Monumenti i Pavarësisë në Tiranë - Hiqeni më mirë!

14 Janar 2015, 09:35Politika TEMA

Monumenti i Pavarësisë në Tiranë nuk përbën më asnjë lajm kur dëmtohet. I lënë krejt në mëshirë të fatit, në delir shfrimesh adoleshentësh kosovarë, patetikëve të rinj shqiptar…dhe më së shumti hajdutëve, ai përbën shembullin e monumentit kitsch, që e bën qytetin tonë edhe më të zymtë dhe që më e mira nga të gjitha do ishte të kishte një destinacion të ri…larg syve dhe dëshirës së bjerraditësve për ta rrjepur…

 

Nga Ben Andoni, JAVA

 

Hiqeni më mirë! Kjo është ofshama që të lind vetvetiu nëse shikon sot Monumentin e Pavarësisë në Tiranë tek Parku “Rinia”, i bërë ngutazi për të ekuilibruar disi kompleksin monumental historik në Vlorë. I kanë vjedhur rregullisht pllakat në faqet e strukturës 8-metroshe, sot, mbushur plot shënime çapraze dhe idile rruge, ndërsa ende ka të shënjuar ngjitëset e letrave të lëna ngutazi në pisllëkun që e rrethon ngado. Platforma e bazamentit, menduar si qëndrestore, është shkalafitur dhe i është hapur diku, e marrë llamarina në anën tjetër, kurse pllakat e shtrojës që mbajnë faqet anësore të monumentit janë krejt të  rrjepura. Të mendosh është vetëm 150 metra nga zyra e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri (që edhe pa të mëton se ka një mal telashesh në kokë); ashtu si ndodhet 200 metra më tej zyrës së kryebashkiakut të Tiranës, edhe ai me një mal punësh që i kërkojnë përgjigje, shumë syresh të pakryera vitazi për qytetarët e vet…”Shkoi sërish ky”, na thotë një burrë, teksa fotografoj. Burri, të cilin ka bërë me shenjë koke i panjohuri, rrotullohet kot atypari, për ndonjë nevojë personale ndoshta. Po ja ku është Tajvani, i themi dhe madje pa para. Pse këtu? “Ah, por aty e ka qejfin…Në mejdan, para të gjithëve!!!” Dy të rinj seç hedhin një romuz, ndërsa një vajzë më shikon me ironi sepse i kam zënë vendin, teksa kalon. Dikush bën potere me dikë përballë, në mes metrash të tërë larg. Një tjetër ka lenë qenin t’lirë dhe e ndjek pas me përdëllim shenjtori, kurse nga përtej më duket se m’përqeshin dy mesoburra. Ka një ndjesi të keqe ngado. Ajo që dua të besoj realisht është se: nuk ka më varfëri materiale në këtë vend. Këtu ka thjesht varfëri shpirtërore. S’e besoj tamam këtë në këtë varfëri kombëtare të rrethinave. Po pse vallë e ngacmojnë monumentin? Këtë nuk e rrok. Ose dua të besoj vërtetë se këtë monument, që është vërtetë kitsch, mund ta linin të qetë në këtë telash që i bënë, duke e vendosur në një vend, ku askush nuk e respekton. “Është shurrëtore”, gati më bërtet një plak mu afër veshit, teksa fotografoj. Të ka bërë gjë, i them, thjesht duke u kthyer. “Një mut”, dhe ikën.

Një polic bashkie, që duhej ta ruante, tani gjendet i akuzuar për të, por pllakat që nga korriku i këtij viti, kur u lajmërua batërdia e radhës, nuk iu kthyen më. Tashmë monumenti është një ngrehinë e rrjepur e pistë mbushur me shënime patetike. Nuk e di nëse është e mundur, por di se ky monument vazhdon të fusë duart në xhepat e taksapaguesve të kryeqytetit… Shifra? Një pllakë kushton 400 euro. Mungojnë shtatë syresh. Dhe, që vidhen shpesh…

Futem mes strukturës monumentale. Vend ideal idilesh çasti ose lehtësirash fiziologjike për të trandurit nga mëndtë. Roni dhe Veton, Blerina, Venera, Elona e transformuar Ebona janë të shkruara shumë sipër…; Krenare, Toska, Florjeta dhe me të njëjtën kaligrafi është shënuar Pejë 23.09.2014; Kristi, Ela, Jona, Klajdi dhe një: Të dua, që është bërë me dorën e tyre; King i nosa është shkruar me të kuqe…Jemi seriali ne ooooo! Kozeta+ shenja e zemrës, e shkruar me të bardha dhe shenja mbetjesh të letrave…Eni, Stefi, Sara dhe një shenjë tjetër zemre.  Justin Bieber…Këto janë pra, mbishkrimet e reja bashkëkohore, që i janë shtuar 40 firmëtarëve të Vlorës dhe që i kundroj disi i lehtësuar tani, kur njerëzit nuk më afrohen më. Konsiderohesh si demode, po qëndrove këtu. Kur ka marrë fund dhe vala e patriotëve që qanin për kombin, tani quhesh si budalla, po t’i afrohesh e ta nderosh ngrehinën tërësisht kitsch. Të vjen të qeshësh, kur kujton se historianët ende zihen shumë me njëri-tjetrin për aksh personazh nëse ishte apo s’ishte. Kur erdhi dhe kur iku prej Vlore? Kush nënshkroi i pari dhe çfarë faqe zuri në historinë tonë? Këtë mundohem të vendos në rregull, teksa gjërat të rrotullohen pa shpresë në kokë. Nuk kanë mjaftuar që monumentit i kanë hequr pllaka t’tëra, jo asnjëherë; nuk janë mjaftuar edhe që t’i ngjisin lloj-lloj gjërash apo që lënë mbishkrimet patetike të dashurisë adoleshente, por edhe e ndyjnë. Me pëgëra, me indiferencë dhe duke e lënë kështu. Ky monument është turpi i të gjithëve: artistëve, urbanistëve, qytetarëve pa dallim dhe politikanëve.

Është kaq pa sens, saqë artistët jo vetëm nuk i gjejnë dot vlera mirëfilli estetike edhe pse si monument qëndron në të gjithë kompleksitetin e vet, por nuk mund të gjejnë edhe ndonjë ide sesi mund të rivitalizohej. Edhe pse kundërshtesat për të u bënë që në kohën e prezantimit si konkurs. Por vullnetet u anashkaluan dhe lindën këtë monument, që po përjeton një fat të tillë. E të dish se paradoksi shkon edhe më tej, kur mendon se një shumicë ende nuk e ka parë dhe madje as nuk di simbolikën e saj.

Mundohem të fotografoj detaje, por mungesa e profesionalitetit si fotograf, duket se e cenon idenë për të dhënë të sotmen e trishtë të monumentit. Shqetësimi të rritet nga indiferenca e njerëzve, por më shumë mungesën e kujdesit të nevojshëm për të. Burri, që më bënte me shenjë për bjerraditësin, afrohet dhe s’e kuptoj pse qëndron pas kurioz. Kthehem. “Të thashë që do të shurroj”. Në fakt, i ngrati nuk po shurron por po përdor faqen ku Klajdi dhe Jona i shprehin dashurinë njëri-tjetrit, t’i ruhet një thellime që vjen nga Dajti. Sikur, më mirë ta hiqnim këtë monument. Po, ta hiqnin. Nuk duket fare si pjesë e qytetit, as e këtyre njerëzve që rrotullohen sikur është asgjë, apo edhe për këta adoleshentët që në vend të shenjave të Kupidit, të mund të linin një lule. Kurrë s’ka pasur lule. Ka vetëm pllaka të hequra, pisllëk dhe ironi. Ironi me një shenjë, që nuk u bë dot simboli i shqiptarëve. Ironi me një vepër kitsch, të vetë jetës sonë kitsch.

19 komente në “Monumenti i Pavarësisë në Tiranë – Hiqeni më mirë!”

  1. pukacov says:

    eshte kthyer ne banjo publike,nuk ka asnje
    vlere,te hiqet sa me shpejt!!!!!!!

    1. matteo says:

      Me sjelljen ndaj atij momumenti, ne mund te quhet keshtu, shume njerez sikur thone: ia kemi bere m…. pavaresise…ndaj edhe une jam i mendimit te hiqet ajo njolle turpi dhe ndotjeje per kryeqytetin dhe Shqiperine.

      1. lemi says:

        mateo
        edhe permendoren e skenderit ne prishtine e shfrytzojn per te pshurr,si po pijn birra te pejes,dhe ne munges te wc po zbrazen aty,sun mund te kalojsh,ani mua nuk me pengon fare,po atypari kalojn fmijt,e mundin naj smuje nxhitse mjav nxhit.

    2. etienk says:

      ore sikur nje banjo publike te kishte bere ky Basha do ishim ne rregull ne po ai as kete se ka bere eshte skandaloz komplet http://bit.do/banjo-publike-ne-qender-te-Tiranes

    3. feniks says:

      Kujt i thua “monument” zoti gazetar?
      Ne radhe te pare ai eshte nje ngrehine TURPI per ate qe e ideoi per te perbaltur MONUMENTIN E VERTETE TE PAVARESISE NE VLORE,pra Sali Berishe,TURP eshte per ate qe e NDERTOI dhe ne fund TURP per ata qe e miratuan kete HALE fshati!!!
      VETEM HALE ka ditur te beje Sali Berisha ne Shqiperi,sic beri rreh LANES dikur dhe para BANKES SE SHQIPERISE APO PARKUN RINIA!!
      Ja edhe Basha SHURRTORE apo LIVADH DELESH beri edhe sheshin madheshtor para SKENDERBEUT!!!
      TURPI I MBULOFTE KETA ANTI SHQIPTARE!!!

  2. Aleksander says:

    Do te mjaftonin 2-3 telekamera sigurie dhe nje polic bashkiak me bllok gjobash(te kripura) ne dore e pergjegjes per kete e ndonje gje tjeter aty rrotull.Ate qe se ben ndergjegja duhet ta beje frika.

  3. tfgs says:

    te njejtin fat pritet edhe bustin e G.Kas/tit,pas ndertimit te big jamia-s …………….pune korrakesh!

    1. arbereshi says:

      MOS KI MERAK SE ATY DO TJA NGREME JANULLES DHE dO TE SHIKOSH QE EDHE TY VETE SA HERE TE KALOSH ANDEJ DO TE TE VIJE TE DHJESESH DHe JO VETEM TE SHURROSH. TY DO TE TE VESHIM POLIC QE TA RUASH 24 0RE NE 24 ME KUSHT QE TA MBASH KUR TE TE VIJE.

  4. Durrsaku says:

    E njejta gje eshte kudo.Ne kete rast eshte monumenti i Pavarsise.Po pse per çdo monumet,apo puseta qe vidhen,apo shtyllave te ndriçimit neper lagje qe vjedhin kabellin mos duhet te kemi nga nje polic? Kjo gje tregon vetem se çfare çfare kulture ka ky popull. Vetem nje zgjidhje ka: Ai qe te kapet qoft edhe nje here te vetme duke dhunuar e vjedhur objekte qe na perkasin te gjitheve ti jepet nje denim jo me te vogel se nje 1 vit burg, e pastaj ta shikoni kete popull se si do te sillet.

  5. Akilis says:

    Zoti Durrsaku,ceshtja nuk eshte se kjo tregon se cfare kulture ka ky popull,por nga vjen ajo dhe si mund ta sherosh kete semundje.
    Si mund te kene kulture dhe respekt keta njerez,kur ne cdo qoshe kane ndertuar Teqera dhe Xhamija dhe jo Shkolla.
    E para eshte Dija,pastaj Besimi se pa krijuar nje nivel te larte kulture eshe e kote Dogma.
    Prandaj Geket e Vjeter te paren zgjodhen Athinen Dijen dhe Llogjiken.
    Po si arrihet ajo?
    Kjo arrihet te jesh i lire te mendosh dhe kjo te shpie ne Dialog,respekt dhe drejtesi.
    Ne kete popull pa kulture vertet mund te kete informacion por kjo nuk mjafton nga e verteta qe eshte respekti per identitetin.

    1. arbereshi says:

      PO edhe kur u moren me fene, ishte kjo e fundit qe ju sul lashtesise per ta zhdukur se qyteterimi fillon nga une( feja ).Dhe sot ne Greqi shumekush kujton se bizanti eshte lashtesia greke.Te cmendesh e te shkulesh floket.

  6. Qytetari says:

    Ku monument, i peruruar me rastin e 100 vjetorit te pavaresise eshte, gjendja ku eshte katandisur, eshte turpi me domethenes i shqiptareve.

    Ai monument nuk eshte as prone e Saliut qe e vendosi aty, as e Rames te cilit nuk i pelqeu (mbase si shume te tjereve perfshire edhe mua). Ate monument nuk duhet ta vleresojme si kontribut te Saliut, por si nje veper, mbase jo e arrire qe u be me paret tona.

    Ai monument mund te mos ishte nje veper madhore, por asnje logjike njerezore dhe civilizuese nuk te lejon ta kthesh ne shurtore, apo vend ku mund te vjedhesh pak metal se pusetat i mbarove, apo vend zhgaravitjesh ku te shkruash emrin e femres per te cilen masturbohesh.

    Dhe kjo tregon nje nivel te frikshem te kultures se shqiptareve. Nuk besoj se kjo ndodh ne vendet afrikane apo te amerikes latine. Mund te na konkurojne vetem talebanet e Afganistanit te cilet prishen statujat e Budes.

    Gjendja e ketij monumenti tregon ne fund te fundit se Show ne Bulevard Voltaire i Baba Mondit me kleriket e tjere (virtutet e shqiptareve dua te them), eshte shume civile dhe e huaj ne krahasim me nivelin e vertete te ketij populli qe pshur monumentin e Pavarsise.

  7. . says:

    Turpi Cetes-Hajdutve injorante-veriore PD.

    Monument “hale” i kriminelit Sali, ku shurrost gjithe diten dhe naten ….

  8. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Nuk kishte nevoj per monument pavarsie ne Tirane,ai eshte ne Vlore.

    Tirana ka nevoj urgjente, per shurrtore !

  9. A says:

    Ky nuk eshte MONUMENT PAVARESIE me RASTIN e 100-te VJETORIT te PAVARSISE, por eshte MONUMENT KARAIKATURE i vendosur ne Tirane pa asnje lloj kuptimi.
    I cili ka kushtuar 400 mije Evro. Ky monument eshte nje skandal qe u be gjate QEVERIMIT te SALI BERISHE SHPELLARIT.
    I cili nuk e ka mendjen per pune dhe vepra qe qendrojne, por vetem per rrumpalle dhe per vjedhur, ashtu si ka edhe mendjen.
    Prandaj per kete skandal ai duhet te pergjigjet duke e shkaterruar kete monument qe nuk perfaqeson asgje dhe duke ja marre edhe PARET urdheruesit, aprovusit dhe zbatuesit qe te behet ky monument.
    Prandaj te shohim se cfare do te behet dhe cfare veprimesh do te kryhen ndaj SALI BERISHES per kete moster monument qe nuk perfaqeson asgje por si nje hale, nevojtore natyrale, ashtu si e bejne ose dine ta bejne ne natyre gjysma popullsise ne INDI.
    Te shohim si do te reagoje dhe do te veproje EDI RAMA. Tung.

  10. r. th. says:

    Monumenti duhet tw rrije aty, sepse esht pasqyra e shqiptarve. Sa me i sistemuar monumenti, aq me e sistemuar esht dhe qeveria. Sa me i paster dhe i rregullt monumenti, aq me te paster dhe te rregullt jane edhe qytetaret shqiptare. Apo e kunderta!

  11. selami says:

    Me kete monument SB perjetesoi kioskat qe ishin dikur ne ate park. Monumenti nuk ka te bej aspak me pavaresine. Eshte nje injorance e plote qe te mbahet me aty dhe duhet hequr sa me shpejt! Ta heqi Edi se per Lulin nuk ja mban ta heqi pa lejen e SB. Monumenti nuk ngjall asnje ndjenje dhe aspak respekt!

  12. SuloKapedani says:

    Megjithese i kushtohet Pavaresise tani si eshte bere kalon nè funksion per te perkujtuar drogen dhe prostuticionin gjate 24 vjeteve te diktatorit saloviç serbit.

  13. emigranti 1 says:

    Nuk e lexova dot deri ne fund kete prononcim mediatik te shemtuar per te pashemtuaren kurre.Ju lutemi hiqeni sa me pare pasi eshte nje mbeturine e Sali bBerishes qe do te mbetet sa te jemi gjall si neveria me e madhe qe ka krijuar ne trajtimin e histories se popullit tone.Monumenti I Pavaresise se vendit tone eshte evenimenti me mi madh qe njeh historia e ketij vendi.Si rrjedhim mbi te duhet te shkrihet talenti I kultures se monumenteve me te spikatura te artisteve tane krijues ne arkitekturen monumentale.Kam mendimin se edhe ne se do te perjetohet nje monument I tille kombetar ne Tirane ,ajo duhet te kete nje permase te tille qe te duket nga cdo pike e Qytetit te Tiranes.Ajo mundet te emertohet si statuja e Pavaresise se kombit Shqiptar ,e vendosur diku ne njeren nga lartesite e qytetit,sic mund te jene kodrat e Liqenit artificial me nje lartesi te duksme mbi kuroren pyjore.Le te marrim shembull nga bota e qyteteruar ,se sa madheshtore I kane simbolet e tyre kombetare te shtetit ku jetojne.Mjafton te kujtojme statyjan e lirise ne Nju Jork te SHBA.etj.Saliu beri nje qymez pulash ne mes te parkut te qytetit.Harram I qofte besimi I I nje pjese te popullit per 20 e ca vjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje