Kriza në sistemin politik e zhvillimor që po përcillet me mungesë të perspektivës ekonomike dhe cilësi të dobët të arsimit, janë dy nga shumë faktorë që po ndikojnë në indoktrinimin e të rinjve dhe rekrutimin e tyre në radhët e organizatave ekstremiste islamike, vlerësojnë profesorë të filozofisë e sociologjisë, vlerësojnë analistët.
Europa e Lirë ka biseduar me filozofin Blerim Latifi dhe sociologun Ismail Hasani.
Sipas tyre, në Kosovë ka kohë që kanë krijuar terrenin e tyre edhe disa organizata e lëvizje të proklamuara si humanitare, të cilat dyshohet se kanë shtrirë ndikimin te një pjesë e shoqërisë përmes predikimit radikal e fanatik të fesë islame.
Ligjëruesi i Filozofisë Politike Klasike, Blerim Latifi, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka të paktën tre faktorë që kanë determinuar këtë situatë që si pasojë ka sjellë rekrutimin e të rinjve kosovarë për t’i dërguar në lufta fetare në Siri apo Irak.
Në radhë të parë, ai konsideron se në Kosovë ka një krizë të thellë në sistemin politik. Në Kosovë ka një krizë korruptimi radikal e sistematik të jetës politike dhe ku sistemi politik nuk po u ofron asnjë shpresë të rinjve, ka thënë Latifi. Andaj, sipas tij, në shoqëritë ku ka kriza të tilla, grupet e caktuara gjejnë terrenin më të mirë për indoktrinimin e të rinjve për përfshirje në grupe radikale, madje edhe ato të radikalizmit islamik.
“Faktor tjetër jashtëzakonisht i rëndësishëm është mbyllja përherë e më e madhe e perspektivës ekonomike për të rinjtë e Kosovës. Ne tash e sa vjet jemi të përfshirë në një gjendje të stagnimit ekonomik dhe të status quo-së ku zhvillimi ekonomik duket tepër i largët, tepër jo premtues për të rinjtë e Kosovës. Në këtë situatë të pesimizmit dhe jo-perspektivës ekonomike, gjithmonë gjenden grupe e individë, të cilët u propozojnë qytetarëve, të rinjve të Kosovës rrugë alternative për t’i realizuar interesat dhe perspektivën e tyre ekonomike”, thotë Latifi.
Një faktor tjetër i rëndësishëm që e ushqen fuqizimin e interpretimin radikal të fesë, sipas Blerim Latifit, është edhe kriza e sistemit të arsimit dhe rënia drastike e cilësisë së arsimit në Kosovë.
“Kjo krizë ka krijuar një situatë të atillë që sot sistemin arsimor në Kosovë e kemi një sistem që riprodhon injorancën. Kur nuk ke arsimim funksional, cilësor e modern, në këso kushte shfaqen edhe grupe e lëvizje dhe interpretime të tilla fetare e ideologjike që përpiqen të zënë rrënjë në shoqëri”, thekson Latifi.
Ndërkohë, profesor Ismajl Hasani, sociolog i religjionit, thotë se pas raportit jo të favorshëm të Departamentit Amerikan të Shtetit për liritë fetare me specifikim Kosovën, arrestimi i fundit i 40 personave nën dyshimet për inkriminime në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe organizata terroriste, paraqet një lajm tjetër shumë të keq për Kosovën dhe imazhin e saj.
Faktori ekonomik dhe papunësia e lartë në Kosovë është përfolur si një nga kryesorët që besohet se po ndikon në manipulimin e të rinjve për t’i dërguar në fushëbeteja në Siri e Irak. Por, profesori Hasani thotë se ky është vetëm një faktor, dhe jo domosdo edhe kryesori.
“Mendoj se është banale të minimizohet vetëm në faktorin material, sepse një i ri ka rrugë tjera të ndryshme për të siguruar bukën e gojës nëse është çështja te ky fakt. Por, prej storieve që po i shohim, shtëpitë e këtyre, qoftë që po vriten apo po bastisen, nuk janë familje që kanë mungesa elementare. Kështu që justifikimi vetëm me faktorin ekonomik për vendim për të shkuar në fushëbeteja që nuk dihet se të kujt janë, është tepër injorant”, shprehet Hasani.
Duke lënë anash spekulimet e supozimet, sipas të cilave, në indoktrinimin e të rinjve një rol të caktuar po luajnë edhe organizata të caktuara joqeveritare apo edhe predikues të caktuar e imamë të xhamive, profesori Ismajl Hasani thotë për Radion Evropa e Lirë, se është çështje urgjente që të ketë një koordinim të veprimeve me Bashkësinë Islame.
“Mendoj se është urgjente që të bëhet bashkërendimi i veprimeve të organeve të rendit dhe Prokurorisë me Bashkësinë Fetare Islame. Është më se urgjente në këtë fazë për të shpëtuar çka mund të shpëtohet në kuptimin jo vetëm të reputacionit të Kosovës, por edhe në kuptimin më të gjerë të shpëtimit të jetëve të njerëzve”, konsideron Hasani.
Një fenomen tjetër që ka ndodhur në Kosovë pas luftës së fundit, ishte edhe ai i pranisë së madhe ndërkombëtare, përfshirë edhe organizatat e ndryshme joqeveritare nga vende të ndryshme, të cilat luanin rolin e organizatave humanitare në fazën e pas konfliktit.
Por, disa nga këto organizata, sipas Blerim Latifit dyshohet se kanë filluar qysh atëherë aktivitetin dhe veprimtarinë e tyre për indoktrinime fetare, duke u fshehur pas petkut të organizatave humanitare në Kosovë.
Këto organizata dhe lëvizje kanë përfaqësuar interpretime radikale e ekstreme të religjionit, në këtë rast të atij islam dhe si të tilla kanë arritur të depërtojnë thellë te një pjesë e shoqërisë në Kosovë, sidomos te të rinjtë, thotë Latifi.
“Të gjitha këto lëvizje duke promovuar një interpretim radikal të islamit, integralist e ekstremist, kanë krijuar klimën e fanatizmit fetar, i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe shumë logjike shpie te këso dukuri të tilla siç janë mobilizimi, rekrutimi për shkuarjen e të rinjve tanë në luftërat e tilla si në Siri e Irak”, deklaron Latifi.
Si pasojë e përfshirjes në luftë në Siri e Irak, disa shtetas të Kosovës tashmë kanë humbur jetën atje. Kurse së fundit, organet e ndjekjes penale arrestuan 40 persona të cilët dyshohet se kanë luftuar në Siri e Irak në mbështetje të organizatave të shpallura terroriste, si ISIS e AL Nusra.
Nuk kemi kohe te merremi me ato injorant qe shkojne per te luftuar ne Irak dhe Siri, ata luftetar, nuk luftuan per vendin e tyre, c’pret nga ata que nuk luftuan per Kosoven kur ishte e nevojshme?
Nuk kemi kohe te merremi me ato injorant qe shkojne per te luftuar ne Irak dhe Siri, ata luftetar, nuk luftuan per vendin e tyre, c’pret nga ata qe nuk luftuan per Kosoven kur ishte e nevojshme?
Kjo nuk qendron hiq zotri.
Ne mbajm mend qe kemi jetu shume ma keq nuk kemi pas shkolla nen okupim serb dhe nuk jemi ban serb .
Tash ne mnyr vullnetare po behemi arb ,turk veq shqiptar nuk duam te jemi.
Fen islame duhet te ndalohet me ligj eshte fe qe ndjell terror .
Me nje fjal fe muti.
Shqiptaret para 100 vite mbi 90% ishin analfabet dhe nuk u ben fetar ekstremist biles edhe deri ne vitin 1945 mbi 70% e gjithe ahqiptarve ne ballkan ishin analfabet. Nuk eshte problemi te arsimi por te mosha e re e atyre qe manipulohen dhe kalojn ne ekstremizem fetar. Nje gje di te them sigurte per ekstremistet fetare ne kosove te gjithe jan njerze shum te zgjuar shum te informuar me rrjedhat nderkombetare e kombetare pasi lexojn shum te jeni te sigurte se keta ekstremistet fetar nuk jan injorante ase analfabet perkundrazi munde te jen njerzit me te zgjuar dhe me diapazanin me te gjere ne shoqerin ton, gjithashtu edhe praktikantet e fes ata qe jan te perkushtuar ndaj fese ne kosove jan nder njerzit me te zgjuar ne kosove kjo eshte e sigurte pasi ata nuk bredhin ter diten neper kafene perkundrazi ter diten emitojn mesojn lexojn lexojn shum dhe studiojn. Tjeter gje a jan ne rruge te drejte por injorant e analfabet nuk jan
keta islamista dhe muslimanet ballaknas jane marrja e tokes. te pashkolle ose me shkolla hajmedet. Pa kulture e morracake. Vertete per te ardhur keq. Prandaj edhe shkojne ne siri e irak se atje gjejne krijesa si puna e tyre.
Po cfare po thua more Dardania ? Keta nuk bredhin kafeneve por frekuentojne xhamite dhe i degjojne ligjeratat e idioteve te sojit te Shefqet Krasniqit. E cfare kane per te mesuar nga ky hoxhe i cili nder te tjera ju spjegon xhematlinjeve se ” a i lejohet myslimanit te pije coca-cole” ? Shumica e ketyre islamisteve jane injorante qe pos Kuranit nuk dine gje tjeter.
Shume mire dardania,deri ketu jam dakort me ty ,qe jane te gjithe te shkolluar dhe qe motivi i ketij latifit nuk qendron ne kembe por pyetja eshte se cfare i shtyn keta njerez te studiuar,te shkolluar ,te pergatitur ,me njohurite boterore, te futen ne llumin vrastar te sirise ,irakut ,libanit duke prere koka dhe masakruar njerez ???tashi ,duke pare ngjarjet e fundit simbas teje cfare eshte ,,,,,,o keta njerez kane shkalluar ose i terheq DNA e gjakut
Ne rradhe te pare jane vete institucionet fetare ne Kosove ne menyre te dukshme duket se nuk veprojne konform kushtetutes te nje shteti laik, qe bejne edhe nderhyrje apo analiza politike kryesisht injorante, qe nuk edukojne me frymen e solidartietit, dashurise per vendin, kombin e mes shqiptareve pavarsisht nga feja. Predikimet e tyre rrjedhin nga nje fryme parapambetje ne rastin me te mire apo fryme, kulture ndoshta pse jo urrejtje te ardhura nga rryma arabe.
Degjon vetem shqehtesimin perse nuk lejohet shamia apo ferexhete, mjekrat e kesisoj. Cfare lidhje ka kjo me fene shqiptare ..! Te degjosh imamin me ore dhe nuk kupton asgje cfare te po predikon ky njeri per nje shqiptar, cfare po ndihmon per ardhemerine , cfare fryje paqe, lirie, dashurie, edukimi predikojne keta imame.
Burimi i cdo brengosje te shoqerise vjen nenrradhebte pare nga lenja e njerze ne dore te tyre. Eshte si te lesh njerezit e tu ne emer te lirise te frekuentojne dhe te degjojne keta lloj imamesh. Ne emer te lirise te thone gjithshka qe mund te corientoje nje shoqeri te tere. Shteti ne baze te kushtetutes duhet te nderhyje sa nuk eshte vone. 40 apo 50 jane thjeshte monstrat , qe dalin nga nje helmatisje me e madhe.
Mistrec. Faktori numer nje eshte mosha e re dhe ideologjia me te cilen ushqehen pse kjo nuk na pelçen neve eshte dicka tjeter ata jan te vendosuar ne ideologjin dhe parimet e tyre, ideologiit e kan rrenuar dhe ngritur boten ton edhe Hitleri u ngrite mbi nje ideologji edhe pse ishte gjakatare e dhunshme dhe ju kushtoje me jete mbi 50 milion njerzve edhe Stalini edhe Lenin edhe Hoxha edh Tito edhe perandoret edhe Mbretet etj kishin nje ideologji e cila per ata ishte me e duhura dhe ne rregulle per te tjeret jo por por shumica e ketyre nuk ishin injorante perkundrazi njerze shum te shkolluar. Edhe keta ekstremistet Musliman nuk jan injorante ase analfabet perkundrazi une kam pare disa dhjetra video te ketyre hoxhallarve ne Yutube dhe jam befasuar me zgjuarsin oratorin dhe diapazanin e tyre besoni se keta nuk jan njerze injorant por shum te zgjuar tjeter gje eshte a jan ne rruge te drejte per mua dhe shumicen e shqiptarve jo por ata mendojn se jan ne rruge te drejte pra kemi te bejm me ideologji. Gjithashtu kam pas rastin te lexoje edhe komente te ketyre praktikantve Islame te perkushtuar ndaj fese ne debate te ndryshme dhe munde te them me bindje se jan mbi mesataren e zgjuarsis se shqiptarve ne ballkan.
Shume e sakte, renia e arsimimit ne nje nivel fillor gati edhe per gjimnazet, ka bere qe nje perqindje e vogel njerzish te jene te papregatitur per vende pune qe kerkojne arsimim. Kjo i con tek perkedhelsit e sedrave te semura (ca hoxhallare), pastaj i con tek ata qe u nxisin edhe me shume komplekset e inferioritetit te tyre (hoxhallare mjekrosha private), e pastaj e shohin veten si gjeli maj plehut me nga nje automatik ne dore dhe bileten e avionit drejt Sirise, apo sic mendojne ata: drejt parajses. Gjynaf! Mish per top!