DOSSIER/ Historia e shqiptarit që tentoi t'i shpëtojë burgut serb, por përfundoi në ferrin komunist

13 Janar 2015, 17:56Politika TEMA

Fazli Deliu nga Çabra e Zubin Potokut, tash 75 vjeçar, 29 vjet të jetës së tij i kaloi nëpër burgje. Dy në ish-Jugosllavi dhe 27 në Shqipërinë komuniste ku iku për të gjetur shpëtim. Ai lëshoi Kosovën në vitin 1966 dhe kur u rikthye pas 27 vjetësh nuk i njohu as vëllezërit. Me mbijetesën e tij dëshmoi se njeriu është më i fortë se guri, ndërsa ende nuk e ka humbur shpresën.

Fazli Deliu, i lindur në shtator të vitit 1941 në fshatin Çabër të Zubin Potokut që nga fëmijëria nuk mund t’i duronte padrejtësinë dhe të këqijat që u bëheshin shqiptarëve në ish-Jugosllavi.

Fqinj i kishte serbët – të privilegjuarit e asaj kohe.

“Kam qenë një djalë që nuk i kam duruar fyerjet e serbëve në kohën e rinisë sime në Kosovën që udhëhiqej nga komunistë serbë dhe kolaboracionistë shqiptarë. Shumë herë kacafytesha me serbë që i kishim komshi dhe për këtë u bëra halë në sy të pushtetarëve të cilët filluan të ushtronin dhunë dhe tortura ndaj meje”, shpjegon ai.

I kishte vetëm 16 vjet kur filloi dhuna dhe presionet ndaj tij. Deliu thotë se pushteti i atëhershëm nuk pati mëshirë as për moshën e tij.

“Edhe pse isha vetëm 16 vjeç, UDB-ja filloi ndjekjet, rrahjet e burgosjet për të mos pushuar me vite. Më mbajshin në biseda me netë të tëra pa ngrënë e pa pirë, pa më vizituar as familja, ndërsa në moshën 23 vjeçare më dënuan me dy vjet burg të cilat i mbajta në Burgun e Nishit”, tregon ai.

Ishte koha kur në Kosovë zbatohej aksioni i armëve, i ideuar nga ministri i atëhershëm i Punëve të Brendshme Aleksandar Rankoviq.

Shqiptarëve u kërkoheshin armë dhe kur nuk u gjendeshin, rriheshin shpesh deri në vdekje me pretekstin se nuk po tregojnë ku i kanë fshehur. Njerëzit detyroheshin të blenin armët për t’i dorëzuar në polici, ose të shpërnguleshin. Rrugë tjetër nuk kishte.

Hapja e një dere tjetër të vuajtjes

Kur kreu burgun në Nish, Fazli Deliu tash 25 vjeçar vendosi të arratisej në Shqipëri. Nuk e kishte lehtë të ndahej nga më të dashurit dhe ta kalonte atë kufi të shumëvrojtuar.

“Ishte shumë e vështirë ndarja nga vendlindja, familja, nga nëna që me donte aq shumë, por ky ishte vendimi që duhej të merrja për t’i shpëtuar likuidimit nga UDB-ja. Dhe kalova ilegalisht kufirin përmes Gjakovës dhe u vendosa në qytetin e Bajram Currit”, rrëfen ai daljen “matanë gardhit”.

Megjithëse në Kosovë kishte kryer vetëm katër vjet shkollë për shkak të rrethanave të pafavorshme dhe represionit që përjetonte, ai nën kujdesin e gjyshit të tij Zenun Deliut ishte rritur me këngë patriotike.

Njëra nga këngët që i pëlqente shumë ishte pikërisht ajo që i kushtohej Bajram Currit, emrin e të cilit mbante qyteti ku u vendos.

Por Shqipëria nuk i doli ashtu siç mund ta kishte menduar. Atje thotë se hasi në një pushtet të egër që s’kishte asgjë të përbashkët me njerëzoren.

Jetës së Fazli Deliut në Shqipëri i përshtaten më së shumti vargjet e këngës së rapsodit Dervish Shaqa: “Oj Kosovë kur ta kthyem shpinën, e lamë borë, e gjetëm dimën”.

Pikërisht pse e tha me fjalë atë që e kishte kënduar rapsodi, u dënua me dhjetë vjet burg.

“Gjashtë muaj më kanë mbajtur në hetuesi në Bajram Curri, mandej pasi kam thënë se këtu qenka më keq sesa në Kosovë, më kanë dënuar me 10 vjet burg që i kam mbajtur në burgun e Shijakut e të Rubikut në Mirditë,” shpjegon Deliu.

Tatuazh për të mos harruar

Derisa prifti françeskan Zef Pllumi pasi doli gjallë nga burgjet komuniste të Shqipërisë shkroi librin “Rrno për me tregue”, Fazli Deliu datën e burgosjes së tij të parë e ktheu në tatuazh trupi për të mos harruar.

Në dorën e tij të djathtë ai “ka të gdhendur” datën  23 tetor 1966, ditën kur u burgos.

Ai mendonte se do ta riniste jetën nga e para, kur ta kryente dënimin prej 10 vjetësh burg, por para se t’i shkonte këtij dënimi në fund, regjimi ia përgatiti një derdhi për t’ia vazhduar qëndrimin prapa grilave.

“Kishin dëgjuar se unë nuk jepem përpara dhunës dhe torturës dhe përpara askujt. E kishin sjellë aty një njeri nga i cili dridheshin të gjithë, i cili erdhi tek vendi ku ishim të vendosur rreth 40 të burgosur kosovarë, të ndarë me tel nga pjesa tjetër e të burgosurve dhe thirri emrin tim në mënyrë që të më njihte dhe filloi të më shante të gjithë familjen,” kujton Deliu.

Ai tregon se këtij provokatori ia ktheu në të njëjtën mënyrë.

“Unë e prita derisa e kreu dhe në fund e luta të më lejonte t’i thosha vetëm një fjalë. Pasi më dha leje, ia shava Enver Hoxhën dhe të gjithë komunistët. Në atë moment i ka rënë bilbilit dhe më kanë dërguar në qeli, por tani në burgun e Rrëshenit pa pasur kontakt me askënd. Aty kam qëndruar shumë muaj,” vazhdon rrëfimin Deliu.

Shoqërimi me një mi dhe një hardhucë

Në këtë kohë ai punonte nga 16 orë në minerën e Spaçit, ndërsa tetorëshin tjetër të ditës e kalonte në qeli.

Derisa poeti Visar Zhiti, ish i burgosur politik e quante Pegas (sipas mitologjisë kalë me flatra) një kalë që e shihte të hante bar pranë burgut të Kukësit nga një e çarë e qelisë ku po vuante dënimin, Fazli Deliu ia doli ta zbusë në qelinë e tij në fillim një mi dhe pastaj një hardhucë.

Me ta shoqërohej, i kishte miq, mundohej të komunikonte në ato rrethana të rënda.

“Në qelinë e burgut, nga një vrimë, një ditë del një mi me të cilin shoqërohem, madje arrita të zbus miun. Më pas del edhe një hardhucë, të cilën duke i ofruar insekte të ndryshme, po ashtu arrita ta zbus. Kështu jetën e kalova me një mi dhe hardhucë, duke komunikuar me ta”, rrëfen Deliu.

Ai thotë se ende edhe sot vazhdon t’i dojë këto dy lloje kafshësh.

Rrahja nga nipi i Hysni Kapos

Këtij burri të fortë që nuk e rrënuan gjithë këto vuajtje, nganjëherë i dridhet buza kur kujton dhjetë vjet të tjera burg të kaluara në burgjet e Elbasanit dhe Zejmenit të Lezhës.

Nuk e harron sidomos rrahjen dhe poshtërimin që iu bë nga Agron Kapo, nipi i Hysni Kapos, bashkëpunëtorit të afërt të Enver Hoxhës dhe sekretarit të Komitetit Qendror të Partisë së Punës.

“Aty [në burgun e Zejmenit] më ndodh katastrofa më e rëndë. Para 2500 të burgosurve më rrahën për vdekje, duke më alivanosur, eprori Agron Kapo (nipi i Hysni Kapos), duke m’i shtuar rrahjet dhe duke më lagë me ujë në ditët e ftohta të janarit dhe kështu gati çdo javë”, tregon këtë episod rrëqethës Deliu.

Ai thotë se i mbijetoi edhe burgut të Burrelit.

“Në Burrel ka qenë një fjali që e thoshin eprorët e asaj kohe ‘Burrel hyn e s’del’. Unë  qëndrova 4 vjet së bashku me tre shokë nga Kosova: Nazmi Berishën nga Prishtina, Idriz Zeqirin nga Peja dhe Hysen Bukoshin nga Theranda,’’ kujton Deliu.

Kthimi në Kosovë dhe mosnjohja e vëllezërve

Por tmerrin më të madh të jetës së tij Fazli Deliu e konsideron mungesën e informatave për familjen që kishte në Kosovë, gjatë tërë kohës sa qëndronte nëpër burgjet e regjimit të Enver Hoxhës.

Edhe familja e tij gjatë tërë kësaj kohe nuk dinte asgjë për të.

Ai rrëfen se u lirua nga burgu në vitin 1993 dhe menjëherë u nis drejt vendlindjes. Atij nuk i pritej, thotë se autobusi që po e kthente atëherë në Mitrovicë i dukej se nuk po lëvizte nga vendi.

Pas 27 vjetësh të qëndrimit në Shqipëri, Mitrovica i dukej shumë më ndryshe. Tregon se nuk i njohu as vëllezërit, se kuptoi që nëna i kishte vdekur dy vjet para se të lirohej, ndërsa babanë e  gjeti gjallë.

Riardhja te torturuesit e fëmijërisë

Por vuajtjet nuk i përfunduan Fazli Deliut me kthimin në Kosovë. Serbët me të marrë vesh që ai ishte kthyer filluan përsëri ta torturojnë, si në rini.

Pastaj shpërtheu lufta dhe Deliu edhe njëherë e mori rrugën drejt Shqipërisë tash si refugjat.

Kësaj radhe tregon se u mirëprit nga shteti shqiptar, ndërsa pas luftës u rikthye përsëri në Mitrovicë për ta rinisur jetën në kushte të rënda e pa përkujdesje.

Shpresa vdes e fundit

Tash i ka 75 vjet dhe jeton vetëm, në një banesë kolektive në ish-kazermën e TMK-së në Shipol të Mitrovicës.

“Jetoj i vetëm dhe marr 75 euro pension në muaj. Më kanë ndihmuar fqinjët, ndryshe nuk kisha qëndruar deri tani,” thotë Deliu.

Ai pas gjithë këtyre vuajtjeve gjen forcë ta falënderojë zotin që nuk ka probleme me shëndet.

“E falënderoj zotin që jam shëndosh e mirë, sepse nuk ankoj nga ndonjë sëmundje dhe nuk përdor asnjë ilaç. Çdo ditë ec në këmbë nga 10 kilometra nga banesa këtu në Shipol deri në qytetin e Mitrovicës dhe anasjelltas,” tregon Deliu mënyrën se si jeton.

Ai thotë se shpresën gjithmonë e ka pasur shumë të madhe dhe ajo e ka mbajtur gjallë deri tash.

“Shteti i Shqipërisë ma ka pranuar kompensimin për qëndrimin në burg dhe në vitin 2015 do t’i marr më këste paratë për vitet e qëndrimit në burg. Kjo shpresë po me mban, sepse paratë do t’i ndaj më njerëzit që më kanë ndihmuar në këto vite,” tregon Deliu sekretin e mbijetesës. Ai ende nuk e di se sa do të jetë vlera e kompensimit që do të përfitojë nga shteti shqiptar.

Marrë nga gazeta Jeta në Kosovë

38 komente në “DOSSIER/ Historia e shqiptarit që tentoi t’i shpëtojë burgut serb, por përfundoi në ferrin komunist”

  1. Pelasgian says:

    Histori per tu bo film e per te tregu mizorit atij sistemi . Deri me sot akoma nuk e kam pare nje film Shqiptar apo ndonje dokumentar qe rrefen mizorit e komunizmit .

    1. Zigur Qarri says:

      Histori tronditese,megjithese me kan rrefyer dhjetra histori te dhimbshme te ngjashme si kjo.Per nipin e Hysni Kapos kam degjuar dhe shume te tjere,
      qe ka qene perbindesh dhe pevers qe provokonte me ofendime qe ti ktheheshe,
      si argument per te ridenuar.Me ben pershtypje denimi 27 vjet,sepse kam
      takuar shume syresh qe kan bere po 27 vjet burg,megjithese ishin denuar 30 apo me shume.Filmi Vdekja e Kalit,esht nje Film qe pasqyron psikopatine dhe mizorine e asaj kohe.Natyrisht qe nuk do te mjaftonin mijera Filma per te pershkruar vuajtjet e te denuarve te diktatures komuniste,denime qe beheshin te planifikuara,sepse i duheshin skllever neper miniera.

      1. Filip Gjergji says:

        Mos i merrni kaq seriozisht tregimet (jo gjithcka thuhet, ose thuhet ashtu sic nuk eshte)! Si puna e ktij kane qene me qindra kosovare te cilet UDB i hidhte ne Shqiperi per te vjelur informacion. Mos harroni qe ishte koha e luftes se ftohte dhe spiunet kishin detyren me kryesore… pastaj merrni me banalen, ky e dinte shume mire qe ne Jugosllavi jetohej 100 here me mire se ne Shqiperi, atehere pse duhet te vinte ketu pervecse per agjenture?!

        1. Zigur Qarri says:

          Mos i absolutizo gjerat.Un besoj besoj ate qe tregon ai.
          I tha turisti nje kamarieri italian ne Venecie,e bukur Venecia.Per turistet i pergjigjet kamarieri,sepse un punoj nga mengjezi ne darke dhe nuk kam koh ta shoh,perveç rruges Shtepi-pune dhe pune-Shtepi.Qe ka pasur agjente te UDB,eshte e vertete,por me qindra jo.Nuk eshte vertete qe kosovaret e dinin se mireqenia ne Shqiperi ka qene me e ulet(natyrisht qe jo qindra here me e ulet)se ne Jugosllavi.Propoganda bente te veten.Nje fqinjit tim i kompletuan
          shtepine falas zyrtaret komuniste,sepse i vinte kusheriri nga Kosova.Me vone ata treguan se ishin porositur qe te kishin kujdes me mikun kur te flisnin.
          Miku nga Kosova(sipas familjes mikpritese)nuk i pelqeu infrastuktura
          por per”standartin e jeteses”(ushqimin) mbeti i “kenaqur”.Un mbaj mend nje familje kosovare qe erdhi nga Gjermania ne fund te viteve 80-te dhe thoshte(sipas te rriturve sepse un isha shum i ri dhe nuk kisha kontak)se ndjehej me i qete shpirterisht ne Shqiperi se sa ne Gjermani.Duhet te kuptojm,se njeriu kerkon ate qe i mungon.

          1. Pilo Lala says:

            Pse priti edhe 25 vjet te tjera ky per te na treguar ato qe i kane bere? Ky eshte nga Tropoja, Tropojanet e vet e kane spiunuar…
            Atat ate kane zanatin kryesor, une cuditem si nuk e kane futur prape ne kohen e Berishes.
            Jo cdo gje qe shkelqen, eshte flori…
            Ky vete e di ku i pikon catia, por nuk tregon.

        2. suzana(Kosove) says:

          Nuk eshte aspak e vertete ajo qe thua “ky e dinte se ne Jugosllavi jetohej 100 here me mire:…neve ne Kosove ne ate kohe mendonim se Shqiperia ishte vet Parajsa, lajmet qe “kapnim” nga radio Tirana na benin te besojme se Shqiperia ishte vend perfekt me banore te lumtur sa me ska, thjeshte Shqiperia e asaj kohe kishte nje propagande te njejte si e ka Koreja e Veriut edhe sot.
          Turp te kesh qe fyen kete plak te varfer, pa shpi e pa femije.

          1. Filip Gjergji says:

            Kujt ja tregon kto prralla ti moj! Te gjithe e dinin te verteten e shqiperise, gjendjen reale te saj politike\ekonomike, aqmeteper jugosllavet qe kishin qene zot ne ket vend deri ne vitet ’50. Me sa mend mund te arratisej nje njeri ne shqiperi kur ai nese deshironte te largohej mund te shkonte ne amerike dhe ne cdo vend te botes sa here ti donte bytha (pasi ja lejonte pasaporta jugosllave). Nese ky plak nuk ka qene spiun sic une vazhdoj te besoj, paska qene nje rrote trapi qe e ka meritu kete qe i ka ndodh.

            1. besi says:

              Jo nuk ja lejonte sepse njerzit si ky nuk kan pas te drejt pasaporte

        3. Naqoja says:

          Mire, Filip. Ne emer te Sigurimit te Shtetit te falenderoj qe more persiper te na shfajesosh.

    2. Kominatsi says:

      Si ka mundesi qe fatos lubonja i ka marr perpara ketij ???

    3. Epiriiiiiii says:

      Gjynaf i ka Shku jeta Rinia neper shale te shkretit, e ka kap fati steprapthi me dashje apo pA dashje, i till sistem ishte Diktatura duhej shume Elastcitet se ndryshe thyheshe shpejt

  2. latif biba says:

    as mos prt me pa o pelasgian sa e kane ne dore shqiptarizmen komunistat aleatat e sllaveve

  3. ALB. says:

    SHtEtI SHQIPEtAR,SHtEt KURVE SI NE KOHEN E ENVERIt,MARtIRI I KOMBIt PO BEN 22 VjEt QE KA DALE NGA BURGU DHE NUK KA MARRE DEM-SHPERBLIM.
    I BEj tHIRRjE SHtEtIt LEGEN,MAFIOZ E tE KORRUPtUAR SHQIPEtAR tE MOS PRESE QE MARtIREt tE VDESIN,POR tU jAPE DEM-SHPERBLIMIN DHE tE PLOtE KEtYRE MARtIREVE tE KOMBIt.

  4. ariu says:

    nuk te duhet film .mjafton ti shikosh ramen,doklem,ruqin,gjinushin e xhelil xhonin po deshet ju shtoi dhe negjmijen.

    1. Pilo Lala says:

      Po Salen nuk ta kane zete syte fare ty 25 vjet? Me maskarai, qe bente perzgjedhje servilash tek te Persekutuarit.
      Sala nxorri edhe Kurt Kolen komunist.

  5. budallakije says:

    Si nuk doli asnje agjent,informator apo titist nga gjithe keto te burgosurit,por te gjithe heronj,qe do marrin milionat e nje shteti qe nuk ka breke ne bythe…edhe amerika qe eshte amerike kundershtaret e vet I fuste dhe ne karrike elektrike.Me vjen keq per kete fakir qe denoheshin per nje fjale goje se kane qene budallenj dhe jo disidenta se nuk kan patur kaq tru.
    Dihet rasti i berishes me hysen shoshorin por dhe ky ndoshat e ka ngrene nga vellai i berishes,Selim Berihsa qe ka qene fuks i tmerreshem ne kohen e Fazlliut..Populi shqiptar fuksat qe denuan fazlliun i beri president dhe kosovaret e tij e bene skenderbeun e dyte.
    Mjere brezat qe do vine qe do paguajne sa te jene gjalle keto budallakijet e fazlliut qe ishte budalla dhe i binte murit me koke.

  6. illyrian says:

    Jo, s’ka mundesi. Nuk I bente keto gjera udheheqja. Enveri kishte ne plan te sulmonte Jugosllavine, qe te clironte shqiptaret e Kosoves. Kete e ka thene edhe Iliri bth q1ri. Hapni sy e vesh o popull bageti. E kam per kelyshet e kuq, ata krimba qe I thurrin levdata krykarit Enver dhe regjimit te tij cnjerezor.

  7. Noli says:

    Mos u mbaj kaq patriot i madh se njohim shume nga ju shqiptaret e Kosoves qe keni jetu ne Shqiperi. Shumica prej jush ishit spiune dhe futet ne burg njeri tjetrin me shpifje.
    Ju patriotet e medhej keni sjelle ne Shqiperi K/ministrin kuisling Rexhep Mitrovica dhe K/policin Xhaverr Deva. Ja dini bemat e ketyre burrave ne Shqiperi.
    Po ushtaret e FARKUT te Bukoshit qe sterviteshin ne Shqiperi dhe moren pjese ne grushtin e shtetit te shtetorit 1998 e dini.
    Kur te keni skjaruar keto sjellje do te kuptoni patriotizmin tuaj ne Shqiperi.

    1. Pilo Lala says:

      Ku ka qene ky keto 25 vjet?

    2. Tani/Tirane says:

      Noli,ca kujtese paske .Si nuk e harroke Deven pas 60 vjetesh?Po ndonje masaker ku ne kemi shoqeruar shqiptaret e Kosoves(2000 apo 3 000?) per ne thike te kujtohet??? Vrije mendjen se mbase e gjen?

      Ne grushtin e 98 e pame ne TV.Ti e pe? Nuk I njohe njerezit?Ishin te gjithe nga Shqiperia(apo genje se dicka do mbetet dhe ty ndoshta te ka mbetur nga genjeshtra e te tjereve).

      Noli ,ke aftesi percarese te kenaqshme.Ka dhe me te mire se ty,nuk je kampion vendi…

  8. Dardanet says:

    Ja, kjo ishte diktatura c’njerezore e xhaxhit te ferizajasve shpellare dhe matrapazve votues te Shqiperise qe prune,perseri,PS-in ish Partine e punes te monstres gjirokastrite dhe kelyshit hyzmeqare te Milladin Popoviqit,Dushan Mugoshes,Titos,Rankoviqit,Kapos,Xoxes etj.Edhe sot ka kesi monstra komuniste qe kane simpati per shovenistet serb dhe u shesin bijat dhe motrat e tyre pleqve te Karpateve bishtore.

  9. Arben says:

    RROFTE PARTIA KOMUNISTE E SERBISE.

  10. pjatalarsi says:

    Iku nga shiu, ra ne bresher! Mire kjo, po c’ne deri ne 1993 ne burg!? Ato leket e te burgosurve, nuk e di ky i shkreti se jane sa per me sorollat torollaket. Merr nji kest sot, e nje mot! Ketij duhet t’ia dergoj shteti shqiptar me dy ose tre keste te gjitha leket ne Kosove, e jo ai vete te rropatet si ata hajvanet e tjere neper zyra!

  11. Drini says:

    O Filip qeni…turp te kesh,,,po sipas teje te gjithe paskan qene UDB apo,,,,ik ore legen,,,kur jane prishe marredhenjet Shqiperi-Jugosllavi ne vitin 1948 atehere shqiptaret qe ishin ne ish Jugosllavi(Kosove,Maqedoni,Mal te Zi)e kane heq te zite e ullirit nga serbet/// me tregonte gjyshi im drite i paste shpirti,,,,sepse Jugosllavia nga vete fjala ishte shtet i sllaveve te jugut o debil,,,ndersa shqiptaret e ketyre trevave me nuk e kishin perkrahjen e Shqiperise,,,,edhe nje gje nqs nuk e din,,,kur eshte bere lufta ne Drenice,,,ushtaret e heroit Shaban Polluzha kunder partizaneve qetniko-serbe,,,qe masakruan shume femije gra e pleq,,,ka mare pjese edhe nje batalion nga Shqiperia komuniste per ti zhdukur luftetaret e Shaban Polluzhes,,,,po komuniste te qelbur keni qene dhe do ngeleni tere jeten,,,,,….te gjithe spiune kane qene sipas ideologjise serbo komuniste,,,edhe Mit’hat Frasheri qe babai dhe xhaxhallaret e tij jane bazamenti i Shqiptarise edhe ai ka qene komuniste e shume tjere,,,,,,,vdekje per qelbesirat komuniste kudo ata ndodhen,,,mos pafshin hajer asnjehere

  12. goni says:

    Historia e z.Deliu nuk eshte e vetme.Ne vitet 1972-76,ne gjimnazin 29 Nentori Shkoder, kishin nje mesues gjeografie kosovar, Istref Kelmendi quhej.Kishte ikur nga Kosova per shkaqe politike dhe ishte shume patriot. Na mesoi nocionet e para te gjeografise politike.Nga nje here i shkiste goja e na thoshte se ne Gjermani punetoret kane kerr (autoveture) e mandej e korigjonte e thoshte se e kane vetem me shkue ne pune etj, etj.
    Nuk shkoi shume e hoqen nga Shkodra dhe e transferuan ne fshat e ne fillim te viteve 80 e arrestuan dhe e denuan 8 vjet burg per agjitacion e propagande, ku pastaj e ridenuan e doli nga burgu ne vitin 1991.Gjate kohes qe ishte ne burg i shkateruuan familjen (kishte nje grua tiranase shume te bukur).Kur doli nga burgu bani cmos e iku te vellezerit ne Gjermani e tregojne se para se hypte ne avion hodhi disa gur dhe bertiti “kurre mos ia pasha bojen shqiperise”.
    Te tilla fate kane pasur pothuaj te gjithe kosovaret qe erdhen ne Shqiperi ne vitet 50-80 e cuditerisht kane nostalgji per…….

  13. xhaxhi says:

    o degjoni xhaxhin ne ate koh kemi ber gabime shum se koha e atill ka qen komunizem hesapi .po nuk arrij te kuptoj xhaxhi cfar kan dashur dhe car duan akoma komunistat te maskuar keto 20 vitet e fundit.po mbaj mend nji doktor ate e kisha djal shembullor me ngjante shum shpesh her shikoja tiparet e mia tek ai .jam shum kurios ta di si esht sjell keto vite qe kur un jam larguar.me thoshte shpesh bashk me ty do iki dhe nje pjes e imja .me mungon shum shpresoj ta me arrij sa me shpejt .respekt xhaxhi

  14. arbisoni says:

    rrofte shqiperia vdekje tortura spiuneve te beemi e ne perseri njeres te ringreme ushtrine shqiptare te rivleresojm kohen e ENVER HOXHES te lartersojm e japim meritat e duhura per ate kohe

  15. Pa fjale. says:

    Po u tregoj dicka qe e kam jetuar vete. Kam qene ne shkollle te mesme, ne vitet 1982-83. Ne shkollen tone sollen 3 te rinj, 2 djem dhe 1 vajze, ishin nga Kosova, erdhen ne Shqiperi, mbas demostratave te vitit 1981. I shikonim ata, te veshur shume here me mire nga ne. me rroba qe neve as ne enderr nuk i kishim pare. Por nje gje na bente pershtypje qe fytyrat e tyre nuk qeshnin, ata ishin te vrare kur shikonin ate realitet te ndyre, skamje, dhe mjerim, qe kishte pllakosur Shqiperine. Isha i sigurt qe ata ishin bere pishman qe kishin ardhur ne Shqiperi. Kjo ka qene gjendja ne Shqiperi ne ate kohe, dyqanet boshe, rradhet ishin kilometrike , cdo gje ishte e racionuar, ishte dicka e paimagjinueshme. Te gjithe Kosovaret qe vinin ne ate kohe ne Shqiperi futeshin te gjithe neper burgje, pa perjashtim, sepse ashtu donte komandant Enver Bythshqyeri.

  16. agostin says:

    As fantazite e Shekspiri, nuk mund te ja kalonin rralitetit te te burgosurve shqiptare.Por dhe pjesa tjeter jashte burgut te “vogel” ,ishte ne nje burg me te madh si hapsire ,por me liri fjale me pak se ato brenda.Kush ishte brenda priste qe te dilte , kush ishte jashta ,nga dita ne dite mund te hynte brenda.
    Zoti i bekofte per vuajtjet e tyre,por zoti mos harrofte pa ndershkuar dhe gjelatet e Kombit Shqiptare.

  17. Lisi says:

    Ne 1979,per here te pare,me grupe prej 32 veteve vizituam Shqiperine e enderrave te çdo shqiptari te Kosoves.Rruga nga Qafe Thana deri ne Tirane me mjaftoj per te kuptuar se,kjo nuk qenka Shqiperia qe e kam paraftyruar me lajmet e RTSH andaj thash:O Zot,a eshte kryetari i Shqiperise shqiptar qe e paska katandisur kete vend,ne kete mjerim politik dhe ekonomik?!Edhe pse kurre bashkekombasve te mi as edhe vellazerve ne Kosove nuk ua kam treguar realitetin e hidhur qe e pash per 16 dite,por ne shpirt kam mbajtur dhimbje per vellazerit shqiptare ne Shqiperi ndersa,urrejtje per barsite e politikave antishqiptare dhe antipopullore te vendit qe ne e quanim,MAME-AME.

  18. shqip hesapi says:

    O Goni,patriot i madh paska qene ai Kelmendi yt,profesori.Edhe une kam pasur ca Kelmende te tjere kosovare qe gezonin te drejten e shkolles,te punes ,te strehimit dhe te spiunimit te UDS-se.

  19. Burgaxhiu says:

    Një fakt po më cudit! Si ka mundësi që ky njeri të jetë liruar nga burgu në vitin 1993, kur të gjithë të burgosurit e fundit politikë në Shqipëri u liruan në vitin 1991? Dyshoj se ka qenë i dënuar për spiunazh ose ka kryer ndonjë vepër tjetër të rëndë penale , e cila nuk ka të bëjë aspak me politikë!

  20. tetovari says:

    Ky pilo lala dhe do tjere tregojne paster se jane niperit e kapos me kompani jane te ngjizur nga sperma qe ka rene jashte koprratives made in kina ruslland ose sternipa te mugoshes e sa per at qorin lubonjen ai e mori i pari se ka qen spiun ne burvjet famkeqe ky pleh analisti apo gazetari

  21. ALB. says:

    Kombi Shqipetar ketej dhe andej kufinjve eshte shume i vuajtur,mua me preokupon nje problem;Mu dha rasti te njoh nje xhaxha te perndjekur,kish bere 15-vjet burg,sepse kish deklaruar qe’dyqanet jane bosh,si do veje halli jone’,ne vitin 2013 pas 23-vitesh priste kur do ta merrte ndonje kest te demshperblimit.
    Nuk eshte per tu tmerruar vellezer,23-vjet demokraci,politikanet e shteti yne te tallen me baballaret tane heronj te demokracise,te cilet neper burgjet e sketerres ata e dine c’kane hequr.
    Ketyreve pushteteve te mallkuara,sa para u dashkan per ti bere keta martire te gjalle te jetojne me dinjitet vitet e mbetura.
    Qeveria n.q.s. nuk ka le te marre borxh,ashtu sic merr per gjerat e saj te luksit dhe te mos uroj e te prese qe keta fatkeqe te vdesin,se perse shume nga keta fatkeqe perjetuan nje diktature te dyte ne demokraci,kete radhe me tallje dhe genjeshtra,shume prej tyre iu sosen ditet duke pritur dhe mos gezuar.
    tURP PER SHtEtIN DHE PER POLItIKANEt(por ata kurr nuk kane turp)
    tURP PER SHtYPIN E LIRE SHQIPEtAR QE NUK E NGREN PERDItE PROBLEMIN.
    tURP PER GjItHE SHOQERINE SHQIPEtARE
    tURP PER NE DHE GjItHE DHE AtA QE tALLEN ME NjEREZIt ME tE VUAjtUR,ME BABALLAREt E KOMBIt tONE

  22. iski says:

    Po tere kete kohe, si nuk doli nje gazetar lepires e te thoshte : “Je suis Fazli”

  23. Arben says:

    Spo muj me besu sa shume ende ka urrejtje midis shqiptareve te Shqiperise dhe te Kosoves. Gjithsesi se nuk dus te gjeneralizoj, mirepo mjafton te lexosh komentet me siper, por edhe ato neper gazeta tjera, e te kuptosh sa shume ka akoma percarje midis nesh. A ja vlen? A eshte e nevojshme?

  24. boro & ramiz says:

    Eshte rast klasik ky i Fazlliut ku UDB per ti bere te besueshem te infiltruarit e saj i fuste nja dy vjet ne burg dhe i conte vete ne kufi “te gjakosur” neper ferra.Ajo qe e tradheton kete “trim” qe i ruajti bolet enverit eshte se eshte liruar ne 1993 .

    Gjithe keto trima kane shpetuar se nuk jane hapur akoma dosjet e sherbimeve te huaja she te sigurimit shqiptar prandaj e hedhin shurren perpjete ca pellazga & nastradina.

    Nje pyetje kam per keto komentues serbofile?

    Perse nuk kerkon ky koqevar te hapet dosja e tij.kush jane ata qe spiunuan ,deshmitaret(mos po dalin motrat e pellazgut) dhe cfare fakte ka deklaruar ne gjyq ?

    Keta pellazge filoserbe qe po fluturojen me presh ne bythe me nje “rob kot” qe ka rene ne burg per idiotizmin e tij (ose ka qene I infiltruar)
    dua tju pyes :

    Ku ishit ju o minj interneti kur u dogjen te gjalle disa te perndjekur politike ne tetor 2012,apo i conit kartoline serbit berishe per ditelindjen qe nuk hapi dosjet e pellazgeve filoserbe !

  25. Brug says:

    Tregimi i ketij njeriut nga Kosova eshte shume prekes! Shume shqiptare e analizojne kete ngjarje me shume dobesi shpirterore ky eshte edhe negativiteti i yne egoizmi narcisist i nje te semuri imagjinar! Une Kosovaret i kam njohur ne emigrim natyrisht ata jane si ne te Shqiperise ka njerez jo te mire por ka edhe nga ata qe meritojne respekt! Cfare eshte per tu respektuar nga tregimi eshte forca e ketij personi i cili i mbi jetoi cencures me te madhe te botes asaj komuniste! Eshte vertet e pa besueshme si nje njeri i thjeshte dhe me nje fizik normal i rreziston torrturave me cnjerezore te kohes regjimit te diktatures moniste duke thene se njeriu eshte me i forte se guri eshte plotesisht e vertete!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje