Më në fund Kunati gjeti diçka gazmore për fundvitin. Jari e kishte njoftuar se do të jepte një intervistë tek Fevzo dhe mezi po priste ta shikonte. Kunati u ul gjithë qejf para TV.
Filloi intervista.
Fevzo: Desha të diçka për shkollimin tuaj. Ju keni qenë një Begs, pastaj një oficer. Tani dua një përgjigje të sinqertë, të pëlqente kjo degë apo jo?
Jari: Më pëlqente shumë.
Fevzo: Është e vërtetë që ju e keni pasur ëndërr që fëmijë të bëheni oficer?
Jari: Ju kuptova qartë. Po, është e vërtetë.
Fevzo: Diçka për shkollën tuaj, çfarë mësonit aty?
Jari: E kuptova qartë, është sekret ushtarak.
Fevzo: Sidoqoftë diçka mund të thoni, kanë kaluar 25 vjet, dhe kur unë kam takuar shefin e CIA-s, më ka thënë se pas 25 vitesh mund të dalin sekretet.
Jari: Kuptova qartë. (Fillon të numërojë me një dorë pesë herë rresht dhe buzëqesh). Po, paskan kaluar 25 vjet. Atëherë po e zbuloj sekretin tim. Kam mbaruar për oficer.
Fevzo: Jeni i sigurt?
Jari: Si urdhëron.
Fevzo: Dhe një detaj desha të di lidhur me revoltat e Shkurtit 1991. Je i përfolur se ke mbrojtur bustin e Enver Hoxhës. Është e vërtetë?
Jari: Ju kuptova qartë. Nuk është e vërtetë. Ne kishim bindje që Enver Hoxha nuk kishte nevojë për mbrojtjen tonë.
Fevzo: Cilat ishin pasionet tuaja në atë kohë?
Jari: Besoj ju kuptova. Kisha pasion disiplinën.
Fevzo: A u ka mbijetuar ky pasion?
Jari: Patjetër, jam shumë i disiplinuar.
Fevzo: Si u lidhët me Zonjën e Parë, në çfarë rrethanash?
Jari: Po ja u takuam, pastaj pimë kafe, unë llogarita kur merrja lejen e zakonshme, pastaj shkëmbyem nishanet dhe u martuam.
Fevzo: Jeni i sigurt?
Jari: Patjetër. Mund ta pyesni Zonjën.
Fevzo: Po tani si shkon jeta juaj?
Jari: Kuptova qartë. Shkon shumë mirë. Kemi marrë një shtëpi të madhe, qeveria harxhoi rreth gjysmë milioni euro për ta rikonstruktuar. Është bërë shumë e bukur. Unë hyj drejt nga oborri në kat të parë pa shkallë. Kam sajuar një ashensor të vogël për kat të dytë dhe e kam dhomën ngjitur sa del nga dera. Kemi mbjellë dhe ca pemë. Disa pemë të tjera ishin. Dhe ngjyrat i ka shumë të mira. Blemë dhe mobilie të reja. Në përgjithësi është shumë e mirë. Kuzhina është e madhe dhe kemi shumë pjata. Na kanë ardhur disa njerëz për urime, kanë sjellë dhe ata…
Fevzo: Qartë, qartë! A keni marrë ndonjë servis të pjatave të Pallatit të Brigadave me stemën e Mbretit Zog? Thonë që ia keni kërkuar Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare.
Jari: Nuk e di, kemi shumë pjata, por ju e dini që unë jam simpatizant i presidentit Berisha, jo i Mbretit Zog. Sidoqoftë do ta verifikoj.
Fevzo: Faleminderit zoti President dhe ta gëzoni shtëpinë.
Jari: Mund të vini për vizitë kur të doni. Ka vende plot.
Hahaha intervistat dhe emisioni i Fevzi tullacit qe ta shpifin. Televizion i dhjer, nuk ju shikon askush.
ore per cfare TV behet fjale, dhe kush eshte QY FEQIU QEROSI?
ju falenderoj para kohe per sqarimin qe do me jepni!
Aha ha ha ha, mios vdeksh kurre o Mero Baze!
P.S.Taze nga interneti:
http://goo.gl/qI3rgE
per te vene duart ne koke, tallet Meroja por ky eshte realiteti.
Fullani kish ftuar per caj Jar Jarin me rastin e emerimit te Odetkes. Gjate cajit po luanin me ke ngjasojne:
Brokoli (Fullani) tha se ‘unë ngjaj si një pemë e vogël’,
Kerpudha (arkeologu i Odetkes) tha se ‘unë të dukem si një çadër’,
Arra (Odetka) tha se ‘unë duhet të dukem si një tru’,(mqs skam)
Bananja (Jar-Jar) tha: “A mund të ju lutemi të ndryshojë temë?”
Haha llogarita kur merja lejen e zakonshme dhe shkembyem nishanet. Hallall. Po jari qe mban mustaqe. Po mire jari e di qe te mbash mujstaqe duhet te jeshe burre,jo te te dhjese saliu 3 here ne dite ne mustaqe. Te rofshin mustaqet o jari
Sa per mustaqet I tha Berisha leri se te kane lezet, se keshtu i japim seriozitet dhe partis, se ne baze te kanunit mustaqet jane paprekshme, me perjashtim kure mua me nevoiten per te fshir bythen.
Nuk e kuptoj kush mund te harxhoje kohe te vyer nga jeta e vet duke pare Fevzi debilin qe i eshte mbush mendja qe esht gazetar… per mos te permendur pastaj ato panelet e vyera me pseudo intelektuale… me vjelle