Paskal Milo, kryetari i Komisionit për Rishkrimin e Historisë në sistemin parauniversitar, rrëfeu në “Revistën Televizive të Mbrëmjes” në Top Channel detajet e punës që sapo ka nisur, sidomos për pjesën e komunizmit dhe figurës së Enver Hoxhës për të cilën ka patur debate.
Sipas Milos, veç politikës ky debat ndizet dhe nga një tjetër grup personash që kanë interesa ekonomike. Kryetari i Komisionit për Rishkrimin e Historisë, theksoi rëndësinë e këtij procesi për t’i shpërblyer sa më mirë brezit të ri, i cili deri më tani, ka studiuar një histori të mbushur me shumë pasaktësira.
Pandi Gjata: Prej disa javësh është ngritur Komisioni për Rishkrimin e Historisë së sistemit parauniversitar. Sa kohë ka që keni nisur nga puna dhe cilët historianë janë në përbërje të këtij komisioni?
Pandi Gjata: Me cilët koleg jeni duke punuar në këtë komision?
Paskal Milo: Komisioni është i përzgjedhur, pavarësisht ndonjë komenti që mund të bëhet. Anëtarët e komisionit janë historian të njohur, jo vetëm shqiptarë, por edhe të huaj, specialistë të periudhës për të cilën janë ngarkuar të shkruajnë tekstet e historisë. Në këtë komision janë emra të njohur, historian të tillë si, Pëllumb Xhufi, Dritan Egro, shefi i Departamentit të Arkeologjisë dhe të Historisë së Vjetër në Fakultetin e Histori – Filologjisë, janë dy historian të huaj, njëri është amerikan i mirënjohur në Shqipëri për shkak të librave që ka bërë. Tjetër anëtar është një profesor në një nga universitetet e njohura amerikane. Gjithashtu është edhe një studiues shumë i njohur gjerman, i cili edhe ai ka shkruar për historinë e Shqipërisë. Ne i kemi përzgjedhur qëllimisht për të shmangur atë çka është e zakonshme në jetën tonë shqiptare, jo vetëm politike, por edhe në atë që quhet opinionbërëse , e cila ka filluar padrejtësisht të krijojë debate ‘shterpe’.
Pandi Gjata: Debatet kanë nisur në mënyrë të veçantë për figurën e Enver Hoxhës dhe periudhën e komunizmit. Çfarë do të ndryshojë për këtë periudhë të gjatë, por edhe për figurën e Enver Hoxhës?
Paskal Milo: Kam qenë shumë i qartë, por ka disa njerëz që bëjnë sikur nuk e kuptojnë sepse ‘i bien fyellit gjithmonë në një vrimë’ dhe kërkojnë të keqpërdorin edhe këtë rast për të dalë atje ku duan të dalin. Komisioni nuk do të merret as me jetëshkrimin e Enver Hoxhës, as me punët e Enver Hoxhës, as me bëmat dhe as me krimet. Komisioni do të shkruajë histori të thjeshtë për nxënësit shqiptarë. Kjo do të jetë një punë që do të ketë në themel të saj vullnetin për t’u dhënë nxënësve shqiptarë tekste sa më të thjeshta dhe sa më të kuptueshme dhe sa më objektive.
Pandi Gjata: A do të ketë rivlerësim të figurës së Enver Hoxhës? Kjo është e gjithë akuza që po ju bëhet.
Paskal Milo: Ata nuk e dinë akoma se neve nuk e kemi shkruar tekstin. Si mund të gjykosh që është bërë rivlerësim, keqpërdorim në një kohë kur teksti nuk është shkruar? Pse gjithë kjo zhurmë? Nevoja për të rishkruar tekstet e shkollave ka lindur nga fakti se në tekstet aktuale ka pasur një abuzivizëm masiv në lidhje me tekstet alterantive. U bë një pazar i mirëfilltë vetëm për të nxjerrë fitime shtëpitë botuese që lidheshin me drejtoritë arsimore dhe nuk i kushtohej vëmendje cilësisë. Mbi të gjitha, në këto tekste historia e kombit shqiptar paraqitej në mënyra dhe variante nga më të ndryshmet, aq sa nxënësit çorientoheshin. I është lejuar hapësira manovrimi ndërhyrjes së politikës. Sigurisht që tekstet e shkruara janë hartuar edhe nga kolegët tanë, por në mjaft tekste janë gjetur gabime dhe keqinterpretime.
Pandi Gjata: Cili nga historianët po merret me pjesën e periudhës së komunizmit?
Paskal Milo: Pikërisht për të shmangur këto akuza që janë të pabaza dhe ja fusin kotë. Ne kemi vendosur si komision që periudhën e komunizmit në Shqipëri ta shkruaj historiani gjerman. E para sepse shmangim keqkuptimin tradicional shqiptar që akuzojmë njëri-tjetrin dhe e dyta, mendojmë që duke qenë periudha e komunizmit, një i huaj e shkruan me një këndvështrim më objektiv.
Pandi Gjata: Prapë të huajt do të na e shkruajnë historinë?
Paskal Milo: Jo, nuk është kështu. Ne e shkruajmë më mirë se të huajt, këtë nuk e vë në dyshim. Por ne do të paragjykohemi menjëherë. Do të dalin shumë teori dhe akuza të mjediseve shqiptare. Pikërisht për t’u dhënë fund këtyre akuzave ne kemi bërë këtë zgjedhje. Periudhën e luftës do ta shkruaj historiani Fisher. Ai nuk mund të akuzohet.
Pandi Gjata: Kush janë periudhat e tjera të rëndësishme që do të rishikohen?
Paskal Milo: Periudha e Zogut, të cilën do ta shkruaj unë. Për këtë nuk mund të dalë njeri dhe të më akuzojë, pasi nuk e njoh.
Pandi Gjata: Po periudhën pas viteve ’90 kush do ta shkruajë? Edhe këtu kemi histori, të cilat komentohen në variante të ndryshme.
Paskal Milo: Duke qenë se kjo periudhë nuk është e maturuar ende, për shkak se dokumentacioni historik nuk është në qarkullim, do të ketë një trajtim kronologjik, skematik. Do të vihen në dukje arritjet e vendit në politikën e brendshme, në jetesën sociale, ekonomike dhe në politikën e jashtme.
Pandi Gjata: Keni qenë në politikë, por edhe në histori. A besoni se këtë herë nuk do të ndikoheni nga politika në këtë punë që keni nisur?
Paskal Milo: Një nga pikat e dobëta të komisionit, nëse do ta keni vënë re, disa njerëz e kanë pikërisht në faktin se unë kryesoj komisionin duke qenë kryetar i një partie politike dhe këtu ata mendojnë se mund të goditet. Unë historinë e kam pasur dhe e kam pasion, e kam mbi politikën. Politikën e kam filluar shumë vonë dhe mund ta lë një ditë, por historinë kurrë. Historia është jeta ime dhe unë para saj nuk vë asgjë. Duke qenë në krye të komisionit do të bëjë çmos që tekstet e historisë të kenë garancinë maksimale për objektivitet dhe realizëm. Është momenti kur politika duhet të rri larg historisë. Ka edhe një grup të caktuar, që i preken interesat ekonomike, që e nxit këtë lojë dhe këtë debat të pakuptimtë. / Top Channel
Ata qe do te bejne historine e merhumit, pa dyshim jane komuniste ,
Nuk eshte cudi qe edhe jashte ka komunista .
Profesorit i ka ngelur mendja tek Sulltan Enveri.
A e dini se cila eshte llogjika e Profesor Milos
per Sulltan Enverin??? Një nga gabimet që rëndom
bëhen kur flitet për Enver Hoxhën është identifikimi
i luftës nacional-çlirimtare me emrin e tij në
një lidhje absurde, me të gjitha tiparet e kultit
antihuman të individit. Po hodhe poshtë Enverin ke
hedhur poshtë luftën! Nga ketu niset pikpamja dhe
rehabilitimit te Sulltan Enverit.
Mund te na spjegoje Profesori, përse nuk hidhet
poshtë Lufta kur shpallet armik p.sh., Mehmet Shehu,
Beqir Balluku apo Petrit Dume etj., që ishin drejtues
me peshë të formacioneve partizane dhe reputacioni i
saj pësuaka keq po të hedhësh poshtë Enverin?!
Luftën nuk e bëri Enveri. Lufta kundër pushtuesit ka
qenë një tipar shekullor i shqiptarëve. Është në fakt,
një reagim i natyrshëm i çdo popullate të pushtuar.
Enveri vetëm e përvetësoi atë që pashmangësisht do
ndodhte. Iu bashkua rezistencës antifashiste, doli
në krye të saj dhe e devijoi energjinë e luftës për
çlirim kombëtar drejt një revolucioni proletar.
Energjinë e luftës për çlirim e shndërroi në energji
të luftës për sundim,per pashallekun dhe sulltanatin e tij.
Po pranuam që Enveri e bëri luftën dhe solli “lirinë”, pse
të mos pranojmë që edhe Berisha rrëzoi diktaturën enveriste
dhe solli “demokracinë”?! Por të gjithë e dimë se edhe luftën
nuk e bëri Enveri edhe diktaturën nuk e rrëzoi Berisha.
O zef anti shqiptari!
Enver Hoxha ka udhehequr popullin shqiptar ne 50 VJETET me te LAVDISHEM te historise me te re te Shqiperise!!!
Ai organizoi dhe drejtoi popullin shqiptar ne LUFTEN NACIONAL-CLIRIMTARE kunder hordhive NAZI-FASHISTE dhe bashkepuntoreve te tyre ballisto-zogistet!!!
Enver Hoxha udhehoqi shqiperine ne rindertimin dhe ndertimin e Shqiperise nga nje shtet FEUDAL te prapambetur,ne nje shtet MODERN me INDUSTRI E BUJQESI TE ZHVILLUAR!!!
Per here te pare ne Shqiperi u ndertuan HEKURUDHA,RRUGE TE ASFALTUARA,HIDROCENTRALE,KANALE VADITESE E KULLUESE,DHJETRA MINIERA,DHJETRA FABRIKA,UZINA E KOMBINATE,qe jo vetem punesuan popullin,por i dhane PAVARESINE EKONOMIKE Shqiperise!!!
Enver Hoxha krijoi nje USHTRI MODERNE me armatimin me te fundit te kohes,duke garantuar mbrojtjen e vendit nga cdo agresor!
Fakti,qe nuk guxoi asnje FUQI E MADHE te na sulmonte,verteton ate se ata e dinin se cfare i priste ne Shqiperi!!!
Shkollat,UNIVERSITETET,TEATROT E OPERES,DRAMES E TE ESTRADES mbulonin tere vendin!!!
Elektrifikimi i vendit ishte nje arritje kolisale e rralle ne bote!
Ishim vendi i vetem pa TAKSA E TATIME dhe FETE U ZHDUKEN PLOTESISHT,si cibanet e keqinj ne trupin e popullit!!!
LAVDI HEROIT KOMBETAR ENVER HOXHA!!!
Jam Shqiptar 1000 karat,dhe pse e dua
vendin tim shkruaj disa te verteta te hidhura.
Na lavderon Enverin se ndertoi shqiperine.
Dhe un te pregjigjem qe edhe Hitleri beri
autostrada, dhe Musolini beri hekurudha
por ishin diktator ama dhe e shtypshin njeriun.
O i ndjeri zef!
Do ti apo nuk do ENVER HOXHA ishte udheheqesi i PKSH-se dhe i LUFTES NACIONAL-CLIRIMTARE!!!
E kjo nuk ngeli ta percaktosh ti,nje cope INJORANTI FASHIST,pjelle e atyre qe bashkepunuan me PUSHTUESIT!!
Enver Hoxhen si LIDER TE LANC-it e njohen FUQITE E MEDHA TE KOHES si SHBA,BRITANIA E MADHE(qe kishin perfaqesuesit e tyre ne rang gjenerali prane tij) dhederi STALINI I MADH!!!
Enver Hoxha udhehoqi per 50 vjet Shqiperine duke e kthyer nga nje vend te prapambetur FEUDAL,pa shkolla,me 90% analfabete,pa energji elektrioke,pa porte e aeroporte,pa industri e miniera,pa bujqesi te zhvilluar,pa ushtri moderne,pa FLOTE DETARE TREGETARE E LUFTARAKE dhe mbi te gjitha krijoi nje SHTET DIN JITOZ,qe RESPEKTOHEJ NE MAKSIMUM NGA LIDERET ME TE MEDHENJ TE BOTES si HRUSHOVI,MAO CE DUNI etj!!
CIA,KGB,INTELIGJENC SERVISI,ASFALIA,etj u munduan shume ta rrezonin SOCIALIZMIN NE Shqiperi sa ishte Enveri gjalle,por nuk ia ARRITEN!!!
ENVER HOXHA MBAJTI GJALLE FRYMEN PATRIOTIKE TE KOSOVAREVE DHE SHQIPTAREVE NE DIASPORE gje qe nuk ka te krahasuar me ANTI SHQIPTARIZMIN E Sali Berishes keto 23 vjet!!!
z. Zef, Jeni me te vertet nje topall mendor kur flisni dhe shkruani ca aguridhe qe nuk i ha as qeni fashist Berish Krakatau. Mendimet e tua, vertet te leshta te japin pershtypjen sikur ti kerkon te na imponosh njohuirte e tua per 1 shekull te egzistences se shtetit shqiptar. Historia, mor tutkun elektromagnetik nuk eshte ajo qe shkruhet neper gazeta dhe ne pergjithesi ne shtypin foshnjor te rilindjes fashismit ne Shqiperi. Te pakten perpiqu te kuptosh se nuk eshte kaq e thjeshte te behesh kapitalist duke grabitur popullin tend dhe duke marre te gjithe pasurine kombetare te krijuar gjate 50 viteve te socializmit.
Vertet bota ka bere kapitalizmin por ata kane grabitur dhe pushtuar vendet e tjera. Mos i zgurdullo syte si zhapik i ndezur, ashtu si po te shkruaj une eshte dhe kete e kane vete te shkruar ne tekstet e tyre dhe ne enciklopedite e tyre. Por me ke flas une, ja me nje analfabet kuantik te dominuar nga efektet e Johansonit te Vjeter!
edhe Sadami beri ndryshime ne Irak…
asnji nuk e permend me as vee familja nuk do e dije me…
po me kea die hard komunise qe nuk na u ndane…pse pikerish ne na rane per “shinc” kea derra komunise…
o Paskal Hoxha ka vrare njerez…fue mire kee ne koken me cepa…
Shume i sakte komenti i juaj !!
E drejt populli ska njofte partin ase enverin ata kan lftuar kunder Italis e gjermnsie si pushtuse .Njfehin mehmet shehu tuka jakova nako spiro por me 10 korrik 44 kur kan then komandant enveri ska fole askush .nuk folen por than kush esht kylaveri??
Ateher nje rpof Z:R qe i njtfte tha keshtu e ashtu[
po z.nuk tha qe ai erdhi ne Parise e nuk dha provime
populli hengri tekun.enverin e kan hip ne maje jugosllavet Dushani e Mugosha me gjith kshilltaret.
Everi monopolizoj gjith pushtete,partin u be diktator per te sundar e dergoj shqiperin me henger Bare,
pse duhet ta shkruajne ata http://bit.do/intervista-milo
Komunizmi I Enverit ka qen katastrof per Kombin Shqiptar Iden Komuniste ne Shqiperi e ka Formue Serbi planet kan qen shiperin me ja bashkangjit Jugosllavis me vullnet kurr Shqiptaret se kishin pranue ju ka imponue. Paskal Milo keni qen dhe mbeteni Komunist.
pse duhet ta shkruajne ataa http://bit.do/intervista-milo
O Milo frikacaku!
Per rolin e ENVER HOXHES,Ahmet Zogollit,Luften Nacional-Clirimtare ,per periudhen e SOCIALIZMIT etj,jo t’i lihen te huajve,por t’i jepet popullit e drejta te vendosin me REFERENDUM,saic behet shpesh ne Zvicer!!!
Ka mbete Arumuni Paskali Milos te shkruaj historin e shqiptarve haaaa jo jo ka ike koha kur historin na shkruanin Vllehet Greket Arumunet dhe Rumunet.
KUR JULETA I BINTE ME DORE
tasteve te teleshkruesit, ti mardhoheshe nga kenaqesia, te skuqeshin bulat e vesheve, buzet anashformonin nje jarge te bardhe. E kishe nje mellef qe kur linde ne 49-ten e brishte te sapo te dalurve nga lufta, e kishe me Hakiun, dibranin aq te pelqyer nga punedhenesja e Juletes, Xhuglinja hijerende.
Breheshe ne thellesi te shpirtit tend me urrejtjen e pa shprehur ndaj Stermillit mosmirenjohes.
Vetem te ishe ne vend te Juletes, do te doje ti nderroje rromanit aq te njohur titullin ne: “Sikur te isha vajze”! Po ç’e do se ai rroman i shkruar shume me pare se te vije ne kete bote, i kish rezervuar Juletes kenaqesine ti binte me dore tasteve te teleshkruesit, duke hedhur ne leter idete e medha te punedheneses se saj marksiste-leniniste.
Jam ndeshur me ty dy here ne kete jete.
E mbaj mend si tani ate te marte te 8 shkurtit te 83-shit, kur sapo kisha kaluar me hap te shpejtuar Unazen tek Zogu i Zi. Ngutesha per te mos humbur kohen e nje vizite kortezie ne Spitalin e Laprakes. U shtanga i tmerruar pak metra me tutje, nje tridhjete vjeçar (34) i lyer ne gjak godiste me koke shtyllen e betonit tek dera e hyrjes se Institutit te Studimeve Marksiste-Leniniste, e briste si i çmendur fjaletha pa lidhje: me fal Juleta eshte faj i teri i imi… sikur te isha vajze…
U afrova i tmerruar per ta ndaluar ne kete akt vandal ndaj kolones se pagoje. Per dreq nen sqetull kisha ate librin e Stermillit, “Sikur te isha djale”, gje qe per habine time e ngriu ne vend.
Isha nga disa dite me nje gjysme rrufe e here pas here teshtija pa deshire. Nxora shamine tashme te mbushur me bacile, ndersa tentoja te fshija hundet, dora e tij e pergjakur ma rrembeu me force. Ndersa fshinte gjakur nga koka, me erdhi ashtu i shqetesuar ta pyesnja per se tere kjo egersi me kolonen e pa faj.
Nexhmije Xhuglini sapo kish pushuar nga puna e renjes me dore te tasteve te stenografit Juleta Milon qe ish zemra e tij, per ta zevendesuar me Jeten, Jeta Mitrushin.
Kur arriti te fshije gjakun qe i mbulonte gjithe fytyren, solla ne mendje diçka qe nuk ish e pa njohur per mua. Tek vervisja kurioz te kujtohesha per kete kriminel qe po demtonte kolonen e betonte, ah thashe me vehte eshte ai i televizionit.
Ate mbremje te 17 dhjetorit te 81-shit televizori bardh e zi bente kleçka here pas here. I ka ngelur nje peseqindeshe shpotisnja te mijte duke i rene me grusht qe te rikthehj figura. Aty dole ti me nje leter ne dore, ku mundoheshe te na mbushje mendjen ne hyzmeqareve te pa gdhendur se ai tradhetari Mehmet Shehu para se te vetevritej paskesh lene nje leter lamtumire.
Nuk di çfare do na tregosh per historine e ketij vendi te pergjakur, historine tende me kolonen e betonte apo deshiren e pa realizuar qe ke akoma ne shpirtin tend, per ate qe zoti urdheroi tet’ate te te bente me kokrra te vogla e jo me vrime, qe jo se nuk ta dha ate, e ke nga pas, por ti e doje ashtu siç Stermilli kish rromancuar, gjithnje perpara per histori te medha.
Profesor ,historia te shkruhet nga historianet,dhe mos keni ndroje nga ata qe mund te kene kundershti per shkak te politikes qe perfaqesojne.Historia te shkruhet nga shqiptaret historiane ,dhe me ndihmen e te huajve per ceshtje qe ju ndoshta nuk keni fakte dhe dokumenta te caktuara.Historia si shkence ka dy mjete kryesore qe jane dokumentat dhe faktet si dhe analiza politiko sociale dhe ekonomike e periudhave te ndryshme te saj.Nderhyrjet politike te jene zero ,se vec i kane hequr te verteten historise, dhe e kane veshur me ngjyra politike ,duke cuar ne bastardimi e saj.Si kryetar i komisionit ,te keni kujdes per periudhen e rilindjes kombetare, qe per mua eshte kulmi i vetdijes historike te shqiptareve ,qe nxorri ate plejade brilante te rilindasve tane, qe jo vetem si moren ketij populli ,por vec vune pasurine dhe gjakun e tyre ,qe shqiperia te ishte e pamvarur.Je i nderuar ,dhe mos u merakos per komente boshe ,se ka njerez injorante qe vec fjalor prej legenash perdorin, se nuk kane argument te kundershtojne aftesite e juaja perfekte si historian.
Po pse o, nga nje perbindesh si SALI RAME BERISHA e kelyshet e tij te bandes (jo te te 4-teve, po 40 hajduteve&Co) me te rrezikshme qe ka njohur ndonjehere historia moderne e Shqiperise, paskeni FRIKE?! U struket per historine e monumentin (ah si i mbeti PKSH litari pa iu hedhur ne qafe! Qesharake!) Guvernator i huaj, historine te huajt, qe jane gjalle luftetaret dhe historishkruesit ta shkruaje banda e FevZINJVE dhe ca burgaxhinjve mashtrues, numrin e te cileve e rriti enkas kryekrimineli SRB-i? A jeni ne terezi apo jo? E kam thene edhe ne ndonje vend tjeter: MANDATI PLEBISHITAR I POPULLIT SHQIPTAR ME 23 QERSHOR nuk eshte i pjesshem, nuk eshte lutje, po ESHTE urdher suprem per te vene ne vend gjithcka qe ka shtremberuar enkas k/banditi SRB-i. Shkoni e fshiheni skutash ne ndonje clirim qyteti (LeShelIja), gjoja se i hengri barku atyre per 70 vjetorin. Turp! Ky eshte skandal, sado “argumente”, perqasje me vend e historira te ngjashme!
Historia eshte e dokumentuar shok. Eshte e dokumentuar ne qindra krijime artistike dhe dokumentare gjate periudhes se komunizmit
Un jam dakort qe ta shkruajn te huajt historin ton,po ata qe e kan jetuar dhe kan mar pjes ne kte histori nuk paskan te drejt te flasin per sakrificat e veta,pastaj edhe sot ne vitin 2014 te huajt do shkruajn per te kaluaren ton,ku e njef GJERMANI ENVERIN ai e ka me te degjuar çi thot rruga, a nuk ju vjen turp qe te degjeneroni historin e vendit tuaj per arsye se jan tradhtaret e kombit dhe kolaboracionistet qe e duan ne gijotin figuren e ENVERIT, ai tradhtaret dhe kriminelet e kombit vrau dhe futi neper burgje, po nuk ju vjen turp o njerez qe e shtremberoni historin per qef te njerit apo tjetrit,mos e permendni ENVER HOXHEN dhe kohen e socializmit po per çfar do flisni ne histori per TURGUT PASHEN apo per heroizmat e AMET ZOGUT si vodhi arin dhe i beri mutin kti vendi i la shqiptaret me gisht ne byth,te vetmit burra qe ben histori ne kte vend o historian pa moral dhe te pa fytyr jan GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU, ISMAIL QEMALI dhe ENVER HOXHA kta jan burrat qe ben histori ne kte vend,o rrugaçet e kti kombi qe po i jepni vler antivleres histori ne kte vend ben 28 mij deshmoret qe u vran ne lulen e rinis per te çliruar vendin,nuk jan deshmor ca rrugaç si AZEM HAJDARI dhe disa ushtar qe vriten ne irak sot ata jan si nizamet ne kohen e turkut jan rrogetar ata vriten ne pun, deshmor jan ata qe luftojn per interesat kombetare pa kurr far interesi personal,o popull jevg edhe historin po e ndani si bakllavan,edhe sot mas njeqind vjetesh ja u shkruajn te huajt, a keni moral ju qe mbaheni per historian sot ne shqipri nuk ju vjen turp qe nuk jeni kapabel ti thoni te verteten kti populli dhe ti mbetet qefi kujt te doj armiku kudo ne planet esht armik tradhetari tradhtar por patrioti esht patriot dhe e meriton vendin ne piedestal,ju ne piedestal keni ven llumin e kombit se i mbani ison te persekutuarve dhe tradhtarve se kan vujt,ne kan vuajtur mir kan ber se nga ata kan vuajtur nje popull i ter, po atyre deshmorve qe i kini ne per familjet tuaja kush ja ngre vleren apo jan jashte mode sot,mos e shkruani fare historin e ENVER HOXHES historin e luftes partizane dhe pesedhjet vjet socializem,po çfar do shkruani per çILJETA XHILAGEN sa kom bythen e mir, se vendit ton po i oqe historin e ktyre 50te vjeteve qe kaluam ktu ska me historiper çin do flasesh 500nt vjet vasal te turkut popull i humbur ne mugetir,pra jemi popull pa identitet pra popull jevg pranoni kte te fundit te pakten.
E mo s’ka gje , le te na i shrujne te huajt historine tone…. vetem aman ate historine e MEHMETIT(Shehu) qe vrau vehten te na e shkruaje ky profesori se ky e di mire ate !!!
Enveri si diktator,mashtruse e masnipuluse per karrjeren e tij shfrytzoi emrin e Partise pasj e fsghefi ne emer FRONTI-Liri demikraci fundi erdh u prletarizua fshatari,tregu bosh radh qumsht veze djath mish kafe etjinternime burgime,kulak ,deklasuar pushkature gjenrale e funksionare,hoqi gradat hoqi fene kisha e xhamija shqipeia u be prralle e botes.
Bravo Profesor.
Meqenese do mbetesh pa pune, fillo te shkruash historine e Gjemranise naziste dhe pse jo ate te SHBA-ve makartiste.
Me kete rast, nje mik me shkruan nga Detroiti:
“Edhe unë jam plotësisht i mendimit të profesorit historian të nderuar, zotit Milo, jo vetëm që figura e Enver Hoxhës duhet të futet në histori, po ajo tashmë ka hyrë, me të dyja këmbët. Hidhini një sy veprës së fituesit të çmimit 2004 si British Book Award, të atij Times Book Prize for Best Biography, ose edhe Bruno Kreisky Prize for Political Literature etj. Profesorit Simon Sebag MONTEFIORE i cili në 2007-ën botoi vëllimin me titull PËRBINDËSHIT E HISTORISË vëllim i cili është përkthyer në dhjetë gjuhë. E ndër 101 përbindëshit e historisë, krahas Ivanit të Tmerrshëm, Maximilian Robespierreit, Vladimir Leninit, Josef Stalinit Adolf Hitlerit e Benito Mussolinit, (e kemi nderin e madh që në faqet 261 si edhe 262), të zerë vënd edhe Enver Hoxha së bashku me Al Caponen, Heinrich Himmlerin, Joseph Mengelen, Pol Potin, Lavrenti Berian e shumë të tjerë ku lista mbaron me Osama Bin Ladenin ! ”
Gjynah, qe i kane vene ujkut ne qafe melcite e qingjit. Milo eshte ne linjen e vet, por kjo linje mbase i perkedhelet qeverise, por kursesi nuk eshte e nje miljon votuesve. Dhe te mendosh qe e kemi patur minister te jashtem !!
Ju faleminderit !
Milo per historine e Partise ate qe na ka cmendur per cdo vit shkollor, kurre per historine e Shqiperise. Ai eshte nje komunist me shpirt dhe mendja e tij nuk funksion ne paanesi. Nga marrja persiper e kesaj inisiative tregon se ai nuk eshte ne rregull menderisht.
Historia duhet te shkruhet vetem nga njerez qe kane dhene prova per paanshmeri, qe per drejtesi ato jane penalizuar apo jane privuar nga privilegje. Rasti i Milos nuk eshte i tille. Ne Shqiperi do vazhdoje avazi cdo qeverisje do te ngreje komisionet qe deshiron dhe kjo do te vazhdoje si te gjithe gjerat ne Shqiperi
uaaasa per te qeshur prap…po historine e hitlerit pse e mesojne gjermanet….uaaa uaaa po historine e romakeve apo perandorine osmane plot e perplot me diktatore pse e mesojme…..une jam i mendimit te fshihet fare nga viti 1912 der me 1990 historia….te mesojme vetem …ah me fal ..duhet heq dhe ky i shtremberuari….atehere le te filloi historia qe sot…
Profesor Milo, jeni plotesisht i gabuar ne faktin qe mendoni dhe shpreheni se Historine e Luftes Nacional-Çlirimtare, do ta shkruajne historiane te huaj. Luften e bene bijte dhe bijat e Shqiperise. Faktet kane ndodhur ne Shqiperi,dhe u takon bijave dhe bijve te ketij vendi ti vene ne dukje me objektivitet ato. Historin e bejne masat, kuptohet te drejtuar nga individe te caktuar, POR ne asnje moment ketyre masave nuk mundet tu mohohen kontributet per hir te gabimeve te bera nga disa individe. Rreshtimi i popullit tone krah boshtit te Aleateve: ShBA-BRSS-Britani e Madhe, ishte zgjedhja me e duhur dhe kjo gje duhet te na beje krenar ne jete te jeteve. Ishe kjo zgjedhje qe e shpetoj Shqiperine nga coptimi i metejshem i saj.
patjeter qe duhet te shkruhet historia nuk mund te lihen 40 vjetet me te rendesishme te shtetit shqiptar mund te shkruajne historianet e huaj si per cdo histori boterore por shqiptaret e kane shume me te lehte tu referohen arkivave fale gjuhes cilido te kete qene enver hoxha ai ka vendin e tij ne histori ashtu si zogu si sulejman delvina ,verlaci etj.Pretendimet se nuk duhet te shkruhet per nje periudhe historike qofte kjo komuniste fashiste etj jane qesharake dhe nuk behen nga njerez serioze,historia I pasqyrone vendin ngjarjet dhe njerezit protagonist te saj pasqyrimi I saj duhet te behet vetem duke u bazuar vetem ne arkiva dhe jo ne simpati apo antipasti personale.Kemi mahnitur boten me paaftesine tone te qeverisim tani po bejme cudine tjeter po u themi qe nuk dime te shkruajme as historine tone dhe te gjitha keto vijne sepse nje elite post komuniste manipuloj vendin per afro 23 vjet duke e hudhequr me metoda te 43 ne shekullin e 21.
TURP PER NJE POPULL QE TE PRES NGA TE HUAJT TI THONE QE JE NJERI APO MAJMUN. TURP PER NJE HISTORIAN SI MILO TE KETE FRIKE TE THOTE QE SHQIPERIA U CLIRUA NGA PARTIZANET SHQIPTAR ,BALLISTET APO LEGALISTET E SHITEN BYTHEN TE TE HUAJT KJO NUK DO TRIMERI TE THUHET NE 50 VJET U NDERTUA ARSIMI NDERSA JU NE 25 VJET MBOLLET INJORAC DHE VARFERI PAPUNSI KRIM PROSTITUCION KORRUPSION KJO ESHTE ZOTI MILO SHQIPTARET NUK KANE NEVOJE TE LEXOJN SE U VJEN PER TE VJELL NGA SHKRIMET E SOTME POR JU VAZHDONI TE MERRNI NJE RROGE, PA HISTORIN E DI POPULLI ME MIRE SE JU DHE TE JENI I BINDUR SE ASNJE QYTETAR NUK JA NDJEN PER ATO QE THONI JU.
Nuk e dime se si do ta trajtoje luften e Fan Nolit dhe te Naltmadhnise,per realizimin e aotoqefalise te Kishes Kombetare,si dhe uzurpimin e saj nga ana e grekut Uzurpator.
Edhe here te tjera ju kam shkruar per perdorimin e peremrit pyetes “Kush?”. Intervistuesi e perdor gabim kur ben pyetjen: “Kush jane periudhat etj.?” Duhet “Cilat jane periudhat…”. Nuk e di se kur do ta mesojne gazetaret, redaktoret, politikanet, folesit e radio televizionit etj. perdorimin e peremrit pyetes: “Kush?”
Sa per shkrimin e periudhes se komunizmit nga nje i huaj duhet pare se ç’pozicion politik mban ky i huaji. Mund ta shkruaje me paanesi, por mund ta shkruaje edhe me shume i njeanshem se sa nje shqiptar.
Historia me e paanshme (por jo gjithmone krejt e vertete)do te shkruhet vetem nga brezat pasardhes, siç kam lexuar diku: “Kur te vdese i fundit qe e ka njohur E. Hoxhen”.
Historine e SHqiperise e shkruajne vetem historianet shqiptare dhe jo te huajte. Historine e Anglise e kane shkruar anglezet, ti Z. Milo i di me mire se une keto gjera,prandaj mendoje mire para se te flasesh.
A beson ndonjeri se po ti varish melcite ujkut ne qafe nuk ka per ti henger ?Shoku Milo eshte enverist i kulluar ore jeni ne vehte,si mund te jete ai kryetar i ketij komisioni se bashku me enveristin tjeter shokun Xhufi,hajde ,hajde keto do te rishkruajne historine,s’ka per ta pasur jeten te gjate ky rishkrim shume shpejt do te hidhet poshte !
sa keq njerez pa kulture, ose qe paguhen nga qarqet qe nje shqiperi e vogel si shqipja,nderohet per kontributin e saj ne kualicionin anti nazi-fashist.
nder e histori e lare me gjak te kulluar shqiponjash partizane.
nder edhe per vlersimin e figurave qe e hudhehoqen kete ushtri.
nder edhe per shqiperine me enverin ne krye te luftes e te socializmit.
nder per deshmoret qe rane heroikisht.
e kush hedh balte
keta monstra..
qe shkateruan cdo gje dhe prodhuan injorante ne universitetet fabrika te shtijes se diplomave
per
drejtesi me gjykates hajdut
ekonomi per te vjedhur edhe banken
mesuesi per te shitur notat me para
mjekesi per mjeke qe asgjilpera muk dine te bejne
vrasje ne sheshe, per vrasje te demokracise per pushetin e tyre pa lavdi.
lavdi njerezve me kulture qe do rivleresojne historine heroike,historine e vasesesve dhe historine e njerezve te zi…
historine e shkruajne kulturat.
antikulturat mohojne se jane pa vlera dhe duan shqiperi koloni te qarqeveve antishqiptare.
sa keq njerez pa kulture, ose qe paguhen nga qarqet, per komentet, dhe qe nje shqiperi e vogel si shqipja,nderohet per kontributin e saj ne kualicionin anti nazi-fashist.
nder e histori e lare me gjak te kulluar shqiponjash partizane.
nder edhe per vlersimin e figurave qe e hudhehoqen kete ushtri.
nder edhe per shqiperine me enverin ne krye te luftes e te socializmit.
nder per deshmoret qe rane heroikisht.
e kush hedh balte
keta monstra..
qe shkateruan cdo gje dhe prodhuan injorante ne universitetet fabrika te shtijes se diplomave
per
drejtesi me gjykates hajdut
ekonomi per te vjedhur edhe banken
mesuesi per te shitur notat me para
mjekesi per mjeke qe asgjilpera muk dine te bejne
vrasje ne sheshe, per vrasje te demokracise per pushetin e tyre pa lavdi.
lavdi njerezve me kulture qe do rivleresojne historine heroike,historine e vasesesve dhe historine e njerezve te zi…
historine e shkruajne kulturat.
antikulturat mohojne se jane pa vlera dhe duan shqiperi koloni te qarqeveve antishqiptare.
Zotni,keto Jane vlerat qe la enveri ne shqiperi…edhe cdo vjet veprim i nje politikani mbatet ketu me cka la pas tij! Hajdut,prostituta politike e jo politike,njereze qe shitin babe e nane,njereze pa fije Atdhetari,te shkombtarizuar totalisht etj etj,kjo eshte trashigimia qe la Enver hoxha
Po more profesor po! Po pse te huajt?!!! Po ta bejen ore shqipot. eshte me mire. kur te zihen me njeri tjetrin do dale ndonje gje e mire ne fund te sherrit. ?
Imamballajdia ka bere nje parashikim gjenial.
Gjat luftes se dyte botrore qe u sponsorizua krejtesisht me sterlina floriri mbretrore angleze, arme, municione, veshje, ushqime pjesa me e madhe e misionareve kane qene komunist.
Keta i takojne grupit komunist te Oksfordit, perfaqsues i te cilit ishte Kim Filbi, drejtues i larte i sherbimit sekret anglez, MI 6 anglez, qe TRADHTOI VENDIN E VET DHE U BE AGJENT I SOVJETIKEVE.
Ishte ky Kim Filbi qe dergonte informacione KGB dhe ata Shtetit Komunist Shqiptar, qe diversantet, sic quheshin qe i hidhnin aleatet- anglezet vete, kur u bene pishment mbas lufte, dhe donin te rregullonin gabimet, te kapeshin menjehere nga qindra ushtare e police shqiptar- jo nga sigurimi por paranoja e Enverit mbas endrrevave qe shihnte.
Disa nga keta komuniste qe qene ne Shqiperi 1943-1944, kur u larguan themeluan parti komuniste te vendeve shume te medha, por vete vdiqen ne rruge per te vertetuar se ky ishte komunizmi.
Edhe Tom Stefan qe u lidh shume me Enverin, ne fund kur Enveri e perzuri do e quante “bir bushtre”, por do ta paguante shume shtrenjte miqsine me te, sepse u flak si njeri qe shperdoroi besimin e eproreve, degradim moral te plote dhe vdekje ne rruge.
Gzeta Tema te me falin esht pak gjate
Por per ceshtjen kombetar mendoj te dalin Historia e sakte dhe e drejte
Prof.i nderuar P.Milo!
I nderuari Prof.Paskal Milo!
Te eshte besuar nje detyre qe nu duhet ta kishe marr
persiper eshte shume e lakuar qyshe kush eshte shkruar
per Iliret,gjuhen deri sote.
Ka patur Subjektivizma
Disa gjera te pa verteta jan hiperbolizuar
hajde hiqi.
Plas sherr e shamate
E keni gabim historia duhet bere nga I l i r i a
ne ditet e
sotme
se
Pse thone Skocezet
Albani di te thote Skoci.Dakishtja(DAKET) eshtr gjuha
e skocezce.
Pra shqiptaret skan pse ta ulin veten jan Kombi me i
vjeter ne euroipe me gjuhe e zakone,qe vertetohet nga
Linguistika,arkeologjia se paku sot per sot 12.500 vjet
me pare.Gjuha shqipe “Gjuha e Zottit “Thoti Fliste shqip”
,”Mema e Gjuhve”(Xhuzepe Katapano,Prof,Aref Matheu,
Dijetar Dhimiter Pilika Prof.Hasan & Neritan Ceka,
Prof.Jusuf Buxhavi,Prof.Kristo Frasheri,Prof Rexhep Qosja,
Dr.Elena Kocaqi,Albanologet:Milan Shuflai,Aristidh Kola,
Akademik Aleks Buda,Prof.Eqren Cabej etj (Por me ato mendime
qe shqipja esht indo-europjane).
Fjalori duhet jete GJITHPERFSHIRES,te perfshihen fjalet e
harruara anash kaluarku te jepet dhe etimologjia e fjalve.
Fjalori i Oxfor university esht ne 40 vellime me 500,000 deri
1 miljon fjale.
Aty shpejgohet dhe FJALA ALBANIA,Albanian.
Ne histori te fillohet nga fillimi pse edhe atje ka
politizime anash kalime jo po ka qen prift apo Hoxh rendesi
ka qe kane mesuar shqipe.Shkollat fetare ne shkoder P,sh.
kane patur teologji,por dhe filozofi e dege teknike,tregtare
sespe duheshin administrates, tregtarve.fabrikave punishtave etj..
Ndofta shkrimet e para jane nga veriu sote per sote neser
do flase DODONA asgje te keqe nuk ka.Dialektet kan embesine e
vete
Disa dialekte thone albanologet jan ruajtur mire si pasardhse
te gjuhes shqipe.Pse te cduken dialektet ato jane pasuri e madhe Kombetare.Drejtshkrimi le te pasurohet e persoset.
Nuk e dime pse merret strikt permirsimet,shtesat,harresat
Anglishtja ka shume fjal pse sepse ka marr domethenjet e gjith
fjalve(500.000 word).
Duhet patur kujdes krahinalizmat veri Juge.
Nuk ju esht dhen vendi qe ju takon fetarve per arsimin
dijenin per shkallat.Kudo ne bote ka patur e ka shkolla fetare.
Lene rilindja te gjth udheheqja pompuane njerzit e vet i
bene,bile caktuan gazetar e shkrimtar studiot TV me rekomandime
te posacme.Mbaj mend ne nje fshat erdhen 2 makina xhips kineze
me gazetar,operator,regjosor per xhirur djalin e nje pjesmarrsi
e luftetari ne lidhjen Sh. P.
Ata kishin pregatite nje skenar te then nga disa ithtare.
Pas shume bisedash Patrioti ju tha:”Une ne jeten time nuk kam
mashtruar per asgje,dhe nuk mund ta bej ate pune”,ky isht nje
xhirim e bised ne natyre ku kishte mjaft njerz te tjere.
Keshtu qe ata xhiruan vetem si esht dhen lajmi si jan
nisur per lufte,kjo me gjithse u xhirue 1978 akoma nuk esht
trasmetuar ndonjehere.
Disa ne kushte barabarta behen heronje e disa harrohen
nga HISTORIA 70 vjecare .
Pere te njetin akte apo lufte njeri behej hero,tjetri
ase emri nuk permendej.
Mbahet njeanshmeni ne vlersime p.sh nuk dekorohen e vlesohen
njesoj si ata te Lidhje shqiptar te prizrenit dhe ata te
pavarsis.LSHP qe shteti i pare parardhes i Pavrsise.
Nuk vlersohet Konferenca e Kshillit Pergjithshem
Clirimtar e Kosoves e te Rrafshit dukagjinit si Konferenca e
Pezes apo kongresi Permetite.
Luftetaret e Kosoves Firmose REZOLUTEN e Bujanit per
Pavrsi.Shqiperia heshti apo me mire u be pal me jugosllavin
duke then”nuk kemi asnje pretendim ndaj aleatit tone(REP. fED.
JUG.k.a.).Kosova le te rrine me jugosllavin ajo esht me
zhvilluar se ne e atje jan me mire Kosoveret”. ose fundete
V.46 “Kush flet per kosoven do merren masa te ashpra Nuk esht
koha ….dISA
KOMUNIST MUND TE THONE C U BE ME KOSVEN NE DO TU TREGOJM VENDIN.”…..
GJITHKA VERTETOHET KUR VAJTI NE JUGOSLLAVI DELEG.SHQPITARE
NUK SHKOJ NE kOSOVEN dardane.
Vone u kujtua PPSH te flaSe per kosoven kur jugosllavia po
shperbehej
,por konkretisht nuk ka gjat luftes apo pas luftes asnje
deklarat apo rezolute per Konferencen e Bujanit.(PASKA SHKRUAR
GAZETA BASHKIMI u mabajt Konferenca e Kshillit Na Cl kosve me ,,,,,,,
“ESHT BER PUNE E MIRE”.SHIFE CFARE BEN AMERIKA
sot PER TE NDIHMUAR UKRAINEN).
Ne qoft se ju kujtohet Ju si hishtorian asnje
h e r n u k esht p e r m e n d per 50 vjet Konfenca e
Bujanit,bile ase perkujtuar me “pretekstin se nderhyme ne punet
e bredshme te jugosllavise”.
Bile mu kujtua ju si historin asnjher nuk ju erdhi per doresh
te shkruanit 2 rrjeshta???(me fale ne qofte se keni shkruare).
Ne kishim te drejt ta perkujtonim sepse esht bere ne
territorin shqiptare,dhe kan marre pjes 7 delegat nga tropoja
nga malsia e gjakoves qe kan punuar ne kosov dhe disa kane qene
banore atje 4 nga plav gucia e 1 nga shkodra ne gjakov tregtar
Tofik Canga.
Ju nuk i keni afruar delagat e bujanit kurr ne tryezen e
luftetarve te shqiperise.
Bile ata kishin frike te thonin asgje per bujanin.
Nga qendrimi qe u mbajt ndaj tyre disa u eleminuan ne menyre misterioze(organizatori i bujanit te tjeret vac 2 e futet ne burg
2 here i degraduate por asnje pozite drejtuse e te 6 kane qen me
shkolla te larta Unoversitet paodova te Italise per me
titul Dr.shkencat politike.
3 oficera karrjere komandata brigade(Eleminuar ne menyre
misterioze-Prapaskenike),Kom.batalion,1 kom.qarku
-2 me gjimnaz njeri vra tjetri komisar vendi, zv minister
kandidat i KQ,deputet fute ne burge 2 here,per dyshime pa prova)
Rastsisht kam gjetur nje dukumet te dt. 26.X.1945
propozim i hershem pa filluar servilizmat nepotizma Qarku
i kuksit prpozon per dekorim shtetit shqiptar
Te gjith u dekotruan perjashtua
-Niman Sylen(Plagos nekemb e dore 22 prill 1881 ne lufetn
e shtimje,pjemarres ne te gjitha betejat e kuvendet ,krah i
djatht i Bajram Currit,Hasan Prishtuines deri sa vdiq ne.v.1933) e
– Ukshin Avdylin nga gegyseni qe vret 4 sebo-malzes dhe
u perlesh trup me trup me nje major,i shkoj ne
ndihme motra(Cuc Avdylja) e cila vret majorin por dhe
i vallaj pas 5 minutash vdes nga Plaget.
Te prpozuarit jane:
Bajram Currin
Islam Spahia,
Ramadan Cejku nga luma ,
Ramadan Zaskocin,
Niman Sylen,
Mic Sokolin,
Ukshin Avdyli,
Fero Gjuti ( A.SH.Sh.dosja 81f-33-34)
Mire do te ishte te gjitha rrethet e dikurshme ose
muzet te paraqesin Historik te Cveshur nga politizimet
dhe nga superelativat e nepotizmat.
Prof. Milo!
Jane botuar libra autoritative per periudha te ndryshme
sic eshte:
Akademik Frasheri per Lidhjen shqiptare te P. ne baze
dokumentave Prof.Kristao Frasheri ka guximin te
korigjojn dhe veten,dhe thote Mhmet Aliun eshte thene e
vrau C.d. po keshtu thote dhe kenga popullore por
dokumenti thote e ka vra gjakovari…..
Ose eshte thene telegrafistin e vrau Ramdan Zaskoci
dokumenti thote e ka vra N,D,
Jane bere me vone libra dhe duan ti nenshtrohe se
vertets por shkruaj si ne fakt sipas vitit 1982-84.
Pra jo bashkohore te sotme.
Ose nje dite ne nje istikam plagosen 3 veta 1
thuhet e dy jo????????.nje i nenes e 2 te njerkes????
Histori pa emer ska.
Vetvetiu i HUAJ kur te flasin per luften do thote
Enveri e hapi mbledhej diskutoj…,u zgjodh… ,u grdua…
Por del nje K u l t e i vecante.
Ose kur formohet q e v e r i a.
ENVERI Kryaminister
Ministe I luftes-mbrotjes
Minster i jashtem
Gjenral Kolonl
Komandant Ushtarak,
Antar i presidjumit
antar i byros Politike
Sekretar i pare i KQPKSH.
Perqendrim i tepruar
Mos besim tek shoket
Nenvleftsim i shokve
me gjith se kishte dhe te me arsim te larte.
I jepet prioritet Kocit Pa arsim larte
-Minister i P.Bredshme.
-Zv /Kryeminister,
Zv/ prsident
-Antar i byrose politike KQPKSH.
-Sekretarat i Kom.Qendrore -Organizative
-Gjenral Kolonel
-Keshtu Myslym Pezes-pa shkolle
-Tuk Jakoves pak i arsimuar.
etj me radhe.
Gjate luftes veriut nuk ju ka kushtaur rendesi,
Nuk jane zgjedhur ne Konferencen e Pezes,Parmetit.
Labinotit,Beratit dhe nuk esht graduar asnje deri
ne formimin e brigadave(rrall 1-2 shkodrane).
E ne qeverin e pare bile dhe ne munges te zgjidheshin
apo gradoheshin ska pas asgje te keqe,????.
Nuk ka qene asnje i
deleguar i K.q,ase
Shtabit pergjith.Uhtrise ase i
Kshillit Pergj.Na.Ci.
Ne disa zona.
Bile esht vonuar dhe formimim i brigades me gjith
kerkesene paraqitur ne vjesht 43 e brigada u formuar
kur erdhen briggadat me shkuar ne jugosllavi.
Edhe vlersimet per veriun ka qen te pakta per te mos
then ZERO.
P.k.nuk i esht degjuar zeri.edhi nje qe nuk e lane ase
6 muaj e derguan ne Kosov,maqedoni deri ne Bullgari me qellim,,,,,,,.
Nga nje rreth qe kishte nje brigade per
50 vjet nuk u ben vec 4 kolonela, 3 nga kata kan qen
me arsim te lart(Sh.Dega,M.Bajraktari D.Bajraktari).
Mendimet do ishin te shumte
Une do medoja ju te mos merrnit pjes sepse jeni pale e
diktature formalisht nuk shkone ne opinionin demokratike edhe
me qen e pranushma lufta gjithnje kunder jushe do jete
ashper,bile ndofta shume shpejt munde te rrezohet.
Per te mos parur kritika te forta do tu rekomandoja te shifnit apo te kerkonit kronikat kronologjita e data kryesore te ngjarjeve nga cdo MUZE Rrethi
Neper mes saj dalin dhe personat.
]Suksese ne punen e nisur
Urojm te dilni Faqebardh