FOTOT/ Ushtria nis pastrimin e territorit, fillimisht hiqen plehrat në pikat kufitare

8 Shkurt 2014, 17:51Sociale TEMA
FOTOT/ Ushtria nis pastrimin e territorit, fillimisht hiqen plehrat në

Forcat e ushtrisë kanë nisur të shtunën një aksion për pastrimin e territorit në pikat kufitare në Han të Hotit, Murriqan dhe akset nacionale në veri të vendit.

“Filluam që në mëngjes në pikat kryesore hyrëse të Shqipërisë. Do të vijojmë edhe me aksion kryesor që lidh veriun e Shqipërisë deri në ultësirën perëndimore, deri në Lezhe dhe Milot”, tha Gjeneral Major Jeronim Bazo.

Mbi një mijë forca të ushtrisë dhe rreth 80 automjete kanë nisur aksionin për pastrimin e territorit në akset nacionale  kryesore që lidhin veriun e vendit me kryeqytetin. Gjeneral Major Jeronim Bazo shprehet se ky operacion civilo-ushtarak ka si qëllim përveç pastrimit të territorit edhe sensibilizimin e qytetarëve që të bashkohen në nisma të tilla për të mbajtur pastër Shqipërinë.

“Shqipëria është e të gjithëve, ta mbajmë atë të pastër dhe në këtë rast ju bëj thirrje të gjithë komunitetit të na ndjekë në këtë mesazh për ta mbajtur të pastër vendin tonë,” tha Bazo.

Aksioni i forcave të ushtrisë do të vazhdojë deri në pastrimin e plotë të territorit në zonat kufitare, të cilat janë dhe zonat e para, që prezantojnë Shqipërinë tek të huajt që hynë në vendin tonë.

 

Pastrimi, ushtria zhvendoset në Lezhë

Pas Shkodrës forcat e ushtrisë kanë vijuar aksionin e pastrimit edhe në qytetin e Lezhës. Në të dyja anët e rrugës nacionale janë hequr mbeturinat dhe inertet e hedhura pa kriter në çdo cep.

Superstrada dhe rrugët dytësore ishin në fokus të këtij aksioni. Ushtria ka angazhuar në Lezhë 300 forca të mbështetura edhe me mjete të rënda./TCH

52 komente në “FOTOT/ Ushtria nis pastrimin e territorit, fillimisht hiqen plehrat në pikat kufitare”

  1. Vera says:

    Ju lumshin duart! Faleminderit!

    1. feniks says:

      NJE POPULL QE NUK FSHIN DOT…….. BYTHEN E VET,POR PRESIN T’UA BEJNE TE TJERET,nuk e meriton te quhet QENIE NJEREZORE!!!

      1. fl says:

        I bashkohem ketij komenti!

        Cdo pune e mire ketu u boka vetem me Ushtri ose Polici nga pas, ndryshe s’pjerdh njeri.

      2. Mirela says:

        Pse keta qe po e fshijne e pastrojne nuk bejne pjese ne popull apo nuk paguhen me taksat e popullit?

        1. Njoni says:

          Në kohën e Salës pastronin arat e militantëve të PD-së, sigurisht me taksat e popullit.

      3. kokosekoti says:

        Po tu shkosh neper shtepira shqiptareve i kane aq te pastra sa nuk behet me, por aty ku nuk eshte e imja, le te behet cfare te doje.
        Gjersa te mbaroje teknika e hedhjes se plehrave qe nga kati i tete, le te leshohet sa te doje policia edhe ushtria.
        Ashtu si edhe per makinat qe u vene gjoba, le te filloje edhe nje fushate, te gjobisin te gjithe ata qe te pakten nuk i cojne mbeturinat ne vendin e caktuar, edhe ketu fillon andralla tjeter ku eshte vendi i caktuar?
        Pune te mbare ushtareve pasi nuk u ka ngelur asgje tjeter te bejne.

    2. Sali=Geddaf says:

      kjo eshte gabim,, nuk eshte ushtria per te pastruar plehrat, mos e ulni reputacionin e ushtris se eshte turp, ushtria mund te perdoret ne emergjenca civilo-humanitare por jo ne pastrim plehrash.

      1. Forest says:

        Plehrat dhe sensibilizimi i shoqerise shqipetare per te mbajtur paster vendin eshte emergjenca e vertete ne shqiperi.

    3. Glad I left Albania! UK says:

      Kote po rrine te pakten beni nje pune, se ne fakte nuk i takone ushtris po popullit injorant, derra po derra fare. bravo Rama

  2. elinor says:

    Edhe te burgosurit duhen shfrytezuar per pastrim e pune te tjera komunale….sa rrijne kot gjithe diten.

  3. Mira says:

    FAK po pastron plehrat sepse mbaruan me pastrimin e minave serbe…! FAK hesapi…!

    1. KULUFI says:

      Ske çte besh!

      Kane mbet edhe ca kurva si puna jote qe deshiron te kete vetem pisllek ne kete shqiperine tone.

  4. delina says:

    Bravo! Keto jane nisma qe do ndryshojne imazhin e vendit!

  5. wickedgame says:

    Po ja fusni kot me duket ,pastrimin e boni nusja e Jarit kur doli me xhinse dhe me maske ne hunde.Pse paska akoma ushtri ju lumte.

  6. Sela says:

    BRAVO. FORCE E SHEMBULLIT

  7. ./. says:

    Fitoni nji BRAVO te Madhe dhe rrespektin e ktij populli.

    Shqiperine duhet ta mbajne paster vete Shqiptaret .

  8. Alvaniko says:

    operacion civilo-ushtarak, ahhahaha. Kthehen aksionet dhe puna vullnetare.

    1. frankfurt says:

      O Alvaniko o pisanjos derr, mos deshe qe te punesohesh ti si pastrues rrugesh e gropash me plehra? Keto plehra qe sheh o derr jane grumbulluar tash e 20 vjet qeverisje berishjane o kafshe dhe nuk ka burre ti heqe pa aksione.

  9. Claus says:

    Gjeneralissimo Jeronim Bazo ka ndermarre ofensiven me te madhe ne historine e lufterave…Pastrimin e Plehrave!!!!
    Ushtria e NATO-s ka marre nje rol te ri ne Bote.
    Gjenerali i Pergjithshem i NATO-s Rasmussen ka hedhur firmen me me vlere ne histori e kunderfirmosur nga Mimi yne.
    E mjera ushtri!
    Turpi i bashkive, asgje me shume.

    1. partigiano says:

      Perpara se ky vend te perfundoje ne nji kazane natyral plehrash,
      duhet te marre dikush ne dore situaten dhe te bej ate qe shumica e ka te veshtire ta bej ,per ti treguar se si duhet ta mbajne ambjentin ku jetojne njerezit !
      Ne gjithe boten e qyteteruar ka askione te ksaj natyre nga ushtria ,
      nuk ka rendesi aspak se ushtria po pastron apo po mban thas me rere mbi kurriz te bllokoj permbytje ezhytet deri ne gryk ne balte ,rendesi ka ti sherbej vendin atje ku eshte
      e domosdoshme , perpara se te garojne me prodhat qe i shkakton groshi ne kazerrna.
      Ky eshte nji shembull mjaft i mire ,sepse ti tregon ktij populli injorant
      i cili un s’arrij ta kuptoj se kujt qyteterimi apo rrace njerezore i perket ,qe nuk i ben pershtypje aspak pislliku ,kaosi ,pocaqilliku qe eshte burim i shume semundjeve.
      Madje pas ushtrise nqs kjo qeverri do kishte ate forc ,
      ti vinte ne rresht prifterinje e hoxhallare qe pjerdhin cdo dite me pellitjet e tyre ne parrlant qe ne pik te mengjezit kur njerzit duan me fjet ala ,te pastrojn qytetin ku jane duke i sherbyer ktij vendi e ktij populli qe i paguan. Pune vullnetare sot bejn vendet e popujt me te civilizuara te ksaj Bote si Gjermanet Francezet Italianet etj etj dhe ky popull shpellash na e qit te pastruarin vullnetar si nji veprim komunist sepse tallen disa plehra antishqiptare si sali berisha qellimishte qe ky vend te quhet vendi plehrave te njerezimit !
      Ptuuuuuuuuuuuuuuuuuu hipini ne avione dhe hidhini ne det se atje do i sherbejn si ushqim peshqeve te pakten ,sesa te rrojne kot mbi kte toke.

  10. Sali plehu says:

    Bravo ju qofte,pastroni plehnat qe la mrapa Sali plehni.Ptu, far e keqe!

  11. Paskal Harito says:

    Bukur ,shembull e pune e mire.Po ne Lezhe nuk keni shume nevoje esoj,sepse aty eshte mblehja e diferencuar e mbetjeve urbane,perte cilen bashkia ka hpenzuar miliona, po jo?
    Pyeteni kryetarin e Lezhes, se u ben nje seminar po deshet per jete ” ekspeiense”.

  12. fshatari says:

    Duhet te pastroni edhe plehren Sali Ram Birish.
    E keni ne mes te Tiranes dhe eshte qelbur

  13. Romi says:

    Edhe une ju them ju lumshin duarte ushtarakeve qe pastruan po perse vetem ata.Apo se vetem ata komandohen e urdherohen te pastrojne se pari te pastrojne ata qe i hedhin ne rruge plehrat dhe se ushtaraket nuk jane pastrues te territorit,ku jane bashkite e komunat,ku jane policit e tyre le te ndjekin njerezit dhe ti vene gjobe sic ben gjithe bota dhe atehere nuk do te guxoje kush te hedh mbeturina ne rruge.Ky lloji aksioni me duket pa asnje vlere pa asnje vizion te nderuar pushtetar beni ate qe ju takon e jo ate qe nuk ju perket per te bere .Ne nje shoqeri demokratike jane percaktuar sakt te drejtat dhe detyrat e per pasaoje cdo njeri te bej punen qe i takon.

  14. Alban Dardani says:

    — BRAVO ….., USHTRIJA ,
    – Me sa duket,” vitin e ri stervitor” e paska filluar me detyre kryesore, PLEHRAT.
    – Nga njer ane mir ja bejn. Kur ska sec ben, te pakten te lehtesoje shpenzimet e veta. Nga ana tjeter, drejtuseve kryesore, u jepet mundesia te nxjerin perfitime vetjake, te fillojne abuzimst me karburantin, ushqimin, dijetat si dhe ndonje “fond shtese” ,”shperblim” per lloin e detytrs “speciale” qe kryejn

    -Para ca kohesh , ne nje rruge te New Yorkut, duke ju afrur semaforit , nga automjeti para nesh dikush hodhi nje leter(karmele ose cokolate). Por, sapo ndalem, makines ju afrua mjeti policis,. Pritem sa shoferi hapi deren dhe emori perseri letren qe hodhi.
    – Ne nje rast tjeter,po ne semafor, pasagjeri hap deren e prapme dhe le ne asfalt nje gote kafeje kartoni, me hapjen e semaforit u nisem. Njeri tjetrit i thame se ky duhet te jete nga anet tona(shqiperija – sepse ,shpesh ne semaforet tane gjeje edhe kanace apo shishe koka kole)
    Por , skaluam as 4-5 minuta qe kjo veture liroje krahun , e ndaluar nga policija. Pervec kamerave, ne keto raste jane njerezit ata qe informojne sakt e shpejt policin, e cila, po ashtu vepron shpejt, ne kohen e vendin e duhur.

    – Te luftoje per nje edukate e ndregjegjsim te populit e policis si ne rastet me siper, Ne te kundert, nuk mbahet e paster lagjia,qyteti e Shqiperija duke e pastruar ushtrija… TUNXH.

    pershendetje Alban Dardani

  15. ****** says:

    Me plehrat e grumbulluara e behet 1 harte artistike me formen e Vorio Epirit dhe ti jepet si shurate Yunistanit.

  16. Vjosa says:

    Bravo ata qe pastrojne, ushtare, oficera, nenpunes, ministra, zonja te para apo te dyta, bravo sinqerisht sepse dikush tha:” Pastertia e ambjentit tregon kulturen tuaj.” Por lind nje pyetje: Pse nuk gjobitet ai qe ben pis, i pakulturuari, injoranti, idioti? Nisma eshte e shkelqyer dhe duhet perkrahur.

  17. ylli i shamunaqes says:

    Nuk e di a ka a s’ka gjoba per ata qe hedhin mbeturina nga makinat, po bota perjashta i ka. Po hodhe plehra ne shtetet e BE-se nga makina stacionare apo ne levizje, apo thjesht kur je si kembesor dhe hedh ne rruge nje kanoce apo karton bosh, ta marrin shpirtin, jo vetem policia me gjobe, po edhe qytetaret qe jane rrotull teje. Gjoba per te gjithe ata qe hedhin plehra pa e vrare mendjen!

  18. valter says:

    Bravo te madhe, biles une do te thosha qe ushtria te kthehet me detyrim si per djemte edhe per vjazat (njelloj si ne izrael) ku aksioni vullnetar te behet edukat dhe te kontribojne ne rindertimin e vendit te shkateruar ketu e 23 vjet nga bajlozet e zinje pushtues politikan!

  19. shtetari says:

    Bravo ushtria – por duhet te dalin edhe vicidollet te pastrojne sumen e tyre, ata e kthyen Tiranen e Shqiperine ne WS publike.

  20. Wendy-B says:

    Ja e pastroi nje here ushtria, po pastaj ???? Duhet te krijohet ndergjegjie dhe kulture qytetare per ta mbajtur gjithmone paster. Perndryshe behet, ” ti pastron e une bej pis, se ke rradhen e pastertise “

  21. futja kot says:

    duhet ligj per plehrat, nese nuk ndeshkon policia bashkiake ata qe hedhin plehrat me vend e pa vend , atehere policia e rendit te gjobis policin bashkiake dhe higjenen

  22. Tolo says:

    Bravo u qofte ,por do t’ju duhet te riktheheni prap, deri sa qytetaret e ketij vendi te behen QYTETARE, t’a meritojne fjalen QYTETARE, per mos ta ndotur kete vend.

  23. nuri says:

    Ky shef shtabi i rradhes po i perdor ushtaraket si Sajmir Tahiri policet. Jo politike me ushtarake e police. Jo praktika popoliste e kinezerira. Ushtria le te dale vetem kur te shpallet gjendje emergjence civile (mjedisore) nga Keshilli i Ministrave.

  24. kurro says:

    Po su vu ligj qe denon hedhjen e mbeturinave vend e pa vend, se bashku me berjen e landfilleve per te trajtuar mbeturinat, ky do ngelet thjesht nje aksion publicitar.

  25. razo says:

    1000 ushtare pak jane… te futen edhe nje mije polica, doktora, infermiere, mesues, gjykatsa, bashkiake e komunare e te tjere me rradhe.. Ti lene pordhet e medha, se sic po shohim nga pordhet e tyre i kane mbush breket e veta..

    Keta njerez paguhen me taksat e shqiptareve dhe duhet te bejne ate qe njerezit duan..Jo vetem te pastrojne por edhe ta lepijne me gjuhe! Ju ben dhe mire te marrin shembull nga koleget e tyre ne evrope.

  26. beksi says:

    duhet me fut salen me i thes plehrash ,ai eshte plehera me e modhe e shqiperise.

  27. joni says:

    Me ne fund dicka qe ka te beje me qyteterimin,, se na mbyten plerat

  28. Mark says:

    Ne Amerik perdoren te burgosurit

  29. al asad says:

    duhet ta bej ushtria kete pune ee, sepse partite tona politike po te jete per fushata hedhin miliona ne spote me doctorin ne krye por per te bere nje spote per kete nuk kujtohen,,nuk lahet m…. me sh….

  30. Emigrant says:

    Si ish ushtarak ju them qeverise qe mos e perdorni ushtrine vetem per te pastruar vendin dhe per te regulluar imazhin tuaj por jepini dinjitet dhe motivojeni Ne te gjitha qeverisjet e majta dhe sidomos e djathta nuk e kane dashur asnjehere ushtrine Ju lutem ju qeveritaret e sotem mendoni me shume per keta njerez eshte pjesa me e mire dhe me vitale e administrates shteterore Ju lutem beni me shume per ushtaraket jo vetem per policine se ju nevoitet ajo Nje shtepi ushtarakesh qe kishte ngelur edhe ate ja moren barbaret natyrisht qe nuk e kini te lehte ta ktheni por edhe shume e veshtire nuk eshte Jane keta njerez qe ju kane futur ne NATO ate vend mos kujtoni se ju futi Berisha Shume gjera kini premtuar per ata njerez natyrisht qe nuk do i beni te gjitha mundohini te beni dicka.

  31. Denis says:

    Vini te burgosurit te pastrojne, cna vini ushtrine. Sa qesharake

  32. xxxx 9 Shkurt 2014 12:40 says:

    Mirenjohje dhe 1000 here falenderime te ushtari a deri tek gjenerali.nga qytetari me i thjeshte e deri tek tek koka e qeverise Z.Edi Rama.Edhe nje here faleminderit.Ne filozofine e kombit tone te mbrekullueshem thohet se peshku qelbet nga koka.Sa here qe vij ne Shqiperi per tu shmallur me nenen time e gjith te afermit e mi trshtohem duke pare ate katrahure te qytetit tim te lindjes dhe te te gjith Shqiperise te mbushur me plera ane e mbane.Si mund qe kryetari i bashkise se Tiranes te lejoje qe makina e tij te parkohet tek dera e bashkise se Tiranes mbi troruarin ku eshte vetem per kembesoret?Shume mire qe vete ai,Lulzim Basha mbahet i paster dhe i llakuar me brilantine dhe nga ana tjeter ai demonstron nje kulture teper rrugace prej gangsteri duke manifestuar te kunderten e kultures qytetare.Te mbash rregull dhe pasteri eshte numri nje i te qenit qytetar,e dyta ky fillim i mbare eshte gjysma e punes,pas ushtrise dhe forcave te policise eshte ne planin e punes te bashkive duke organizuar punen dhe shpejt te filloje nje sistem gjobash me detyrim deri ne kallzim penal.Kam qene i pranishem ne nje rast kur polici ndaloi nje qytetar ne rruge pasi ai peshtyu ne trotuar,dhe kur ky (Qytetari)nuk e mendoi mire pergjigjen polici pa me te voglin hezitim e shoqeroi ne makinen e tij per ne stacionin e policise.Ky eshte shteti,kjo ngjarje e jetuar ka ndodhur ketu ne Toronto -Kanada.Po te drejtohem ty i dashur kryetari i bashkise me te madhe te Shqiperise Lulzim Basha perpiqu te besh nje pune dhe qofte vetem nje pune te mbare,mos bej premtime spektakolare perpara zgjedjeve duke premtuar pagesat e biletave te sistemit urban per pensionistet dhe studentet me cmim te diferencuar,apo tramvaje apo metro,por me modesti dhe ndershmeri beje nje pune qofte dhe me egoizem per tja kaluar Edi Rames pse jo edhe ti ta marresh medaljen e arte sic Ai e meritoi per ate qe u cilesua si nder kryetaret me te mire te botes.Te falemnderit zoti Rama qe po ben per popullin e mbrekullueshem Shqiptar.Falamnderit dhe per respektin e pakufishem ndaj gjeniales VACE ZELA.Te lutem ne menyre personale edhe kur flet per figura te tjera te ndritura te kombit tone si P.Sh.legjenden e violines dhe personalitetin e madh te muzikes se kultivuar Z.Ibrahim Madhi nuk eshte as humor dhe as e nevojshme te shtohet edhe ndonje cilesi personale si ajo e pijetarit te mire,kjo me ka lenduar mua personalisht si qytetar dhe si muzikant.Per dhjete dite u largun tre figura legjendare Laver Bariu,Ibrahim Madhi dhe e madhja Vace Zela.Hera e pare qe ne parlamentin SHqiptar pame pak kulture duke mbajtur nje minute zie per Vace Zelen por ne te njejten kohe do te ishte me te vertete me shume vlera nderim edhe per keta dy legjenda te artit e kultures.Gjithmone mesojme.Zoti bekofte SHqiperine.Ju falaminderit.

  33. PeshkopiaSot says:

    Duhet te kete nisma te tjera nga shoqeria per organizimin e qytetareve ne pastrimin e te gjithe vendit dhe sensibilizimin per mbajtjen paster te ambjenteve.

  34. ismeti says:

    do tmerrohet mbreti i berllogut i pisti sala

  35. bob says:

    turpi me i madhe te dale ushtria te pastroj plehrat,njerze te trashe,vishni civila,mos e poshtroni ushtrine ,sic ben dikur e inxoren me mbledhe sherebele,drejtues te trashe,mos pranoni ate detyre,turpi i botes

  36. terani says:

    Mos kini turp or politikan te pa cip duhet pranuar jo çdo gje qe bente sistemi kaluar ishte e keqe mbushuni me mend dhe pranoni gabimet tuaja nuk esht ushtria qe e mban vendin te paster as firmat e pastrimit te bashkis,vendin e mban te paster gjithsecili,por u tallet njizet vjet me pastrimin qe benim ne kohen e ENVERIT dhe tani nuk ju ka mbetur surrat ti drejtoheni komunitetit qe te pastroj territorin e vet,se keshtu ndergjegjsohen dhe nuk hedhin plera gjith andej se e din qe do i pastrojn vet,nuk pastrohet vendi me ushtri, sado qe ushtria nuk ka gje per te ber, se nuk ka me as armatim as municion vetem fshesa pastrimit ja justifikon sot rrogen ushtarakve tek ne,por duhet te ndergjegjsohemi te ter.

  37. I gjithe populli duhet me ken ushkar ,
    druvar ,vandal,malok,ulok,e katnar & Qitetar,
    me pastrue boothn e vet ,ndryshe s’bahte ne ket jet Uoooooooooooo MILET !!!

  38. NATO says:

    Me vjen keq , kur lexoj te tilla gjera ne gazetat SHQIPETARE , nuk esht emergjenc civele , nuk esht as katastrof ekologjike , pas 90 ushtria esht degraduar ne maksimum , nga disa pseudo politikan SHQIPETARE…… Qe ti ulin sa me shum autoritetin e ushtarakut bejn te tilla gjera …. Respekte per ata djem , qe jan pjes e nje aleance me te fuqishme ne bote , por shtEte yne i per dor per ti dinegruar sa me shum fuck te gjith politikanve SHQIPETARE …… NESE SHQIPERIA DO TE VDES NJE DITE , NE EPITAFIN E SAJ DO TE SHKRUHET : SHQIPERIN E KRIJOJ ZOTI ….. E RUAJTI RASTESIA , …… DHE E VRAN POLITIKANET FAIK KONICA.

  39. Gufi says:

    Shum mir turp qe hithni cdo gje ne rruge

  40. aqif thumbi says:

    HAJDE USHTRI HAJDE .KETU NE SHQIPERI ESHTE BERE LESH ARAPI NUK KA ASGJE NE VENDIN E VET. NJERI I BIE GOZHDES TIETRI PATKOJT.USHTRIA ESHTE SIMBOLI ISHTETIT,ESHTE FIGUR E LARTESUAR NDER VITE.MOS E PLEROSNI JU LUTEN ISH USHTARAKET E KETIJ VENDI.TE CILET IGJEN RRUGEVE TE KATANDISUR ME DHJET MI LEK PER TE MBAJTUR FAMILJEN.SHOK ZYRTAR E KOLLARE MEDHENJE DILNI NGA ZYRAT DHE QEPUNI PUNVE PER TE CILAT PAGUHENI EDHE NGA DIERSA E ISH USHTARAKEVE TE RRENUAR. TURPE PER JU QE NUK PO BENI PUNEN TUAJ.JU KENI MBETUR NEN TUTELEN E FJALES POR SE CILI DO TA BEJ PUNEN NUK DIHET AKOMA.APO KENI MASHEN JU PERSE TE DIGJENI DOREN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje