Tahiri: Gjyqtarët e korruptuar po mbajnë vendin në thundrën e dhunës e krimit

18 Janar 2015, 18:18Politika TEMA

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri shpërthen në akuza për gjyqësorit, pas 2 ngjarjeve të fundit kriminale, ku janë të përfshirë persona me precedentë penalë të liruar nga gjykatat.

“Arrestuar për plagosje të rëndë dhe armëmbajtje, dënuar me 3 vjet dhe Gjykata Apelit Vlorë e nxjerr pas pak muajsh burg, sot vret gruan nga të rrahurat. Një tjetër që shpëtoi gjallë dje nga atentati me eksploziv, me disa precedent penal të rëndë, në kërkim për disa kohe se kishte dhunuar bashkëshorten, u arrestua për disa vepra penale dhe gjykata vendosi arrest shtëpie (për dhunë ndaj bashkëshortes!!!!)”,  shkruan ministri në Fb.

Tahiri bën fajtor për këto vendime të gjyqësorit, qeverinë e gjyqësorit, KLD, por edhe aktorë të politikës e përfaqësues të shoqërisë civile, që sipas tij, vetëm konsumojnë paratë, por nuk ushtrojnë asnjë presion kundër gjykatave të korruptuara.
Këto janë pasojat fatale të një sistemi drejtësie që nuk funksionon për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit të llahtarshëm. Gjyqtarët bëjnë pazar me kriminelët, duke vrarë bashkë me ta, viktimat e rradhës. Presidenti i Republikës i ka rastet rradhë, por asgjë deri tani nuk ka lëvizur. KLD hesht ose ka shumë punë të mbrojë “kooperativën e të korruptuarve”. Ca deputete gra e ish-ministre, flasin vetëm kur viktimat e dhunës dalin në lajme. Dhjetra OJF marrin para e donacione, por askush nuk ngrihet në kohë kundër këtyre vendimeve skandaloze të gjykatave.  Gjyqtarët e korruptuar po mbajnë vendin në thundrën e dhunës e krimit, e kundër tyre duhet të punojmë të gjithë që viktimat të mos vdesin edhe nga heshtja jonë kolektive”, nënvizon ministri i Brendshëm.

Tahiri i ka dërguar disa letra të hapura Presidentit Nishani, ku denoncon me emra gjyqtarë e prokurorë që japing vendime skandaloze, duke liruar kriminelë që pasi lenë qelitë rikthehen e kryejnë krime edhe më mostruoze.

 

38 komente në “Tahiri: Gjyqtarët e korruptuar po mbajnë vendin në thundrën e dhunës e krimit”

  1. Ujku u zi says:

    Mire ishte te beje dhe pak autokritike e mos ta shihje fajin te tjetri siç bejne rendomte gjithe shqiptaret. Jo gjithmone denimi me burgim eshte zgjidhja per çdo çeshtje.

    1. roberto says:

      Nuk eshte KORRUPSIONI shkaktari i vetem DEGJENERIMIT TE DREJTESISE ne Shqiperi!
      Ne gjykatat shqiptare ka gjyqtare te PA AFTE dhe MILITANTE partie qe marrin vendime ne kundershtim me KUSHTETUTEN,VENDIMET E GJYKATES KUSHTETUESE dhe LEGJISLACIONIN NE FUQI!
      Kush i kontrollon keta gjyqtare te PA AFTE,qe ne vendimet e tyre pasqyrojne TURPIN E SOTEM TE DREJTESISE???
      Cfare kontrollon Ministria e Drejtesise??
      Pse nuk ka NDESHKIME deri PENALE per gjyqtaret qe u kthehen vendimet nga gjykatat e shkalleve me te larta,qe nga LARGIMI NGA GJYQSORI E DERI TEK DENIMI PENAL???
      Ne Gjykaten Administrative te Shkalles se Pare Tirane nje gjyqtar i tille TOTALISHT I PA AFTE eshte edhe i quajturi GENTIAN MEDJA!
      Ka marre nje vendim gjyqesor ndaj meje,qe kush e lexon do kuptoje SKANDALIN E VERTETE te tij!
      Nje vendim qe eshte perpiluar me gabime gramatikore,referime te gabuara tjeter per tjeter te legjislacionit,njohuri “ZERO” per disa VKM,qe citon ne ate vendim kur nuk i ka lexuar ose ashtu kerkon t’i interpretoje ato!
      Ben interpretime te nje ligji per periudha te ndryshme sic i intereson ose kur nuk do qe te jape te drejte,NUK E NJEH ATE LIGJ,ndersa kur arsyeton se duhet te jape te drejte e PRANON te drejte kete ligj!!!
      Ne dosjen time gjyqesore ndodhen 4 Akte Ekspertimi kontabel,qe jane bere me kerkese te gjykates(3 nga keto nga ky gjykates),por vetem njerin ka shqyrtuar ne seance gjyqesore(ai qe i interesonte atij si me vlere me te ulet se 3 aktet e tjera).
      Ky gjyqtar nuk jep DREJTESI por nga PA AFTESIA jep vetem PADREJTESI!
      Seancat e tij gjyqesore(ne se mund te quhen te tilla),jane vetem muhabete midis gjyqtarit dhe paleve ne gjyq.
      Ne se do te rregjistroheshin keto seanca,do te vlenin per emisionin FIKS FARE!!!
      Nuk do ndalem vetem me kaq me kete gjyqtar,qe vetem gjyqtar NUK MUND te jete!!!
      MAZHORANCA ne fuqi,ne se pretendon te beje REFORME NE DREJTESI duhet te mos merret me teori abstrakte,por te STUDIOJE GJENDJEN REALE TE MASAKRAVE qe behet ne gjyqesor nga shume gjyqtare qe GJYKOJNE DHE VENDOSIN pa e patur friken se dikush i kontrollon dhe i ndeshkon!!!
      Gjyqtari Gentian Medja,per mua eshte nje pasqyre e qarte e MJERIMIT TE GJYKATAVE tona sot per sot!!!

      1. naunka says:

        Ke shume te drejte!
        Edi Rama po flet shume per REFORME NE DREJTESI,por ministri i Drejtesise ,i LSI-se Naco,nuk ben ate me te thjeshten detyre te tij:KONTROLLIN DHE VERIFIKIMIN NJE PER NJE TE GJYQTAREVE QE SHKELIN LIGJET,JAPIN PADREJTESI,INTERPRETOJNE SIPAS INTERESAVE LIGJET APO JANE TE PA AFTE etj!
        Ministri Naco kujton se e ka kryer detyren vetem se u beri thirrje njerezve te shkruanin se kush gjyqtar eshte i korruptuar!!
        Korrupsioni nuk eshte i lehte per t’u verifikuar se edhe kryetari i tij i filmuar me ze e figure per miliona,nuk u pranua nga keta gjykates qe e kane shitur shpirtin te DJALLI Sali Berisha!!!
        Ministri Naco te krijoje kushte qe cdo qytetar qe ankohet ne Gjykatat e Shkalles se dyte,t’i verifikohen ankesat dhe ne se jane te drejta(pavaresisht se cdo beje gjyqtaret e Shkalles se Dyte) ai te mbaje qendrim ndaj atyre gjyqtareve qe kane gabuar!
        Gjyqtaret ashtu sic kerkojne PAVARESI NE GJYKIM(kurre nuk e kam marre vesh kete pavaresi),te kene edhe PAS KOKE SHPATEN E DEMOKLEUT qe u rri tek koka per cdo shkelje apo vendim te gabuar qe marrin!!
        Gabimi i gjyqtarit nuk eshte njelloj si gaboimi i nje mesuesi tek NOTA,por ai te MERR JETEN,PRONEN,PASURINE etj!!!
        Nje vemndim i padrejte nxit VETGJYQESINE,KRIMIN NE MASE qe ka pllakosur Shqiperine!!
        Ne se nje gjyqtar gabon ne vendimin e tij AI DUHET TE KETE PASOJA DERI PENALE kundrejt mases dhe rrezikshmerise se realizimit te atij vendimi!
        PRAPA NJE VENDIMI TE GABUAR TE NJE GJYQTARI FSHIHET NJE GJYQTAR I …..PA AFTE,I KORRUPTUAR DHE BASHKEPUNTOR ME KRIMINELET!!!
        Atehere si mund te lihet jashte kontrollit me RIGOROZ nje person i tille???
        Ne se ne nje SISTEM POLITIK ka INSTITUCIONE DHE PERSONA TE PAVARUR NE VEPRIMTARINE E TYRE,kurre nuk ka DREJTESI!!
        Drejtesia eshte e varur nga KUSHTETUTA dhe per vete RENDESINE QE KA DETYRA E NJE GJYKATESI E PROKURORI,AI DUHET TE ZGJIDHET ME VOTIM TE LIRE NGA POPULLI e jo te emerohet nga politika per sherbimet e saj kriminale!!
        E kishte shume mire ENVER HOXHA:GJYQTARET VOTOHESHIN NGA POPULLI!!!

    2. edi says:

      …Qeveria e pare mut juve na dolet shurre…Nuk lahet muti me shurre.Ketu cdo gje qelbet era hale………………………………..

  2. Leo says:

    Pirdh pirdh se lirohesh keshtu i thone kesaj ,deshet voten jua dhame, deshet pushtet jua dhame ,po na e vini kemben ne fyt me energjine,me taksat me rritjen e kontributeve shoqerore, moshes se pensionit me rritjen e varferise dhe prape spo flasim cfare dreqin kekon me keto deklarata prej “kaposhi” te fryre,apo kujtoni se tere maskaralleqet tuaja dhe te ketij gjyqsori do ja hidhni njeri tjetrit si ne lojen e kungulleshkave ,prit Sajmir se do e marresh monedhen per “zbatimin e ligjit” vetem per te varfrit ,Zgjedhjet lokale i ke afer abstenimi do jete i te majteve dhe jo i te djathteve.

    1. gent says:

      Po deshe 97 voto Saliun.

    2. Patrik says:

      mushka kto dru do..

  3. Sapa says:

    Shumicen e keni ne parlament dhe po te donit do ja ndryshonit faqen politikes shqiptare dhe ketij populli por nuk doni.Vetem njerezit qe jane vete te njollosur nuk kane kurre te drejten morale te gjykojne te poshterit.Arsyet i dini ju vete.

    1. Eli says:

      Tahiri eshte nga ministrat me te suksesshem. Bravo!!!

  4. Angjelini says:

    Jeni te pafte te luftoni korrupsjonin Tahiri. Ja keni filluar mbrapsht me reformat. Reforma duhet te kishte filluar me drejtesine por ja qe e keni lene te fundit. Koincidence nuk eshte kjo. Mutra jeni te gjithe.

    1. viktoriI says:

      Drejtesine apo (shtrebesine) e ka ne dore Salibaba.Ai ate qe kishte musteqe si te miut qe emron gjyqtaret e korruptuar qe i thote padroni. Ka gjyqtaret e koruptuar qe me padrejteste qe bajne jane ba kriminela te ketij vendi dhe qe duhet te vije dita sa ma pare qe edhr ata te ndeshkohen si kriminela. Po keshtu ka kape per ko.. edhe dhallen (nante uje dhe nji kos). Edhe ketij duhet ti vije dita njisoj si edhe gjyqtareve. Pa permendur ate qe ashte edhe shtetas kanadez e qe i sherben te huejve sic e ka thene salibaba,e te tjere qe punojne ne administrata te ndryshme.

  5. bango says:

    prandaj ju kemi votuar z.Tahiri, qe te ndryshoni kete sistem te mallkuar

  6. pyka says:

    Nuk e di shoke,mund te me sqaroj dikush.
    A ka mundesi dhe ndonje menyre qe mazhoranca ta shkarkoj presidentin i cili eshte pjese e sistemit tone te drejtesise,pra pjese e dhunes dhe krimit qe ka mberthyer vendin?

  7. luani u.s.a. says:

    z. Saimir Tahiri vlene te theksohet se Gjykata dhe Prokuroria ne Shqiperi me dekada eshte e kurruptuar ne mase te madhe ne te cilen kan bere pasuri shume te madhe ne krahasim me pagat mujore te tyre duke mbrojtur dhe liruar kriminelet vrares ne veprat e tyre te renda penale,prandaj me kete une mendoj se Policia Shqiptare ne arrestimin e te gjithe personave qe kan bere vepra penale ne vrasje,krim,krim te organizuar,kontrabande droge,korrupsion,hajni….,ne mbajtje ne polici ne keqtrajtohime dhe ne rrahje me dru deri ne alivanosje nga policet, pastaj te lirohen qe as kerkesa e tyre ne ndihme ne spitale te mos munden te sherohen dhe kjo te vazhdohet derisa ne Gjykata dhe Prokurori te korruptuar te behen reforma rrenjesore dhe te filloj sundim ligjor ne Gjykata dhe Prokurori ne tere territorin e Shqiperise.

  8. bregdetari says:

    Shqetesimi i ministrit eshte i drejte,por ceshtja do cuar deri ne fund dhe duhet denoncuar e kerkuar ndeshkim per gjyqtarin apo gjyqtaret konkret qe lirojne pa arsye kriminele si keta. Ne gjykaten e apelit vlore psh, kete vendim skandaloz mund ta kete marre nje gjyqtar i transferuar atje nga presidenti Nishani gati nje vit me pare, pasi ne nje gjykate te jugut ku punonte vite te tera ishte bere boz per shkak te korrupsionit ne vendimmarrje me prapavije fitime te pallogaritshme. Ky eshte realiteti. Reforma e munguar ne drejtesi nuk ka si te mos kete te tilla pasoja.

  9. beni says:

    Nuk po kuptojme nga kush pret te flasin dhe veprojne apo pret te mbeshtes PiDeja. Veproni sa nuk eshte vone pasi hajdutet dhe kriminelet i di mire policia .

  10. Keni shumice te cilesuar votoni jashte sistemin e kapur. Kujt i ankohesh behuni te zotet

  11. ARGITA says:

    O TAHIR KE TE DREJTE ,PO TE KTHEHEMI TY TANI PSE NUK BEN AKSIONE TI PER KAPJEN E PERSONAVE NE KERKIM SA KRIMINELA KE NE KERKIM ,ATA I BEJNE KRIMET SE NUK KANE CA HUMBASIN

  12. psy says:

    Po shumicen e keni ore,beni ndryshime kushtetuese dhe n’a e hiqni qafe kete gjyqsor te qelbur qe vjen ere nje ore larg!

  13. Dibrani says:

    Kur ske cfar ti besh samarit ,…I bie gomarit

    Tahiri harron se eshte ne pushtet me shum se nje vit

    O Tahir nuk je ne opozit,…..je ne pushtet,…..mos fol me del qartas stafi juaj qeveritar me ne krye Ramen jeni te,.. pa afte

  14. Salibaba me 40 hajdute says:

    O Tahir Halluku babashta te shohim sa do te denohen drogaxhinjt e juaj.

  15. leka says:

    Me ankesa nuk vazhdohet , dhe armet qe po perdor PD (5aliu) jane presidenti pra ( KLD) kryeprokurori dhe gjykatesit e korruptuar qe jane emeruar nga presidenti i PD, te cilet po zbehin punen tuaj dhe te qeverise. Kompromis me vrases dhe hajduta te shqiperise nuk ka , se i kane duart te lyera me korrupsion. Populli nepermjet votes ju delegoi pushtetin per te v ene drejtesine , ku policia po lufton me krimin dhe presidenti dhe prokuroria tallen me ju. Tahir ta keni te qarte, se simbioze me keto dy institucione ju nuk do keni, se ata jane ne skalionin kunder qeverise, deri sa te jene ne ato poste. Presidenti ka shkelur kushtetuten shume here, prokuroria ka mbyll shume ceshtje, ose me konkretisht sipas shtypit , ngjarjet e Gerdecit, 11 Janarit sdon ti hapi fare , pra pse nuk i largoni me voten e shumices per mos zbatim te detyrave kushtetuese?. A e kuptoni se strategjia gjoja e deklriminalizimit te parlamentit nga Saliu eshte loja e tij qe ju mos te veproni per te hequr levat e tij qe ai i ka zgjedhur qe ta mbrojne dhe kur te humbte puahtetin. Ne rast se nuk jeni te zote te vendposni pushtetin e shumices me mire ipni doreheqer dhe te shkoni ne zgjedhje te parakoheshme.

  16. Lodheshkot says:

    Cfare mund ti behet Gjinit Arbenit Meribanit Laurentit Klodianes etj me miliardat e tyre. Ata blejne gjithe Qeverine po te duan

  17. socialistibrekgris says:

    Nuk esht pun gjyqtaresh more Tahir pastertori.JU jeni te gjith njesoj.Sja nxjerr korbi/korbit syte.Keto qe thoni i keni per konsum popullor,tip sapuni.Kur ishit ne opozite,mos futjen ne kuvend e kushtezuat me,21 Janarin,Gerdecin,Ceshtjen Xhindi etj.Ku i keni?!Ate qe ja kerkonit Sales e keni vet ne dore,pse nuk i zbardhni?jepini i dor gelqere.Kjo tregon qe jeni DEMAGOGE,por populli thot /dardha e ka…..

  18. niki says:

    Zoterinj komentues duhet , te kemi parasysh se drejtesine, nuk e drejton shumica, qe ju dha vota. Por eshte nje istitucion i pavarur (i korruptuar)Dhe per pretendimet qe kemi ne ndaj shumices per drejtesine,te rrime shtrember dhe te flasim drejt, eshte tejet e veshtire duke pasur dhe nje President Shteti qe vozit kunder shtohen veshtiresite akoma me shume.Perse nuk çohemi ne Populli ne kembe dhe ti vendosim kembet ne nje kepuce shumices qe te beje ate qe normalisht smund ta beje.

    1. Qerimi says:

      Pavaresisht se Tahiri perpiqet te punoje fort me rendin dhe te jete aktiv, menyra si justifikohet nuk eshte e duhura. Gjyqtaret kane pjesen e tyre te fajit ne kete rast, por ka edhe faktore te tjere. Dhe nje nder to eshte edhe paaftesia e Qeverise per te cuar para reformen. Mos na tregoni se fajin nuk e keni ju por Presidenti. Keni marre votat me tepri, beni detyren, ose ikni dhe lejoni te tjeret brenda kesaj mazhorance, por me me pervoje se ju ta bejne punen. Fundja “stan me lepuj nuk behet” Ka te drejte Avokat Ngjela ne disa raste per “qeverine e pioniereve”.

      Nese duhet ti denosh te gjithe me denime maksimale, ne kete vend duhet te ndertosh 10 fishin e burgjeve qe kemi, dhe te shpenzosh per te ushqyer dhe mbajtur ne burgje keta kriminele me paret e destinuara te pensioneve rrogave, shkollave dhe spitaleve. Ky lloj populli jemi na vjen apo nuk na vjen mire. Ai para disa ditesh e vret vajzen 22 vjece se “nuk i hapi telefonin”, ky tjetri e vret gruan se “i kishte thene mos te shkonte ne market”, a e kuptoni me cfare rrace bastarde keni te beni. Thjesht kjo eshte turma ne Shqiperi, njerez te shpartalluar nga trute dhe nga mendja.

  19. Ed xhiksi says:

    Dmth, kta si qeveri e dijne se gjykatat jane te kapura nga
    mafia e plepave te vicidolit ,qe bashkpunojne me krimin.
    Problem per nji qeverri eshte, kur nuk e di ku Fshihet Lepuri !!!
    Pra ky thote ,qe ju populli duhet te beni reformen ne gjyqsor ,ta pastroni ate nga mafia e shpellarit !
    Ceree Tahoooooo ?
    Me gjith men e thu ti kte qe,ne si qiverri po ju njoftojm o popell ,
    tani varet nga ju se si do i boni reformat !
    Aaaaaaaaaaaaaaaaaa-haaaaaaaaaaaaaa-haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

    Valla-hi bila-hi ,ju ka lezet riPordha brravo.

  20. jamarberi i Argites says:

    Futja pordhes o Tahiri , ore se me ka dale nga mendja cfare bere me ate vendimin e gjykates se apelit Vlore qe liroj nje te denuar per trafik droge ku relatore ishte kryetare e Gjykates Alma Licaj dhe qe Prokuroria e pergjithshme doli me nje deklarate te “forte” ku akuzoi tre gjyqtare te apelit te Vlores. Nje VERE te madhe ne uje si ato verat qe ben ti dhe kryeministri jot i fantaksur.dhe ti merresh me armembajtjet pa leje. E cfare i ka ato alma Licaj dhe shoket e saj ato , buke me djathe dhe me pak leke i liron nga burgu. Po ta mbajti bytha nxirre nga sirtari i Ministrit te drejtesise dosjen e Gropes , u ngopem me demagogjite tuaj keto dy vjet.

  21. drejtesia says:

    Keto vese te korrupsionit ne drejtesi do te vijojne, po qe se zvarritet reforma tek keto institucone dhe po qe se nuk ndeshkohen keta gjyqtare te korruptuar.Shihni se si u veprua para pak kohesh ne Elbasan ku dy gjyqtaret Ilir Pashaj dhe Bujar Musta u deklaruan shkelsa te ligjit nga kontrollet qe ju bene dhe K.L.D dhe ministri i drejtesisie i falen padrejtesisht dhe nuk sqaruan arsyen. pse i falen .Ato vazhdojne te jene ne Gjykate dhe sot.Sa turp!

  22. Liku says:

    Shikoni cfare fytyre bythtallese ka ky Tahir leshi,Justifikon deshtimet e cdo dite me gjasme gjyqtare te koruptuar,ore ju po shtoni varferine ne shqiperi ,dhe si pasoje ndodhin edhe keto shkelje ligjore nga cdo shtrese e shoqerise ,fukarallek maskarallek arnautllek.

  23. Arben says:

    PO KUJT JA THUA MORE PIZEVENG.

    VOTAT TI DHAME, REFORMEN NE DREJTESI KUR DO TA BESH, APO NUK TE LE ILIR MUTI??!!!!

    PO NUK E BEN DOT SHKO Q…HU………

  24. Kapelja says:

    Bujar Nishani eshte nje mafjoz i Saliut z,Saimir Tahiriri e ka paralajmeruar presidentin per veprimet qe mer per gjykaten, edhe qeveria e ka paralajmeruar gjithashtu dhe parlamenti, po Bujarka ben si i thote Saliu, deri sa te jete jari trapi president gjykatat do bejne qef kjo eshte demokracia ne shqiperi.

  25. mehmet says:

    BEJE reformen ne drejtesi, votat I ke ne parlament.

  26. Zef Kallami says:

    Leo!
    Mos u cudit.Keshtu e ka cdo pushte i shtetit kapitalist.Detyrime per cdo vlere e shkelje para ligjit.Nuk mund te hash buke e te ndriqohesh me elektrik pa paguar konsumin e blerjeve te ketyre lendeve te jeteses.Mos harroni fjalen popullore shume te hershme dhe mjaft e thjesht. “Nuk hypen Hoxha ne minare pa pare”.
    Ketu duhet pune e prere me gjykatesit.Jo vetem xhobe dhe burg po edhe humbjen e licenses per te gjykuar.Vetem ne kete detyrim ai vend mund te behet.Strumbullari i gjithe te keqijave asht drejtesia.Sepse e kane kuptur qe rendi kapitalist mbijeton nepermjet ushtrimit te korrupsionit dhe gjykatesit i meshojne me sa ka mundesi ta shfrytezojne.Pa neser le ti dal tymi kesja pune.Ndaj Ministria e brendeshme e ka te veshtire te pezulloje tymin.Po nuk u shterngune gjykatesit.

  27. Indrit says:

    Ke te drejte, deri diku. Nuk duhet thjeshte burg. Duhet burg me pune te detyruar. Nqs ben krim ska pse te mbaj une me buke ne burg. Merr kazmen dhe hap kanale, nderto diga qe mos te permbyten qytetet, apo hap kanale vaditjeje.

    8 ore pune ne dite te te bjere bretku, vetem qe te hash buke ne burg e te paguash per muret dhe rojet qe te ruajne. Pastaj do shofesh nese do besh me prape kakerdhi.

  28. antonio says:

    po eshte shum e leht kontrolloni te gjitha dosjet qe kan mar vendim pa perjashrim dhe do shikoni se cfar kan ber po jo tu behet presjon qe te paguajn dhe te lihen prap aty ku jan .pa perjashrim ata jan super te pasur me shtepia ne ahiqiperi qe i mbajn per te len leket se si coin dot ne bank ose i fusin ne pun me te tjer me shtepia jasht vila.po sdoni ju doni tu beni presjon.

  29. Gent says:

    VDEKSHIN TE GJITHE GJYQTARET!

  30. Lutfi says:

    Ky vend nuk behet me ! Ketu kreditori gdhihet debitor ,ketu firma e ndertimit “bakaj”-veronika bakaj regjistron pronat per te tretet -bleresit pa kontrate shkembimi me palen pronare te truallit ,ketu veronika bakaj ne momentet qe ishte ne ndjekje penale arrin te vjedhe pa problem fare dhe pas disa muajsh shpeton nga amnistia e shtetit -2014,ketu parkimi kthehet ne qender diagnostikuese”bakaj”duke ndryshuar destinacionine pronarit te truallit i mohoet prona ,ketu ku vetdeklarohet pronesia e vjedhur per t’u legalizuar e pronarin e sorrollatin e neperkembein qe nga hipoteka ,gjykata ,prokuroria ,ministrite pergejegjese ,permbarimi . Ketu ku paguhet sipas kerkeses se ZVRPP per te regjistruar pronat ,por pastaj pasi te marrin pagesen nuk t’a regjistrojne .Ketu ku pronarit i kerkohet kontrate shkembimi kurse firmes “bakaj ” veronika bakaj i’a regjistrojne pa te .Ketu ku i ankohet qytetari kryeministrit ,por pergjigjen t’a kthen nje vajze e re qe u kerkon institucioneve t’a zgjidhin dhe ata e percjellin plt me shkresa e genjeshtara pambarim e vjaza e re kthen pergjigje qe e trajtova ….eh! Ketu gjykatesit e apelit vlore gjykojne padi jashte afateve ligjore . Ketu gjykatesit gjykojne ceshtje te njejta me vendime te ndryshme disa here . Ketu gjykatesi t’a pezullon procesin se ksihte pire nje gote e kishte marre rryshfet . Ketu prokurorit i ankohesh e me faktet e tua i merr firmes “bakaj ” ate qe te takonte ty … Ketu ku njeriu vidhet e diskriminohet pambarim.ketu ku njeriu i egersuar -kanibal sulmon e ushqehet me llojin e vete .KETU KU DOMINON INJORANCA MBI INTELEKTIN ,PANDERSHMERIA MBI NDERSHMERINE ,MASKARALLEKU MBI MIRESINE ,DJALLI MBI ZOTIN !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje