Edhe një tjetër aeroport në jug të vendit? Eurocontrol: Shqipëria, nyje mes Lindjes dhe Perëndimit

23 Korrik 2014, 17:26Ekonomia TEMA

Në kuadër të presidencës së radhës të Shqipërisë në Komitetin e Menaxhimit të Eurocontrol, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, takoi Frank Brenner, president i Eurocontrol.

Ministri Haxhinasto falenderoi Brenner për mbështetjen e vazhdueshme që Eurocontrol ka treguar për fushën e aviacionit civil shqiptar dhe kërkoi mbështetje të mëtejshme në proçesin e zhvillimit te këtij sektori.

Në këtë kuadër, ministri kërkoi asistencën e Eurocontrol-it në studime të mundshme fizibiliteti për parashikimin e trafikut që do të gjenerojë aeroporti i ri në jug të vendit, si një prioritet zhvillimor i potencialit turistik në ketë zone te Shqipërisë.

Brenner, në emër edhe të shteteve anëtare të Eurocontrol, vlerësoi kontributin e vendit tonë në mbarëvajtjen e punëve në manaxhimin e Qiellit të Përbashkët Evropian.

Ai vijoi duke cilësuar shërbim- ofruesin e lundrimit ajror shqiptar, Albcontrol në lartësinë e duhur për të qenë pjesë e nismave të përbashkëta evropiane në fushën e navigimit ajror dhe shprehu gadishmërinë e mbështetjes së Shqiperisë në nismat e saj zhvillimore në këtë fushë.

Në përfundim të takimit, palët ranë dakord në parim për miratimin e marrëveshjes bilaterale për vendosjen e tarifave navigacionale nga ana e Eurocontrol.

Një ditë më parë, Brenner tha se Shqipëria mund të jetë një nyjë mes Lindjes dhe Perëndimit.

“Nëse shikoni vendosjen gjeografike; nga Irlanda, shteti më perëndimor pjesë e ‘Eurocontrol’, deri në Gjeorgji; Shqipëria është e vendosur në qendër. Unë mendoj që fluturimet mbi hapësirën shqiptare janë një e ardhur shumë e madhe për Shqipërinë dhe ‘Albcontrol’-in. Tërheqja e më shumë trafiku ajror është një gjë shumë pozitive. Tërheqjet turistike janë të shumta në Shqipëri, pra bëhet fjalë vetëm për sigurimin e infrastrukturës së duhur për t’i tërhequr këta turistë dhe udhëtarë të tjerë në Shqipëri, duke u siguruar dhe më shumë lehtësira”, tha Brenner.

Drejtori ekzekutiv i “Eurocontrol” ka komentuar dhe tragjedinë e ndodhur pak ditë më parë në Ukrainë, duke vënë theksin te kryerja e një hetimi ndërkombëtar për këtë ngjarje.

Ai shtoi se armë të tilla, të cilat kanë rënë në duar të personave të papërgjegjshëm, janë kthyer në një rrezik për aviacionin civil dhe mirëkupton të gjithë frikën e shfaqur nga udhëtarët ditët e fundit.

19 komente në “Edhe një tjetër aeroport në jug të vendit? Eurocontrol: Shqipëria, nyje mes Lindjes dhe Perëndimit”

  1. enter says:

    Qe tua rrasni krahun sa me shume shqiptareve?

  2. b says:

    Su tha gje se ku?!!
    Shpresoj ne Vlore ?

    1. shkodrani londer says:

      Mendoj se ne Vlore ose diku mes Vlores dhe Llogarase do te ishte perfekt.

      Ai aeroport do te mbulonte gjithe jugun e shqiperise po ashtu do ishte pozicion ideal per te thithur turistet e huaj.

      Ishalla eshte dicka qe behet dhe nuk jane thjesht fjale boshe sic kemi degjuar gjer tani. Megjithese ai koncesion qe ka bere serbi sali eshte veshtire te behet pasi nuk lejon perdorimin e aeroporteve te tjera ne Shqiperi.

      1. albatros says:

        O BUDALLENJ PO CI DONI TURISTAT, DO NGRIHEN CMIMET DHE DO SHKATERROHET NATYRA, DO NA I BLEJNE GJITHE SHQIPERINE

      2. canadian says:

        Koncesionin nuk e beri serbi Sali a beri greku Fatos

  3. How says:

    Su ngopen se talluri b.the me shqiptaret???

  4. Andria says:

    Nuk mund te kete aeroport tjeter pervec Rinasit deri ne vitin 2029 sipas kontrates se pathyeshme 25 vjecare qe Fatos Nano firmosi me pronaret austriake te aeroportit te Rinasit ne vitin 2004 te cilet i derdhin rregullisht ne llogarite e tij ne Austri 4 million euro ne vit per kete.

    E di kete sepse kam punuar vete ne administraten e Rinasit ne vitet 2003-2008…

    1. CarlzaisJena says:

      NANO NANOJA…..NUK DO TI GEZOJE ATO LEKE….VENDI KA NEVOJE PER AEROPORTE TE TJERE…..PER LIBERALIZIMIN E BILETAVE.QE VETEM NE SHQIPERI NUK I ULET CMIMI…PRA NANO FATOS,TE VEJE TE SHESI LULEDIELLI….

  5. zambi says:

    Propagande boshe.
    Pa i mbaruar afati koncesionit te rinasit ose pa i paguar disa miliona euro kompanise gjermane nuk vihet dot ne perdorim asnje aeroport tjeter.
    Aeroporti i kukesit eshte i ndertuar dhe nuk perdoret dot per kete arsye.
    Mos u lodhni te beni komente “bravo kryeministri”

  6. DINI says:

    NE LAZARAT…………………….??!

  7. evgjeni says:

    VLORA ESHTE QYTETI KRYESOR QE TQ KETE AEROPORT.ISHALLAH BEHET SE SHPEJTI DHE JO PER 20 VJET.

  8. Viktor hoti says:

    Eshte gati ne gjirokaster por duhen nja 50 vjet si puna e aeroportit te Kukesit ku i dhie sovraniteti yne. Viktor Hoti

  9. Frasheri says:

    Cmimet Haxhinasto,
    Po vijne zgjedhjet.

  10. Korcari says:

    Do behet ne korce tek aeroporti i lumalasit,fjale korridori keto por me sh mundesi aty do behet

  11. Heart Of Europe says:

    Turp 25 vjet peng për 75m euro, të mos ketë konkurencë.
    Këta vetëm CEZ i dhanë 95 m brenda 24 h.
    Fatos Nano duhet të shkojë në burg dhe Hotchief duhet të zhvishet nga e drejta e ekskluzivitetit, e fituar në mënyrë korruptive. Në të gjithë Evropën fluturohet deri dhe tek 20 euro ndonjëherë, kurse në Shqipëri me 300euro e lartë. Njerëzit nuk duhet të rrijnë duarkryq nëse duan të shikojnë bijtë e bijat e tyre të vijnë në Shqipëri lirisht e jo ti lënë lekët me biletapambërritur aty.

  12. arsen says:

    Shqiperia ka aeroporte gati.
    Puna eshte se Haxhinasto nuk i ka mire punet ne 300 ditet e para dhe i duhej nje show nga Eurocontrol
    Nje bythe aeroporti qe kemi ne Rinas, ben 20 ulje ne dite…Kujt i duhet nyja ne vend tjeter, kur ka kohe ne Rinas prejrreth 20 oresh bosh????
    Haxhinasto! Kujde! Ke kohe edhe 300 dite te tjera se pastaj ta fut vete Iliri!

  13. polat says:

    arportet jane me shumice duke filluar me gjadrin qe eshte ma i madhi ne vend e duke vazhduar deri vlore e gjirokaster ,me sa duket duan te ndjekun rrugen e nanos specjalisti i mashtrimve dhe izhvjtjeve ,ky soj mashtruasi dhe i atyre pase tij qe thyen qafen me 23 qershore ,nuk do ket fate e keq qe te persritet ma.ne te kunder do vazhdoj te mbetet si gjithe vendet e lindjes dhe afrikes verjore.

  14. toni fr says:

    Saranda ka korfuzin,gjirokastra ka janinen.midis vlore fier tepelene do ishte rentabel psh ne akerni ne vlore anes detit.

  15. Asim says:

    Ne gjirokaster u miratua-sa te marin dollaret dhe le te paguaje populli -se kontrata e nanos kumarxhiut nuk thyhet se keshtu jane kumarxhinjte shesin dhe nenen e tyre per te lojtur kazinove te las vegasit apo shteteve te europes-plera e shqiperise beri shume me shume se keta plerat e socem qe ju japin punet tenderat shokeve te tyre eurocontrol etj -nje gje duhet -te zhduken plerat nga timoni i shqiperise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje