Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për tre ish-drejtues të lartë të kompanisë shteterore të sigurimit INSIG.
Lajmi konfirmohet nga burime prane ketij organi, ku tre ish-zyrtarët e lartë dyshohet se kanë abuzuar me detyrën duke i sjell buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 5 milion euro, raporton Ora News.
Hetimet kanë nisur pas kallëzimit të Ministrisë së Financave, të dorëzuar në akuzën e kryeqytetit në datën 28 tetor 2014.
Ministria e Financave dyshon se dy ish-drejtorët e Përgjithshëm të INSIG Tomor Kalaja e Saimir Zëmblaku dhe ish-drejtori i degës në Kosovë Arben Breshani, kanë shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumentat.
Sipas kësaj akuze të ngritur, tre ish-zyrtarët e INSIG po hetohen për shpenzimet e kryera në degën e Kosovës për periudhën 2009-2013, ku dyshohet se kanë përvetësuar shuma të mëdha parash.
Ky fond prej rreth 5 milion euro, sipas kallëzimit ishte parashikuar në bonuset e sigurimit TPL, por që ata nuk janë derdhur në arkën e shtetit, duke i ndërruar destinacion.
Në dosjet e dorëzuara në prokurori, thuhet se këto fonde janë tjetërsuar pa marrë miratimin e Këshillit Mbikqyrës, duke i faturuar si shpenzime për marketing e publicitete, shpërblime për punonjësit, si dhe shpenzime e riparim zyrash.
Ministria e Financave pretendon se faturat janë fiktive, pasi në asnjë rast nuk provohet se ato janë shpenzuar për të mirën e kompanisë INSIG, apo janë derdhur në buxhetin e shtetit.
Sipas kallëzimit të Financave, rezulton se vetëm për marketing dhe reklama në mediat e Kosovës dega e INSIG-ut ka shpenzuar rreth 4 milion euro, spote publicitare dhe sponzorizime të aktiviteteve të ndryshme.
Një shumë prej rreth 1 milion euro është faturuar si përfitime në formën e shpërblimit për punonjësit e kësaj dege në Kosovë.
Ndërsa një shumë prej 400 mijë eurosh nga dega e Kosovës është justifikuar si shpenzime për riparime zyrash, blerje materialesh e sende të tjera.
Te gjitha këto shpenzime të përpiluara edhe në raporte dhe fatura, sipas kallzimit, janë fiktive, pasi dyshohet se këto shuma mund të jenë përvetësuar.
Tre ish-zyrtarët e lartë po hetohen për akuzat e “shpërdormit të detyrës” dhe “falsifikimit të dokumenteve” kjo e kryer në bashkëpunim.
Ndërkohe gjate hetimit pritet të verifikohet dhe përgjegjësia e bordit drejtues të INSIG ku kryetarë i tij për periudhën kur pretendohet se ka ndodhur vjedhja ka qenë Petraq Milo./b.l
Udhetimet e Saimir Zemblakut Tirane -Prishtine -Bruksel cdo 2 jave nuk ishin te kota.Ato te verifikoje Prokuroria.Nepotizmi ne Bordin Drejtues te INSIG dhe Drejtuesve te larte te tij eshte me shume se i ditur.Lidhjet shoqerore dhe familjare te Ish Kryetarit te Bordit dhe Zv/drejtores se pergjitheshme ishin me se evidente.Kerkojini parate dhe do gjeni mbeshtetjen e fushatave te PD nga 2006 deri ne 2013.
ahahah tani u zbuluan??Pa shikoni pak me larg ne vite..sa drejtues te INSIG jetojne ne Amerike apo parajsa te tjera…me parate qe u vodhen aty??
Pse Ponari(ish drejtori i deges tirane INSIG), ku i gjeti parate per te krijuar Sigal, po Qemal Disha(ish drejtori i pergjithshem i insig ne vitet 90) ku i gjeti parate per te krijuar SIGMA…Me tej varuzhan piranian njeri i EDMOND Lekes beri kontrate me western Union (Edmond Leka) per te shitur policat e sigurimeve ne dyqanet e tyre duke i dhene komisionin mond lekes pervecse e beri rrogen e tij 4000 Eur ne muaj. me pas Zemblaku qe pervecse sponsorizoi cdo aktivitet te PD, mori seline e re me 24 Eur/m2 tek kulla e Mulajt (Berishes) etj etjetj vjedhje pa fund..
Per 8 vjet kupola e shqupit e cmontoje Shqiperine, sa nuk la institucion shteteror pa korrupsion dhe vjedhje,kjo e lidhur me INSIGUN ku ne menyre te paligjeshme ishte kryetar bordi ai sumcja ,Petraq Milo ,ku Saliu e kishte fut dhe ne keshillin mbikqyres te BSH.E vetmja gje qe populli nuk ka besim eshte kryeprokurori ,i cili jo se nuk don denimin e qveritareve rrumpallista te PD por i ka kembet e lidhura si Nishani, qe nuk guxon te ushtroje detyren ne baze te kushtetutes.Qe te denohet korrupsioni ka ardhur koha qe populli te vendosi me zgjedhje direkte si per presidentin ashtu dhe per kryetaret e Gjykjatave kushtetuese ,te larte dhe kryeprokurorin,kjo do rriste pergjegjesine ketyre personave para popullit dhe ligjit, dhe do ishte hapi i pare drejt pamvaresise politike te orgasneve te drejtesise.Mer kete drejtesi dhe me keto njerez qe kemi, drejtesia jone eshte jasht funksionit qe i kerkohet.
Ec e jaket e Saimir Zemblakut nga Tirana-Prishtina -Brukseli, me canten plot nuk ishin te kota.Prokuroria te kerkoje dhe te verifikoje pasi dihen shume gjera mbi shperdorimin dhe vjedhjen e Parave te INSIG-ut.Te hetohet edhe per nepotizmin ne drejtimin e institucionit pasi dihen boterisht lidhjet shoqerore dhe familjare te Kryetarit te Bordit plehres Petraq Milo dhe zv/drejtores se pergjitheshme te INSIG .Kerkojini parate ne financimin e fushatave te PD , ne apartamentet luksose te personave te permendur ne shkrim.Nese vertetohet vjedhjas dhe shperdorimi, te cilat jane me se te verteta, te lartepermendurve tu sekuestrohen pasurite e vena nga peridha 2006 deri 2013.
Per Petraqin keto intrigime i bejne grupet rivale ne PD. Petraqi po kandidon per sekretariatin e finances ne PD. Disa legena kavaje paguajne per lajme te tilla
E ngateron, nuk eshte ai Petraq qe thua ti, eshte tjeter. Ka 20 vjet qe vjedh ne INSIG e se gjen gje. Ka patur dhe gruan ne KLSH dhe ka per tja hedhur prape.
Nuk e kuptoj: vetem Ministria e Financave do te luftoje korrupsionin. Po Ministria e Arsimit dhe Sporteve perse nuk merret me rektoret e perfshire ne akte korruptive te paimagjinueshme? Kaloni nje here nga universitetet dhe do te shihni se cfare ndodh……
Shihni se çka vjedhur PD. Ja ka parë lezetin pares, prandaj do të vijë në pushtet që të vjeshë prapë. Kush i shkon prapa PD? Të gjithë hajdutët, trafikantët e drogaxhinjtë , të gjithë të jashtëligjshmit që po u rrëshqet toka nën këmbë. Shihini mirë fytyrat e atyre që kanë dalë apo do të dalin në protestat e PD dhe do ta kuptoni më mirë se ç’parti është.
Mos të lodhet kot se PD nuk vjen më në pushtet.
Edhe keto pare ku Jane?apo si gjithe te tjera kur nuk do i shohim!
Shiko se cfare kane bere keta drejroret e ndermarjeve apo shoqerive shteterore si sigurimet e makinave pa lere pastaj firmat e minierave te naftes te hidrocentraleve pastaj lere mos e pyet se cfare kane bere perfaqesuesit e larte te shtetit duke filluar qe nga drejtoret e thjeshte e deri tek guvernatore e ministra e kryeministra dhe president qe skane lene gje pa vjedhur dhe pastaj ngre taksa e ngre cmime qe te gjitha vjedhjet tia kalojne popullit te ndershem. Faleminderit
Shume e sakte. Po perse thua faleminderit ne fund? Mos je deputet, dhe te eshte bere shprehje?
Vjedhja me e madhe eshte bere nga “zonja” e hekurt zevnd.dr. Mikja e Milos dhe Zemblakut. Verifikoni pasurite. Pd felliqi vendin .
Cfare pjese ka prej “hekuri” kjo zonja?
Dihet pjesa e hekurt e nje femre qe harrin ti beje dy eproret e saj te bejne deri ne verberi cu thote ajo.Robi per nje fytr rron, por kjo treshe e shemtuar se kane per gje fytyren as moralin.
O Prokurori. Verifiko pasurite e atyre qe erdhen zorrethare kur u ulun ne ato karrike dhe u bene zoterinj dhe pseudozonja. Hyrje daljet ne Kosove, te Bordit dhe drejtoreve dhe zv.drejtr, hotelet, motelet, dietat etj. Apartamentet dhe bizneset e ngritura nga korrupsioni i perzier me lovestory.
Ore ,a ka mbetur ndonje nga ata te p.d. pa u menderosur me korrupsion e vjedhje …?Dyshoj se mund te gjendet nje I vetem .Nuk ka mundesi , perderisa kalifati I saliut e kishte dhe e ka filozofi vjedhjen, mos u lodhni se nuk do kini sukses,,,,!
Nuk dyshoj qe Saimir Zemblaku ka vjedhur sa eshte ngopur. Sigurisht si ka marre te gjitha per vete. Gjysmat e atyre qe ka vjedhur ja ka dhene atyre qe e kane vene ne kete post. Shpresoj qe drejtesia te veproj.
Te pakten ne tre vitet e fundit Insig eshte drejtuar nga PDIU e Shpetim Idrizit. Komshinjte e ketij te fundit thone qe shpesh here ne pallatin ku banojne, hynin e dilnin lloj loj njerezish me thase e me cantta te mbushura plot(te kene qene para valle?). Te gjithe i mbajme mend fushatat propagandistike te kesaj hic partie dhe nuk eshte e veshtire te kuptojme se ku vajten parate e Insigut apo te ndonje institucioni tjeter qe ka drejtuar kjo parti. Prokuroria nese do vertete ti gjeje hajdutet e ka shume te lehte. Nese do ???
Dikush permendi me lart korrupsionin ne universitete dhe ka te drejte. E dini ju se pedsgoget tsne ne shumice rastesh jane pa kriterin kryesor ate te mesatares se notave. Korupsioni vazhdon me tej kur keta ish studente te dobet me mesatare 6 apo 7 kane kaluar procedurat per Master dhe me vone kane bere dhe doktoraturen. Tani jane bere Dekane e zv Dekane dhenje dite do behen dhe Rektore. Sa qeshar
ake aq dhe e padrejte. Dhe mendoni qe nuk dine as nje gjuhe te huaj. Do ti vije njehete fundi dhe ketij kotrupsioni.
Insig eshte drejtuar 6 vite nga menaxhert e Pd dhe 1 vit e gjysme nga çamet. Te dyja palet e kane shkatarruar, por shikoni raportin e viteve ne detyre te dy forcave. Shikoni hyrje daljet ne kosove, te menaxhereve dr e zv.dr a thua per eskursion? te dyja palet e shkaterruan edhe me largimet e specialisteve ata te pd hoqen sovialistet e ndershem dhe pdiu hoqi per ta mbushur me militant.
Cudi! Nje fjale goje! Ore, c’behet keshtu?