Rama: Do ishte prerje në besë për shqiptarët të mos flisja për Kosovën në Beograd

13 Nëntor 2014, 21:28Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka komentuar në emisionin “Top Story” vizitën e tij në Beograd.

Pyetjes së Sokol Ballës se a theu në bes kryeministrin Vuçiç për të mos folur për Kosovën në konferencë, Rama tha:

“Do ishte prerje në besë e shqiptarëve, që unë në Beograd të mos thosha atë që thashë për Kosovën.

Unë nuk i kisha dhënë besën askujt, pasi serbët nuk e kanë në traditën e tyre besën, ndryshe nga shqiptarët.

Ata ndjehen të provokuar për çdo gjë, për një flamur, për një zog.

Unë mendoj se këto sjellje janë pjesë e së shkuarës.

Serbët atë që thashë unë e panë si të habitur dhe lebetitur, ndërsa ajo ishte thjesht pjesë e detyrës sime, dhe thënie e së vërtetës”.

Në lidhje me aludimet nga pjestarë të opozitës, se e gjithë ajo skenë ishte e pregatitur, Rama tha:

“Niveli i parë i opozitës dhe nuk e ke nga e kap për nga sasia e marrëzive, jo më të merresh me nivelin e dytë të opozitës”.

Ndërsa në lidhje me komentet e Berishës në Facebook për vizitën e tij, Rama tha:

“Facebook-u nuk është mjet për njerëz me moshë të thyer. Mirë është që pleqtë t’i shikojmë me respekt, edhe kur bëjnë budallëqe si në këtë rast. Njerëzit në këtë moshë rrjedhin”.

Pyetjes se ai ishte konsultuar me ndërkombëtarët për ato që thosh në Beograd, Rama tha:

“Me ndërkombëtarët nuk u konsultova me ndërkombëtarët, pasi unë nuk shkova si përfaqësues i OKB-së në Beograd, por si përfaqësues i Shqipërisë.

Ne kur flasim për Kosovën nuk themi asgjë ndryshe nga ajo që thotë SHBA apo Bashkimi Europian”.

Rama ka komentuar edhe deklaratat e fundit të Sheshelit, por dhe takimin me Boris Tadiç:

Koha e Sheshelëve dhe Nikoliçvëe ka marrë fund.

Me Tadiç ishte një takim miqësor.

Qendrimi i Boris Tadiç edhe në lidhje me atë që ndodhi pas ndeshjes ka qenë shumë më korrekt dhe afër realitetit”.

Pyetjes se çfarë ka ndodhur me Ramën, pasi shpesh ai është konsideruar madje edhe si pro serb, duke qenë se i ka dhënë Çelësin e Tiranës këngëtarit serb Goran Bregoviç, Rama i është përgjigjur:

Në Kosovë ka pasur një paragjykim të vjetër me Partinë Socialiste, pasi ata kanë përjetuar tmerre nga Partia Socialiste atje.

Dhe shpesh na kanë identifikuar edhe ne me ata.

Por, një arsye themelore për të qenë krenar me PS-në e Shqipërisë, është se ajo ka qenë gjithmonë në mbrojtje të interesit kombëtar.

Ndërsa Partia Demokratike nuk ka qenë konseguente në qendrimet e saj, pasi në momente dramatike ka qenë e ndarë nga fjalët me veprat.

Makineria e luftës së Millosheviçit është mbushur me naftën shqiptare. Dhe të mos harrojmë refuzimin për të nënshkruar Marrëveshjen e Rambujesë.

Paragjykimi ndaj PS-së është dashur shumë kohë të zbutet dhe zbehet, pasi shqiptarët e Kosovës kanë pasur shumë probleme me socialistët e atjeshëm”.

Ndërsa pyetjes nëse do ia jepte sërish Çelësin e Tiranës këngëtarit Bregoviçit, ai ka thënë:

Po, sepse ne si komb, si popull, kemi arritur të jemi në lartësinë e disa vlerave dhe parimeve që na kanë sjellë këtu ke jemi.

Ne e kemi bërë dallimin midis nacionalizmit dhe patriotizmit”./b.l

19 komente në “Rama: Do ishte prerje në besë për shqiptarët të mos flisja për Kosovën në Beograd”

  1. tfg says:

    ku e kane besen keta selcuke qe i kendojne Sulltanit……..!!!????
    https://www.youtube.com/watch?v=tZe-XSULmaA

    1. lenci says:

      Komenti i shekullit, bravo. Sa per lajmin komplimenta zoti kryeminister pasi ishte ajo qe duhet te beje.

      1. Pilo Lala says:

        Besoj qe e kuptojne Kosovaret fjalen “Bese”, tani ka kuptim.
        Dhe ata qe i kane prere ne “Bese” 25 vjet, qe furnizonin tanket e Milloshevicit me nafte nga Buna.
        Nderime Z. Kryeminister!!!

      2. Vunoi says:

        Cila ishte agenda juaj Z.Rama,duhet te ishte pyetja e sakte.
        Sa per Kosoven,eshte njohur si Shtet me vete qysh me 1008 nga 108 vende pro,95 kundra,nder keto edhe Serbia,ashtu si per shembull Kina Spania,Rusia,Izraeli etj,etj. Shko ne nje nga keto Shtete dhe diktoji politiken e jashtme,ke te njohin e ke mos te njohin
        A nuk eshte njesoj sikur KM. Serb te vinte ne Shqiperi dhe te diktonte mosnjohjen e Kosoves nga Shqiperia,nuk do quhej nderhyrje ne punet e brendshme,provokim.
        Patriotizmi juaj Z.Rama,ne kete rast,eshte per tu admiruar nga gjithe Shqiptaret,kete s’duhet ta luaj topi,por ne dipllomaci nuk eshte e thene mos dhe te gabosh.Berishat e company qe ulerasin
        tashme nuk kane asnje peshe,i pame kur kishin rastin se c’gatuan.
        Para se te marrim deren ne krah,

        THE WASHINGTON POST:
        The detente between the Balkan rivals didn’t even last until the end of their joint press conference.

        THE WALL STREET JURNAL:
        Leaders of Serbia, Albania Fail to Ease Tensions at Historic Meeting
        Ky eshte realiteti

    2. Aleksander says:

      Po ti mor malukat tfg, mos punon gje tek TemA qe je i pari gjithmone per te komentuar …kur te leverdis ?!

    3. Flamuri says:

      ti farë gyzeli (tfg) si shumë miau miau sta qiramidhja !

      http://www.youtube.com/watch?v=G-sNxaoUqm0

    4. Arla says:

      mos e perzij fene me politiken o njeri i ulet, ai po kendon fjalet e zotit, jo te njerezve

      http://tinyurl.com/axhenda-e-Rames-per-Kosoven

  2. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Brilant ,konseguent ,brutal ,dashamires ,por Serbet nuk e kane ne tradite BESEN ………
    Kjo eshte sentence qe i ka brenda te gjitha cka karakteizon nje Komb barbar sikur Draperinjte she Gjarperinbjte ,alias SERBE !

  3. Mallakastrioti says:

    @@@tfg….video e mesiperme eshte “Dhembje” koke per Shqipetaret e vertet
    keta qe kendojne me siper jane Turq qe banojne ne Kosove..dhe as se si shqipetare…nje pyetje @@tfg..nuk u merzite nga keto “Sulltanlleqe” alla Greke..???

  4. enter says:

    Shqiptari ka tradite besen?????????????????????

    Ah more Edi Rama, fjalet e bukura ngrohin zemrat.

    Ka me te pabese se Shqiptaret/???????? Shqiptari te vret mbrapa kraheve, eshte ziliqar, te vjedh, te shkaterron, ka cmirre, urrejtje…..ahhhhhh

    1. Exit says:

      Qirie Enter,

      Na llafos njecike per pabesine greke, qe e njeh gjthe bota dhe jo vetem shqiptaret,

      Janulla dhe ju zarbot e tij, qe hani buken e Shqiperise dhe molloisni temjanin gjithe diten, naten beni plane si ti beni varrin Shqiperise.

      Hyyy, cofetine xhihadiste-ortodokse e Janulles dhe sorrave te tjera te zeza te kishes greke.

      Shporru nga bllogjet tona shqipe!

  5. mihal cico says:

    shume e drejte
    Rama smund te jete si ata plehrat e meparshem

    http://tinyurl.com/Rama-nuk-mund-tju-zhgenjeja

  6. Miku says:

    OOOOO
    U plaste koka, u plaste!
    Milet primitiv ….

  7. fatih says:

    Shikoni se kush jane punonjesit e gazetes tema.paska dhe grekofone.tani eshte e qarte se kush eshte tgf…

  8. tarras tafut taip karriqi says:

    ktu ja ke fut kot Edo!
    dhe ti e di!
    besen shqiptart e kan vec neper kengt me ciftelija
    sepse aq “te beses” sa sillen rrugve e mejhonevene “liri”,aq te pabes behen shqiptart kur “fut hundet ne pjat” shteti,pra policija dhe agjensit informative ,;pra kur shqiptari bje ne dor te tyre ,tak i kthe shpinen mikut e shokut per me pshtu byythen e vet.,per me qit vetveten pri burgi.
    un i kom pa vet shqiptart e kosovart sesi pallojn njeri tjetrin burgjeve te huja duke e tradhtu ke policit e huja.
    kurse ai serbi,Shesheli,qe e keni inat ju,mund te jet edhe ne pozicjon kriminal apo te padrejt a kushdreqin e di,por si karakter,si karakter ama hiqi kapellen.
    te dali burri pas mbi nji dekade i mbyll mren dhe te ket aq fuqi dhe vendosmeri ne ceshtjen e tij,ky esht nder bes e karakter.
    esht besa qe ai i ka dhen kombit te tij dhe qe nuk u thy neper birucat e perndimit,ku ka edhe kulac edhe kerrbac,dhe prej nga ku mund te dalesh edhe i vdek si Milloshevici..
    shqiptart te shesin ke i huji,jan te pabes pra,dhe ky esht shkaku pse nuk bejn dot shtet.pik.kaq..///,<

  9. XUME PROTOPAPA says:

    MRIKE VATA DHURON ABETARE EDI RAMES

    Kalifit te Tirones, dhe beri mire qe mbajti nje kopje per veten e saj, per te thelluar njohurite e shqipes me rastin e çveshjes totale te vendit nga aftesa e prodhimit ne vend te armeve dhe municioneve difensive, me moton “hajde Putin dhe pushto Shqiperine nese ta mban”, se jemi te mbrojtur nga greket e NATO-s.

    Ju deshen 48 ore Kalifit te Tirones, Edi AuNirthte Kristaq Rama, te mesoje nga libri i dhuruar me shume dashuri me dedikimin “per ty, nga Mrike Vata e derrave te Kodhelit”, te ndryshoje ate qe burburoi ne konferencen per shtyp te dy diteve me pare, ku na mallengjeu me frazen:
    …. une nuk kam dhene nje bese per tu konsideruar beseshkelur…!!!!!

    E duke qene i mirekomanduar nga Fundrina Fuga e Beratit te perzhitur, nuk vonoi te “korrigjonte” blasfemine e thene me pare. Dhe ku pa, ne Top Story, per te lene improntat e tij ne eterin qe e siletizon gjithnje.

    “Do ishte prerje në besë e shqiptarëve, që unë në Beograd të mos thosha atë që thashë për Kosovën.
    Unë nuk i kisha dhënë besën askujt, pasi serbët nuk e kanë në traditën e tyre besën, ndryshe nga shqiptarët.”

    Dy dite me pare flisje ne veten e trete duke ju referuar serbeve te Vuçiç-it, thirri mendjes kur te bilbilosh ne te ardhmen.

    Ne faqen pesedhjete e dy te Abetares se dhuruar, tek germa “K” eshte sjellur si shembull edhe fjala “kuadrikopter” (DRON – per thjeshtesuesit e botes qe lodhen tu japin emrin e duhur gjerave, sendeve) qe nuk eshte “nje zog” fluturues.
    Per te kuptuar kush eshte “zogu fluturues” shko tek faqja e fundit e dhurates se Mrikes, qe te mos ngaterosh emerimet (jo ato te llapushes Harito) duke u shprehur tek kanali televiziv me te cilin kerkon te perjetohesh:

    “Ata ndjehen të provokuar për çdo gjë, për një flamur, për një zog.”

  10. titi says:

    Ha ha ha aha aha….Bese shqipetari,na shkrive o Edi me keq nga salikomunistserbi.po te kishim bese e nder,nuk do ishim katandisur ne kete derexhe qe po i lutemi cdo shteti te na japi ndonje kacidhe se cdo gje e shkatrruam dhe e vodhem.Mos na bej te flasim o edi se edhe ata qe te rrethojn dhe te lepihen duan te lepijne ndonje kocke dhe te mbushin xhepat.Po ju prish interesi ta kthyen kurrizin keta besnik si kaci zi e sa esa te tjere.

  11. beshir shkodra says:

    s,jellja si evropian nuk e ka fjalen ne fjalor; premje ne bes. pra evroopes nuk ja keni iden. KAM PA NJE ANDERR; mos u baft kurr ralitet porrrrrrr mmmmmmmmmmmm. serbia e din mir e ma mir se askush se kur u kruhet shqipfolsave shpina, me duket se po stervitet me hunje kesaj radhe e nje mesymje e mundshme ban kerdin sa te vijne usa si ka hallet e veta, serbet vijne me gjet ku jan terroristat e kan te drejt. se u jepet mundsia per nje vizit ne TIRON kete se parashikoj dot

  12. komunalja says:

    Brravo Rama! Të uroj vetem mos te te hiptë vetja në qejf! Bëfsh sa më shumë për Shqiperine!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje