Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ishte të premten në Patos, ku vizitoi kompaninë e fasonit “Picari”, e cila ka përfituar nga Fondi i Nxitjes së Punësimit duke punësuar 91 gra dhe vajza.
Veliaj tha se pavarësisht bindjeve politike, interesi më i madh publik dhe politik sot është punësimi i sa më shumë qytetarëve.
Sipas tij, Fondi i Nxitjes së Punësimit është mënyra më e mirë për të ndihmuar njerëz me ndihmë ekonomike që të punësohen. “Përtej cinikëve që thonë se nuk do të punojmë të gjithë në fason, por as drejtorë s’mund të bëhemi të gjithë sepse Shqipëria ka nevojë të prodhojë. Për ata që nuk kanë një arsim të lartë apo jetojnë me ndihmë ekonomike, puna në fason është një punë e mirë”, theksoi ministri Veliaj.
Në rrethin e Fierit janë 255 zonja që kanë përfituar nga Fondi i Nxitjes së Punësimit, ndërkaq shumë shpejt do të organizohet edhe një raund i dytë për ato kompani që duan të bëhen pjesë e një prej gjashtë programeve përfituese.
“Paratë e ndihmës ekonomike më mirë t’i përdorim për të paguar sigurimet shoqërore dhe disa paga minimale duke i drejtuar njerëzit në punësim, sesa t’u japim lëmoshë dhe të inkurajojmë njerëz që jetojnë prej 23 vitesh me ndihmë ekonomike, pa i kthyer kurrë sytë nga puna”, nënvizoi Veliaj.
Në rrethin e Fierit janë miratuar gjithsej 9 programe të nxitjes së punësimit, me një fond prej 17 milion lekësh. Subjektet përfituese i përkasin kryesisht fushës së konfeksioneve, ndërtimit, etj.
Bravo Veliaj. Shikon vetem punen dhe ndihmon njerezit. Nuk merret me politik, me the te thash.
Ju lumte zoti Veliaj , po tregoni qe jeni nje perfaqesues i denje i popullit shqiptar duke ju gjendur prane cdo dite e me teper
Bravo i qofte Veliaj po ben nje pune fantastike.
I pa pare Veliaj, ministri qe ka hapur me shume vende pune duke i dhene mundesine e punesimit shume personave.
Po une e dija qe Veliaj ishte antar i qeverise!
Qeverija politika ben moj Betina, apo mjafton ta thoni ndonje gje te bukur si staf i djalit ne fjale…..
Po sa vende pune ka hapur mund ta dijme?
bravo
Bravo Veliaj, ku shkoni Ju automatikisht hapen vende te reja pune. Bridh, o shpirt, bridh sa te mundesh vend me vend, sepse u muar vesh, ku shkel kemba jote mbin bar, domethene hapen vende te reja pune. Falenderojme zotin qe ju ka dhene Juve, shkopin magjik, me te cilin, Ju, sapo te cikni me majen e tij nje te papune, fap, menjehere si me magji ai kthehet ne i punesuar. Lavdi o Zot, per kete te mire qe na bere!!!