete. Cfare prisni nga nje njeri i tille ??!! Nuk arrij te kuptoj. E kuptoj Meron se helbete ky eshte profesjoni i tij dhe do kuota, por nuk kuptoj neve, popullin, qe nuk kemi pune dhe buke dhe biem ne gracken e qeverise. Qeveria eshe e lumtur kur populli merret me budallalliqe dhe nuk kerkon llogari.
    Jemi nje popull me memorje te shkurter dhe nje popull qe genjehemi kollaj.

  21. Pashk Ndoci says:

    I nderuar miku imi vjeter Mero,
    Pashe shkrimin Tuaj te perligjur gazetaresk por ajo qe shoh qe po me dhembin syte disa qe te pergjigjen ty ne mbeshtetje, sikur atyre iu dhimbset PD-ja shume. Ata jane vecse llapaqene komuniste fatkeqesisht dhe nukmund te jene asgje me teper,nukmund te jene mjerisht as injorante. E kujton thenien: edhe sikur te mos ekzistonte perendia,une do ta krijoja… Edhe sikur Basha te mos e kishte takuar Olldashin,mikun tim te vjeter,per hir te atij qe ka nderruar jete,per hire te familjes dhe shoqerise se tij, per hire te te gjithe demokrateve qe e duan PD-ne te konsoliduar,moderne dhe premtuese,per hire te shqiptareve qe e duan opoziten te forte per te mundesuar qe pozita te punoje fort dhe sakte, jo vetem llapaqenet por edhe ti duhet te mbash qendrim. Une te njoh mire ty Mero,kemi qene shoke student se bashku,ti nuk je as komunist dhe as turko-otoman,ti mund te jeshe kundra Berishes por nuk je kurre kundra verioreve, ti nuk je percaj dhe sundo dhe ti nuk do ta besoj kurre se je vegel qorre e dikujt. Duhet ta dishe ti dhe ata llapacenet qe te bejne like se te ndjerin Olldashi une e kam takuar para tre javesh ne nje rast fatkeqesie ne Lezhe,kam qene me peronalitete te politikes kur kemi diskutuar se bashku me Olldashin dhe ajo qe kerkonte nga Basha ne keto momente ishte qe te perqendrohej lufta ne bllok kundra keqeverisjes Rama-Meta dhe jo kunder qeverisjes se keqe te qeverise Rama e vetme. Duhet ta dine ata llapaqenet like se Basha dhe Olldashi jane takuar dhe jane pare ne kafe se bashku dhe kete e dine te gjithe demokratet qe po heqin picirin nga dhuna enje qeverie fashiste. Pastaj i nderuar zoti Baze dhe ata llapacenet like duhet te dini se sulmohet opozita vetem nga Ju,ne gjithe boten demokratike sulmohet qeveria dhe eshte loogjike se qeveria duhet te punoje edheme shume cdo here. Une jam i bindur Mero se ti je ne rolin gazetaresk,dhe si i tille je i kustifikuar. Dua qe te ta heqi nje merak se pashe qe shkruan per lista te manipuluara ne fushaten per kryetar partie. Jo Mero eshte krejt e kunderta,demokratet e votuan Bashen sepse nuk e kishin provuar ne kurriz,ndersa Olldashi se bashku me 11 te tjere ne cdoqarkte Shqiperise ishin te ngarkuarit e Berishes qe te ishin gjithcka ne cdo qark, Ai ua forcoj autokracine atyre dhe ata nuk e kuptuan se ku po shkonin dhe ku po e qonin PD-ne me arrogancen e atyre ndaj atyre qe kishin sakrifikuar per te fituar por edhe me arrogancen popullore edhe ndaj atyre qe i kishin votuar kunder,ata krijuan hendek te madh midis superstruktures dhe bazes,por ata nuk ndeshkuan ata drejtues apo biznese qe vodhen hapur shtetin dhe me ata para te vjedhura u blene votat nga e majta hapur ne driten e diellitme23Qershor.Duhet pare vetja ne pasqyre,demokratet kesaj here jane blere me cmim krejt te lire,bile ne shume raste edhe me nje fjale goje. Kjodo te ishte nje analize gazetareske qe do ta ndihmonte opoziten per te qene opozite reale dhe kete kur opozita nuk e ben vete duhet ta bejne gazetaria,media.Kjo do te ishte ne interesin tone te madh,ne interesin e te gjithe shqiptareve. Besoj mekupton drejt i dashur Mero Baze.

  22. Vezhguesi i politikes says:

    Mero Baze e di mire se e verteta e vdekjes se Olldashit eshte keshtu:
    Sokol Olldashi kishte frike nga arrestimi per aferat e tij korruptive. Mero Baze i dergoi mesazhin e Edi Rames se nese dilte fraksion me sa me shume deputete qe te mundte, pra te percante PD-ne, do t’ i shpetonte arrestimit.
    Sokoli pranoi, por kerkoi nje nder, qe te nxirrte jashte vendit ca para qe kishte fshehur ne nje vile ne Krrabe, jo ndonje gje e madhe disa milion euro.Edi Rama pranoi dhe Sokoli beri sikur shkoi ne nje restorant ne Elbasan dhe u kthye ne Krrabe. Edi Rama nderkohe e kishte marre vesh se Sokoli nuk vlente si lider dhe se punen e tij mund ta bente me mire dikush tjeter. Keshtu qe i moren parate e korrupsionit dhe i perdrodhen qafen. Policia sot nuk eshte e Berishes por e Rames dhe nese do te kishte ndonje implikim te Berishes e Bashes sot do ta kishin zbuluar.

  23. shpifesi says:

    Po ti o mero i ke te verteta lotet per Olldashin.
    Nuk ishe ti qe ke bere lloj lloj akuzash per te.
    Ske lene njeri pa e marre ne goje gjithe keto vite
    o jevg.

  24. luis says:

    Zoti Mero ju nuk jeni vetem nje gazetar i shkelqyer por duhet te jeni edhe nje investigues i perfeksionit ashtu sic keni qene deri me tani edhe per vdekjen e Sokol Olldashit.
    Sokol Olldashi eshte eleminuar dhe pike.
    Shteti duke dashur te mos njollose nje figure te rendesishme politike dhe qe ishte ne kampin kundershtar pranoj te jepte nje informacion te rreme.
    Aksidenti ishte nje plan i kurdisur mire nga vete Berisha.
    Sokol Olldashi me siguri ka qene i shoqeruar me dy persona te tjere dhe ne nje moment njeri prej tyre ka kerkuar te ndaloje per nevoja personale dhe pasi eshte ndalur eshte goditur ne koke dhe e kane rrokullisur me makine per ne humnere.Vajza ishte pjese e lojes.
    Shkaku i vertete i vrasjes do nxirte ne skene kokat qe e kane ndermarre kete aksident dhe qe shkojne pikerisht tek kupola e familjes Berisha.

  25. SHQIPE says:

    Si perfundim Mero Baze ose ke filluar e e ke lene veten mbas prodhimit te Lazaratit e shkruan me tym ose edhe ti po e heq vallen fshatce mos dalesh nga rreshti.
    Po del perdite e me qarte se ky krim ka ndodhur 24 ore para se te fillonte venia ne skene e aksidentit e aresyet po dalin qarte perdite ,pervec kesaj me makabria eshte jo vetem qe e vrane me paburreri por qe e paraqiten qellimisht keq ne menyre qe ti tregojne te gjitheve se kupola e krimit eshte e bashkuar e nuk ka as media e as institucion te pavarur e cdo gje komandohet nga diku ,nga dikush qe u jep detyra shtepie te gjitheve ne darke si do te lozin te nesermen.
    Mero ke stil por edhe stili do nje motivim e per gazetarin e mirefillte nuk eshte kurre paraja ,paraja eshte per zgarravitesit ,e verteta lakuriq eshte per gazetaret . Tani eshte momenti kur Ti rrudh buzet e thua ;e duron dot populli te verteten lakuriq ose me sakte ,mund ta pertype ate ,nuk ka randesi them une ,nuk ka kompromis per gazetarin,nuk bije gazetari i vertete ne nivelin e popullit,populli duhet te arrije nivelin e gazetarit duke e ndjekur ate …
    Ke akoma kohe Mero, jepi forca vetes e mjaft u fsheve mbas gishtit ,sikur gjysmat e atyre qe di te filloje te nxirrje do te ngrihej populli e do ti hante te gjalle keta plehra ,forca Mero!

  26. orest says:

    Kur ishte Sokoli minister, e shaje dhe e beje te korruptuar. Nese Sokoli do ishte kryetar i PDse prape do e shaje se eshte i PDse se Berishes, por meqe nuk u zgjodh, (e drejte apo e padrejte sjam i zoti ta gjykoj sepse jetoj jashte dhe se di gjithe historine e zgjedhjeve ne PD sepse gazetat ne shqiperi mbajne perhere krahe, nuk jane te pavarura), ti ju afrove prape se mendove mund te luftoje me mire PDne. Jam i sigurt sikur Sokoli te ishte ne krye te PDse, ti do villje te njejtin vrer sic volle kur ai ishte minister. Sokolin nuk e kam njohur personalisht, por jeta e tij e tregon se ishte njeri intelektual e me vizion per te ardhmen. ishte per 8 vjet ne qeveri dhe beri ndryshime te medhaja, qe ju po i shihni, por ju ne vend qe ta inkurajonit te punonte me shume, ju e sulmonit kur ishte minister, dhe kur mendoj qe ju e njohet ate qe heret dhe ishit shoke dikur, shoku ndihmohet kur te tjeret e sulmojne. Kur ishte ne pushtet e luftonit, kur u rrezua nga pushteti ju afrove prape. Ti je njeri qe vetem do qe te shitet gazeta, dhe shkruan iluzione qe si ke provuar ndonjehere, si per korrupsionet e Sokolit kur ishte minister ashtu dhe tani qe vdiq. Mos shit gazeten me fatkeqesine e tjetrit duke pretenduar se e kishe shume shok.

  27. BERISHA DHE BASHA LARGOHU, KURSE NUK JAM KUNDER OPOZITES, POR KUNDER TE BERJES SE SAJ NGA 2 BASHKE KRYETARET. says:

    E vranen Sokol Olldashin per ta bere hero te luftes politike, edhe njeriu me i thjesht mund ta kuptoj se e vranen Olldashin dhe instaluan skenen sikur gjoja ishte nje aksident. Disa zera thone se e helmuan first dhe e rrahen duke e goditur ne koke, kot nuk thone kur ka zera dicka eshte e vertete, pra e zhduken politikisht dhe e mbyllen vdekjen me nje aksident te thjesht. Kjo eshte opozita e krimit dhe shum e rrezikshme per shoqerine shqiptare. PD ka krijuar nje kapital kriminal dhe mafioz, pra jane shum te rrezikshem per c’do shqiptar keta te partise demokratike. Eshte shum e lehte te besh te ndershmin pas krimit ose ti hedhesh pluhur ketij krimi barbar, populli eshte si dele dhe trajtohet i tille, pra kjo eshte PD qe pretendon te vije ne pushtet per ti nxire jeten shqiptareve again.

  28. pelikani kacurrel says:

    Mero ti di shume gjera.Vazhdo e shkruaj se pak nga pak gjerat do qaretesohen.Ujqerit kur skane cte hane fillojne e hane njeri tjetrin.

  29. Frederik says:

    Mero ti mund t’i quash paranojake njerezit qe mendojne se Pjeter Arbnori , Gramoz Pashko , Azem Hajdari qe mendojne se jeten e tyre nuk ua mori Zoti po Sali Berisha , po ketyre te ndjereve duhet t’u shtohen dhe ca te tjere si Kosta Trebicka , Dritan Hoxha , Remzi Hoxha ,Fatmir Xhindi , vrasjet ne Shkoder Arben Broci me shoke ndoshta dhe te tjera vrasje keto qe kane nje gje te perbashket te gjithe kane qene kundershtare te Sali Berishes . Nuk mund te jete rastesi qe te gjitha keto vrasje dhe tani se fundi Sokol Olldashi te lidhen si dyshim popullor me doren e fshehte te Sali Berishes . Mero si ka mundesi qe kaq shpejt pas renies se Berishes te kesh fituar kaq bindje qe Sali Berisha nuk ka dore ne keto vrasje ?? Njeriu faktikisht ka nevoje per t’u mbrojtur qofte dhe ne menyre indirekte kur eshte i dobet dhe pa pushtet …
    Teknikat e spiunazhit per te eleminuar nje njeri me aksident jane aq te zhvilluara saqe njerezit e zakonshem nuk e kane idene , mbase dhe ata te ashtuquajturit eksperte .. Lulzim Basha eshte thjesht nje figure e komanduar elekronike ku komandat ia jep Sali Berisha dhe ketij te fundit agjentura serbe dhe greke .

  30. ARUSHA says:

    ZOTI MERO BAZE ;RUAJUNI VEHTEN DHE FAMILJEN SE KETA JANE TE REZIKSHEM

  31. Kriza says:

    Aksidenti qe i mori jeten Sokol Olldashit ngjan si dy pika uji me vrasjet mafjoze qe ndodhin ne
    bote sot.
    Seriali i vrasjeve mafjoze ne Shqiperi eka starti me 2 prill ne Shkoder me vrasjen e A.Brocit…
    …. S.Olldashi…!!!! Me thoni ju lutem:Kush e ka raadhen?……!!!!! Ndoshta Astrit Patozi.!!!!.???
    Shqiperia sot ingjan Siqilise se viteve 1960
    Ruhuni onjerez nga MAFJA Shqipetare eSali Berishes. Ajo te vret diten e te qan naten. Ajo sot
    eshte prezent kudo ne politik ne ekonomi deri ne qelize te shoqerise.duhet shume pune per tja
    prere asaj kthetrat e pergjakura me gjak shqipetar.
    Kujdes o njerez, jiniVIGJILENT!

    KRIZA, SHBA.

    DETROIT>

    1. mira says:

      E edhe per mua aksidenti, i z OLLDASHI nuk me bind ,nje makine e mire, te vrase ne 10 15 m.,pak e pabesueshme,ndersa sa per radhen, mos ja keni friken Patozit ,se nuk eshte nga ato burra por buraaaaa.e them kete se ai eshte nga Kavaja e cila nuk dallohet,per burreri,ka shume pak te tille por jo Patozi.

  32. Kriza says:

    Aksidenti qe i mori jeten Sokol Olldashit ngjan si dy pika uji me vrasjet mafjoze qe ndodhin ne
    bote sot.
    Seriali i vrasjeve mafjoze ne Shqiperi eka starti me 2 prill ne Shkoder me vrasjen e A.Brocit…
    …. S.Olldashi…!!!! Me thoni ju lutem:Kush e ka raadhen?……!!!!! Ndoshta Astrit Patozi.!!!!.???
    Shqiperia sot ingjan Siqilise se viteve 1960
    Ruhuni onjerez nga MAFJA Shqipetare eSali Berishes. Ajo te vret diten e te qan naten. Ajo sot
    eshte prezent kudo ne politik ne ekonomi deri ne qelize te shoqerise.duhet shume pune per tja
    prere asaj kthetrat e pergjakura me gjak shqipetar.
    Kujdes o njerez, jiniVIGJILENT!

    KRIZA, SHBA.

    DETROIT.

  33. turi says:

    Po ca ju ben ti o mero. O mero hallall,nuk ka si ty,ti na thua dhje na shkruan,shume here ato qe mendojme dhe ne,dhe te 1 gazetar prefesionist kjo eshte maja.bravo

    1. No Partiak - No Party. says:

      Ty te DUKET sikur e mendoje keshtu… Procesi quhet “manipulim” ose “shpelarje e trurit”.

  34. NjeQytetarOptimist says:

    Nje tragjedi qe PD-ja ngeli pa alternative..Kjo qe ndodhi, ne afat te shkurter duket e bukur dhe disa njerez ferkojne duart..Por mbas zgjedhjeve te 2015, PD-ja do filloje te shperbehet..Ketu do jemi…Lulzim Basha eshte nje fytyre perfekte qe Plakut Dallkauk I duhet..Kur te filloje e mbyllet laku, si nje lepur I frikesuar do filloj ta fajesoj veten sikur ishte “nje viktime” e pushtetit te Familjes..Ai eshte nje KOKEBOSH, pa ide, pa personalitet, genjeshtar, pa vizjon, hilaqar dhe burracak..Ai eshte perfekt sic e do Familja: “PA SHTYLLE KURRIZORE”..

  35. baba gradishta says:

    Ti RONI JE ME I MENCUR PREJ TE GJITHE KOMENTUESEVE.

  36. georges says:

    Ne demokraci ka nje kandar dhe ky eshte kandari i Drejtesise! 21 Janari ishte nje padrejtesi kriminale,por Sokol Olldashi doli ne krah te Sali Berishes dhe Lulzim Bashes.Kjo mjafton per ti vene te tre ne nje krah e as me shume e as me pak, sic u morren vesh atehere ne oren e krimit jane mare vesh tani per krime te reja.Vdekja e Olldashit eshte kapak floriri. Mendoj se ky koment do kete fat te lejohet.

  37. berti says:

    Edison Ypi
    Edison YPI

    Many tears ago, andej nga ’98-a ose ‘99-a, më ka mbetur në mendje një episod me Kolin dhe Mero morrin. Ishte mëngjes dimri me shi kur R. krejt i nxirë në fytyrë, ja behu te dera e kafenesë.

    Pasi u ul dhe ndejti pak, sa pa që erdhi Koli iu vërsul me një gazetë “Albania” në dorë. Nga katarakti i kërcënimeve që i drejtoi Kolit, u muar vesh se R. ishte tërbuar nga një shkrim i Kolit kundër tij. I verdhë në fytyrë, Koli i tha me qetësi se atë shkrim nuk e kishte shkruar ai, por Mero zagari, i cili kishte vendosur emrin mbiemrin e Kolit nën shkrimin e vet pas mesnatës, kur Koli kishte ikur në shtëpi.

    Pas nja dy ditësh u ula me Kolin.

    -Kol, të ma kishte bërë mua Mero muti atë turp që të bëri ty do ta kisha vrarë.

    -Epo unë nuk jam ti, tha Koli duke qeshur. Mero ndyrësira e bën shpesh këtë jo vetëm me mua. Madje, Mero pisi bën edhe të kundërtën. Vë emrin dhe mbiemrin e vet nën shkrimet e të tjerëve.

    -Po më habit o Kol. Po vazhduat kështu do keni probleme. Se me kalimin e kohës nuk do merret vesh kush i ka bërë shkrimet, kush ka shkruar mirë e kush ka shkruar keq. Mero çorapja do marri nam të mirë nga shkrimet tuaja, ndërsa karrierat tuaja do nxihen nga nami i nxirosur i Mero hales.

    -Nuk është aq e thjeshtë, tha Koli. Unë po mundohem ta korrigjoj Mero këllirën, ta edukuoj, ta sjell në rrugë të mbarë. Dëgjo të them një gjë; Ka njerëz që kanë shumë për të thënë e për të shkruar. Por flasin pak, shkruajnë me kursim, me kurrnacllëk, janë seriozë, janë selektivë, janë skrupolozë, të përmbajtur, të edukuar, të qytetëruar, të përgjegjshëm për rëndësinë e fjalës, bëjnë shumë kujdes për të mos rrëshqitur nga e vërteta tek shpifja, nga fakti tek trillimi. Kjo mënyrë komunikimi është e lartë, cilësore, njerëzore, e ndershme, profesionale, dhe si e tillë, është e vështirë, e lodhshme. Sepse kërkon durim, vetmohim, sakrificë. Prandaj quhet heroizëm. Ai që e zbaton është hero. Puna e tij është heroike. Nga ana tjetër, ka njerëz që s’kanë asgjë për të thënë apo për të shkruar, por flasin pafund, shkruajnë pambarim, pa verifikuar asgjë, duke mos i dhënë asnjë rëndësi, edukatës, qytetarisë, ndërgjegjes, përgjegjshmërisë, që nuk bëjnë asnjë dallim mes së vërtetës dhe trillimit, dhe për këtë arsye e përdorin gazetën si shurrtore, si nevojtore, ku zbrazin helmet e përbrendshme të mungesave; qytetarisë, profesionalizmit, ndershmërisë, skrupujve, përgjegjshmërisë, kulturës, identitetit. Kjo quhet meroizëm. Ai që e praktikon quhet Mero skizofreni. Puna e tij quhet meroike. Heroizmin e zbatoj unë. Meroizmin e zbaton Mero mavria. Unë po punoj ta edukoj Mero halenë, ta bëj të braktisi meroizmin dhe të përqafojë heroizmin.

    -Kol, nuk e bën dot Antarktidën kopësht botanik.

    -Jo, tha Koli, Mero leckën unë do ta edukoj.

    -Epo mirë, i thashë, vetëm ke kujdes se mos duke edukuar Mero shpifarakun ç’edukon veten.

    Më lanë mbresë arsyetimet e mprehta të Kolit me heroizëm dhe meroizëm. Por, ndërkohë më mbeti dhe shija e hidhur se, Mero spirra dhe meroizmi kishin nisur ta vrisnin Kolin dhe heroizmin.

    Many tears after, kur kurioziteti për Kolin, Mero ndyrësirën, Antarktidën, heroizmin, meroizmin, po më zbehej, ndodhi diçka që befas i bëri bashkë të gjitha.

    Një ditë më thërret Koli në ministri.

    -Dëgjo, tha, po më bie në qafë Mero rrugaçi me atë fletushkën e vet. Po më përgojon për vjedhje qindra milionë dollarëshe për kanale, fibra optike, tendera klienteliste, e ku di unë çfarë tjetër.

    -Po unë ç’lidhje kam me këto o Kolo, i thashë i habitur.

    -Po ja, të jap unë disa të dhëna, po deshe edhe ta shkruaj diçka, merre t’i përshtate me stilin tënd, dhe nxirre në gazetë. Po të them ty se t’i ke besueshmëri të lartë.

    Katër muret plus dyshemeja dhe tavani i zyrës së Kolit m’u afruan në të 6 drejtimet, duke më kthyer fillimisht në një pikë pastaj më asgjësuan fare.

    -O Kol, i fola Kolit nga mesi i asgjësë, paske ndryshuar, të qënka avulluar heroizmi, të paska mbetur vetëm meroizmi. Bëje me ndonjë tjetër këtë punë. Unë jam heroik. Dhe heroik do mbetem, derisa Mero kaka të bëhet hi, dhe hiri Mero qelb përsëri. Po të isha ndryshe do kisha edhe unë vila dhe “Benz”-a si meroikët. Tungjatjeta.

    Dhe dola.

    M’u deshën disa ditë ta marr veten.

    Ishte e qartë se, Koli e kishte këmbyer heroizmin me meroizëm. Me fjalë të tjera, thika që Mero lëtyra i kishte ngulur Kolit, pasi ja kishte depërtuar rrobat, grisur lëkurën, ngulur në mish, i kishte prekur kockën.

    Gjatë muajve që pasuan vazhdova ta kqyr Kolin me më tepër kujdes. Nga televizioni natyrisht. Se pas takimit në ministri s’bëhej më fjalë për t’u takuar me Kolin edhe sikur Koli të ma falte të gjithë ministrinë, bashkë me Rrugën e “Kombit” dhe tenderat për fibrat optike.

    Konstatimi se Kolin po e vriste ngadalë meroizmi më dëshpëronte pa masë.

    Dora në xhep edhe kur fliste me të tjerë, mbajtja e pipës në një mënyrë që dukej si e studiuar para pasqyrës, krehja bolshevike dhe disa hollësi të tjera më jepnin përshtypjen pikëlluese, se Koli preferonte të kishte një pamje si prej anëtari byroje.

    Pas daljes së Partisë Demokratike në opozitë dhe largimit të përkohshëm të Doktorit, u fol hapur për flirtimin e Kolit me Mero mavrinë. Vetë Mero kopili e ka pohuar. Këto flirte për mua nuk ishin gjë tjetër veçse shterrja definitive e heroizmit të Kolit, akti i fundit i vrasjes së ngadaltë prej Mero ziut.

    Këto që po thonë tani për Kolin, jo-po ishte i urtë, jo-jo sillej mirë me shokët, lexonte libra, i binte kitarrës, thurte vargje, që duken si kujtime për Leninin kur ka qenë i vogël, mua më bëjnë për të vjellë. Dhe në fakt, e gjithë atmosfera mortore ashtu po duket. Si e mbushur me tinguj nga “Toccata and Fugue in d minor” e Bach-ut e luajtur me gajde.

    Pas aksidentit fatal, turmat e hipokritëve po tregojnë shumë më tepër habitje se keqardhje. Unë, që e di se fjala është për një vrasje të ngadaltë, që ka nisur many tears ago, kam shumë keqardhje, por për t’u habitur nuk habitem fare.

    Nuk habitem, sepse duke ardhur nga Elbasani, pasi ke kaluar tunelin e Doktorit nuk të ndodh asgjë.

    Mund ta kalosh tunelin e Doktorit, dhe para të del befas një lapidar i kurvit. Turbullohesh pak, duke u ndodhur mes dy gjërave kaq të kundërta, por edhe në këtë rast nuk të ndodh gjë e keqe.

    Ama po kalove tunelin e Doktorit, para të doli lapidari i kurvit, mendjen e ke plot me intrigat e Mero lavirit si e si me ja fut Doktorit, para këtij ankthi makbethian nuk reziston dot; Sado shumë ta duash jetën, sado të shtrenjtë dhe të sigurtë ta kesh “Benz”-in, sado me stil ta mbash pipën, edhe vargje si të Shekspirit po të kesh thurur, kitarrës më mirë se Andre Segovia t’i kesh rënë. Sepse përderisa heroizmin e ke këmbyer me meroizmin dhe Merua tashmë efektivisht të ka vrarë, nuk mund të bësh asgjë tjetër përveçse formalisht të vdesësh. te ben te fala ke nje shkrim te tij per ty i * i madhi* mero

    1. XHAFERR BEJ RRYPI says:

      Nga shume komente dhe artikuj ne vite nuk kam lexuar nje te tille si te Edison Rrypit kaq vulgar si te dale nga shpirti i nje drakule apo vampiri.

      Njerez te cthurur menderisht si ky i ngrene Lavdine Enver Hoxhes dhe me rastin e ketij Rrypit duhet ta kritikojme pse i la gjalle keto neonazistet.

      Se kush ka qene Xhaferr RRYPI ndiqni ca rrjeshta me poshte:

      During Zog’s Kingdom, Ypi was Chief Inspector of the Royal Court.
      When the Italian occupation began, Ypi saluted the Italians who had “liberated” Albania “from the heavy slavery of the sanguinary Zogu”. After King Zog had fled, from April 9 to April 12 Ypi was Chairman and Plenipotentiary for Justice of the Provisional Administration Committee, and as such acting head of state. From April 12, he was the Minister of Justice in Shefqet Verlaci’s government. He was killed by an aerial bomb.

      Kjo rrace antishqiptare NAZISKINE duhet zhdukur.
      AGIMI I ARTE GREQI= RRYPI I ARTE SHQIPERI

  38. Robert says:

    Zoti Baze,
    Shkruaj nganjehere edhe per krimet e E. Hoxhes dhe bandes se tij kriminale, se po krijohet pershtypja sikur S. Berisha dhe L. Basha jane te vetmit kriminele qe ka njohur Shqiperia. Dhe keta militantet e kuq qe komentojne ketu kujtojne se populli i ka harruar krimet e bandes me te poshter ne bote…

  39. kardashi turk says:

    ORE MERO SHOKET E LUL BASHES TE VRASIN NATEN E TA BEJNE GJEMEN DITES MOS I KA LAN AMANET EDHE MA RUAJ GRIDEN HAHAHAHAHAHAHA .PIKPYETJE BANJANI BASHES KETE PYTJE

  40. Kozmo says:

    Aksidenti i Olldashit nuk duhet te mbet nje Mister ,por qeveria
    e Rames qe eshte sot ne fuqi ,duhet te beje zbardhjen e saj dhe ne asnje
    te lejonte te behej nje varrim aq i shpejte . Sot ekspertet e kriminalogjise
    jane ne gjendje per te zbuluar cdo detaj te plagosjeve. Mendoj qe duhet
    te behet c’varrimi i tij dhe te zbulohet ky Mister . Sot ekspertet po merren
    me studimin e Mumjeve dhe kae arrtur te zbulojne nga cila semundje ka
    vdekur faraoni . Nqs ish pushtetaret jane autore te krimit ,eshte e pafaleshme
    qe kjo qeveria e re mos ta zbuloje ate .Nuk mjafton vetem eksprtiza e makines
    se tij ,por dhe e plageve te tij .

  41. Sallakja says:

    Mero, je bere i merzitshem.
    Ke 10 vjet qe ben te njejtin artikull.

  42. besa says:

    Menyra si u veprua te le te kuptosh se te gjithe palet donin qe kjo ceshtje te mbyllej 1 ore e me pare.Ne vendin e aksidentit mjeti u leviz sh. shpejt dhe ekspertiza u be te nesermen.Sali Berisha dhe Luli kishin frike nga Koli sepse ai po u merrte opoziten.Flitej se po kerkonte mbeshtetje ne bazen e Partise.Ate dite per kete qellim ishte ne ELbasan.Sa per poziten edhe ato nuk e donin Kolin pasi e kane me te lehte mbreterimin me Lulin qe sa here nis te bertase i kujtojne 3 gjera.
    1 Abuzimet 220 milion euro te rruges Durres-Kukes
    2 21 Janarin
    3 Shitjen e 330 Km katror det.
    Prandaj asnjehere nuk do te dali e drejta e vdekjes se Kolit.Pa Kolin opozita do te jete e familjes.
    S’eshte cudi qe ne vdekjen e tij te kene gisht dhe sherbimet inteligjente te huaja qe kerkojne forcimin e krahut te Berishes dhe Lulit ne PD pasi dihet se nga mbeshteten ato UDB

  43. Aljor says:

    Nga anet tona thuhet: “Vdis pa te te dua”.Duket qe dhe nga ana e Lulit po kjo thuhet.

  44. MIRMENGJES o MERO? Kur do na shkruash nje artikull per popullin fukara qe s ka buke te haje,ndonje vend pune a do te hapet,per popullin e shkrete,pa leri rehat LULIN DHE RAMEN te bejne punen e tyre te pasurimit?

  45. Erti says:

    Te lumte ajo pene Mero Baze>

  46. NINA says:

    pd parti e inkriminuar, nje dite do dale e verteta, mjere ata qe e mbyllen jeten nga keta ustallare…..

  47. Tolo says:

    … thjesht siç është përdorur gjithë jetën, Mero me saktë nuk ka ku shkon.
    Lulrroci është manekini i Berishës, si shefi i tij dhe ai ka pabesi dhe hajni të madhe, ai është trashgimtari, “pignolli”, i familjes, ai sa të jetë në politikë, sa kohë do merret me politikë, ai do të bëjë politikën Berishiane, ndonese është djalë i bukur Berishizmi e shëmton shumë.

  48. tori says:

    O Mero, e vertete eshte ajo qe shkruan njeri ketu qe me te vertete na cave…, po ty duhet te te tregonte Basha qe eshte takuar me Olldashin e ndjere apo gjete nje sebep per te shkruar kunder PD-se. Behu njehere burre e shkruaj tamam se na ke be per te vj…

  49. sh q i p says:

    sa per kujtese te komentuesve; jo vetem rasti i fundit i te ndjerit olldashi, po e gjithe historia e pas ismail qemalit eshte e mbushur me ngjarje te dyshimta qe nuk jane zbardhur kurre . e si rrjedhoje edhe hipotezat jane nga me te ndryshmet, kjo per arsyen e vetme pasi shteti ne asnje rast nuk ka dhene nje version te qarte. nuk kane qene te pakta te tilla vdekje po ne rrethana te ndryshme e ne sisteme te ndryshme. e kane zanafillen qe tek zogu i pare ,per te vazhduar te enveri , e tani ne periudhen e demokracise ku me se shumti ka dominuar sali berisha. dukurite nuk jane te panjohura edhe per shtete me demokraci te konsoliduar. po meqenese jemi aktualisht okular te se sotmes qe jetojme, natyrisht qe edhe flasim me shume per diçka qe vjen apo perjetohet ne kete kohe. fakti qe sali berisha erdhi ne pushtet si pasues i drejteperdrejte i nomeklatures komuniste eshte pa dyshim dilema e pare e kesaj historie. le te vazhdojme me tej, vrasja e 4 demostruesve ne shkoder nuk u zbardh asnjehere megjithese berisha ato dite deklaronte se i kishin provat e i dinin madje edhe kush kish qelluar. kush e ka akoma memorjen te fresket mund te kujtoje sulmin gati grotesk mbi diskutantet e pare qe guxuan te sillnin diçka ndryshe ne jeten e brendshme te p.d.se. kujtoni ketu te dashur komentues se nuk eshte e rastesishme prishja e qeverise se stabilitetit. dhe kjo nuk eshte e paket, pasi dikush donte destabilitet, dhe kjo paguhej nga dikush qe banonte me ne veri te shqiperise. po nuk mbyllet ketu, jo se faktet jane kokeforte e nuk mund te anashkalohen. le te vime te mandati i pare i sali berishes president. ne dukje u tregua si efikase por po te analizosh pasojat mund te konstatosh se aty fillon prishja e shtetit. aty sepse ne administraten e gjyqsorit u futen njerez me kurse 6 mujore qe s’kishin idene me te vogel te juristit. per te vazhduar me çvendosjen pa kriter te popullsise kryesisht ajo e veriut ,gje qe beri zaptimin e shume trojeve private dhe shteteror. aq sa sot mund te themi me plot gojen jemi ne nje situate pa krye per sa i perket zgjidhjes se çeshtjes se prones. ne kend veshtrimin tim kjo eshte arritja me e madhe e berishes per ta futur shqiperine ne kaos. mjafton fakti i mijra dosjeve te falsifikuara e vetegjyqesise qe shpesh ka marre dhe jete njerezish. po le te vijme ne periudhen famekeqe te piramidave. a eshte e mundur te lulezoj nje sipermarrje e tille ilegale pa patur mbeshtetjen edhe te qeverise? po ne se jo atehere per çfare rri akoma aty kur e sheh qe shteti po rreshqet? per te mos folur per shperberjen e forcave te armatosura dhe armatimin deri ne dhemb te popullit. per urdherat e bombardimit te zonave te jugut e me radhe. po le te vijme tek vrasjet apo vdekjet” rastesore”. 98 ishte nje nga keto. pse pikerisht fjala e azemit ne kuvend e pranuar edhe nga te majtet kundreshtare te tij, pasohet me eliminimin fizik. e degjuar , e thene dhe inçizuar fjala e berishes qe thoshte se ne kemi kaseten dhe e dime e te tjera si keto. mos valle rastesia e beri turmen te hynte e te digjte kryeministrine? per vete dyshoj. po le te vijme me tutje. si eshte e mundur qe formacione te caktuara te politikes tip aleanca demokratike ne fillim shpallen armiq, bashkpunetore te sigurimit, agjente te grekut apo amerikes e pastaj futen ne rresht duke marre kotheren e bukes qe u jep pronari. apo mos valle edhe kjo eshte pjese e skenarit te shume perfolur, kush eshte pak inteligjent e kupton perse behet fjale. po vrasja e deputetit xhindi qe kane kaluar kaq vjet dhe ende nuk zbardhet. per te mos folur ketu per kryekomunarin nga rrethi i kukesit. per lidhjet e mistershme te kompanise se demontimit me personazhe afer familjes, per te vraret pa asnje shkak te 21janarit per kabllogramet e ambasadoreve amerikane ku hidheshin dyshime te forta mbi figuren e disa liderve kryesore ne shqiperi. do doja ta veçoja me deshire rastin olldashi se nuk dua qe edhe ai te jete bere pre e gjithe ketij skenari qe na shoqeron prej 23 vitesh. mund te jete rastesi, mund te kete ndikuar moti, po, por ama kur rastesite perseriten kaq shpesh e pikerisht me njerezit qe kane bere oponencen diçka nuk shkon. po ne do mesohemi edhe me kete ngjarje te fundit. perderisa shteti nuk jep nje version perfundimtar po anashkalon plot rrethana kompromentuese atehere njerezit kane te drejten e tyre te komentojne sipas bindjes qe kane.

  50. vlora says:

    o zoti gazetar po meru me hallet tona leri ata po behesh bajat saliu, berisha, luli, basha lere dhe te ndjerin se ti je me i ligu as te vdekurin nuk le rehat ti hedh shashken te tjret e masakrojne meru more me krizen me fukarallekun me depresionin e vlores meru me 28 nendorin qe kjo qeveri ka leke te blej kolltuqe dhe nuk ka per zbukurimin e festes , vafshi ne ferr ju gazetaret njeher me te djathten njeher me te majten sa u preken interesat tuaje dhe beheni si kurva nderroni dashnore meru more me qeverin aktuale dhe hallet e popullit lereni opoziten se ska gje ne dore per te pakten 4 vjet .

    1. Igli says:

      Cudi,ore Mero,po si mund te shperfytyrohesh,keshtu ?! I kuptj,interesa…pozicione te caktuara,vjerren ,mullixhiun,nusen…lepirjen…corapen…po sidoqofte,ne fund nje grimce,po vetem nje grimce nderi,burrerie! po jo nuk e e ben dot. Tmerr…ti qofsh qe je !!!!!

  51. mali says:

    Per Azemin padyshim, ka gisht Sali Berisha. Ashte e quditshme…pse i ndodhin PD-se keto gjana, gjykojeni vet???

  52. dea says:

    ore mero mos je edhe ti ne “tave”???!!!!!!

  53. Msa says:

    Fakte të reja për “vrasjen” e Olldashit!

    Mediet në Tiranë sot kanë nxjerrë një tjetër pistë të dyshimit rreth vdekjes së ish-deputetit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, i cili disa ditë më parë ka ndërruar jetë në një aksident komunikacioni.

    Siç raporton opozita.com, deputeti i ndjerë ka rënë pre e një rrjeti mafioz politik, dhe jo e një aksidenti “të rëndomtë” në komunikacion, ndërsa për këtë janë dhënë pesëmbëdhjetë fakte të reja.

    Indeksonline boton artikullin e plotë të këtij portali, në të cilin, fillimisht jepet një kronologji e ngjarjes që tronditi opinionin shqiptar, ku fillimisht thuhej se Olldashi ka humbur jetën së bashku menjë person tjetër, por që rezultoi të jetë e pasaktë.

    Për më shumë se dy orë në vend ngjarje mbërriti i gjithë shteti, media, deputetët, miqtë e tij por edhe familja. Ndërkohë lajmi se në makinë ndodheshin dy persona dominonte në krye të gjitha transmetimeve live.

    Nga ekspertiza e fundit e policisë rezulton se: “Sipas verifikimeve të kryera nga aparatura e posaçme të lidhjes me kompjuter, ka rezultuar që makina po drejtohej automatikisht dhe jo mekanikisht nga vetë viktima. Nga këqyrja e makinës, rezulton që Olldashi e ka graduar makinën që të lëvizte me shpejtësi deri në 45 km në orë përgjatë rrugës që ka përshkuar në tunel. Por pasi ka dalë nga tuneli nuk i ka dhënë komandën që ta kthente drejtimin e mjetit në mënyrë mekanike dhe për shkak se rruga vazhdonte me kthesa, automjeti nuk ka frenuar, e duket se Olldashi nuk e ka vënë këmbën në pedalin e frenave”.

    Nisur nga faktet, provat, analizat dhe zhvillimi i ngjarjeve sot mund të themi se rrethanat e kësaj vdekje nuk janë aksidentale për këto arsye:

    1. Nuk thuhet destinacioni, adresa, personat dhe vendi nga vinte Sokol Olldashi. Ende nuk jepet asnjë provë se me kë person është takuar dhe sa kohë ka qëndruar, si dhe cfarë është biseduar mes tyre.

    2. Mungon një kronologji e aktivitetit ditor të Sokol Olldashit dhe veprimeve që ka kryer atë ditë.
    3. Mungon zbardhja e bisedave telefonike të Sokol Olldashit me personat e tjerë si dhe me kë është shoqëruar ditën që humbi jetën

    4. U ngrit një alibi e paqënë nga media se mund të ishte i shoqëruar me një vajzë por që ra si version për shkak se vajza nuk ishte aksidentuar

    5. Versioni që shoqërohej me një vajzë bie për shkak të jetës që bëte vitin e fundit Olldashi
    6. Bie cdo version që Olldashi të ketë bërë një jetë motelesh sepse ishte një nga ish ministrat me gjëndje shumë të mirë financiare dhe me disa shtëpi në qytet apo në plazhe e për rrjedhojë nuk kishte nevojë të hynte hoteleve me femra.

    7. Një person i dytë “e dashur” përjashtohet si hipotezë sepse Olldashi nuk kishte nga kush të fshihej nëpër tunelet e Elbasanit pasi jetonte i ndarë nga bashkëshortja prej më shumë se një viti.

    8. Nuk ka asnjë akt ekspertimi që të provojë se ishte i pirë dhe asnjë provë që të ketë qënë duke darkuar më parë diku në Elbasan

    9. Ka qenë më një shpejtësi krejt normale dhe krejt të pranueshme 45 km në orë që pavarësisht kthesave një makinë Mercedes e klasit 5000 S nuk mund të dalë jashtë rrugës në asnjë rast.

    10. Ishte me një makinë nga më të shtrenjtat dhe më të sigurtat në botë nga cilësia dhe garanci teknike të frenimit shumë të lartë. (cmimi 127.000 Euro

    11. Viktima nuk e ka ngarë makinën me sistem mekanik por automatik dhe ka rezultuar që makina po drejtohej automatikisht dhe jo mekanikisht nga vetë viktima.

    12. Nuk ka frenuar dhe ska reaguar aspak në momentin e aksidentit duke lënë të kuptohet se ka qënë i pavetëdijshëm ose jo i gjallë në ato momente, pra mund të ketë qënë i vdekur gjatë tunelit dhe më pas.
    13. Mos prekja e frenave dhe mos c’aktivizimi nga sistemi automatik i kilometrazhit tregon se mund të jetë aktivizuar nga një person i dytë.

    14. Fshihet autopsia dhe nuk jepen detaje nëse goditjet në kokë janë nga aksidenti apo të shkaktuara në kafkë më parë nga pesona të tjerë.

    15. Nuk ka ekspertizë nga autopsia nëse kishte pirë lëndë alkolike apo toksike dhe nëse është helmuar nga persona të tretë dhe nëse po deri në në cfarë sasie.

    16. Varrimi u zhvillua pa u plotsuar as 15 orë dhe janë të paqarta arsyet e kësaj ngutje.

    Për të gjitha këto pikëpyetje dhe fakte heshti parlamenti, qeveria, policia si dhe partite politike.
    Policia dhe media ndajnë një përgjeqësi të përbashkët për vrasjen e Sokol Olldashit. Ata e njollosën Sokolin në publik. Ata që u shtrirën si miq nga bota e politikës apo e mediave nuk e trajtuan Sokolin as si të vrarë dhe as si të aksidentuar por si një njëri të dyzuar deri në ndërrimin e jetës. Ata e mjegulluan mes të qenit i vetëm apo i shoqëruar, mes të qenit esëll apo i rrafshuar, mes të qenit në aksion politik apo në një qefli publik, pas një ardhje nga puna apo nga jeta private.

    Ata nuk guxuan kurrë të thonë se cilët ishin armiqtë e Sokol Olldashit dhe nëse ata e vranë pasi e helmuan, rrahën, goditën, masakruan, dhunuan dhe nëse ai ishte marr peng për disa orë apo jo.

    Ata heshtën dhe kurrë as e menduan që Sokoli ra në detyrë dhe prej detyrës sepse deshën të besonin ndryshe që Sokoli vdiq në aksident jo si Sokol i shqiptarëve por si shok i gazetarëve.

    E fundja edhe sikur vërtët të ishte ashtu sic ata gënjyen për aksidentin e tij, nuk bënë gjë tjetër vecse e vranë shumë rëndë madje më keq se një vrasje që mafia mund tia bëjë një politikani. Ata e vranë! ….. Sokoli nuk e meritonte ta vrisnin në asnjë mënyrë.

  54. Ina says:

    Lulzim Basha eshte individi me i urryeshem ne politiken shqiptare, nje vemje hipokrite, matrapaz i rendomte, burokrat i paafte e pa pike karizme…

  55. llogjika says:

    Nuk e di sepse tek lexova kete artikull dhe shumicen e komenteve te me siperm,u kujtua drama e famshme “Shtrigat e Salemit”,ku inkujzicioni fanatik mesjetar gjykonte dhe kryqezonte gra te pa fajshme te akuzuara si shtriga.Artikull kryeveper persa i perket intrigimit,shpifjes dhe provokimit…

  56. "BALASHI" says:

    Po ky Pashk Ndoci ku ka qene kur u bene zgjedhjet e 22 korrikut ne PD? Jo, s’ duhet te kete qene ne Shqiperi. Po te qe do kish degjuar per manipulim votash, per lista te sajuara, per numura ne flet votimi per indentifikim, per pengese te votimit te demokrateve te vertete, per ngurosje te kryetarit te PD Durres se deklaroi hapur se do mbeshtes Olldashin.
    Pashk, je nje analist i semure e tifoz i te shemtuares ne Shqperi.

  57. Shpresa says:

    Po per Arminda Qylafkun qe u perfol se ishte ne makine me Olldashin perse nuk interesohen mediumet? Do ishin serioze, nese do na tregonin se perpiqen ta kontaktojne Qylafkun, ose te na jepnin ndonje lajm bindes ne lidhje me fatin e saj. Shikoj qe ne facebook-un e saj vazhdon te jete fjangoja e zeze. Heshtja e mediumeve eshte shqetesuese, duken si shume te censuruara. Perse?

  58. I.Troplini says:

    Kauza personale e Mero Bazes per shenjterimin e te ndjerit Sokol Olldashi, nuk ndryshon asgje ne perceptimin e shqiptareve se gropa e gjirizit te Sali Berishes nuk ka pasur dhe nuk do kete kurre engjej perbrenda. Eshte e veshtire te shohesh tek i ndjeri “opozitarin” e kauzes se hajduterise qe perfaqesonte Partia e tij.Dezulizionimi personal i tij pas atij teatri banal qe u be me “zgjedhjen” e kryetarit te ri te PD, nuk mund te sherbeje si kauze per pastrimin dhe ngritjen e figures se tij ne nje nivel tjeter me te larte.
    “Loja politike” qe u organizua ne sallen e kuvendit te Shqiperise gjate homazheve per te ndjerin, perlotimi dhe fjalimi i fryre i “liderit” te opozites, “dhuntia” e kesaj klase politike per te banalizuar dhe degjeneruar gjithcka,,,,e gjitha kjo ngjall vetem neveri.
    Nese do te kishte nje teme serioze per tu prekur dhe analizuar, pas ketij aksidenti tragjik, ai do ishte gjendja katastrofale e “rrugeve te perfunduara” nga dikasteri qe pat drejtuar i ndjeri dhe nga pasardhesit e tij. Ato rruge marrin jete shqiptaresh edhe sot qe diskutohet ne menyre energjike per lotet e krokodilit te Lulit te Saliut.
    Nuk eshte ndonje arritje e madhe te besh rruge me cmimet e Gjermanise por te kesh ne to, punime me cilesine dhe standardet e Afganistanit. Te humbesh jeten vete ne ato “rruge qe i ke deklaruar te sigurta” i jep kesaj tragjedie, nota ironie. Eshte tragjikomedia e shtetit te rrumpalles qe na solli Sali Berisha.

  59. valdeti says:

    Nje bravo te madhe per komentuesin I Troplini.
    “Shenjterimi” i te ndjerit Olldashit jashte parametrave llogjike do jete nje njolle e zeze ne ndergjegjen kombetare per shume aresye qe koha do ti te vertetoje.
    Ketu nuk behet fjale per lote korkodili ne menyre figurative por me vete korkodilin qe eshte Lulqimbasha.
    Sjellja e tij hipokrite ne varrimin e rivalit te tij te vrare mistershem eshte nje fakt qe ky njeri duhet patur frike.
    Eshte i pari zyrtar ne shqiperi qe e injoroi publikisht ambasdorin amerikan Arvizu qe ishte kumbari i tij qe i shpetoi koken disa here hapur fare.
    Kam pershtypjen se sherbimet intelegjente qe drejtojne korkodilin lulqimbasha jane me te forta se sherbimet dipllomatike qe perfaqson arvizuja.Kam dyshime qe bashkimi i 2B me protestuesit kunder LHL ka qene nje plan per te rrezuar Ramen.
    Nqs Lulqinbasha ka aq fuqi sa te sfidoje shtetin amerikan duhet respektuar si nje supermen me fuqi kozmike i cili vrau shqiptare,tradhetoi vendin,vodhi shuma astronomike dhe ne fund i tha arvizuse ik pirdhu.
    Te nderua bashkombas !
    Ruhuni nga devili lulqimbasha !!

  60. viktor hoti says:

    Nikolles : Partia ne poshtet ka celsat e kashtes per vertetimin e reatitetit e ketyre ngjarjeve sepse Prokuroria dhe Shiku jane te Berishes. Kot nuk jane ne dore te nje fare Presidenti.Viktor Hoti

  61. viktor hoti says:

    Valdetit ! O valdet pse ja fut kot dhe ngaterron burrat me grate. Luli nuk eshte lule por pankarte ne duar te tjeter kuj ! Eshte gafe te rekomandosh frike nga pankartat ne vend te duarve qe i mbajne Viktor Hoti

    1. valdeti says:

      Lulqimbasha nuk ka qene pankarte po ka qene kobure ne 21 janar 2011 pasi ishte komandanti i operacjonit per te neutralizuar terroristat kokpalare.
      Ligjerisht ka qene minister i brendshem i shqiptareve dhe i viktor kotit.
      Se kush eshte mbrapa atij vetem budallenjte nuk e dine.
      Ajo qe dihet eshte se ai duhet egzekutuar nje ore e me pare.Po kush ta beje ???????????????????????????????
      Ne shqiperi eshte vetem nje shqiptare qe e ka emrin FLORA OSMANI qe i tha perballe kriminelit JE VRASES.
      3 miljon te tjeret jane viktor rob koti qe kane frike nga pankartat…

  62. shqip says:

    Si nuk hoqe dore nga mashtrimet dhe abuzimet o Mero!?…Shkruan per Olldashin sikur ta kishe mik te vertete, po me sa di une ne gazeten tende, kur ende ishte i ngrohte trupi i “mikut” tend, na doli e vdekur edhe “dashnorja”, me figure dhe fjale. Baltosje me te shemtuar per “mikun” nuk mund te kete. Qofsh ti qe je, o Mero!

  63. kapteri says:

    Jam dakort me paragrafin e katert,pd eshte kthyer ne nje parti klani per tu pasuruar,dhe jo per te zhgjidhur hallet e popullit si papunesia,rendi,prandaj s’kane per te marre pushtetin asnjehere.ps duhet ti hapi dosjet ministrave te pd qe kane bere abuzime ose ndryshe ata s’do luftojne korrupsionin se do bejne vete korrupsion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje