VIDEO/ Punimet për pallatin tek Liqeni Artificial vazhdojnë, qeveria bën një sy qorr

26 Dhjetor 2014, 15:28Politika TEMA

Në mënyrën më të qetë të mundshme, kur njerëzit dje festonin Krishtlindjen, kanë nisur punimet për ndërtimin e një pallati gjigand tek Liqeni Artificial.

Punime që kanë vijuar edhe sot.

Për shkak të ndjeshmërisë së lartë për vendin ku po bëhet ky pallat 17 katësh, punimet kanë nisur pikërisht në fundvit, kur njerëzit janë të përqendruar tek festat.

Pamjet tregojnë se punimet vijojnë normalisht, madje me ritme intensive, edhe pse ka një vendim qeverie për ndalimin e ndërtimeve për një vit.

Leja e ndërtimit është dhënë nga bashkia në gusht të këtij viti dhe zbatues i projektit është firma “Gener 2” sh.p.k.

Kjo kompani është e njohur për trajtimin e privilegjuar nga qeveria e Sali Berishës.

Por, duket se edhe qeveria aktuale po favorizon biznesmenin në fjalë.

Ajo po bën një sy qorr, duke shkelur vendimin që ka miratuar vetë.

Ndërsa po arreston fakira që vënë ndonjë llamarinë nëpër dyqanet e tyre, në këtë rast po tolerohet ndërtimi i një pallati, që shkel një sërë rregullash dhe që rrezikon madje edhe përmbytjen e Tiranës, pasi po ndërtohet nën digën e Liqenit Artificial, një ndër të paktat zona të gjelbërta në Tiranë.

Ndërtimi ka ngjallur reagime të ashpra në rrjetet sociale dhe pritet që të ketë edhe protesta./b.l

14 komente në “VIDEO/ Punimet për pallatin tek Liqeni Artificial vazhdojnë, qeveria bën një sy qorr”

  1. Albi says:

    Mor po shyqyr qe opozita na u fut ne parlament dhe shyqyr qe Rama beri darke me gazetaret, po kujt i behet vone per keto te tjerat.

  2. filan fisteku says:

    oreeeee o popull….ska faj fare politika ketu….harrojeni jemi ne kapitalizem….a e votuat ne 90 KAPITALIZMIN???? eshte normale…qe nje llokem aq e mire prone te rrije pa u shfrytezuar nga pronaret???….. skeni faj….e dini qe ka plot pronare qe jane gati te digjen me benzine dhe mos ta lene token lulishte sepse do populli!!!! doni lulishte?????? kthejuni diktaktures…sepse ajo i shpronesonte me dhune njerezit………….ose nqs ju o popull doni lulishte paguani nja 10.000lek secili per koke….qe ti paguani pronarit token dhe madje te ktheni edhe fitimin e munguar……OK???? hajt tung dhe mos u qurravitni shume…..ska qofte te daja!!! jetojme ne KAPITALIZEM

  3. Prefekti says:

    Lulzim Basha te jap dorehqjen! kete deklaronte perpara 2 muajsh PS!!! Po tani? ku fshihet lepuri???

  4. tomorri says:

    e tha shenasi rama, pakti I parise se tiranes rama puthet me bashen

  5. antispiuni says:

    Nuk po bën nje sy qorr por eshte pjese e marrveshjes me Frangaj-n !! ? ?

  6. mario says:

    Qeveria mori vendim qe te nderpriten ndertimet deri mbas zgjedhjeve vendore,por vazhdimi i punimeve te kesaj firme , dhe shkelja e ligjit qe lejon deri ne nente kate dhe propjekti eshte bere per17′ kate, tregon se qeveria Rama ka frike qe nuk vepron kur ne kete rast kemi te bejme me dy standarte, ku njerezve te thjeshte u prishen pallatet me tritol dhe kesaj firme u lejohet te shkelin ligjin. E njejta gje dhe ne Durres ku ish lulishtja 1MAJI ,ku u zbuluan monumente arkeologjike u betonizua dhe u ngrit nje pallat qe I ze frymen qendres se durresit dhe atje flitet se eshte biasnesmen I lidhur me ish qeverine. Z. Rama me keto veprime po luhatet besimi ne popull . Forca e ligjit eshte kur ka zbatim pa dallim,aq me teper qe kjo firme ka qene e privlegjuar nga PD.

    1. Gerti says:

      Dhe me e keqja eshte qe ne Durres me sa duket do na le perseri Gjushin si kryetar bashkie ?

  7. tani says:

    Votojini,jepini pushtet prape ketyre pisave ,se gati jane ,keta se kane per gje qe dhe liqenin artificial ta thajne per te ndertuar pallate.

  8. beni says:

    Poshtersi monstruoze!

    O Ed Rama, si ja bo Merkeli pa Sander katnarin dhe Bashkim Ulajn??????????!!!!!!!!!!!!!!!

    Prononcohu o Kryminister, ti qe fut ne burg fakira, o i “majte” me kollare 500

    Euro, qe po na e fut me thelle se i “djathti i jetes” ish pabreksi Berisha!

    Sa turp, sa turp sa turp!

  9. Astrit says:

    Sikur vetem ata qe komentojne ne gazetat online te dalin ne proteste (ketu perfshij dhe veten) gjerat nuk do shkonin kaq keq.

    1. Luca says:

      Beni nje peticion online ta firmosomim te gjithe. Ku jane keto shoqatat e ambjentalistet qe paguahen per ambientin dhe nuk flasin?! Nuk duhen lejuar me ndertime ne kete zone. Kjo ”Genera 2” po nderton ne qender te Tiranes te ish PD. gjithe ate pallat, akoma nuk eshte ngopur……???? Pas nje viti do thaje dhe liqenin ”Genera 2” se qenka dhe e Frangajt… e kush na qenka ky Frangaj qe u beka zot i te gjitheve dhe beka cfare do. Kush eshte me e rendesishme pasuria e Frangajt apo ndonje tjetri apo jeta e mijera shqiptareve?!

  10. Edushja says:

    Po kush do ta ndaloje ndertimin? Qeveria e Rames qe ja kishte dhene lejen per 33 kate? Apo mos valle shoqeria civile dhe ambientalistet me Sazan Gurin bythe lepiesin e cdo pushteti?
    Mjere ky vend ne dore te kujt ka mbetur. Ka zbritur maloku i Gener 2 nga mali e po pret pishat e Tiranes. Normal, me pishat eshte rritur, e bezdisin se i kujtojne origjinen shpellare.
    Harram leket qe do fitoni mor edepseza!

  11. fieri says:

    Do ta shtrij edi me c-4 para zgjedhjeve për të demostruar forcën e ushtris popullore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje