Duke nisur nga dita e sotme çdo qytetar i Kosovës dhe të Luginës së Preshevës, mund të vij dhe të aplikojë për punë në Shqipëri pa paraqitur asnjë lloj dokumentacioni. Vendimi u bë i ditur nga ministri i Mirëqenies dhe Rinisë Erjon Veliaj, pas mbledhjes së Qeverisë
“Liberalizuam tregun e punës me Kosovën, ndërsa sot hoqëm procesin burokratik të pajisjes me leje pune. Shqiptarët nga Kosova nuk kanë nevojë të aplikojnë për leje pune apo për certifikata pune. Çdo qytetar i Kosovës dhe nga Lugina e Preshevës mund të aplikojnë për punë në Shqipëri”, tha ministri Veliaj.
Sipas tij, nëse nga Qeveria e kaluar punësimi i qytetarëve të Luginës së Preshevës në vendin tonë përfshihej në ligjin për të huajt, ne nuk e cilësojmë kështu.
“Dua të informoj se 80 për qind e kërkesave nga Kosova janë nga biznesmenë, pra njerëz që krijojnë vende pune, kryesisht nga biznese të vogla dhe të mesme’, bëri të ditur ministri Veliaj.
Po..po.. puna sheshit ne shqiperi! Nuk mbeti me shqiptar pa pune dhe tani na duhet fuqi punetore edhe nga jashte!!
Urgjentisht te kthehen dhe emigrantet se palsi puna sheshit ne shqiperi.
Ky lajm do shtoje numrim e matrapikeve te ngulur ne rruge.
qeveria po ben gjera konkrete dhe nuk i kuptoj ata qe flasin si kodra pas bregut, ky eshte bashkimi i vertete i shqiptareve. Bravo
bravo qeveria, faleminderit per keto nisma ?
Mire se te vijne, po punet ku do ti gjejne?
kollaj vllajo!
ramapremtoi se do hapte 300 mijë vënde pune për 1 milion të papunët!tashti meqë nuk i dalin llogaritë me 1 milionë të papunët që i la berisha,po kërkon të importojë!vëndet e punës,ata 300 mijët që premtoi,i ka hapur!tashti kemi 100 mij vënde pune por asnjë puntor!!
ky e bëri realitet zvicrën e ballkanit!punë sa të dush puntor hiç!!
megjithse si ide është e mirë!
Po qytetarët e Luginës së Preshevës, janë shtetas serbë. Si do të “dallohen” nga shtetasit e tjerë të Serbisë…?
Nga forma e kokes. Pllake nga pas dhe ne forme trekendeshe.
po per elinealbanoi dhe greket !?!?
Kjo te kerkohet, qe te behet edhe nga Qeveria e Kosoves,per shtetasit e Republikes se Shqiperise. Reciprociteti.
Keta kane koke vedeni,koke jemensi.
Heu kadal koebosh tuli bre. E ditke se cfare koke paskan dynjaja, po pe3r veten tende e di se cfare lkungulli paske?
Bukur @Andreas, kam qeshur shumë…
Hurraaaa,
aletët n’duçi e turr n’shypni, se u çel puna.
Haahaaaa, gafi i vitit 2014.
Dashte zoti e shqiperia te behet zvicerre por nuk me mbushet mendja se shqiperi do arrije ndonjeher ate standarte kur shqiptaret jashte saje do vejne per pune ne shqiperi. Ndoshta per te hapure ndonje biznese per pune nuk besoje
o darde,
besoje se nuk ka vetëm “investitorë”,por dhe shumë që punojnë me djersën e ballit!!jo si ata që investojnë në mashtrim!!
duket që sja ke idenë,largësia dhe paragjykimi bën të sajën!!
Barrierat duhen zhdukur ne te dy anet e kufirit. Tema nese ka pune apo jo ne shqipri kjo nuk ka nevoje te diskutohet pasi eshte ekonomia ajo si dikton. Urime.