Letërkëmbimi Ksera-Bode/ Fondet e invalidëve u shpenzuan për fushatë

26 Nëntor 2013, 16:17Sociale TEMA

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, iu përgjigj sot në Parlament deklaratave të deputetëve të Partisë Demokratike lidhur me çështjen e abuzimeve me pagesat e personave me aftësi të kufizuar.

“Mos kujtoni se duke qenë të varfër, njerëzit janë edhe injorantë dhe nuk i kuptojnë zullumet tuaja. Berisha është i vetmi kryeministër i globit që krenohet se është rritur numri i përfituesve të ndihmës ekonomike”, tha Veliaj.

Ai përmendi se në datën 16 shtator, kur qeveria e re mori detyrën, në arkë nuk kishin mbetur 4 miliardë lekë, siç pretendon PD-ja, por vetëm 747 milionë lekë.

Sipas tij, shuma prej 4 miliardë lekësh, që përmendet në deklaratat e PD-së, nuk ka të bëjë fare me shumën që u gjet në arkë, por ato janë paratë e nevojshme për të mbuluar pagesat e invalidëve deri në fund të 2013-ës.

Veliaj tha se demokratët ngatërrojnë atë çka u gjet në arkë me atë çfarë nevojitet për të mbuluar shpenzimet, duke shtuar se deri në fund të vitit nuk duhen 2-3 milion dollarë, siç pretendon PD-ja, por plot 40 milion dollarë.

Duke iu referuar shkresave zyrtare midis ish- ministrit të Punës dhe atij të Financave në korrik të 2013, Veliaj tha se paratë për pagesat e aftësisë së kufizuar dhe ndihmës ekonomike ishin harxhuar që tre javë pas zgjedhjeve të 23 qershorit.

Pra, më shumë se dy muaj para se qeveria e majtë të vinte në pushtet. Sipas këtyre shkresave, në korrik ish- ministri Ksera i bënte me dije ish- ministrit Bode se Ministria e Punës nuk ka më fonde të lira për të përballuar pagesat për aftësinë e kufizuar dhe ndihmën ekonomike, ndërsa Ministria e Financave i përgjigjej: “Gjeni zgjidhje brenda fondeve të miratuara në fillim të vitit”.

“Në 24 qershor, 84 ju duk një numër më i vogël sesa 56 e u turrët për të festuar fitoren. Kjo njohuri e thelluar matematike vihet re edhe në buxhetin e 2012-ës. Flisnit për rritje ekonomike dyshifrore e për Shqipërinë që renditej e dyta pas Kinës, e me të njëjtin fodullëk hartuat edhe buxhetin. Por, realiteti ua përplasi kokën pas murit dhe u detyruat ta rishikonit buxhetin jo pak, por dy herë brenda të njëjtit vit”, u shpreh Veliaj.

28 komente në “Letërkëmbimi Ksera-Bode/ Fondet e invalidëve u shpenzuan për fushatë”

  1. turi says:

    Erjon i duam ne burrge,qe te marin sapunin ksera me shoke,nuk duam vetem llafe po duam vepra

    1. Tigri 14 says:

      Atje ku kane vendin. Askush sju beson me atyre e vetem vrer te ndjellin tek i degjon. Ata duhet te vene atje ku kane vendin, ne burg, e ne burg te grave madje.
      E bene shqiperine lecke e kane goje e flasin akoma. Kerkoj te behet drejtesi se sben, ne te kundert do dalim ne rruge ti qellojme ne populli./

    2. Nexhip Tahsini says:

      Z ERION,
      DUHET TE NDERPRISNI AKTIVITETIN ANTIKUSHTETUES TE INVALIDIT PRESIDENT!
      http://goo.gl/GWYtzJ

  2. ergi says:

    …. Z.Rama,
    do te largojme nese nuk mban premtimin dhene popullit – “KRIMINELI SALI NE BURG” !
    Keta “cuna” te Plakut-Kurrizo-Kriminel S-Ali Bisha bejne “Trimin” duke shpresuar tek njerezit e tyre te Gjykatave dhe Drejtesise ….

  3. Albani says:

    Ksera dhe Bode e kane vendin ne burg. Erion veluaj flm qe je i tille e sherben si duhet ?

  4. radar says:

    burg per kete spiro kseren! nuk ka njeri me te poshter se ky neonazisti berishian.

    KETA E RROPEN SHTETIN. KETA KANE LENE ATY NJE GROP TE MADHE EKONOMIKE. ERION DHE GJITHE TE TJERET NXIRRJANI ZULLUMET DHE FUTINI NE BURG.

    PERPIQUNI TA MBULONI KETE GROP SEPSE KY VEND KA VUAJTUR BOLL!

  5. fieraku4u says:

    ATEHER PSE NUK I FUSNI NE BURG Z.VELIAJ NESE E KAN SHKELUR KAQ SHUME…

    JEMI LODHUR ME FJALE EDHE ANKESA NGA JU, DUAM DREJTESI, FUTINI NE BURG.

  6. Gerti says:

    Keta palaco do e paguajne nje me nje ate qe i bene popullit. njeri qejfli e tjetri harbut te 2 vodhen pafund.

    Pergezime veliajt Per punen e nisur. jemi besimplote

  7. Flo says:

    Epo ja cte bejne mizerjet, te vjedhin e thone ske cme ben.

    parate e popullit i cuan per mitingje e blerje votash e serish moren ate qe moren. tani te arrestohen qenat

  8. Malesori says:

    Eshte nje fatkeqesi perate popull kur lideri i tij kenaqet me varferine dhe zhytjen ne borzhe,Populli Shqiptare ka mbetur i varfer se per 20 vjet ka patur nje lider hajdut dhe maskara.

  9. Rraklli says:

    opo ata qe iken ishin plera komplet. Sdo mend ajo pune e ne populli ndaj i hoqem qafe.

    Si ha njeri brroockullat e atyre me jo pa merak se seshte budalla populli. Tanime duam vetem drejtesi per ata qe vodhen. Brenda futini qelbesirat

  10. shvejk says:

    Nese i kane letrat perse nuk e procedojne Boden te parin e te tjeret me rradhe.Le te mos e marrin rrogen e dhjetorit deputete dhe kjo tu shperndahet njerezve ne nevoje.Vetem keshtu nje qeveri e zgjedhur nga populli, mendon e vepron per popullin.E them kete pasi degjova Veliajn ne NEWS 24 qe tha se vetem ne janar 2014 do te mund te realizojme te gjitha pagesat e prapambetura per njerezit ne nevoje dhe te semuret si te rritur dhe femije qe trajtohen me ndihme ekonomike.

  11. Makthi says:

    PERSE POLITIKANET NUK PERFUNDOJNE ANJEHERE NE BURGJE ??????????
    Nuk e kam fjalen ketu vetem per politikanet e djathte, por edhe per te majtet. (dmth te dy krahet)

    Me kujtohen vitet 2002-2005 kur qeveria e Nanos u sterzhyt ne korrupsion. Pasi Nano humbi zgjedhjet, nuk pame njeri te perfundonte ne burg per ate c’ka kishin bere.
    Historia po perseritet. Bersiha e zhyti vendin ne mjerim, ndersa ai me ministrat e tij, u pasuruan me leket e qeverise dhe popullit.
    por perseri nuk shohim ndonje rreagim serioz, politikanet flasin e flasin,shahen me njeri tjetrin, por asnjehere nuk perfundojne pas hekurave, aty ku ne fakt e kane vendin.

  12. ergi says:

    …. Mjaft me llafe,
    Kur do veroje Drejtesia ?
    Ku jane premtimet kunder te korruptuarve ?

    1. Gregori says:

      Drejtesia dimer vere eshte duke veruar. (Drejtesia duhet te dale para bankes se te akuzuarve, e para, eshte me kriminele se kriminelet).

  13. Gezimi says:

    Tani per tani po d egjojme vetem lloqe Kavaje. Koha iken, dhe fajtoret, qe njihen prej te gjitheve, vazhdojne te dredhin zinxhiret, madje japin dhe mend! Hajde demokraci hajde! Ju siguroj, se zhgenjimi per voten e dhene per te majten ka filluar!

  14. Lali says:

    Vazhdoni duke ledhatuar hajdutet e P.D dhe pak sa ta marin vehten…….sepse vetem keshtu i favorizoni qe ta pregatisin popullin nga pa kenaqesit e qeveris qe te perhapin protestat ne shkalle vendi……mos hezitoni Berisha,Bode Basha kete dimer te jene pas hekurave.

  15. Korabi says:

    Erion do besh ndonje denoncim ne prokurori apo do kapni vetem peshqit e vegjel? Kur do shohim ndonje ish minister ne burg?

  16. Z.Rama.
    Popull kerkon drejtesi.
    Te gjithe horrat hajdutet kriminelet me burg.
    Veproni sa nuk eshte vone.
    Mjaft me llafe
    Durimi ka kufi.

  17. Shkolla JONE says:

    Ky shtet do te pendohet per ate qe ka bere. Ka votuar nje psikopat ! Pupupupu

  18. tan KAVAJA says:

    PRANGAT KE PULSET SALIUT &CO ,CDO LLAF TJETER ESHTE KOT .

  19. iliri says:

    fjale,fjale vetem fjale deri tani ,nuk dime se cprisni,keta duhet te ishin ne burge,,,,,,,,,,,,,,,,,

  20. socialisti says:

    VEPRO tani. RIGHT NOW. Tomorrow is too late!
    Ndryshe zemerata e ligjshme popullore (qe ti Rama e quan Katundare) do te bjere mbi ty si shpate demekleu!!!

  21. kleos says:

    fjale pa vlere , merrini cojini para drejtesise , boll kemi duruar juve dhe ata……….po kush do fusi ne burg , erion veliaj qe i kerkonte vajdin lames 100 000 euro per te organizuar proteste

  22. "BALASHI" says:

    Ish qeveria nuk la gje pa bere. Vetem nje gje nuk bene dot te pjellin si grate e prap kapardisen. Duhet ndeshkim.

  23. babec says:

    Edhe pak djema. Edhe pak …

  24. Altin says:

    Po ik o Erion mashtruesi se e dime mire se cfar je. Pse nuk i procedoni keta hajdute apo nuk jua mban se neser do ju procedojne juve per vjedhje? Vetem llogje je dhe reklama mashtruese gjoja sikur punon. Ik se nuk shpeton Shqiperia nga tipa si puna jote qe nuk kane asnje ndryshim nga banditet e Sali berishes.

  25. KRESHNIKU says:

    Denoncojini me fakte ne Organet e Drejtesise.
    Ata po ju bejne sfide dhe karshillek ne Parlament.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje