KLSH: Dëmi i shkatuar në buxhet për tre muaj,18 milionë USD

6 Qershor 2014, 10:03Politika TEMA

Shkeljet financiare te të ardhurat dhe shpenzimet kanë shkaktuar një dëm 18 milionë dollarë në buxhetin e shtetit. Kjo është shifra e zbuluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për periudhën janar-prill.

Në totalin e shumës së dëmit të zbuluar nga KLSH, më shumë se gjysmën e mbajnë koncensionet. Kjo lidhet kryesisht me  shumën e paarkëtuar nga mosushtrimi i penaliteteve nga autoriteti kontraktor për mosrealizimin në afat të investimeve të parashikuaranë kontratat koncensionare, në masën e përcaktuar në kotratë prej 10% të vlerës së investimit të munguar. Koncensione të tjera përveç atyre në energji, janë edhe ato në miniera, ku nuk është përllogaritur dhe kontabilizuar detyrimi i kontratave.

Një tjetër proces që duket se i ka shkaktuar një dëm të madh buxhetit është ai i legalizimeve, shkruan “Panorama”.

Në fushën e shitjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore është shkaktuar një dëm prej 969 milionë lekë.Në sektorin e Doganave, 146.6 milionë lekë. Në sektorin e Tatim –Taksave është shkaktuar një dëm prej 38 milionë lekë. Në fushën e urbanistikës,6.8 milonë lekë, në fushën e prokurimeve, në vlerën 59 milionë lekë, në fushën e shpenzimeve operative, 14.3 milionë lekë.Në fushën e sistemit të pagave, 2.9 milionë lekë, në fushën e shpërblimeve është shkaktuar një dëm prej 1.4 milionë lekë dhe në zërin “të tjera”, 559 milionë lekë.

7 komente në “KLSH: Dëmi i shkatuar në buxhet për tre muaj,18 milionë USD”

  1. era says:

    i nxorri CROWN AGENTS perpara se ti nxirrje ti o mavri..tani eshte detyra e prokurorise dhe drejtesise ti ndeshkoje keta shkeles!

    1. Mira says:

      Ky duket si çoban lopësh, çfarë surrati….!

  2. STUDJUESI says:

    Mund te me thoni KLSH deri tani kush i ka paguar keto deme qe i jane sjelle buxhetit te shtetit!? I mjeri popull edhe sa here do te degjoje te tilla deme qe i behen ketij vendi dhe asnjerit nuk i ka hyre asnje gjemb ne kembe.

  3. Tiku says:

    Thuaje me ckoqur o Bujar Leskaj se pezullimi i koncencioneve nga kjo Qeveri po demton buxhetin e shtetit. Vonesat marramendese qe jane brenda hallkave te Mistrise Energjitikes dhe institucioneve te tjera te bejne lemsh per nje leje koncensionare. Te gjithe duhet te tregojne veten se kush jane ne sektoret ne tyre! Per ndertimin e nje hidrocentrali sado te vogel duhet nje barre me leje e studimie. Nuk mjafton kjo. Pas tenderit perseriten per se dyti lejet, studimet , afatet, institucionet qe kontrollojne dhe bllokojne ! Pra eshte bere nje ferr i vertete te ndertosh nje HEC me parate e tua per shtetin pa asnje investim te shtetit. Shteti shqiptar ne kete rast me ligjet qe ka krijuar, me ligjet qe ka pezulluar, me hallkat e teperta qe ka veendosur e ka bere gurgule te pa kalushme kete procedure dhe shume bisnese serioze ngelin ne klase ose e braktisin kete procedure. E thene me shkoqur eshte sikur nje qeni te shtepise tende te te thote shteti se hekurat do ti marresh tek une. Dhe ne rastin qe qeni peshon 50 kg. ,hekurat e tij ti jep 500 kg. Atehere a mundet kjo kafshe te jetoje normalisht. Jo. Ajo gradualisht shkon drejt ngordhjes. Pra Z. Leskaj eshte shteti jone ai qe e ka katandisur mos me keq kete sektor sic eshte dhenja dhe ndertimi me koncension i hidrocentraleve te vegjel ne Shqiperi. Don te rregullohet. Hap procedurat, ngushto dhe percakto afatet e lejeve dhe te ndertimit te tyre, largo dokumentet e hallkat e teperta, garanto kredite me ligj dhe kjo pune behet. Sot ndertimin e apartamenteve te banimit e ke ne kolaps. Po ta studiosh holle eshte shteti Shqipatar qe me ligjet e tij ne dekada e ka futur ne kolaps. U kujtua vone nga Qeveria Berisha per afatet ne lejet e ndertimit ! Tashme ky sektor ishte ne shtratin e dergjies. Per kete duhen ekonomiste te zote ne drejtimet e shtetit, jo militante e medioker si ne Qerite e shkuara. Pasojat i vuan bisnesi, i vuajne familjet e ne teresi shoqeria. Nje fjal e urte thote : Don te mos behet nje pune- krijo nje grup pune. Po kjo procedure qe ka me dhjetra grupe pune e institucione disa ministri qe merren me to. Hajde gjeje, corbe hesapi! Zoti Leskaj , une mendoj qe Ju mos e kapni demin nga bishti por nga briret dhe problemi zgjidhet. Edhe njehere : – te zhbllokohet ligji, te thjeshtohen procedurat e dhenjes me koncension, te percaktohen afate si per pergjigjet, lejet dhe per ndertimin , jo te njeaneshme vetem per ndertimin. Keshtu munde te punohet, prodhohet dhe fitohet si nga privatet dhe shteti.

  4. Gezimi says:

    Mosdhenia e lejeve minerare, apo mbajtja e tyre pezull, eshte nje tjeter tregues qe shteti duhet ta zgjidhe sa me shpejt, pasi jane gjeneratore te fuqishem parash. Mos te ndodhe si me firmat turke, qe i manipulonte Fahri Balliu per interesa te veta, sa qe dhe sot, pas shume vjetesh, nuk kane kryer ndonje punim, kur me ligj minerar duhet te raportoje cdo 6 muaj investimet qe ka kryer. Ky shtet eshte kthyer me koke poshte. Ketu permenda vetem minierat, por sa sektore te tjere ka qe kane pesuar te njejten gje!

  5. LORA says:

    A kane emer dhe mbiemer demtuesit;pse nuk thote ndonjehere identitetin e tyre Kontrolli i Larte i Shtetit ???????????????????????????????

  6. Sali QENI says:

    “Tiku”, paguaj rryshfet e kur ti mbarosh parate, nderto hc me lopate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje