Paditet e gjithë familja Taçi/ Ja DOSJA e plotë me abuzime prej dhjetëra miliona euro

21 Dhjetor 2013, 19:34Politika TEMA

Një dosje tronditëse, gjashtë akuza për Rezart Taçin, por edhe për nënën, babanë dhe motrën e tij. Mosshlyerje detyrimesh, abuzim me TVSH-në, mashtrime prej miliona eurosh, pastrim parash, falsifikim dhe fshehje të ardhurash

 

Zor se do të vijë në duart e drejtësisë shqiptare një dosje kaq e rëndë dhe me kaq abuzime nga një familje.

Bëhet fjalë për familjen Taçi. Policia ka kopsitur shkeljet e një mashtruesi që arriti të kapte shtetin duke përdorur familjen e Sali Berishës.

Gjashtë akuza nga më të rëndat jo vetëm për Rezart Taçin, por edhe për nënën, babanë dhe motrën e tij.

Lajmi u bë publik nga Top Channel dhe tashmë është zyrtar.

 

Nga Drejtoria për Krimin Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë administruar informacione, të dhëna e fakte mbi disa transaksione bankare, kontrata shitje pasurie, kontrata shitje të subjekteve tregtare, raporte kontrolli nga organet tatimore etj, sipas të cilave rezulton se Rezart Taçi, në cilësinë e administratorit, ortakut dhe pronarit të disa subjekteve tregtare, dhe disa persona të tjerë të lidhur me të në marrëdhënie tregtare e familjare, kanë kryer dhe vazhdojnë të kryejnë veprime të kundërligjshme që përbëjnë elementë të veprave penale të ndryshme si: “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore” “Falsifikimi i dokumenteve”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 180, 181, 181/a, 186, 144/a dhe 287 të Kodit Penal dhe konkretisht:

1. Nga verifikimet e kryera me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ka rezultuar se:

-Shoqëria “TAÇI OIL International Trading&Supply”, sh.a, me adresë rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Sky Tower, Tiranë me Nipt K31902009J, me administrator shtetasin Rezart Taçi, ka kryer nëntëmbëdhjetë eksporte për vitet 2012 e 2013 sipas deklaratave doganore të degës së doganës Durrës me vendnisje Porto Romano Durrës, me destinacion shoqërinë malazeze “IK REAL D.O.O Podgorica”, me një sasi totale gazoili 565.820 litra dhe vlerë prej 485.633 USD, por nuk ka bërë pranë organeve tatimore deklarimin e këtyre shitjeve, duke fshehur të ardhurat.

2. Në përgjigje të shkresës së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit nr.1689, datë 25.11.2013, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve me shkrese nr.141/1 datë 4.12.2013, ndër të tjera ka vënë në dispozicion:

-Kopjen e “Njoftim vlerësimi për detyrimet” të Drejtorisë së Kontrollit në Drejtorinë Rajonale Tatimore të Tatimpaguesve të Mëdhenj, drejtuar shoqërisë “A.R.M.O.” sha me Nipt J 82916498 D me administrator të përgjithshëm Rezart Taçi, sipas të cilit në bazë të raportit të kontrollit datë 28.3.2013, kjo shoqëri në total duhet të paguajë detyrime tatimore, interesat dhe gjobat për shumën 1.494.692.782 lekë. Nga të cilat, për periudhën 2009-2011 për tatim fitimin, për periudhën prill 2009- tetor 2011 për TVSH-në dhe deri në mars 2013 për sigurimet shoqërore, detyrime të papaguara dhe gjoba për shumën gjithsej 996.745.000 lekë, si dhe detyrime gjithsej për ulje humbje për shumën 497.947.000 lekë.

Shoqëria A.R.M.O. sh.a. me NIPT J 8291 6498 D është krijuar në vitin 1999, me kapital fillestar 5.126.461.000 lekë. Nga data 27.11.2008, administrator i kësaj shoqërie është bërë shtetasi Rezart Taçi dhe në këshillin mbikëqyrës janë shtuar anëtarët Mustafa Taçi, Anika Taçi etj. Ky ndryshim ka ndodhur pasi shoqëria “ANICA MERCURIA REFINERY” ka blerë 85% të aksioneve të shoqërisë “A.R.M.O.”

Shoqëria “ANICA MERCURIA” me Nipt J 81902013 T është krijuar me datë 2.7.2008, pra rreth katër muaj para blerjes së 85% të aksioneve të kompanisë “A.R.M.O.

Sipas ekstraktit historik të regjistrit tregtar në këtë shoqëri, herë pas here janë bërë ndryshime në këshillin mbikëqyrës dhe konkretisht: me datë 19.11.2008 është shtuar si anëtar Gramoz Taçi; me datë 14.11.2010 është shtuar si anëtar Vasil Dede dhe larguar Anika Taçi, me datë 15.11.2010 është shtuar si anëtar Anika Taçi (motra e Rezart Taçit), ndërsa me datë 01.7.2013 janë riemëruar si anëtar të këshillit mbikëqyrës Mustafa Taçi (babai i Rezart Taçi-t), Drita Aliçka (nëna e Razart Taçi-t) dhe Z.Joseph Melton Desormeaux.

– Kopjen e “Njoftim vlerësimi për detyrimet” nr.prot 45566/10 dt 29.6.2012, të Drejtorisë së Kontrollit në Drejtorinë Rajonale Tatimore të Tatimpaguesve të Mëdhenj, drejtuar shoqërisë “Taçi Oil International & Supply Company” sha me Nipt K 31902009 J me administrator të përgjithshëm Rezart Taçi, me adresë Rr. D. 4 Shkurtit P. Sky Tower Tiranë, sipas të cilit në bazë të raportit të kontrollit, kjo shoqëri në total duhet të paguajë detyrime tatimore, interesat dhe gjobat për shumën 1.375.824 lekë, me arsyetimin për moslëshim fatura dhe gjoba. Ndërsa janë zbuluar shkelje në agregatin sigurime shoqërore për periudhën nëntor 2009- janar 2012 për shumën 1.815.000 lekë. Ndërsa për periudhën shkurt 2012- prill 2013 për agregatin TVSH dhe sigurime shoqërore dhe për periudhën 2010-2012 për agregatin tatim fitimi, kontrolli tatimor është në proces.

– Kopjen “Njoftim vlerësimi për detyrimet” nr.prot 7547/7 dt 16.8.2013 drejtuar “Kuid” shpk me Nipt K 63005203 O me administrator Rezart Taçi, me adresë Rruga Durrës-Nikël-Rinas, zyra në pikën e karburantit “Taçi Oil International & Supply Company, pranë aeroportit Nënë Tereza, sipas të cilit kjo shoqëri për periudhën 2010-2011 duhet të paguajë menjëherë shumën 42.216.783 lekë si detyrime të papaguara dhe gjoba për TVSH dhe tatim fitimi.

-Praktika shkresore nr.prot 7547/4 dt 31.7.2013, e Drejtorisë së Kontrollit në Drejtorinë Rajonale Tatimore të Tatimpaguesve të Mëdhenj, drejtuar shoqërisë “Kuid” shpk me Nipt K 63005203 O me administrator Rezart Taçi, me adresë Rr. D. 4 Shkurtit P. Sky Tower Tiranë, sipas të cilit në bazë të raportit të kontrollit, kjo shoqëri ka detyrime për agregatin tatim fitimi për periudhën 2009-2011, për agregatin TVSH për periudhën maj 2010- nëntor 2012 dhe agregatin sigurime shoqërore maj 2010– nëntor 2012 me zbulim gjithsej 30.660.000 lekë dhe ulje humbje 107.883.000 lekë  ose në total detyrimet tatimore të kësaj shoqërie janë 138.543.000 lekë.

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve me shkresën nr.141/1 datë 4.12.2013 është konfirmuar se për subjektet e lartpërmendura do të ushtrohet kontroll dhe rikontroll tatimor dhe në përfundim të procedurave do të njoftohemi për rezultatet.

3. Me kontratë noteriale nr.8186 rep, dhe nr.2560 kol, datë 05.07.2013, redaktuar nga noter Julian Zhegu, shtetasi Rezart Taçi i ka shitur shtetasit Fuad Haxhiymeri, 4.46% të aksioneve  të zotëruara prej tij në bankën Credins sha, kundrejt vlerës 4.655.000 euro. Shuma prej 155.000 euro është likuiduar nga pala blerëse me datë 8.7.2013 nëpërmjet transfertës bankare pranë bankës Credins, ndërsa shumën prej 4.5 milion euro shtetasi Fuat Haxhiymeri e ka transferuar në favor të shtetasit Rezart Taçi me datë 24.09.2012.

4. Me datë 24.9.2013 shtetasi Arjanit Kolgega, administrator dhe ortak i vetëm i shoqërisë “Niti Petroleum Company”sha, me NIPT L11530005M në cilësinë e blerësit ka transferuar për llogari të shoqërisë “Societe Generale de Surveillace” shumën 1 milion USD në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimi (CMA 2387/12 AB-Trafigura) lidhur me datë 24.4.2012 midis tre palëve:

– Societe Generale de Surveillace (SGS) me seli në Gjenevë Zvicër.

-Trafigura Beher BV, e themeluar në Holandë si degë e shoqërisë së huaj me seli në Zvicër(e quajtur depozituesi) dhe

– Niti Petroleum Company”sha, i quajtur blerësi.

Sipas kësaj aktmarrëveshje, depozituesi (Trafigura) është pronari i produktit naftë e rafinuar për sasinë 19 milionë tonë me vlerë 30 milion USD, e cila është parashikuar të depozitohet në depozitat që ndodhen në terminalin “Taçi Oil” në Porto Romano”. Në zbatim të kësaj marrëveshje është lëshuar faturë  datë 24.9.2013 nga SGS në favor të “Niti Petroleum Company” sha. Në këtë faturë në pjesën përshkruese të mallit është shënuar: Deklaratë për humbjen e produktit të CMA për sasinë 27311.514 MT dhe vlerë totale 28 403 974.56 USD.

Shoqëria “Niti Petroleum Company”sha është krijuar me datë 29.03.2011 me kapital fillestar 2.000.000 lekë, me objekt veprimtarie “Import, eksport, tregtim me shumice dhe pakicë të naftës dhe nënprodukteve të saj, shpërndarja dhe marketingu i produkteve nëpërmjet tregtimit të nënprodukteve të naftës dhe të gazit etj”, me administrator të vetëm shtetasin Arjanit Kolgega, me adrese të ushtrimit të aktivitetit lagje nr.1 Laç përballë hotel Diplomat. Me 16.1.2012 është ndryshuar adresa e shoqërisë dhe është bërë rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Sky Tower, 5/2, Tiranë; ndërsa me datë 18.9.2013 ka ndryshuar adresa duke përcaktuar si adresë të ushtrimit të aktivitetit adresën e parë (lagje nr.1 Laç përballë hotel Diplomat). Nga verifikimet policore rezulton se në këtë adresë nuk ushtrohet asnjë lloj aktiviteti tregtar. Pra, adresa e depozituar nga shtetasi Arjanit Kolgega në QKR si adresë e ushtrimit të aktivitetit të kësaj shoqërie është fiktive.

Me datë 23.12.2011 dhe 27.12.2011 në llogari të kësaj shoqërie janë xhiruar shumat: 40.987.000 lekë; 9.231.221 lekë dhe 12.976.95 lekë nga shoqëria “A.R.M.O.” sha për likuidim faturash shuma të cilat janë tërhequr brenda të njëjtës ditë nga Arjanit Kolgega.

Me datë 28.10.2011 shoqëria “Niti Petrolium Company” sha e përfaqësuar nga Arjan Kolgega ka lidhur kontratë për blerjen e 20% të aksioneve të shoqërisë “I.S.C” Petroleum” sha nga Irgen Selfo (pala shitëse) me çmimin e blerjes 5.175.000 euro, ndërkohë që vlera kontabël e 20% të aksioneve sipas kontratës së ekstraktit në QKR është 400.000 lekë. Nga verifikimi në QKR në ekstraktin historik të shoqërisë “I.S.C” Petroleum” sha nuk rezulton i pasqyruar asnjë ndryshim që vërteton ekzekutimin e kësaj kontrate dhe aksioner i vetëm i kësaj shoqërie që nga krijimi është shtetasi Irgen Selfo.

Me datë 28.7.2011 ka transferuar në favor të shoqërisë “A.R.M.O.” sh.a. vlerën 4.5 milion USD me përshkrim “kalim fondi”.

Me datë 12.7.2011 ka lidhur kontratë overdraft-i në vlerën 400.000.000 lekë.

Me datë 4.11.2011 ka transferuar në favor të “A.R.M.O.” shumën 2.183.900 USD.

Me datë 19.62.13 është lidhur kontratë midis shoqërisë “A.R.M.O.” dhe shoqërisë Niti Petrolium Company me objekt njohje detyrimi ndaj kësaj shoqërie nga shoqëria “A.R.M.O.” për shumën 1.960.549.549 lekë.

Përveç transaksioneve me shoqërinë “A.R.M.O.”, shtetasi Arjanit Kolgega ka bërë edhe disa depozitime në kesh në llogari të subjektit të tij, ndër të cilat veçojmë:

-Me datë 26.11.2012 ka depozituar shumën 77.260.000 lekë.

-Në datat 6.8.2012, 17.1.2013 dhe 20.3.2013 ka depozituar më secilin rast shumat nga 50.000 euro.

Po ashtu gjatë viteve 2012- 2013, shtetasi Arjan Kolgega nga llogaria e shoqërisë së tij ka kryer disa transferta bankare, depozitime dhe tërheqje me çek nga dhe për në llogari të  subjekteve:

-“Kuid” shpk me Nipt K 63005203 O, ku ortak dhe përfaqësues ligjor nga muaj korrik 2007 deri më 18 tetor 2013 ishte Rezart Taçi.

-“Taçi Oil International Trading& Supply Company” me NIPT K 31902009J me ortak të vetëm Rezart Taçi.

-“Kuarta” sha me NIPT L 21721005U krijuar me datë 21.5.2012, ku ortak ishte Rezart Taçi dhe më pas më 17.7.203 ortak i vetëm u bë Irgen Selfo.

-Me datë 15.8.2013 ka depozituar në llogari të shoqërisë “I.S.C.Petroleum Company” sha shumën 500.000 euro. “Shoqëria “I.S.C.  Petroleum Company” është krijuar me 25/01/2011 me aksioner të vetëm Irgen Selfo.

5. Shoqëria “Heaney Asset Corporation”, e përfaqësuar nga shtetasi Abe Halati, lindur në Iran dhe banues në Azerbajxhan, ka blerë nga shtetasi Rezart Taçi kundrejt shumës 50 milion euro shoqëritë:

-Anika Enterprisses” SA me adresë në Gjenevë në shumën 35.000.000 euro.

-“Taçi Oil” me NIPT K31902009J për shumën 500.000 euro.

-“Europetrol” sha me NIPT K 11808502 I për shumën 14.000.000 euro.

-“Kuid” shpk me NIPT K 63005203 O për shumën 500.000 euro.

Shoqëria “Heaney Asset Corporation është krijuar sipas legjislacionit të Ishujve të Virgjër Britanik (British Virgin Islands. Aksioner i vetëm në këtë kompani është Jean-Claude Dauvergne.

Me datë 6.8.2013 është kryer transferta e parë prej 35 milion euro në favor të Rezart Taçi në llogarinë e tij personale. Në datat 6 dhe 7.8.2013 shtetasi Rezart Taçi ka transferuar në emër të afërmve të tij, shtetasve Anika Taçi, Drita Aliçka dhe Mustafa Taçi respektivisht në bankat RBZ dhe Tirana në total shumën 12 milion euro. Nga këto rezulton se me datë 13.8.2013 janë kryer veprimet si vijon:

-Nga banka RZB, Anika Taçi ka tërhequr shumën prej 1.850.000 euro, Drita Aliçka ka tërhequr shumën 2.054.000 euro dhe Mustafa Taçi ka tërhequr shumën prej 1.850.000 euro. Në secilën tërheqje arsyetimi ka qenë i njëjtë “për shpenzime dhe investime në imobilarë”.

-Në llogari të shtetasit Mustafa Taçi, nga BKT, ka mbërritur në bankën RZB shuma 925.000 euro dhe nga llogaria e tij personale nga banka ISP është transferuar shuma 2.925.000 euro, nga këto fonde janë tërhequr nga ai 3 milion euro.

-Në llogari të shtetases Drita Aliçka është transferuar nga llogaria e saj personale në bankën ISP shuma 2.549.290 euro, nga e cila është tërhequr shuma 2.400.000 euro.

-Në llogari të shtetases Anika Taçi është transferuar nga banka ISP shuma 2.924.290 euro, nga e cila është tërhequr vlera 1 milion euro.

Nga këto të dhëna rezulton se familjarët e shtetasit Rezart Taçi kanë përfituar në bankën RZB dhe Tirana Bank për një periudhë dy ditore shumën 12 milion euro, nga të cilat janë tërhequr me para në dorë shuma 5.754.000 euro. Ndërsa në BKT është tërhequr në total shuma 6 400 000 euro nga transfertat e përfituara nga llogaritë personale të familjarëve të Rezart Taçi-t nga banka RZB.

Me datë 16.7.2013 shtetasja Anika Taçi ka lidhur deklaratë noteriale për njohjen dhe shlyerjen e detyrimit monetar nga shoqëria “A.R.M.O.” sha në shumën 20 milion euro.

Totali i detyrimeve të njohura nëpërmjet deklaratave noteriale  në favor të Rezart dhe Anika Taçi është 10.359.000 lekë dhe 80 milionë euro.

Nga të dhënat dhe faktet e trajtuara më sipër veçojmë:

-Mosdeklarimi i shitjeve pranë organeve tatimore i 565.820 litrave gazoil me vlerë 485 633 USD eksportuar nga kompania“TAÇI OIL International Trading&Supply”, sha me administrator Rezart Taçi, për shoqërinë malazeze “IK REAL D.O.O Podgorica”.

-Mosshlyerja e detyrimeve tatimore dhe gjobave nga shoqëria A.R.M.O.” sha me administrator të përgjithshëm shtetasin Razart Taçi, për shumën 1.494.692.782 lekë (rreth 8.2 milion euro) dhe transferimi i 80% të aksioneve nga aksionari “Anika Enterprises SA (i cili zotëronte 85 % të aksioneve të “A.R.M.O-s.”) tek aksionari i ri Heaney Asset Corporation.

-Mosshlyerja e detyrimeve tatimore dhe gjobave për shumën 1.375.824 nga subjekti Taçi Oil International& Supply Company”  me administrator të përgjithshëm Rezart Taçi, dhe transferimi i 100% të aksioneve tek aksionari i ri Heaney Asset Corporation.

-Mosshlyerja e detyrimeve tatimore dhe gjobave për shumën 138.543.000 lekë nga subjekti Kuid shpk me Nipt K 63005203 O me administrator Rezart Taçi dhe transferimi i 100 % të aksioneve  tek aksionari i ri Heaney Asset Corporation.

-Mosveprimi i organeve tatimore për kontrollin e plotë të gjitha subjekteve në administrim të shtetasit Rezart Taçi dhe personave të lidhur me të, si dhe mos marrja e masave ligjore për të penguar transferimin e aksioneve të këtyre shoqërive debitore tek aksionerë të tjerë.

-Krijimi i disa kompanive nga i njëjti person, Rezart Taçi, me të njëjtin objekt aktiviteti tregtar (si A.R.M.O. sha; “Kuid” shpk; “Taçi Oil International Trading& Supply Company” sha; “Kuarta” sha etj.) dhe kryerja e transaksioneve financiare e  bankare ndërmjet tyre mund të jenë bërë me qëllim mashtrimin me TVSH-në dhe fshehjen e të ardhurave.

-Kryerja e transaksioneve derdhje-tërheqje në vlerë të larta me para në dore dhe tërheqja e menjëhershme e tyre nga bankat nga familjarët e shtetasit Rezart Taçi.

-Faktin se nuk ekzistojnë transaksione bankare dhe kontrata noteriale që të justifikojnë qëllimin e përdorimit të këtyre fondeve, për periudhën pas tërheqjes së tyre.

-Transferta prej 4.5 milionë euro në favor të shoqërisë “A.R.M.O.” me arsyetimin kalim fondi.

-Transferta në vlera të larta nga shoqëria “A.R.M.O.” sha për likuidim detyrimesh dhe tërheqje e këtyre shumave menjëherë brenda ditës.

-Kontrata për blerje e 20% të aksioneve të shoqërisë në vlerë tepër të lartë. Megjithëse e paekzekutuar ende.

-Lidhja e një deklarate noteriale midis Anika Taçi dhe shoqërisë “A.R.M.O.” për shumën 20 milion euro për njohje dhe shlyerje detyrimi.

-Prania e të njëjtëve persona në cilësinë e anëtarit të këshillit mbikëqyrës apo të aksionerit në disa kompani në pronësi të Rezart Taçit.

-Shitja e menjëhershme e katër kompanive nga shtetasi Rezart Taçi.

-Fakti që selia e kompanisë “Niti Petroleum Company” me administrator Arjan Kolgega është në të njëjtën adresë me adresën e subjektit.

-Nga fakti që shoqëria “Societe Generale de Surveillance” me seli në Gjenevë Zvicër me datë 24.9.2013 ka lëshuar faturë në favor të “Niti Petroleum Company” sha, ku në pjesën përshkruese të mallit është shënuar “Deklaratë për humbjen e produktit të CMA për sasinë 27311.514 MT dhe vlerë totale 28 403 974.56 USD”, krijohen dyshime se ndodhemi para një mashtrimi të shoqërisë “Niti Petroleum Company”.

Nga këto të dhëna dhe fakte krijohen dyshime të bazuara se shtetasit:

1.Rezart Mustafa Taçi, i datëlindjes 7.6.1971

2.Anika Mustafa Taçi, e datëlindjes 25.6.1975

3.Mustafa Nevrus Taçi, i datëlindjes 18.4.1934

4.Drita Riza Aliçka e datëlindjes 7.5.1945

5.Arjanit Bexhet Kolgega, i datëlindjes 8.1.1975

6. Irgen Arian Selfo, i datëlindjes 13.7.1986

Së bashku edhe me punonjës të tatimeve(që duhen identifikuar gjatë procesit hetimor) dhe me persona tjerë, shtetas shqiptar apo të huaj që mund të identifikohen gjatë hetimit, kanë kryer dhe vazhdojnë të kryejnë veprime të kundërligjshme që përbëjnë elementë të veprave penale: “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 180, 181, 181/a, 186, 144/a dhe 287 të Kodit Penal.

Së bashku me këtë informacion dërgohet edhe dokumentacioni përkatës me qëllim regjistrimin e procedimit penal për veprat penale të mësipërme.

78 komente në “Paditet e gjithë familja Taçi/ Ja DOSJA e plotë me abuzime prej dhjetëra miliona euro”

  1. lavirja e bulevardit says:

    akuza, akuza dhe vetem akuza?????????????????

    1. fl says:

      Me fal po si nuk i vihen prangat??? Jeni te sigurte se ky do dale ne gjyq dhe nuk do ja mbathe me familje (ne mos e ka bere kete).

      Minimalisht duhet ti sekuestroni pasaportat pasaportat, minimalisht!

      1. Badigardi i DIN says:

        Te gjitha (miljonat) jane te Liri-Sllobodankes…, Ky kamarjeri emeri i ti vetem ne bordoro………….

        1. Nesti says:

          Shume mire ja kane bere ketij krimineli sepse ky kete gje meriton. Ka vjedhur kete vend sepse ka pasur mbeshtetjen e Berishes.

          Burgu do jete banesa e tyre e ardhshme.

          1. Pjerin Cari says:

            Ne foto mungon edhe vajza e Sllobodankes, Argita.
            Urime per punen qe po ben Qeveria.
            Ajo ka vene firmen ne cdo blerje, shitje, matrapazllek te kesaj shushunje. Gjarperinjte Berisha jane sjelle rrotull kesaj kompanie qe u perdor per te vjedhur shtetin.
            Mos harroni mbesen e Lirise, ate te ilaceve, ajo eshte e dyta nga pasuria.

      2. Hasan Karcelli says:

        Për të ndihmuar:
        Kompania Societe generale de surveilleaca nga Gjeneva nuk është e regjstruar në “Registre du commerce Geneve”. Me fjalë tjera është fantazëm.

    2. fl says:

      Me falni. Ndonje lidhje me Fondacionin e Liri Berishes ka ky? Z.Baze, fjala eshte juaja ne artikullin e ardhshem…

    3. With us you just cry :-( says:

      With us you just cry:
      http://goo.gl/5b66fR

    4. komunisti says:

      po ku ishin gjithe keta hajdute dhe tradhetare kriminela te pabese pederaste pedofile etj ne kohen e xhaxhit,po enveri cfare dreqin vodhi dhe ku i ka fshehur,ky vend do nenshtrimin e perandorise osmane se te gjithe paskan qene njerez halesh,duhet nje enver qe ti vendosi perpara litarit dhe pasurite tja marri dhe tja bashkoje kombit.maskarenje te gjithe,pluharizmi vetem per keta paska qene,shumica e popuyllit duhet te punoj per keta kriminela,behu o edi rama si dulla,plasi brenda te gjithe kush ka vjedhur shtetin,tregohu i pameshirshem me te gjithe abozuesit,ke shumicen e popullit me vete,dhe shumica eshte fitimtare gjithmone..

      1. Bekimi says:

        Edi u tha: “S’keni parë akoma”….
        Dhe ara po shohin, por s’u besohet.
        Po as neve jo….deri kur t’i shohim të gjithë prapa hekurave.
        Ata që u kanë shkuar prapa si oqe kanari, t’u çojnë nganjë kaush makarune nga një herë në muaj, por me leje të Edit, veç.

        1. Bekimi says:

          korigjim i vogël: “Dhe ata….”

    5. adri says:

      Keta te akuzuar duhet te arrestohen menjehere pasi akuza eshte shume e rende dhe personat qe i kane kryer jane shoqerisht te rrezikshem dhe se mund te demtojne ose pengojne procesn e hetimit sa me te plote dhe te shpejte te kesaj afere korruptive dhe vjedhje me pasoja te jashtezakonshme per ekonomine e cdo shqipetari.
      Te gjithe hajdute dhe miliarderdere me pasurine e Repulikes se shqiperise, te arrestohen menjehere.
      Normalisht keto para mund te ishin shperndare e te ishin krijuar vende pune per rinine dhe familje qe jane me shumice pa buken e gojes ne Shqiperi, por qe korrupsioni ne organet shteterore dhe kryesisht ato Gjyqesore ben qe te ndryshohet rrjedha e ketyre lekeve qe te shkojne tek Tacat e Kolgegat.

  2. Aurenc Bebja says:

    Keshtu si eshte nisur, besoj se qeverise do i duhen te gjeje fonde per te hapur burgje te reja…se 1/4 e popullit eshte e korruptuar

    AB : http://darsiani.jimdo.com/

    1. Shefqet Cela says:

      Zoteri! Ketu nuk po behet fjale per shqiptaret si popull por per shushunjat qe i kane pire gjakun. Keta nuk jane “gjysma e shqiptareve” por shume me pak.
      Jane pjese e nje bande te krimit ekonomik, ne mos me gjere.
      Qeverija po ben nje pune teper guximtare duke i prere tentakulat ketij oktapodhi
      mafjoz.
      Minimalisht duhet te kthejne ato qe kane grabitur per tu a shperndare varfanjakeve qe vuajne per buken e gojes.
      Shqiperija eshte nje vend i bekuar, me tere ato pasuri natyrore, e sidomos te nen tokes. Keto dhurata te natyres i kane gezuar, ne menyre te pa merituar, politikanet e korruptuar dhe keta lakej ekonomik te tyre.
      Hataja eshte bere pikerisht ne NAFTE, KROM, BAKERR e keshtu me radhe.
      Se dyti mos harroni se ndeshkimi i krimit dhe vendosja e ligjit e shendosh shoqerine ne kuptimin qe begatija krijohet me pune mendore e fizike dhe jo me matrapazlleqe mafjoze.
      Une nuk e paragjykoj Taçin. Te presim fundin e gjykimit me durim, por kur pashe qe dhuronte qe in dhuronte Lirise plot DHJETEMIJE EURO, kur shume te semure bejne apel dritherues per ndihme per jeten e tyre.
      Qeverija ben nje pune shume te zgjuar. Duke i shkulur rrenjet kapo mafjozit
      kjo bime e helmuar do thahet vetvetiu.
      Kapaku i floririt eshte kafazi per te.
      Shendet!

      1. labi itali says:

        taci ke hikur ne drejtim te pa ditur ……..sos………

  3. Brian says:

    Mos i bini ne qafe kesaj familje se keta kane bere shume per kombin, na kane sjelle Real Madridin te luaje me Gramozin e Ersekes.

    1. demokrat i fillimit says:

      Sigurisht ky duhet arrestuar, eshte nje hajdut mafjoz i lidhur me ish pushtetaret, por fakti qe pothuajse te gjithe ministrat qane kur kryeministri i tyre dha doreheqjen me le pershtypjen se jane te gjithe te zhytur ne vjedhje,jo se dha doreheqjen ish kryeministri,sepse ky ishte nje akt i duhur, por i tmerronte goditja qe do te merrte filozofia e tyre e mosndshkimit, prandaj edhe e mbanin ndoshta gjyqesorin dhe prekurorin nen terror per ta friksuar, e per pasoje ti hapej rruga vjedhjeve e mashtrimeve.Mendoje se perpara do jene fakte edhe me te medha qe nga ish ministrat qe bredhin me makina mbi 100 -200 mije euro e larte e deri te rrethi i ngusht i ish kupoles, e rendesishme eshte lufta pa kompromis kunder ketij fenomeni,qe kjo kategori e meriton te shkoje per lesh.

  4. sheqere berisha says:

    sali biri im na mori ne qafe ky piktori

    1. Pjerin Cari says:

      Si do i veje halli qenit te Argites?
      Do ngelet jetim, apo edhe ai do denohet?

  5. Horri i i Bulevardit says:

    Bravo, mos harroni ti hidhni tek hamshoret e 313-tes, se jane te majmur, ate rruspijen, ma jepni mua, se kam akoma semafore bosh, punesoj rruspija.

  6. ardi says:

    Shpejt o Sali të bëjmë diçka se po na i arrestojnë djemtë.

  7. DREJTESI says:

    Sa ka per tu gjetur ne ato libra te tatimeve dhe doganave,do te duhet qe nje trup e mire gjyqesore te punoje per 5 vjet vetem me ceshtjet e vjedhjeve te ketyre kafsheve te babezitura per para!

  8. Po habitem says:

    A jan te verteta keto lajme me duket se po vjen era shtet
    Luftoni korrupsionin dhe jam dakort me rritjen e naftes, po jo te pensioneve
    ?

  9. sali qeni says:

    Ne burg qenin e berishes dhe kush e ka afer ta bejne legen burgu kete parazit qe vodhi djersen e shqiptareve.kur rusia i fut ne burg oligarket pse ne te jemi ndryshe.po doni shtet ngrihuni dhe kerkoni burgosjen e tyre perndryshe do na bejne anglezet me kameron pordhacin koloni te greqise dhe serbise.po vijne kohe te veshtira per kombin tone akoma nuk po shohim asgje.gjoja miqesia me ameriken eshte nje vrime ne uje.duhet sjellur ruset ne sazan dhe kinezet ne pashaliman e turqit ne sarande.ata jane miqte tane me prova jo me fjale si jankit dhe evropianet pordhace.

  10. ana says:

    hajdute te ndyre, rrace e mallkuar……

  11. dick head UK says:

    Ti Sheqere berish ik se na can K…n me keto komente shke me so shqip se andej nga vjent bashk me debil salin

    1. Lone Star State says:

      Ty po t’a rrotulloj “d” 90 grade dhe po t’a bej “P”.

    2. sheqere berisha says:

      kjo eshte gjuha e edvin rams, rezart taci binzesmeni ma i ndershem ne bot, rroft sali berisha skenderbeu

      1. Pjerin Cari says:

        Sheqere shko bej tetanozin.
        Sheqeren me duket se e ka kafshuar Saliu, se ka qene i terbuar.

  12. Rroku says:

    Prandaj hakerrehet saliu ne Facebook se I shkojne shtat, strumbullari I ketyre mashtrimeve eshte e gjithe familja e baces……

    Bace mos u merzit, nuk te leme te ikesh ne ate bote pa dhene ca llogarira, dhe ne Facebook vashdo Derry diarene tende se na gajas!

  13. Xhemol katunari pri kashari says:

    Po pse nuk arrestohen?

  14. futja kot says:

    prandaj u tentua te shkaterohej AI i tatimeve si ai i 21 janarit por nuk u eci.

  15. ballisti says:

    Ne kete akuze, mungon objekti kryesor i saj qe eshte rrahja e Meros nga nje bodiguard i Tacit per shpifje.

  16. . says:

    ******************************************************************************************

    “Litari po shkurtohet” …. po i afrohet s-Ali Bishes me familje.
    O Zot, sa me shpejt mere kete kriminel te lidhur ne pranga … “Dite Feste” gjithe Shqiperia.

    ******************************************************************************************

  17. ILIRET says:

    Di kush te na thote, kur perfundon se ndertuari burgu i Fierit? Aty ka vend per te gjithe shpuren e PD-se.
    Ka edhe fushe futbolli, ku radhen pas Milanit dhe Realit e ka Barcelona dhe Bayern per te luajtur me ekipin e burgut, me kapiten Tacin…

  18. razo says:

    BUM – BUM – BUM po bihen daullet vetem 100 dite.

  19. Artan says:

    Nese keto qe shkruhen jane te verteta… ZEMRA MAL…ti shoh keta gjakprisa ne burg.

    Me ne fund po vjen era shtet….

  20. iliri says:

    Cfare po prisni xhanem, merreni , plaseni brenda e shtrydheni mire se ka shume leng per te nxjerre ky lloj limoni….

  21. kurro says:

    po ta shtrengojne lakun or bace serbise. beji thirrje popullit, madje merr edhe ca serbe te kosoves dhe bej demostrate per te mbrojtur demokracine.

  22. Shelegura says:

    banoj ne tirane jam nga kolonja ,kam depatuar shume me nje pjese kolonjar ,kur solli realin ky rezarti ,se kuptohej let ,qe po shkelej pasuria e popullit shqipetar me kembe nga nje mashtrus ,nuk emar me ment se si ky ,mashtrus ariti te lidhej me keq bersin me te math te shqiperise berishen dhe cuan pasurine e vendit ne kete derexhe duhet ksefestohet cdo gje

  23. england says:

    Plakushi ish kryeminister ka kohe qe mban PAMPERS!ka filluar ta beje me shpesh keto kohet e fundit,pasi e ka kutpuar qe po i vjen rradha atij.

  24. turi says:

    po frangaj kur e ka rallen. frangen dhe fevzon tja u bejne te dyve bashke

    1. miri says:

      Po meta kokelopa dhe hajdutet e lsi kur e kane rradhen. Edhe ato me zor po i pres.

  25. turi says:

    sekuestrimin direkt ku i kan dhe ku si kan qente e poshter. me leket e shqiptarve na bente pordhe ai,me real e milan e dreqi me te bire,ai gramozin e ka ne kategori te 2 dhe ketej na sjellka realin ai pa drita ne tirane,pret perez taci bosin. ne burge legenat nuk u ngopen,dhe leket e te semurve vodhi me gjithe lirin e saliut

  26. psevertete says:

    nuk arrestohet se i ka krahet te ngrohte. Burri i nje ministreje aktuale punon per te dhe ka shume fije te tjera qe e lidhin me pushtetin e Rames. nuk do i hyje gje ne kembe, do e hane ca peshq te vegjel

  27. skenda says:

    Po bizneset e deputeteve te PS jane te pastra?Se besoi fare.Nese hetohen sdo te gjej hetuesia as edhe nje biznes te paster.Kjo eshte e sigurt.Edhe bizneset e mediave duhet te hetohen sa me pare.Nese objektiv jane vetem bizneset e demokrateve sdo kete gje nga kjo fushate.

  28. A O ZOTE I MADHE says:

    A MOJE LIRI TI QE ME BENE SI ZONJE E RENDE. TI HAJDUTE E LEKVE TE TE SEMURVE.ASHU RIÇE PER JETE SHUREN E BOTES DHE SI ATA QE U VJELLE TU BEFSHIN. SPIUNE E UDBse

  29. Sigurimi says:

    Po mire more,nuk paska lene gje pa bere ky Taqua….! Po ate garancine bankare fallco te blerjes se Albpetrolit e kane harruar keta derdimenat,apo bejne sikur nuk dine gje?! Behet fjale vetem per 85 milion euro qe Taci i detyrohet shtetit Shqiptar nga mospermbushja e kesaj kontrate. O bejini punet tamam,o lerini pordhet se populli nuk ha bar,i ka vajtur atje ku nuk mban me.

  30. MUSA SHEGA says:

    Te gjitha inate akuza politike kesha. Jane hakmarrje te. Bustit stanit dhe. Enver Hoxhes dhe ures se kaprakes te gjitha keto. Jane hakmarrjet. E. Ppsh se i trashigon. Ps lsi majtiste. Ramiste metiste keto 2 koka ishin super. Armiq. Futuni ne jutup mbas vrasjes 4. Djemve te 21 janarit. Futun ne ju tup sa. Shan. Meta. Rame dhe qfar. Ofendiesh i jep. Meta Ramet ok futuni ne. Jutup. Qfar. Flet. Meta per. Ramen. Ok. Sot. Kryesort. W-2. Kokat. Kryesore te pushtetit. Policor. Shtet. Rrethum. Vendosni. Ligjet. E. Enver Hoxhes. Qoni. Bustin ne. Tirane para kryeministris. Noborr te kryeministris. Vendosni. Bustat e. Stalinit – 2nverit- 3amizit -fatosit – gjinushit-ervet pllumit.-A Carcanit. Ok. Keta jane. Origjina. Ps-lsi. Majtistat e ppsh te Enver Hoxhes. Vetem. Bustin e Enverit ne tiran gjirokaster Berat orgjen. Mirmbajtes pere. Bustet sa te ngrien te vendose. Erjo Brace se eshte tamam per. Te pastruar. Bustar e diktatorvet. Parti. Edi pushteti policor. Drejtesia. Kryeparlamentari Meta politikani super Boss shqiptar-ballkanik pse se arrestoni apo skeni byth. Ai ka pasuri. Sa tere politikant bashke ne shqipri. Po i ka me pseudonime nga shkodra n kolike. Nga lezha me lac vor. Kavalishenca. Durres. Obobo te plepat. Po vila te gjiri. DhaLles po ne fier. Vlor sarend gjirokaster. Ai ka edhe jashte shteti. Qa vodhen ata. Qeveria socialiste 97-2005. Kryministrat. Majko. Nano meta. Obobobo qa more 50/100 te parevepiramidale dhe krejte. Paret e bankave shqiptare miljada po edhe. Tubat e. Ari. Me tere arin qe ishte neper tynele. Vetem. Haga i pret. Hajdutat. Socialist majtist. Veten ne hage do japin dhogori. Per korrupsion. Politik dhe hajni. Pershendetje. Super miljaderi. Politikan 2 shi pushtetit. Te pa drejtesis shqiptare. Oooo mozomakeq po ty te pret. Vec. Gjykata e hages. Qa ke ba ti me. Faton. Nanon 97-2005. Zoti marrte hak. Po kure ishe zevendes kryministe 2009-2013. Ke shume fishu pasurit tuaja super prradhore. Ti je. Super. Bossi politikan shqiptar. Bashke me politikan socialista. Lsi. Te shikovi. Krejte njerzimi ne vidoio. Je vertet. Pasanik super bossi i politikes. Majtiste-2nveriste ppsh qe 23 vite je bere. Berluskon

    1. Petrit Zela says:

      Ju zoteri; A deshironi qe shqiperia,te sundohet nga ligjet,apo me copa letrash- bakalli-neper duar;;

  31. drejtesi says:

    Le te aplikohet e njejta metode hetimi per kedo ka vene pasuri te pajustifikuar qofte nga PD-ja, PS-ja apo LSI-ja apo kujtoni se keta te tjeret kane qene me te ndershem e jane pasuruar me pune. Po te doni mund ta filloni me Ramen e le te shpjegoje pasurite qe ka vene nga rroga si kryebashkiak.

  32. Petrit Zela says:

    Dora e hekurt e qeverise Rama,ka nevoje dhe per mbeshtetjen e popullit si stimul moral ne intervale kohe…Pamvarsisht se kjo qeveri,e perbere nga djemt, dhe vajzat tona,plot energji dhe freski mendimesh,dhe este ne gjendje per tu perballur me cdo force te regresit politik..Le ta dine te gjithe bota,se shqiptaretat, jane te angazhuar, per ta pastruar shqiperine,nga kundermimi i eres se ndotur,qe ka perfshire vendin,nga plehrat e politikes,ku prej 23-vjetesh-Nenen Shqiperi,e kane sunduar-si hijenat dhe korbat-e zinj…

  33. tan KAVAJA says:

    O Musa ta kam thon dhe i her tjeter ;t na e rrush per ver se per dimer na e man ngrofet . Ku ma ke msu kte shqipe mer pall .

  34. polisi. says:

    ore nga vin kto mbiemra car jan kto njerez SERB BOSHNJAK MAALAZES SE NUK PO EKUPTOI TACI TACIC PO HABITEM

  35. babec says:

    Rrethi po mbyllet dita dites! Qelite jane gati!

  36. vertino says:

    Ti musaka shega, meso shqipen mire e mos na caj trapin si shume.
    tung.

  37. shtetiforte says:

    Ed Rama

    duhet urgjent nje BURG i Madh ose merr me qera Bastijen ne France per keta Hoooorrraaa dhe hokurva – ky pis nuk kishte breke ne bythe dhe breket ja vishte Sllabodanka dhe donte me ble Milanin!!!!

  38. alternativa says:

    Filloi uragani. Bravo Edi Rama. Ilir Meta ver ne levizje ate ministrin tend te drejtesise se asgje nuk ka nxjerre ne drite deri tani.
    Pra, Kryebashkiaku i Vlores, Mziu i zi i Kamzes, supermafiozi i Lirise dhe Berishes, Taci, se shpejti bashkiaku i Elbasanit dhe Durresit, pastaj me rradhe Imami, Pollo, Bode, ai ish-ministri shemtire i drurit te arres, sa per keta drejtore tatimesh e taksash as mos e qethni fare, direkt e i plasni pa gjyq fare.Urgjentosht urdher doganave e pikave te kalimit kufitar te ndalojne persona te dyshimte nga lista teper e gjate korupsinit. T’y shperndahet lista te gjithe pikave. Nuk jam dakort qe duhet nje burg tjeter i madh pasi te gjithe shqiptaret qenkan te korruptuar. Absolutisht jo. Shqiptaret jane komb me virtyte e i ndershem, plehrat perreth oborrit te Sales jani llumi i atij kombi. Vipat e korrupsionit behen rreth 200 vete, dhe per keto duhet nje burg special, e keni parasysh cfare kam ndermend special, ne cdo pikpamje. E meritojne te trajtohen ne menyre te vecante, dmth t’u caktohet nje njeri qe tu prese mishin me gershere ngadale ngadale e tu hedhe nderkohe kripe te mire Vlore. Perseri shume urime Edi dhe mos e caj koken fare per mitingjet e sales se maksimumi do te mblidhen disa sahanlepires, rreth 600-700 vete. Me vete ke mbi 1 milion, sepse pervec atyre qe fituat ne zgjedhje keni edhe me shume me projektet e nisura. Please futeni ate komb ne rrugen e prosperitetit e te botes se qyteteruar. Ai popull e meriton. Kalbini plehrat dhe llumrat e te gjitha ngjyrave ne burgjet e Burrelit. Zoti qofte me ty EDI RAMA.

    1. qirjo vicidoli says:

      cfare po kukuris more po keta duet ta kisjin arestuar menjeher apo do thon qe kane ikur me carter privat dhe do ti gjeje interpoli .ku ndodh kjo ne ndonje ved te botes qe moa te maresh masa sigurie per krime te ketij niveli .po ketej vetem nje dyqan vidhet dhe te dyshuarit vihen ne masa sigurie qe te mos largohen,jo te leshe keta ne gjendje denoncimi me gjith ato krime qe ju jane parashtruar me lart .iku ai ,paret i ka jashte dhe do leri targat e BODEQIRIS …………………………………………………..

  39. Frederik says:

    Ka nje pasaktesi te madhe ne artikullin e mesiperm ku citohet se Taçi ky mashtrues ordiner qe kapi shtetin duke perdorur dhe familjen e Sali Berishes . Çfare eshte kjo valle , lajthitje e autorit apo i merr njerezit per budallenj ???
    Ishte familja e Sali Berishes qe perdori familjen Taçi si gur shahu . Taçi si pa mend , u fry per pak kohe si gjel pa menduar se cdo dite firmoste burgun e tij …

  40. Po po flluska sapuni si gjithmone.
    E gjitha behet si tymnaje per taksat
    http://dielli.al/lajme.php?id=28718&k=71

  41. burgu i rrogozhines says:

    ore po me gjithe keto qepo ndodhin jashte ..ne te shkretet ne burg rim kot Gjerat jan ete thjeshta ,,,,,,,tu sekuestrohet pasuria e pajustifikuar ,..ti kthejne borxhin shtetit kushdo qe i detyrohet …..O po keta shushunja ,cfare race jan evalle ??? kaq te pangopur ? ne nuk i duam ne burg o vella se do na prishin dhe ne …..Per mua nje dore emire nga keta pasaniket e sotem ti varin ,ore ti varin …..me fare eme fis ,,,,mos te ken as trashegimtare me ,,,,sepse dhe at jan epo aq te infektuar dh epo aq mizor ….sepse pasuria e ven mbi kufoma njerzish ….vetem vampira lind ……….

  42. zogi i zi says:

    po po telumt vetem pere taksat satjau fusin karin ne goje ater smund te flasin me hajdeni tamam shqiptar dilni dhe rrezoni cdo qeveri qe ju vjedh e ju varfro me von dojet shum von aedini se edhe bota tallet me ju qejeni atje ne shqipri aedini se ke kini kryeminister aedini se ke kini kryetar parlamenti po minister te brendshem ae dini po ministrat etjer aikeni por aedini senga vin pobo tmerr suvje turp qe hani buken kot

  43. Lume Kulheku says:

    po per tre peshkarexhe 8peshkatare qe luftonin me dallget e detit , jete – vdekje . Per 8 000 litra nafte 500 shishe vere . keto te blera me djerse . menjehere ifuten ne burg Gruaja 60 vjec . e munduar . e strapacuar . me djalin te semure qe per cdo operacion duhet te paguaje doktoreve . mijra . se ndryshe nuk e prekin me dore. po vuajne denimin ne burg . njeri nga peshkataret eshte i semure me hepatitis c . ka dy femije te vegjel per te ushqyer . ” Drejtesia ” veproi menjehere . Vetem sepse gruaja 60 vjecare ishte halla i Albana Vokshit . e cila jo vetem qe nuk e ka ndihmuar kurre . po nuk idi deren . Kurse per miljardere te tille . behen komente . duke bere lemsh persona . Si duket faktet nuk luajne rol . Qe te jesh i suksesshem nuk do thote qe je hajdut . Gjithe bota ka te pasur . E keqja nuk vjen nga ata qe kane . por nga ata qe s’ kane .

  44. Gezimi says:

    Sa vampire paskemi pasur! Kam idene se shume te tjereve po u dridhen leqet e kembeve! Luftoni pa meshire keto shushunja qe nuk paskan lene gje pa bere, ndryshe do e humbisni luften me krimin dhe voten e qytetareve.

  45. HOMDI HAKLA says:

    PO FIKS PALIDHJE VRANI QENT SIC IVRAM NE NATKO ME NANON KRYEMINISTER E GJENUSHIN SHQIPTARI KESHTU EDON PLUMB PAS KOKE KUSH TETHERRET BAB ATI QE IQNN MAMIN

  46. Uji i ftohte says:

    Aktpadi penale edhe per bashkeshorten e Toni Blerit.

  47. arif says:

    futini ne burg keta orra

  48. idi says:

    ku e gjeti naften ky po ajo eshte pasuri komntare tu kujtoj ishte me 600 leke litri shkoi pernjeher 1 300 1 500 1 900 leke litri rritje maram,endese e naftes qe shqipria per nevojat e saj ka nafte plot dhe tani qe fabrikat jane mbyllur te gjitha
    300 mije makina jane ne qarkullimnafte vetem ne mezez ka per 10000 here me shume muaj per muaj nxjerrin puset por iken jashte nafta jone dhe mbushte xhepat e ketyre me dollar duke u ber supermiliardiera
    sekustrim pasurie burg 200 vjet dhe cdo gje tjeter per hajdutet e prones te te gjith shqiptarve veten ashghtu ze mend ky popull
    ti lem menjean bindjet e ndokujt e militantet se s kan cna duhen ketu behet fjal per pasurine e t gjithve miniera pyje bregdet nafte uje
    PARTIA PD eshte e vertet qe e krijuan ish komunistet me gramoz pashkon ne krye qe kish mbaryar shkollen e partis komuniste por jo kaq superhajduta te gjith te ajo parti ska ber vaki ne asnje vend te botes kjo vjedhje kudo qe degjojme per dite

  49. Drejtesia says:

    Ohohohooo sa mu be qefi per kete sharrlatane ..!! Mube qefi sepse me hoqi buken e femijeve nga goja duke me pushuar nga puna Muaa qe kisha nje jete te tere ( 34 ) vjet qe dhashe kontributin tim ne KPTHNaftes Ballsh ,u shtrudha si limoni pastaj ky kriminel me hodhi ne rruge sepse e mori veshe qe isha i majte ,pasoja qe po i vuaj sote e kesaj dite … Yt fare e keqe ….pederast i mutit me mbaje edhe 20 bodigard mbrapa .. Te zune hakat e Mia te Mero Bazes dhe te gjith atyre punonjesve qe si paguaje por tallje menderen me ta ..kur te shkosh ne burg po s’erdha placa , do ta bie nje pllocke nafte te lyesh buken e ta hash . Qen i zgjebosur .

  50. rilindja says:

    Ngrihu Ali Asllani nga varri dhe shiko maskarenjte se si u bene nga pa breke ne bythe ne milionere me Euro, jo me leke. O Tempora, O Mores.
    Ne rast se ky person nuk futet ne burg dhe nuk i sekuestrohen keto miliona, Shqiperia duhet te futet ne shtetet e bashkuara te Afrikes dhe atje ne vend te fundit.
    Vertetohet katerciperisht se Shqiperia ka qene feud i Sali Bej Berishes. Une mendoj se kjo eshte maja e ajsbergut te korrupsionit.
    Berisha po te mblidhet litari.

  51. arif says:

    prekurori leshi se po te jet ne poziten e duhur prekuroria i areson

  52. toni says:

    ore futini ne burg keta mashtruesa se jemi lodh boll me keto lloj skemash

  53. toni says:

    ore futini ne burg keta mashtruesa se jemi lodh boll me keto lloj skemash dhe mashkrtrimesh

  54. sal says:

    Familja e sali berishes,Lulezim bashes,Presidentit,Prokurorit te pergjithshem,avokatit te popullit,KLD dhe gjithe hajduteria e fashizmit te sali berishes te digjen te gjalle ne muzeumin e zogut.Nuk mund te luftohet korrupsioni pa arrestimin e sali berishes.

  55. bulqiza. says:

    keto paskan qen te zhytur komplet ne m… ajde ajde na sollen dhe realin, ai palla na reklamonte mbrekulli ekonomike, populli bente sikur e hante, le po desh te blinte dhe milaninn, rumpalle hesapi.

  56. hakili says:

    pra kena pas i parti qi n fakt ka qen organizat mafioze me kto qi degjoj n shqipni e sala udhheqi i tyne qe i mcefte gjurmet
    po prokuroria ku esht shtet i lodh as hajdutet e vet s kap dot
    ish komunistat u ben miliardiera n pd spaska nel njeri pa vjedh aty n kparti t shkrihet fare kjo parti komuniste pd

  57. livia says:

    pse e quajne mamane e ketij drita alicka dhe jo drita taci?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje