Ja komisioni, i cili do të rishkruajë historinë e shqiptarëve

20 Shtator 2014, 13:54Kulturë TEMA

Shtatë historianë, dy prej të cilëve të huaj, do të rishkruajnë historinë e shqiptarëve.

Ora News ka mësuar përbërjen e plotë të komisionit të posaçëm të ngarkuar nga qeveria shqiptare për të rishkruar historinë.

Kreu i Komisionit, Paskal Milo, do të rishohë historinë nga vitet 1912 deri në vitin 1939.

Veç Pavarësisë të vendit, historiani i njohur, do të ketë një detyrë jo pak të lehtë, që është trajtimi i figurës së mbretit Zog, për të cilën ka pasur jo pak kundërshti, gjatë këtyre viteve.

Periudhën e Perandorisë së Bizantit, do ta trajtojë Pëllumb Xhufi, ndërsa Lorenc Bejko, periudhën ilire.

Sundimin osman, do ta kalojë në lupë, Dritan Egro, ndërsa Afrim Krasniqi, do të shkruajë historinë e pas viteve ’89, që duket se do të jetë më shumë një shkrim në rrjedhë kronologjike e ngjarjeve.

Dy periudhat që gjithmonë kanë krijuar debate mes historianëve dhe politikës shqiptare, i janë lënë në dorë dy personaliteteve të huaja.

Bernd Ficher një emër jo i panjohur edhe për shqiptarët, do të shkruajë për periudhën e Luftës së Dytë Botërore, ndërsa gjermani Michael Scheneke do të ketë detyrën më të vështirë prej të gjithëve, ndoshta edhe më të kontestuarën, pasi do tu japë shqiptareve tekstin e ri të historisë së komunizmit.

REMOTE_ADDR:[]

37 komente në “Ja komisioni, i cili do të rishkruajë historinë e shqiptarëve”

  1. gim says:

    Eshte e drejte kjo, paskal milo perher ka qene nje nder historianet me serioz ne shqiperi.

    1. uhahahaa says:

      Me e forta,nje gjerman do shkruaje historine e Luftes II ne Shqiperi!
      Une e di se ne cdo vend normal te botes,historine e shkruan fitimtari!!!
      Dini gje ju kush e fitoi luften ne Shqiperi!?

  2. Dardha says:

    Perandoria Bizantine me dore te Xhufit?!!! Mos! Ka per ta bere lemsh, e do leme name neper bote.

    Jepini perandorine Otomane se ate e qan ai.

    1. PATRIOTI says:

      Per nje gje jame kurioz per Pellemb Xhufken, n.q.s. do te shkruaj per pushtimin Osman te Bizantit, te pakten ato qe ka shkruar kronologu Osman Tursun Beu (jo me shume), per te shuajtur kurjozitetin lexoni librin “Kronikat e Tursun Beut”, dhe do te tmeroheni me Mizorit e Otomaneve ne Ballkan.

      Mendoj qe Xhufka do te jete me Filo-Otoman se vete Tursun Beu, se te tilla direktiva ka marre.

      1. fanolisti says:

        Ik mor IDIOT! Patriot i Vicidolit ?

  3. tudi says:

    Pa Paskal Milon,e dim te gjithe se cdo te shkruaj.Ai ka vetem nje kendveshtrim.Fatkeqesi per brezat qe do vine!!!

    1. me thene te drejten says:

      Fatkeqesi jane kokgungat si puna jote,qe s’jane dhe aq pak kendej nga anet tona! ?

  4. D O K L E A T I says:

    Ha. Dashte zoti e vdiq Sali Berisha. Historine e shqiptareve do e shkruante prof. Dr. Milazim Krasniqi. Do e nenshkruante Erdogani.

  5. PER TY KEMI BESIM TE PLOTE QE DO SHKRUASH REALITETIN –
    PER BASTARDET GJITHCKA MBETET E DYSHIMT -SE CDO ZHGARRAVISIN
    SI GJITHMONE SDOLET DOTE NGA SINDROMA QE VJEN ERE

  6. ish-studenti i historise 2008 says:

    Kush ka qene student i historise e di mire qe Profesor Paskali eshte me i miri i fushes se para luftes se dyte boterore dhe i mbaj mend si tani kur i tejmbushte sallat e leksioneve pa kurrfare presioni apo me firmosje siç beni disa pedagoge te tjere te merzitshem. Po ashtu edhe Profesori i Arkeologjise ilire Lorenc Bejko eshte padyshim zgjedhja me e mire dhe nuk ka pse te na shkruanin te huaj per rrenjet tona. Per sa i perket periudhes se pushtimit otoman perveç Dritan Egros mendoj se edhe Ferid Duka si njohes i osmanistesh do na bente pune. Nuk e di pse Bernd Fischer-it i eshte besuar periudha e luftes se dyte boterore kur fare mire mund te bashkepunonte me Prof Paskalin duke qe se ka bere nje nga biografite me objektive per Ahmet Zogun. Sa per kete prof gjerman qe do trajtoje periudhen e komunizmit me duket zgjedhje e drejte sepse cilido studjues shqiptar te zgjidhej do te ishte i paragjykuar.

    1. me thene te drejten says:

      Edhe Dritan Egro eshte i specializuar ne osmanishte!

    2. joel shkodra says:

      Po edhe gjermani ka bindjet e veta dhe kam frike se do te na i perçoje me mire se ndonje shqiptar ne trajtimin e periudhes se diktatures.

  7. Sh says:

    Periudhen e komunizmit me mire e din ata qe e kane perjetuar .Filozofia e Marksit ne teori u duk e mrrekullueshme ,por kur u zbatua doli nje mysybet qe shkatarroi vlerat njerzore.

    1. ja na thuaj says:

      Cilat vlera psh?

  8. Dean says:

    Po saliu,nga veriu,dhe mbesa e tij e dhjamosur,a nuk do shkruajn ndo1 kapitull te Historise se Shqiperise?!

  9. I know something says:

    Ky eshte nje turp !

    Keshtu pranohet boterisht, qe shqiptaret jo vetem nuk dine te krijojne te tashme, apo te bejne shtet, por as per te kaluaren nuk bien dot ne nje mendje.

    Turp turp turp!

    Dhurate me te mire grekerve dhe serbeve nuk i ka bere njeri deri me sot.

    Turp turp turp!

    1. i cudituri says:

      C’pate ti!?

  10. Vlora says:

    Qe nga personat te cilet jane vendosur te rishkruajne historine, lere fare me mire se lemsh do ta bejne prape. Keta nuk jane historiane, por sharlatane! Me vjen per te qeshur sidomos me kete Xhufin te cilit i eshte ngarkuar historia e periudhes se perandorise Bizantine. Prit kur te thote se perandori i Bazantit ka qene Sulltan Mehmeti. Do shohim dhe do te qeshim me budallelleqet qe do te servirin, si Milo edhe Xhufi. Ndoshta do te nderhyjne ata te huajt ti terheqin prej veshi, por nuk kam shume besim.

    1. i cudituri says:

      Ore fshatar,ti kujton se gjithe Vlora eshte psikomatike dhe injorante si puna jote!? Vlonjatet Milo dhe Xhufi jane ajka e Vlores dhe e historiografise shqiptare mor tutkun!!!

  11. Bekimi says:

    S’ka më turp që historinë e një populli ta shkruajnë të tjerët.
    Jo se ka ndonjë të keqe të shkruajnë të huajt, por ajo thjesht duhet parë si një këndëvështrim tjetër, dhe jo ai zyrtar.

  12. Shqiptari says:

    Komision shume i goditur per te bere vertete nje histori moderne.Si lum ne.
    Ish ministri i Enver Hoxhes do vleresoje eprorin e tije.Dihet do e veshe me merita si shenjtor nje sharlatan qe e katandisi Shqiperine ne kete derexhe qe eshte sot.
    Historiani Xhufi,si pro Turk do te beje historine e perandorise Osmane,dhe ky dihet do e ngreje lart per qyteterimin qe i ka sjelle Shqiperise dhe per mbrojtjen nga fqinjet grabitqare.Dhe kjo pjese do dale vertete nje histori interesante ku do hiqet cdo vlere e trashegimise para otomane,dhe do flitet vetem per pashallare gjoja patriote qe pasi tradhetuan vendin e tyre dhe u ngopen me ofiqe nga sulltanet gjoja bene thirrje dhe formuan shtetin e pavarur shqiptar.
    Dicka e ngjashme me zemerimin e Ilir Metes e formimin e LSI-se per te qeverisur sot me PS e Edi Rames.
    Ai qe ka pjesen Ilire ka me pak pune se do i referohet vetem shkrimeve te te huajve,pasi ne nuk kemi ndonje gje te madhe te trasheguar.
    Ky komision historie nuk duhet te filloje pune.Aq me teper qe edhe do paguhen nga taksat e shqiptareve te varfer.

  13. Treviso says:

    Me duket nje komisjon i studjuar mire. Detyren me delikate ja kane ngarkuar historianit Gjerman. Kete pike me delikate kan gjetur njeriun e duhur, por shpresojme qe do kenaqemi ne qe e kemi jetuar kete epoke me historine qe do na shkruaj historiani gjerman. Po historine e kriminelit Berisha kujt do ti besohet
    qe ta pasqyroje. Historia e tije eshte historia me e veshtire per tu pasqyruar.
    Eshte e veshtire se ka dy histori. Nje histori si drejtues partije i regjimit dhe historia e re si drejtues i shtetit (demokratik).

  14. Ale says:

    Keta 23 vjete historia u shkrua sipas doktorit Sali ,tani eshte koha te shkruhet nga historianet . Te shkruhe ashtu sic eshte me te mirat e te hidhurat.e saj ose me mire ashtu sic e di populli….

  15. Ale says:

    Keta 23 vjete historia u shkrua sipas doktorit Sali ,tani eshte koha te shkruhet nga historianet . Te shkruhet ashtu sic eshte me te mirat e te hidhurat.e saj ose me mire ashtu sic e di populli….

  16. Jani says:

    Kush ta ka dhënë këtë detyrë.? Na e tregon pak. Ti je një plehrë ke dorë në vuajtjen e shqipëtarëve për transfertën pushtetit tek ata që e kishin prit prit se do shkruash histori të tjera

  17. e pabesushme says:

    PROTESTOJ Z.MILO !

    SI GUXONI JU TE INJORONI BABEN E SHQIPTAREVE MYSLIMON TRUQIN !

    KJO ESHTE NJI PADREJTESI QI BOHET VLLAZNEVE TE OSMANLLINJVE ME MUSTAQE

    ME MJEKERR E PA MJEKERR ARRNAUTE .

    PO MUCIN E S’KARPARIT PERSE NUK E FTONI ? CFAR TURPI !

    PO ATE FYGEN ATE DUMBABISTIN PERSE NUK E FTONI ? C’IDIOTESI .

    KUSH MUNDET TA SHKRUAJE ME MIRE SE KTA BASTARDE HISTORINE BASTARDE SHQIPTARE !

  18. Emigranti says:

    I madh e i vogel po thrrasin dhe po shkyhen “të korigjohet historia!..” ndersa, “prof. dr. e akademikët” tanë vazhdojnë punen e vet. Asht kenë një thanje e vjeter në Shkoder që përdorte gjyshja “folë se po t’ ndigjoj!”. Një “ide” e pelqyeshme nga “dijetarët” po, por edhe per politikanët që janë të gjithanshem: Dijetarë, historianë, specialistë, komunistë, demokratë, dogmatikë, liberalë, monarkë, republikanë, malokë, qytetarë hambaj, druevarë e “simbas vendit bajnë kuvendin…” Ka prej tyne që me i pyetë: “Sa here asht mjelë lopa në kooperativa bujqësore?” edhe até e dijnë, edhe pse në shkollat e PPSh landa kryesore ishte historia e partisë dhe veprat e “shokut” Enver, sidomos “Shenime per Lindjen e Mesme”.

    Një pjesë e atyne që e kanë shkrue “historinë e Shqipnisë” të viteve 1944 erdhen nga mali, ishin “partizanë” dhe nuk quheshin ma malokë, se menjëherë ata ndjekën kurset e analfabetëve dhe fjalët e para që mësuene me shkrue ata ishin “tiTo, Stalin, enver!”. Vetem emnin e Stalinit e kanë shkrue gjithmonë me shkronjë të madhe, aqsa edhe na u plakem tue kujtue se Stalini duhet të jetë kenë gati dy meter i naltë, e në të vertetë ai ishte kenë shkurtabiq…Per Titon dinin se një “T” asht i madh, po i pari apo i dyti nuk kishte randsi. Emnin “enver” e shkruenin me shkronja të vogla se ishte ma i “vogli’ nder ta, por nuk shkoi gjatë e ky ma i vogli filloi me u shkrue me të gjitha shkronjat e “mëdha” se ndryshej të ikte kaptina. Deri tash vonë disa prej tyne edhe emnin e mbreti Zogu I e kanë shkrue “zogu 1”, se i dukej emen shpendi dhe per mos me perdorë numrat romakë (që ishin të mbretit italian) vinin numurin 1, se “mbreti ynë” asht me numur arab e jo me numra latin a perëndimorë, kështu mund ta gjeni të shkruem derisa u hap universiteti i Tiranës, bazat e të cilit i vuni Haxhi Qamili, per të cilin Enver Hoxha, thonë “dijetarët” tanë se, e ka cilësue në Fjalorin Enciklopedik të Akademisë së Shkencave të RPSSH, në vitin 1985 (edhe pse ai kishte ngordhë) me këto fjalë fq. 886: “Fshatarët kryengritës e zgjodhën Haxhi Qamilin komandant të pergjithshëm si njeriun më të besuar, më trimin, më të vendosurin, më të thjeshtin…” (E.H. Vepra, vëll. 23, fq. 141).

    Po a guxon kush me i ndryshue këte “perkufizim” sa të jetë gjallë Nexhmije kobra!?

    Disa të tjerë filluene me shkrue per luftën kur ngjarjet e Mukjes e të Bujanit ishin mbushë me emna “tradhëtarësh” e nuk dinin se me cilat shkronja duhen vue, me të tonat latine apo me shkronja cirilike, mbasi aty nga 1946 erdhen disa kuadro të “nalta” nga Beogradi dhe prap, edhe ata që erdhen nga Moska stalinjane nuk bane ndryshime.

    Shpresa e “ndryshimeve” nder ato dokumenta nuk mund të pritet nga “vëllezërit e gjakut” as nga “korrigjimet” e tyne, derisa të perfundojnë studimet ata studentë që po ndjekin shkollat kineze me porosi të ishkryeministrit, i cili si duket kerkon që historia e Shqipnisë me u ba e njohun edhe per “vëllezërit e kinezë”, mbasi ai vetë zenë disa faqe aty me veprat e tija “revolucionare komuniste” kur ka luftue fenë në 1967…po cilen fe ka luftue nuk mund t’a percaktoj pa u shkrue historia me shkronjat e Mao Ce Dunit.

    Disa të tjerë minimizojnë edhe vetë komandantin e luftës nacional – çlirimtare që “luftoi” në të gjitha qytetet e fshatrat e Shqipnisë kunder armiqëve të mbrendshëm, e kur ishte rasa edhe të jashtem “shokun” Enver Hoxha. Askush nuk shkruen se ai kur “luftoi” në Durrës, Shkoder dhe Gjinokaster ka vra disa rob gjermanë, madje edhe dy klerikë misjonarë t’ardhun nga Gjermania që në 1917 si Don Alfons Trackin dhe At Zef Maksen, se jo vetem, hapne shkolla Shqipe këtu, po edhe ndihmuen në shpëtimin e jetes së disa komunistëve ndër kampet e shfarosjes gjermane… e këte Ata, e bane kunder gjermanëve t’ ardhun këtu nga Atdheu i tyne… per të na shpetue njerzit tanë!

    Pse historianët tanë nuk e justifikojnë “të pakten” këte veper tue tregue se Enver Hoxha vrau edhe dhandrrin e vet që i shpetoi koken e tij, apo kanë frikë se Shqiptarët do të thonë me zemer: “Atij mirë ia bani që shpetoi një terrorist anadollak të pashembullt në Historinë e Shqipnisë, që masakroi e shkatrroi një popull per gati 70 vjet me pasuesit e vet tradhëtarë!”… Në fund të fundit edhe kjo asht “meritë” e komandantit…

    Historia e Popullit Shqiptar sot mund të shkruhet nga studjues vullnetmirë, të cilët kanë të gjitha përgatitjet e duhuna per një veper të tillë Atdhetare, mbasi brezi i ri po vazhdon me u drogue nga ideologjia marksiste që asht në të gjithë materialet historike, tue përfshi edhe mjaft nga ata që janë shkrue kjoftë edhe jashta Shqipnisë nanë, nder troje të fqinjëve të pushtuem. Disa materiale të shkrueme nga studjues edhe pertej oqeani janë aq të gjymtueme dhe të pasakta sa as nuk vlejnë me u zanë me gojë. Nuk u mungojnë arkivat sa i pengon “angazhimi” i vetë, vullneti per punë të mira e të sakta…pa demagogji!

    Kjo më ban me mendue se historianët tanë duhet të çveshen plotsisht nga ndjenjat e tyne personale dhe mundsisht edhe kombtare para se t’ulen me marrë mundimin me shkrue HISTORI. “Kombtare” e thashë gabim, se në atë çeshtje janë kenë të çveshun madje, “lakuriq” me kohë e me vakt, mbasi po t’ ishin pak “shqiptarë”, nuk do të lejoheshin me shkrue jo histori, po as me iu afrue dyerëve të shkollave të nalta, se, per tituj jo se jo!

    Ata që ishin komunistë apo agjenta të sigurimit të shtetit, që u shperblyen me tituj dhe dekorata per gënjeshtra, shpifje dhe mashtrime që i bane Popullit Shqiptar per njëgjysë shekulli, kjoftë edhe nder katedrat e pameritueme të universitetëve shqiptare, ata lè të merren me politikë dhe të formojnë “parti” të reja të tipit arab, turk, mongol, etj…po mos të guxojnë kurrë me kthye as sytë e tyne “shakshi” që u janë shtrembnue tue i sjellë herë nga Lindja dhe herë nga Jugu, por kurrë nga Europa, së ciles, i perkasim né e që, endè nuk e dijnë se edhe Shqipnia asht Europjane, madje Europjane Përendimore!

    U asht mbushë koka me byk e krunde e kur flasin per Europen Perëndimore, u duket se, po shkruejn e po thurin lavde per Klerin Katolik Shqiptar!

    Ata po fshijnë paturpësisht nga ngjarja e madhe e Pavarsisë Luigj Gurakuqin, se edhe Ai i duket prift e nuk gabohem aspak, kur këte mendim ata e kanë edhe per Bajram Currin, Isa Boletinin, Ibrahim Rrugoven e sa të tjerë!!..

  19. 17nentori says:

    gjermani do shkruaje historine e luftes se II te shqiptareve !!!

    gjermani ishte veshur si partizan, qe ta kujtonim ne per gjerman dhe ta linim te kalonte !!!

    ku je pellumb kulla te shkruash vazhdimin?

  20. artani says:

    po jo ore te nderuar historine me mire se shkruan Blendi fevziu asnje se ben punen e tij. ai eshte nje historian i pa pare nderron flamurin e shqiptareve ne baze te partise qe eshte ne pushtet.
    ju kujtohet qe kur ishte nano, ai ishte burre shteti per te, kur ishte berisha super burre shteti per te, tani eshte zoti rama per te.
    Vaj medet se cfare e ka gjetur vendin.
    milo do ishte i mire po te mos ishte marre me politike. kame shume frike se do na ngaterroj historine me perkthimet e bandave te armatosura te 97 kur perkthente per gjolek malajn dhe zani Caushin.
    Pa lere se krasniqi do e qaj me lot.
    Respekte tema se u pa kjopuna jone si shqipe te shqipes.

    1. ec aty says:

      Futi nje gote dhalle ti lale…

  21. ARANITAS says:

    PO HISTORIAN NGA KOSOVA , MAQEDONIA E TE TJERE PSE NUK KA??????

  22. shqiptari says:

    Xhufi, sigurisht, ne vend te se vertetes, do te beje mistifikime. Kete po e themi ne saje te asaj c’kemi degjuar prej tij, lidhur me periudhen e pushtimit turk.

  23. taso kume says:

    SHpresoje qe GJERMANI qe do shkruaje per perjudhen e “komunizmit” mos te kete nevoje financiare se per ndryshe do e kompromentojne ” ishkomunistet “e pseudodemokratet.

  24. Gjergji says:

    Po deshet historine e vertete ,le te shkruaj vetem Pellumb Xhufi,sepse Ai eshte universal per te gjitha periudhat, e sidomos per ate te pushtimit nga vellezerit otoman ( turq).

  25. caku says:

    jam dakord te hapen DOSJET,te behet lustracioni…..

  26. Artan says:

    Mendoj se historia jone do ishte mire te rishkruhej nga nje komision si me poshte
    Per periudhen Personat e komisionit
    1 – Ilire – Vangjel Dule dhe ambasadori Grek ne Tirane
    2 – Pushtimin Otoman – Ambasadori Turk ne Tirane
    3 – Rilindjen – Recep Tayip Erdogan
    4 – LANC lufta – Ambasadori Gjerman ne Tirane
    e II botrore
    5 – Ndertimi i – Sulo Gradeci
    socializmit
    6 – Post komunizmin – Fahri Balliu
    dhe me kete komision historia e shkruar do ti rezistonte shekujve.

    1. mos harro says:

      7- Te ardhmen – Papa ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje