Qeveria shmang përgjegjësinë për dëmshpërblimin për viktimat e 21-janarit

25 Janar 2015, 20:21Politika TEMA

Nga Lindita Çela, BIRN

 

Një natë përpara përvjetorit të katërt të 21 Janarit, një përfaqësues i qeverisë negocioi deri vonë me avokatin e familjarëve të viktimave për të arritur një marrëveshje për dëmshpërblimin e jetëve të humbura gjatë protestës.

BIRN ka mësuar se negociata që vazhdoi deri në orët e vona të mbrëmjes dështoi, pasi qeveria refuzon të paguajë 400 milionë lekë për familjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedës.

Më 17 janar të vitit 2014, familjarët e tre viktimave të 21 Janarit iu drejtuan me një kërkesë Këshillit të Ministrave, për të shqyrtuar mundësinë e zgjidhjes me marrëveshje të kërkesës për dëmshpërblim për tre të vrarët nga Garda e Republikës.

Në këtë kërkesë, familjarët e viktimave i kërkojnë qeverisë së drejtuar nga Rama të marrë përgjegjësi për vrasjet shtetërore dhe të dëmshpërblejë familjarët e viktimave me 400 milionë lekë .

Sipas kërkesës Republika e Shqipërisë dhe veçanërisht Garda e Republikës, janë përgjegjëse për humbjen e jetës së 4 personave në tubimin e zhvilluar në datën 21.01.2011 në Blv. Dëshmorët e Kombit, jo vetëm bazuar mbi legjislacionin shqiptar, por edhe mbi Konventën Europiane të Drejtave të Njeriut, pasi “forca e përdorur” nuk ishte e “nevojshme në mënyrë absolute” në marrjen e jetës, provuar kjo dhe me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Së pari, shkruhet në kërkesë, në këtë konkluzion ka arritur gjykata me vendim të formës së prerë, duke e cilësuar përfundimisht se shkaku ka qenë përdorimi i parregullt i armëve të zjarrit nga Garda e Republikës.

Së dyti, sepse stafi politik që drejton këto organe të administratës shtetërore është emëruar nga një forcë politikë e cila e ka bërë të njohur botërisht qëndrimin e saj për përgjegjësinë e shtetit në vrasjet e 21 janarit 2011, duke mos pasur asnjë dyshim në këtë qëndrim.

“Të dy këto arsye, na bëjnë të besojmë se nuk do të jetë e vështirë vendimmarrja për dhënien e shpërblimit të dëmit, si i bazuar në ligj dhe në prova,”thuhet në kërkesën drejtuar kryeministrit Edi Rama.

Një vit më vonë, negociatat janë kthyer në pikën zero. Një grup ekspertësh të Kryeministrisë, Ministrisë së Brendshme, Gardës së Republikës, Ministrisë së Financave dhe Avokaturës së Shtetit u ngrit për të llogaritur dëmin, por palët janë ende larg një vlere të pranueshme.

Avokati i qendrës Respublica, Dorian Matlija, që përfaqëson tre nga familjet e viktimave shprehet se ai shpresoi deri në fund për një zgjidhje me marrëveshje me qeverinë, për arsye se një proces gjyqësor do t’i përballte familjarët me kostot e larta të taksës gjyqësore dhe shpenzimet për ekspertët.

“Nëse nuk do të arrijmë një marrëveshje, do t’i drejtohemi gjykatës. Jemi ende në kushtet kur mund të ushtrojmë të drejtën e padisë,” tha Matlija për BIRN.

Avokati Matlija tregon se familjarët kishin shpresë tek zgjidhja me marrëveshje, pasi kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij ka qenë një mbështetëse e fortë e kauzës së tyre, para dhe pas 21 janarit 2011, kur Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj u vranë në protestën kundër ish-kryeministrit të djathtë Berisha.

Gjatë periudhës 1-vjeçare, dosja me argument juridike dhe prova shkresore është plotësuar dy herë.

“Së fundi na është bërë e ditur se procesi i vendimmarrjes nuk do të vonojë dhe se dosja është e plotë. Jemi aktualisht në pritje të një vendimi,” thotë Matlija.

Por zvarritja e një përgjigjeje për dëmshpërblimet i ka ftohur edhe më tej marrëdhëniet e familjarëve me qeverinë “Rama”. Përvjetori i katërt i 21 janarit kaloi thuajse në heshtje. Kryeministri Rama shmangu kamerat, ndërsa takimin me familjarët e bëri me dyer të mbyllura.

Disa nga familjarët e viktimave i thanë BIRN se gjatë takimit me dyer të mbyllura në kryeministri, nuk është folur për çështjen e dëmshpërblimit. Por ndryshe nga çfarë prisnin, familjarët e viktimave morën një premtim për pensione të posaçme.

Në një deklaratë për mediat, ministrja e shtetit, Ermonela Felaj njoftoi akordimin e një pensioni për fëmijët e katër protestuesve të vrarë. Paralelisht, kryeministri Rama njoftoi përfshirjen e një studioje të huaj ligjore për të zbardhur vrasjet e 21 janarit.

Të dyja premtimet, mbeten në kuadrin e deklaratave. E ndërsa pensionet nuk janë bërë ende fakt i kryer, angazhimi i një studioje të huaj ligjore për 21 janarin sipas ekspertëve bie ndesh me legjislacionin shqiptar.

“Në legjislacionin shqiptar është e pamundur që një studio e huaj ligjore të kryej hetime. Këtë të drejtë ligji ia njeh vetëm Prokurorisë. E vetmja mundësi për rihetimin e dosjes është nëse Gjykata e Lartë shprehet për rishikimin e saj,” thotë për BIRN avokati Saimir Visha.

Të lodhur nga zhgënjimet, familjarët e viktimave e kanë humbur besimin se këto premtime do të bëhen realitet. Në një intervistë për BIRN, djali i Faik Myrtajt nuk e fshehu bezdinë nga përdorimi politik që u është bërë viktimave.

“Gati-gati po besoj që kujtohen për ne, vetëm kur duan të bëjnë homazhe,” tha ai.

18 komente në “Qeveria shmang përgjegjësinë për dëmshpërblimin për viktimat e 21-janarit”

  1. studenti says:

    Me vjen shume keq per te renet e 21 Janarit 2011. Ata u vrane vetem sepse po protestonin kunder nje klike fashiste te instaluar nga Sali Berisha.
    Ato protestuan duke vrare friken qe Sali Berisha i kishte futur shqiptareve, por u vrane ne mes te bulevardit kryesor te kryeqytetit, ne mesw te dites, perpara kamerave dhe medias se perditshme.
    Qeveria e majte socialiste, duhet ta mbeshtese me patjeter rihetimin e 21 Janarit dhe ti ndihmoje familjet e te reneve ne bulevard me pensione te posacme qe femijet e tyre te mos rriten si te persekutuar ne te gjithe koherat.
    Neqoftese nuk behen keto qe permenda me lart, atehere KM Rama ma mire te mos dale ma perpara ketyre familjareve dhe te vendose lule ne bulevard.

    1. Mira says:

      Ata u nxiten e u paguan ne protesta nga Edi Rama, i cili ne momentet e veshtira nuk rrinte ne shesh si delet qe kishte cuar aty, por akomodohej lart te Restoranti i Fidelit. Shkak u be Ilir Meta i kapur me presh ne duar dhe pergjegjesine penale duhet ta kishte marre direkt e qe atehere Sali Berisha, qe ishte ne krye te shtetit. Me nje fjale qe te 3 i kane duart e lyer me gjakun e tyre, 2 prej tyre jane ne krye te vendit dhe mbasi tallin 1 njehere ne vit prapanicen me dy lule ne duar sa per fotografi, as qe duan me ja ditur per familjet. Mjere ata qe iken! Shpresuan per me mire dhe i zhyten familjet e tyre ne halle me te medha.

  2. Mark says:

    400 milion leke my ass!!!

    Nga 1 milion leke te vjetra per koke edhe shume i kane.

    Une si taksapagues nuk aprovoj me shume!

    Me 400 milion leke qe duan keta ndertohet 1 spital ose 2-3 shkolla!

  3. Treviso says:

    Kjo qeveri te beje mrekullira, po nuk zbardhi dhe po nuk denoj kryekriminelin dhe kriminelet e 21 Janarit do jete qeveri pa autoritet.

  4. antipatrea says:

    Po ku ti gjeje leket Edi or te mjere ??? Ka vetem nje menyre : Dolet ne proteste kunder Metes dhe u vrate nga Saliu… Atyre t’ua merrni leket… ose breket si i themi ne te jugut…

    1. Mira says:

      Antipatrea, Edi Rama nuk e mori pushtetin ne vitin 0. Derisa e mori pushtetin, sdo mend qe qeveria trashegon cdo pergjegjesi nga paraardhesit. Njerez normal ne vende demokratike e dine kete, ne si injorante besojme akoma se kushdo vjen ne pushtet ka te drejte te sillet sikur eshte i pari ne histori. Tja u japi lekte cke me te e mos i harxhoje per qefet e qeverise e per lyerje godinash e blerje palmash qe mbillen sot e hiqen neser. Vetem shtepia me gjethe ka kushtuar 1 milion Euro!

  5. edi papa says:

    po o antipatrea por ti harron te thuash kush i nxorri. Dolen vete i nxorri Meta apo Edi ? apo kur eshte puna per te mare pushtetin na duhet populli dhe kur eshte puna per perfitime ,leket i kemi vetem per vete. Pra politikanet jane te gjithe njesoj duan vetem te vjedhin dhe te rjepin. Vazhdoni perkrahini se shume shpejt edhe ti me shoke do te rilindesh mbasi te vdesish nje here.

  6. Mark Gjonaj says:

    Z. Edi Rama mos u tremb, ka shume menyra dhe rrenje per te kenaqur ekuacionin. Por e gjithe Shqiperia do rilinde persedyti me besimin e patundur se guri prove eshte qendrimi qe duhet te mbani ju, Kryetari i Parlamentit dhe Presidenti, ndaj nje vendimi ma kriminal se vendimi dhe urdheri qe jep ish Kryeministri Sali Berisha, qe duke perdhunuar me shoqeruesit e tij edhe Komandantin e Gardes, realizon vepren e tij kriminale qe e ka mbrojtur sa here ka dale ne rend te dites dhe heren ma te fundit kur thote se qendrimit tim kriminal nuk i heqe as pike as presje. Nese ju e ndjeni se keni vete sadopak pergjegjesi per 21 janarin dhe jeni i lekundur dhe se kerkesa e familjeve te viktimave dhe dhe rruget e shtruara per zgjidhje, ju kane futur ne kllape, eshte ma mire te jepni dorheqjen si kryeminister, sepse ju nuk i pergjigjeni eletoratit qe kerkojne drejtesi jo vetem per keta te demtuar, por as dhe familjarve per te gjitha rruget e pranueshme prej tyre.

  7. Besa says:

    Per 21 Janarin 2015 prisnim drejtesi,por asgje, pasi kjo eshte nje date historike,por jo per te vene drejtesi.Edi Rama tani ferkon duart, erdhi ne pushtet me mashtrime e vetem dy gjera ka bere:Zahon e Shtepine e re,per popullin brrylat,ben sikur punon,rregullon servilet, e militantet I la pa pune,por kur thote qe nuk do tju mashtroje,i mban ne tension.Ky K/minister ju ka borxh jeten,se 21 janar 2011 ku ai kish informacion se cfare do ndodhte I beri mish per top e tani I la ne balte.edhe tani I kujtoj ato dite qe per te ardhur ne pushtet si e perdori popullin e shkrete se nuk duronte nje tjeter mafioz si ti,tani cdo gje ka mare fund e kot flasim,se ai eshte ne pushtet me voten tone,pa le kur na bente mesazhe se pas zgjedhjeve do na takonte personalisht per kontributin,sot ne pa pune ai ben jete sheiku.Turp per 21 Janarin,duhet ta ndalim tani,neser vone.

  8. tfgs says:

    Cnjerzore,por po ndodh,tre familiet sunite kerkojne demshperblim,duke blere kokat e ”te dashurve” te tyre me 400mln !!!!!tipike kjo per sunitet,kujtoj ketu qe ne tragjedine e tragetit ne ujrat e adriatikut,pikerisht sunitet,braktisen femijet,grate dhe ofronin orat,unazat,madje dhe kash per te shpetuar kokat e tyre……..!!!
    Ne te kundert,familja katolike e Nika-s,nuk kerkon miliona por drejtesi dhe denimin e autoreve te masakres…………..BRAVO!

  9. Ne vertet jemi shtet rrumpalle,me kryeminister e popull palle.

    Si mund te fillojne bisedimet per demshperblim kur nuk ka asnje fajtor!Pa percaktuar fajtoret nga drejtesia nuk mund te kete bisedime e jo me marveshje.
    Kush eshte ky “shtet” qe i vrau,ky shtet ka emera e mbiemra ? Keta emera qe perfaqsonin shtetin jane shpallur fajtore ?

    Kuptohet,qe leket nuk jane te popullit se jane te Sigurimit,por edhe me leket e sigurimit do duhet nje prove per demshperblimin.

  10. bledi says:

    legena sikur ilir meta me edin dhe me salen ti kishin dhene nga 300 mij euro ishin bo 1 milion euro dhe po ti ndanin 4 familje nga 250 mij euro nuk besoj se do i refuzonin se te vdekurit nuk kan per tju kthy po te pakten kishin shpetu kalamajt nga fukaralliku se gjynof.dhe po morren leke nuk vazhdon me ky teatri i homazheve .liri dakord sala dakord edi dakord familjet dakort dhe ne dakort .nuk kuptoj ku qendron problemi .ne 1 shtet ku per lek te vrasin dhe per lek te falin.ne fund te fundit parate do dalin nga xhepat e biznesmenave qe jane te lidhur me keta politikane. tung

  11. USA says:

    Zhgënjim total dhe nga qeveria e tanishme të cilës ata ju bashkuan 4-vjet më parë dhe që dora gjakatare e Sali Bishës i ekzekutoi …..
    4 – vjet pas vdekjes ata janë rivrarë edhe 4 here të tjera nga Qeveria e Ramës .
    Më vjen shumë keq për familjet e viktimave , por në Shqipëri nuk funksionon asgjë , ai vënd nuk behet më kurrë .

  12. BERISHA LARGOHU says:

    Duhet pranuar se, jam i kenaqur ne lidhje per personin qe nuk jeton me.

  13. Dike Mullai thote- says:

    Ne nje familje fshati u ulen te hane darke rreth Sofres. Nuses se Re i shpetoi nje PORDHE !!! Plaku pyeti:-Kush PORDHI? Plaka, per te mbuluar Nusen tha:-Me shpetoi mua! Plaku nxorri nga qosteku 10 Grosh, i a dha Plakes! Nusja, e indinjuar tha:- C’behet ne shtepin tene, kush Pordhi e kush e morri Gjene!!! Avokati VISHA:- Salen dhe Lulushin i ke gjalle, me pasuri prallore (?!) Ata duhet te PAGUAJNE per shume KRIME, qe kane bere ne keto 24 vjete! S’ke c’i bene GOMARIT, i bie Samarit! Te rruat DIPLOMA !

  14. Gjon-USA says:

    Po si mund te jepet demshperblimi kur gjyqesori nuk ka gjetur fajtoret. Nese gjykata do denonte ndonje funksionar shteteror perfshire dhe gardistet atehere shteti do mbaje pergjegjesine materiale. Pra duhet qe gjykata e larte te riktheje çeshtjen per gjykim.

  15. xxx says:

    Ato dolen me vullnetin e lire , ne shesh te mejdanit ,nuk i Detyroi Rama.
    Politika eshte nje putane e ndyre ,qe shkon me te gjithe per interesat e tyre ,

  16. Hitleri says:

    Edhe sa here don me i vra o Edvin Rama?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje