Bunk’art, Bolino dhe detajet e (pa)njohura të një tenderi luksoz

25 Nëntor 2014, 11:47Politika TEMA

Në Tiranë u përurua Bunk’art, një muze tashmë-modern ku njerëzit janë ftuar ta vizitojnë. Dikur një bunker i sigurisë më të lartë, i mbrojtur dhe nga sulmet atomike, i dedikuar ekskluzivisht për ish-udhëheqjen bunkartkomuniste, në rast të krijimit të rrethanave të jashtëzakonshme të luftës.

Rikonstruksioni i këtij Bunkeri special, ishte planifikuar me kohë nga Komisioni Shtetëror i Organizimit të Festave të Nëntorit.

Ministria e Mbrojtjes bëri kalimin e pronës fizike të Bunkerit, ndërsa Ministria e Kulturës organizoi procedurën për rikonstruksionin e Bunkerit dhe më pas ekspozimin për publikun.

Është folur shumë për këtë Bunker, ministrja e Kulturës i kushtoi dhe një fjalim mbresëlënës kësaj vepre të rikonstruktuar, në ditën e inagurimit.

Nga ana tjetër, dihet shumë pak mbi procedurën, fondet dhe mënyrën se si u realizua ky rikonstruksion i Bunkerit. Nuk dihet sa është fondi i shpenzuar, apo nëse procedura parashikon vetëm rikonstruksionin apo dhe dhënie ‘në përdorim’ të këtij Bunkeri.

Në faqen elektronike të Ministrisë së Kulturës nuk ka të dhëna mbi procedurën mbi financimin e këtij rikonstruksioni, ndërsa Pol.al ka mësuar se është një kompani italiane ajo e cila është angazhuar për realizimin e punimeve.

Burime nga Ministria e Mbrojtjes bënë të ditur se kjo ministri ka akorduar një fond diku tek 5 milionë lekë për meremetimin e mureve të Bunkerit, ndërsa Ministria e Kulturës ka akorduar një fond, mbi 100 mijë dollarë, për instalacione dhe projeksione.

Nuk ka të dhëna sa është fondi i plotë i Ministrisë së Kulturës, ndërsa burime të rezervuara bëjnë të ditur se njëra nga kompanitë kryesore të angazhuara nga kjo ministri quhet “Spazio Eventi Albania”.

Kjo kompani është krijuar në prill të vitit 2014, dhe pjesën kryesore të aksioneve i kontrollon znj. Lindita Dode, e cila rezulton një bashkëpunëtore e vjetër dhe financiere e investitorit italian në media Karlo Bolino.

E njëjta kompani, pra “Spazio Eventi Albania” rezulton se ka qenë e angazhuar në disa aktivitete të zhvilluara nga Ministria e Shëndetësisë, në kuadër të fushatës për kancerin e gjirit.

Interesant është fakti se një tjeter kompani, e cila paraprakisht figuron si kompani nenkontraktore ne rikonstruksionin e tunelit-bunker, ne faqen e vete zyrtare ne Facebook, kishte publikuar krejt spontanisht nje plan-pune te punimeve, ku perberi punimeve te parashikuara per ne tunelin-bunker, shkruhej emri: Karlo Bolino.

Marrë nga POL.al

21 komente në “Bunk’art, Bolino dhe detajet e (pa)njohura të një tenderi luksoz”

  1. mira10 says:

    Epo jepjani tenderat Fazlliçit!

    1. Pilo Lala says:

      Ne duam objekte, por nuk duam ti ndertojme ata qe njohim.
      Me e bukura eshte se kete bunker te nendheshem, e kane ndertuar specialistet tane ne vitin 1975-1978.
      Ai muze ka terhequr mijera vizitore. Mos harroni ti beni parkime te mundshme, edhe nje autobuz , ku te shkojne turistet me lehtesi.

      Urime Mimi Kodheli, dhe artisti Kryeminister.

  2. ilir says:

    O Mero te gjithe nje brum jane keta politikanet tane, hajduta. Rama, Meta, Berisha, Basha jane te gjithe hajdute. Bolino e ka marr tenderin dhe eshte plot 500,000 dollare, pavaresisht ca thone dhe si i fshehim gjerat. Ne nuk luftuam per te fituar firmat e zbukurimit te Bolinos dhe Erion Velise. Poshte hajdutet e majte dhe te djathte

  3. Eraldi says:

    E shikoni te dashur Shqiptare se ku shkojne parate tuaja? Ta gezoni Bunkarin e bojerave dhe te artit, se te tjere bejne pushime ne Dubai!

  4. tirona says:

    sa kohe keni te merreni me kto pune merjahu. O popull shtroju punes e leni keto lajme koti, e lagu, se lagu, e kush ja lagu. Na cmenet

    1. ed says:

      Hë, të dogji ty?
      Mirë bunkErin, po kryemInistrinë kush e Rregulloi?

  5. Ben says:

    “Me mbeshtet te te mbeshtet… “dhe kalvari i favoreve s`mbaron kurre.
    Mafiozet italiane,qe “skalisin” nje kulture favorizimesh dhe qe e bejne Shqiperine te paafte per nje shoqeri moderne.

  6. i drejti says:

    Mire tjua bejne keta se perdorin indinjaten tuaj si ti doje bytha nderkohe qe per veten e tyre vjedhin 1 milion dollare me dy tre tendera qe i bejne ne fshehtesi pa ze. Kjo eshte transparenca e piktorit. Pse nuk indinjoheni njesoj si per Banken apo ke Banka duhet ti pergjigjeshit thirrjes se Rames dhe Braces kurse ne kete rast mbeteni vetem te habitur. Ky Bollino po i pret leket me gershere kurse ne rrime dhe bejme sehir. Shprehja eshte e qarte njehere e lame miun te na kaloje poshte hundes kete here duhet ta shtypim fare nqs duam te jetojme si njerez.

    1. Eraldi says:

      Perse nuk e thua me qarte, qe kur Bobolinua po i pret leket me gershere, i gjati qe u votua per nje Shqiperi me te mire ekonomike dhe per nje rregull me parate e Shqiptareve, po i mer ere menderes se Bobolinos me vepra arti “madheshtore” si Bunkari i furherit Enver Hoxha! Ka dy gjera qe nuk shkojne ketu, ose ky i gjati eshte nje debil politikan qe nuk di nga lidhet goamari, ose e ka ngjyer shkopin vete ne mutin e Bolinos me parate tone!

  7. charlie says:

    What goes around , comes around…

  8. teuta e ilirise says:

    Shpenzimet e ndertimit te vendkomandes se shtabit te pergjitheshem ( jo strehim i udheheqjes)= shpenzimet e rikonstruksionit + futjen ne xhepa.

  9. Injoranca eshte virtyte i injoranteve dhe ushqim i tyre !
    No koment !

  10. daja says:

    Ka ra daci n kos.

  11. Ju Lutem lexues MOS ja fusni kot me hamendje dhe lexim te shkrimeve te Mediave pseudo te pavaruara te Berishes, qe per fatin tone te keq kane qe nga 2005 qe vetem dizinformojne dhe marrin pjese “hapur” ne cdo vjedhje e vrasje te ish-rregjimit provincial filo-serb e anti-shqipetar. Jam nje ish-student i Dhjetorit 1990 qe prej 1996 kam ikur refugjat politik nga frika e Partise PD, qe u prodhua me direktive dhe njerez te PPSH e Sigurimit te Shtetit per te bere Demokraci alla-provinciale me shumicen derrmuese te radheve te saj komuniste e spiuna me dosje e pa-dosje, por te gjalle hajdute+mashtrues+vrastare. Jo se koalicioni i sotem i Majte eshte prefekt dhe Edi Rama eshte ZEUSI, por Ai te pakten eshte i pari anti-PPSH dhe qe ka rrezikuar me shume se Berisha e Nano me shoke e shoqe, pasi me shume mashtrues+hajdute+vrastare+komunista+spiune ka Partia e qytetit Studenti, pseudo-Dhjetorit 1990 apo sic paraqitet turpshem Partia Demokratike e Shqiperise, qe ne fakt eshte partia e familjes Berisha dhe e provincialeve.

    1. Gjergj Thanasi says:

      Z. Ballvora investigimi eshte kryer nga gazetari i ri dhe shume i talentuar cam Habjon Hasani jo nga Sale Kollovari. Kujtoj qe po ky Habjon Hasani ishte i pari, qe plasi skandalin e LUlushit dhe te Armanda Telitit me nja 2-300 milion euro vjedhje ne Rrugen e Kombit. Atehere na ishte i majte Habjoni, ndersa sot qe zbulon hajduterine e “terrone-s” me Mriken e Lulzimes dhe Mirelen e Sandrit na qenka bere i djathte dhe me Saliun. Jo zoteri nuk vidhet keshtu si Veliaj apo dhe ky “Terrone”, qe mire fondet e Farnezines gjoja ndihme per Shqiperine, qe i perlan, por po vjedh edhe parate e taksapaguesve shqiptare si ne rastin e bunkerit. Terrone duhet ta kete mesuar sot, se skandali ka arritur ne itali ne redaksine e Il Libero dhe te revistes L’Espresso. ka rrezik, qe bashke me terrone-n shkojne per lesh dhe ata diplomate italiane, qe e ndihmuan te perlante parate e luftes kundra kancerit te gkjirit. Ky kandali i kancerit eshte nje mini-skanal si ai i Levante&CO ne kohen e Tos Nanos se pare.

  12. ben tirona says:

    Asnjeri nuk po mbron Berishen ketu,por smund te heshtet kur shihet vazhdimesi perfitimesh te pandershme dhe shperndarje te ardhurash brenda grupit.Me ato pare mund te ishin bere gjera me te mira dhe smund te shkojne ne nje xhep italiani.

  13. Carlo-boracionisti Italian says:

    Carlo Bolino sulmon Sali Berishen dhe behet palë ne Luften Civile ne Tirane!
    Ne te vertete, nuk eshte aspak lufte civile, dhe duket se Carlo nuk e mori vesh mire loje-fjalen e Rames per colaboracionistet!Rama, sikur ta dinte se pergjohej edhe per kete Pune Vullnetare te radhes (kete here prej nje te Huaji!), sec tha per kolaboracionizmin: midis gjermaneve dhe shqiptareve. Meqe karlo nuk ishte as shqiptar, as jerman, por italian, ishte i pafajshem…

    Carlo,
    pse kam idene se ti e more nje premtim prej Kryeministrit, diten e perurimit?!
    Madje, ne qe s’e kishim dot ate fat te ishim ne ate bunker, nuk e morem dot vesh mire, perse duhej qe kryeministri yne te kerkonte nje si ndjese ndaj teje?!
    Pune kontratash ende te mbetura ne mirebesim, qe do nenshkruheshin pak me pas, apo … apo ende s’ishte biseduar me Liro meten, qe potencialisht mund te ishte kunder ketij Muzeu?!
    Por, te tera deri ketu jane banalitete parash. Eshte pune e Rames te merret vesh me kontraktoret, sa me ligjerisht.
    Problemi Juaj (I Joti dhe i Rames-meqe kerkoni te fitoni ndaj Sali Berishes) ne te vertete eshte me shqiptaret.
    Me ngushte akoma: me te munduarit, te privuarit dhe te denuarit politike, Carlo.
    Me Berishen beni c’te doni, dhe asnjeri prej shqiptareve nuk i behet vone se cili prej jush ka pjesen me te madhe.
    Kryeministri ka pune me ata qe vuajten Diktaturen, jo me Sali Berishen.
    Dhe, nese ti me te drejte kerkon shperblim per Idete apo Punen qe ke bere aty nen toke, Kryeministri nuk ka perse, nuk ben mire, te niset per te perfituar ne menyren qe mendoj se Berisha e shteroi ne tri-kater mandate…

  14. lili says:

    A nuk ka ligne per transparency ne shqiperi?a nuk ka shoqata per te hulumtuar edhe kerkuar ku e si perdoren paret e shqiptareve? Kur askkush nuk i kerkon pergjegjesi ,pse te ndryshojne qevérité shqiptare qe tenderat i Kane burim fitimi per vêti?pse. Askkush nuk e le cupin e partage po qene i detyruar!edhe ketu populi duhet te detyroje pushtetaret te tregojne cdo gje ashiqare,
    Pra duhet te fillojme e te funksionojme se qytetaret ne bote edhe te kerkojme logari pushtetareve edhe tenderfitueseve edhe t’i kontrolojme imesisht gjate deklaratave te tyre!

  15. GAMORI says:

    e kane mare cifutet e italise

  16. Ajaxs says:

    Z REama te tjera gjera na premtove dhe te tjera gjera bene.PSE? Neve nuk na duhet bunker i Enverit, se Bunkere Ai ndertoje per te gjithe SHqipetaret.Mos ke ndermend tja kalosh Enverit?Po Lungogomaren e Vlores pse nuk po e nderton?Mendoje se tani ja kalove dhe Nastradinit. Ti mendon se SHqiptaret jane budallenje, kjo gje mund te jete e vertete ne raste se ata te mbajne ne qafe dhe nuk do te te rexojne nga Kali.

  17. Shqiptari says:

    Me pare vidhej cfare la Enveri qe te “shkaterronim” komunizmin, tani perseri vidhet per te “shkaterruar” komunizmin- perpara per fitore te reja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje