Historia u përket vlerave

23 Korrik 2014, 21:15Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

 

-I Santi non si toccano…

 

Befas lexova nëpërmjet FB nje letër të “Hapur” që i ishte dërguar Ismail Kadaresë nga shkrimtari Nasho Jorgaqi. U habita posa kalova njëzet rreshta të saj; dhe e pashë se flitej për një konkurrencë krijimesh letrare: përkatësisht dy novela me të njëjtën teme. Pastaj e kuptova se nuk ishte një konkurrencë, por thjesht një humbje arsyeje nga Jorgaqi. Habi e madhe, sesi ende vijojnë të godasin Kadarenë, ata që ende nuk u besohet se ka rënë realizmi socialist… Megjithatë, për një gjë jam i sigurt, që atë s’e ka rrëzuar Ismail Kadareja; sepse edhe Bashkimin Sovjetik s’e ka rrëzuar Ismail Kadare, dhe as Perandorinë Turke s’e ka rrëzuar ky, edhe pse Kadare ka folur me stigmatizim dhe letrarisht kundër tyre. Por ajo që s’e kuptoj dot, që nga viti 1973, është pyetja: këta sovjetikë apo otomanë, s’e kuptojnë apo nuk duan ta kuptojnë… që, kjo, esencialisht është përplasja e krijimit të lartë letrar me tiraninë, ideologjike, sidomos?

E pse të zgjatem: I Santi non si toccano!

Si ka mundësi që të “akuzosh” një nga shkrimtarët më të mëdhenj të botës sot, se “po pretendon me pa të drejtë që ka qenë disident” kundër regjimit tiranik të Tiranës, në një kohë që, kjo, s’i jep asnjë vlerë më shumë veprës së tij? Letërsia nuk është dëshirë për të shkruar, kjo s’mafton: ajo është vlerë artistike që e merr vlerësimin mes arsyes komperative të modeleve të mëdhenj. Nuk e di se çfarë mund të jetë më e rëndë për një regjim, si ai i tiranisë Hoxha, sesa një roman si “Pallati i Endrrave”. Pa dyshim që ky roman është një vlerë kombëtare, në fillim, e mandej edhe botërore. Atje është stilizuar me art të madh ferri hoxhian, por dhe ferri i të gjitha tiranive – më saktë, vetë “Komiteti Qendror” dhe Enver Hoxha bashke me të. Nëse nuk e kuptojnë, të paktën ta shijojnë artistikisht…

Shumë vjet përpara, ndoshta rreth vitit 1994, e kam takuar Kadarenë në Hotel Dajti, pas nëntëmbëdhjetë vjetësh, dhe jo pa një ndenjë kureshjeje, i kam thëne: “Nga Pallati i Endrrave” ka dalë romani total që ke shkruar dhe e ke titulluar “Koncert në Fund të Dimrit”. Isha i sigurt për këtë, por nuk isha i sigurt për pohimin e autorit, sepse një pyetje si kjo nuk mund të lejoht t’ia bësh autorit. Janë dy vepra këto që më kanë pëlqyer veçanërisht në letërsinë botërore. Por, për shumë e shumë arsye, Ismali ndenji disa sekonda, dhe pa ndrojtje dhe pa qejfmbetje më tha: “Po, nga ai ka dalë”.

Me këtë dua të them se ka një kontinuitet kadareian në veprën e Ismail Kadaresë. Ato janë të lidhura, por kanë një specifikë të përbashket: tragjizëm dhe patriotizëm, histori universale dhe krijim tronditës që bashkon kohët – lashtësinë greke, mesjetën dhe kohët moderne. Por Jorgaqi më detyroi që të lexoja “Mjegullat e Tiranës”, se kisha lënë ta lexoja në muajin gusht…

Nuk u habita nga vlera artistike e kësaj novele, por nga një fakt tjetër: Tragjiku shqiptar, paska edhe ky një Romeo e Zhulietë moderne… Siç duket kjo qenka një propensitet natyror (tendencë natyrore) e shkrimtarëve të mëdhenj.

Kurse Kritiku e “akuzonte” se kjo novelë është shkruar tani. Si ka mundësi të flitet për datën e shkrimit për një vepër arti? Madje, sipas tij kjo ka ardhur dhe “është shkruar tani” se “Kadareja kërkon padrejtësisht të tregohet disident kundër tiranisë Hoxha”. Po ku ka disidencë kundër regjimit në këtë novelë? A mund të krahasohet kjo novelë për kundërtinë e saj antitiranikë (që s’ka fare), sado e bukur që është, me Pallatin e Endërrave, apo me Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur, apo me Kronikë në Gur, për të mos përmendur dhe shumë të tjera?

Nuk e kuptoj, përse nuk përmbahen dot ca shkrimtarë…? Pastaj, si mund të atakohet një shrimtar me staturë botërore, në një kohë kur vlera e tij sot, në një sens historik, nuk është fare më shume vlerë për të, sesa për vetë shqiptarët. Pse këta njerëz duan t’ua zbehin shqiptarëve edhe nje vlerë të letërsisë botërore që kanë në këtë kohë kaq të vështirë për historinë e tyre, nga naiviteti apo nga ligësia?

Gjithsesi, e pse duhet ta analizoj këtë? Mjafton shprehja që me mirëdashje dua t’iu them disave që kanë këtë tendence: I Santi non si toccano; sepse nuk humbet vlera e Shenjtorit, por ajo e atakuesit. Historia, në funskion te vlerës dhe antivlerës, nuk ka kursyer asnje njeri, kushdo që ka qënë ky … Edhe nëse të ka marrë temën, kjo nuk është asgje: shumica e tragjedive shekspiriane kanë qënë shkruar para se sa t’i shkruante Shekspiri. Por, më e vështira për t’u kuptuar është fakti që kjo temë, paska qënë një ngjarje personale e vëtë Kadaresë…(?)

15 komente në “Historia u përket vlerave”

  1. xha Jaho says:

    Nje koment i shkelqyer nga Ngjela. Urime avokat.

  2. Tajson says:

    Dhe per cilin e mban vehten zotrote o Tak-tuk ,qe na merrke persiper te besh Zotin Letrave ktu ? Te veshesh me pupla “Te santin” tat ,dhe zhveshesh nudo tjetrin ???
    Nasho Jorgaqi ka shume te drejte dhe eshte nji nder shkrimtaret me te talentuar Shqiptare edhe pse ne ate vend duhet me qen cigan ,ah me falni musliman qe te beshe kari.er dhe kjo e fundit ne cdo fushe .
    Kakareja jot eshte aq i shenjte sadhe “Ceku 20 Miljone $ Brazilian”
    i X .”Ti ricorda shoku “;) .
    Nosho Jorgaqi nqs do ishte ne nji tjeter vend me Kakarene tend nuk do fshinte as garin ,hai capito avocato terrassini ? ?
    Kam pat rrespekt per ty por je duke ndyr shume hunden ,kujdes lol “Un di shuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuum me shuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuum” per kta shkerdhata qe ti na i quan santo caro .

  3. Taulant says:

    Kuptimi im I debatit eshte ky:
    Nashua thote:Une nuk kam talentin tend.Jo te gjithe do te behemi Kadare.Ne ne ate kohe beme aq sa dinim,aq sa mundeshim…. Ti mundeshe me shume,por mos na fyej,na injoro ne te vdekshmit….Ne kishim pika talenti,ti lumenj
    Me tej:Ti je boll lart; mos u ngri me lart duke u krahasuar me ne dhe duke na shkelur ne.

    Avokat bie dakort me ty ne nje pike:vepra e Kadares mund te kishte daten 1954,2013,2055…ne kete rast data eshte thjesht nje numer qe mbush kuriozitetin e vleres,se po mos te kishte vlere nuk do duhej data.

    Avokat:lexoje dhe nje here .Nashua nuk ia ul vlerat Kadarese si shkrimtar(me perjashtim te faktit qe sugjeron qe vepra eshte shkruar 70 e kusur vjec e jo 20 e ca)…
    Nashua ve ne dyshim integritetin shoqeror te Kadarese(kur thote qe nuk me ke treguar atehere per vepren),por kjo nuk ka te beje me ne si lexues(nuk duam tia dime per integritetin as te Hygoit,as te Balzakut etj).Ne thjesht e shijojme artistikisht Kadarene

  4. matteo says:

    Edhe Ngjela del nga “binaret” ne komentin e tij. Pse? Sepse kritiku nuk thosh asgje kunder Kadare- shkrimtarit (fliste me superlativa, dmth ato qe i meriton), por per ato deklarata dhe insinuata te shkrimtarit te madh qe ulnin deri ne mospranim vlerat e te tjereve. Kjo nuk i lejohet nje shkrimtari te madh, qe jo domosdoshmerisht eshte edhe njeri i madh. Kadareja e ka pranuar edhe vete qe eshte inatcor dhe…me pasojat e ketij karakeri.

  5. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

    o Taku.
    Sa bukur e ke thon mre jahu.
    Historia u perket vlerave.
    Ne se Historia do te shkruhet pas 50 vitesh Historia e vlerave te socializmit ka patun shume vlera,dhe nji nga kto vlera eshte dhe Is-Kadareja.
    O Taku byth patllaku ti se ke lexu mire letren e Nasho Jorgaqit,ose ke kuptu shum por tjetersojsh e interprreton sepse keshtu te intereson ty.
    Ti je nje pelivan i zgjut,sa majtas dhe djathtas.
    Nasho Jorgaqi ka shkrujt me burrni dhe i drejtohet nji shoku te rinis,ndersa ti e hyjnizon jo vetem shkrimtarin gjeni Kadare por dhe njeriun primitivbashkshortin e Helenes dhe babain e 2 vajzave qe ju dukej vetja si princesha ne komunizem,sepse dhe ti dhe Kadareja ,..te dy jeni nga i njejti brum….nuk keni burrni as moral as dinjitet
    Pra historija ju perket vlerave por jo pelivanave si ty dhe Kadereja.
    Kadareja ishte pjella e sistemit komunist dhe kjo ja rrit atij vlerat.
    Turqeta or Tako.

  6. agostin says:

    Avokati si gjithmone ne lartesine e duhur.Si kane italjanet idhullin e tyre Dande Aaligierin ,ashtu shqiptaret duhet te krenohen me Ismail Kadarene .Kur Mark Antonjo po mbante fjalimin para romakeve per Qesarin tha:”Nder egersira paske ikur o gjykim,dhe njerezit e paskan humbur arsyen”Ky fjalim ja vlen dhe per ata qe sulmojne Kadarene.

  7. reformer says:

    Nuk me duket se Avokati ka bere avokature te Kadarese. Eshte me teper nje thirrje per tu zgjuar nga deliri i marrezise qe ka pushtuar shume shqiptar sepse jane ziliqar per suksesin e shkrimtarit te tyre, sepse sic ka thene nje burre i mencur, shqiptaret te falin gjithcka, por jo suksesin.

  8. dudushi says:

    Shoku Rita,shoku Kico, shoku Nasho etj vllehe sigurimsa…..

  9. emigranti says:

    Bravo z.Ngjela, je ne anen e duhur.
    Kadare eshte i madh dhe “shkrimtaret e Realizmit Socialist” qe nuk mund te shkeputen nga e kaluara duan ta perbaltin te madhin Kadare.

  10. Kendveshtrim tjeter says:

    Kujtoni pak caste,kur Berisha dhe Basha, kerkonin te nderonin te madhen Vace Zela.
    Asnje fjale nuk folen per te sa qe gjalle,asnje nderim !
    Ne Shqiperi te ngrene ne piedestal,kur largohesh nga kjo bote !
    Kjo me teper per tu dukur “doni me per Belulin”.

  11. besnik says:

    Nje avokati e pa nevojshme e avokatit ,per Kadarene .Fatkeqesi shqiptare ku dukurite dhe fenomenet qofte edhe ato historike i shikojme vetem bardhe e zi ,nje kadare dikure vetem komuniste ndersa sote nje kadare vetem demokrat ku se ka jetuar komunizmin se per te ka shkruar vetem keq dhe ne asnje raste mire .Analiza e problemit nuk mund te behet nga nje avokat i vetem por kerkon avokatine e gjithe shoqerise ,ku te sundoi e verteta dhe jo pasionet e erreta .

  12. Shkrimtar Bote says:

    Ajo qe me beri me shume pershtypje gjate leximit ishte perseritja e shpeshte e fjales “boterore”.

    I bera nje kerkim tekstit, dhe si per te me vertetuar dyshimin perdorimi i ketij termi rezultoi jo pak, por pese here me radhe:

    “shkrimtar nga me te medhenjte te botes”, “roman me vlera boterore”, “dy vepra boterore”, “shkrimtar me stature boterore”, “vlere e letersise boterore”

    Te shkretet ne qe nuk kemi arritur kurre te njohim vlerat e nje “shkrimtari desident”, qe gjithe shkrimet e tij (!?) ja kushtoi vendaliut te tij dhe ideologjise komuniste.

    Mos u merzit fare o shkrimtar “me vlera boterore”, se edhe pse ke plot 25 vjet qe s’te prodhon me karadakja, s’te lene spartaket dhe roma-ket, te te cilesojne: SHKRIMTAR I PA PUNE.

  13. Nastradini says:

    Qenka mbushe me komente sigurimasish dhe ziliqaresh ketu poshte. Bravo Avokat, mos e rr…j fare.

  14. plaku dhe deti says:

    Vlerat bejne Kulturen,Kultura rrit njeriun,e ben te arsyeshem,tolerant,te pergjegjshem te prekshem ndaj dukurive qe kane lidhje direkte me te apo jo.Psh,njeriu me kulture dhe vlera njerezore e ngre zerin edhe kunder represionit ne Kine,kunder varferise ne Afrike,kunder gjuetise se balenave ne detin e Japonise apo gjuetise se ariut me shenjen e Henes ne gjoks,pa lere pastaj kunder satrapeve qe pushkatojne protestuesit ne ndonje bulevard Tirane…Keta njerez me vlera bejne vertet Histori,biles me kete angazhim e tejkalojne veten dhe behen me te larte nga c’ishin fale talentit apo dhuntise.Thote John Grisham ne nje roman te tij qe nje avokat I mire nuk ben kurre nje pyetje qe s’ia di pergjigjen…Megjithate,une si lexues vleresoj se Koncerti.. mbetet vepra me e mire e Kadarese.Letren e N.J.e lexova tek Dita,ky I fundit nuk I thote pse shkrove per kete ngjarjen tende,por I kujton se kete me shume gjasa e ke shkruar ne mergim,ndaj bej mire te rinovosh kalendarin…Qe miqesine e kane prishur nuk do shume fantazi ta kuptosh,por gjera qe ndodhin…Lufte nuk do kete – kjo eshte e sigurte!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje