Reshjet e ditëve të fundit kanë krijuar një situatë dramatike në zonat jugore të Shqipërisë, pasi vërshimi i ujërave të lumenjve ka detyruar qindra familje të braktisin shtëpitë e tyre të përmbytura.
Dëmet materiale të shkaktuara nga përmbytjet janë të konsiderueshme, me fshatra të tërë nën ujë, qindra krerë bagëti të mbytura dhe fusha me të mbjella të shkatërruara.
Megjithatë, shirat e dendur kanë dhe një aspekt pozitiv. Reshjet kanë përmirësuar situatën hidrike në digat e hidrocentraleve të Korporatës Elektroenergjitke Shqiptare, KESH, duke rritur mundësinë e saj për gjenerimin e energjisë elektrike.
Por duket se taksapaguesi shqiptar, përfshirë edhe familjet e përmbytura, nuk do të përfitojnë të shumë nga rritja e prodhimit në hidrocentrale.
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare KESH, e cila menaxhon prodhimin e hidrocentraleve nën pronësi publike, ka vendosur që energjinë e tepërt ta shesë me tender.
Ndërkohë, kompania OSHEE, e cila gjithashtu është nën pronësi publike, ndryshe nga KESH, nuk ka tepricë energjie por deficit. Asaj i duhet të blejë energji, gjithashtu me tender.
Problemi është se në tenderat e fundit të zhvilluara nga dy kompanitë publike, kanë marrë pjesë të njëjtat kompani private, të cilat, nga njëra anë kanë blerë energjinë e prodhuar shtesë nga KESH dhe nga ana tjetër i kanë shitur energjinë e munguar OSHEE-së. Vetëm se mes dy tenderëve ka një diferencë jo të vogël në çmim.
Në tenderin e mbajtur të hënën me 2 shkurt, KESH sh.a ka nxjerrë në shitje 127,620 MWh elektricitet, për periudhën 4-28 shkurt 2015, i cili i është shitur në dy lote gjashtë kompanive, kur përfshihen GEN-I Beograd dhe GEN-I Athens, GSA Sh.p.k, Axpo d.o.o Beograd, EFT A.G dhe Danske Commodities Albania sh.p.k.
Çmimi i shitjes së energjisë për MWh ka variuar nga 36.93 euro në 43. 39 euro, për një vlerë totale prej 4,88 milionë euro. Çmimi mesatar për MWh i shitjes ka qenë 38.47 euro.
Pak ditë para se KESH të shitste, për të njëjtën periudhë kohore, OSHEE ka blerë 188,160 MWh, nga kompanitë AXPO d.o.o Beograd, ANTIX sh.p.k, GEN-I Tirana sh.p.k; GSA shpk dhe EFT AG, për një vlerë totale prej 10,75 milionë euro.
Çmimi mesatar i importit të OSHEE ka qenë 57.12 euro, ose 18.65 euro më i shtrenjte se çmimi i eksportit të KESH sh.a.
Pyetja që shtrojnë shumë ekspertë në këtë situatë është se pse KESH, nën pronësi publike, nuk ia ka shitur energjinë e prodhuar tepër drejtpërsëdrejti OSHEE-së, e cila është gjithashtu nën pronësi publike, duke i kursyer konsumatorëve miliona euro.
Nëqoftëse KESH sh.a do ja kishte shitur energjinë direkt OSHEE-së me çmimin e eksportit prej 38.47 euro, për sasinë 127,620 MWh kjo e fundit do kishte kursyer 2.3 milionë euro, të cilat me një të rënë lapsi kanë shkuar në xhepat e tregtarëve të energjisë.
Sipas kuadrit rregullator të tregut të energjisë OSHEE-ja është përgjegjëse për blerjen e energjisë elektrike për të mbuluar të gjitha humbjet në sistemin e shpërndarjes.
Në mungesë të energjisë së mjaftueshme në vend, zakonisht OSHEE e siguron këtë energji duke importuar 10 deri në 15 milionë euro nga tregu i importit.
Por megjithatë OSHEE ka mundësinë që të importojë një sasi më të vogël se humbjet dhe ta sigurojë këtë energji nga KESH sh.a, duke e blerë me çmim tregu.
Sipas ekspertëve të konsultuar nga BIRN, në bazë te kontratës OSHEE – KESH, dhe vendimi 40, datë 16.04.2013 të ERE, në rastin kur OSHEE nuk mbulon dot humbjet nga importi sasia e energjisë që merret nga KESH për mbulimin e këtyre humbjeve paguhet nga ana e OSHEE me vlerën monetare që i përket atij muaji kur kjo energji është lëvruar.
Për muajt prill, maj, qershor 2013, OSHEE mori te gjithë sasinë për mbulimin e humbjeve nga KESH, pasi në atë kohë KESH, kishte prurje te mëdha dhe mund te furnizonte OSHEE për klientët tariforë dhe mbulimin e humbjeve me çmime shumë të favorshme eksporti.
Mbetet e paqartë pse qeveria, e cila ka nën pronësi të dyja kompanitë, nuk e ka shfrytëzuar këtë opsion edhe tani.
Ka ndonje koment Kryeministri dhe ministri perkates per kete problem? Apo jane te zene me eifelin e Korces apo me parlamentin Europian?
Nuk asnje paqartesi o gazetaro,eshte shume e thjeshte,duhet me e rrjep kete vend,duhet me fry xhepat me euro,o gazetaro.Mjere mileti.
O gazetar pordha te BERN-it. Kur KESH ja ka shitur energjine OSHEE-se nuk ishte kjo gjendje e sotme me teprica jashte mase ujore qe mund te shkaktojne katastofa te pariparushme ne idrocentralet tona prandaj sot KESH-i eshte i detyruar te prodhoje full energji dhe tepricen qe OSHEE-ja nuk e merr do ta shesi ku te ket mundesi. Pra aktualishte KESH eshte i detyruar te prodhoje energji mbi nevojat qe ka vendi dhe shet tepricen. Cmimet nuk i vendos KESH por i vendos tregu ne momentin aktual.
ore koqe por kur oshe blen pse nuke blen direkt nga kesh por nga tregtarer?
Po pse kujtoni ju keta nuk duan te MBUSHIN LLOGARITE E TYRE NEPER BANKA???
Kur e kupton edhe nje LYPES kaq gje si te mos e kuptoje nje QEVERI???
Kush i ka bere keto rregulla duhet te shkoje ne GJYQ!!!
Firmetaret e ketyre kontratave perfitojne nje pjese jo te vogel si ne blerje dhe ne shitje.
Mesa nenkuptohet njeren kompani e “rjep” LSI, NDERSA TJETREN E “TREDH” PS.
NDJESE PASTE “NENA SHQIPERI”
Nuk e dijme c’mendim ka Fahri BALLIU per kete problem ?
Mbetet e paqarte ?…mbetet e paqarte…? O Zot cfare behet? Likmeta nuk te njoh ty por nese Birn te paguan per te bere kete pyetje shpresa qe e verteta te thuhet e te mbrohet ka vdekur edhe brenda birn…dreqi e mori ca ka te paqarte…? Me thuaj nese eshte gabim por e qarte eshte qe ato leket e paguara ne radhe deri naten vone ne zyrat e osshe pa u lodher fare i marin ca me kollare. Nuk te duket e qarte kjo. Imagjino sa polica e punojes osshe ne aksion per debitoret qe perfundojne ne burg e vrasin dhe veten qe ne fund paret te behen te paqarta. Nuk e kuptova asnjeher se si mashtroheshin shqiptaret nga Berisha po dhe keto te ketij shulsit e prepotentit shalegjate nuk i kuptoje. Shqiptaret jane populli me femije ne bote.
O Besar, po a ben dot nje shkrim ti pa perzier ferrat me karafilat, te genjashtrat me te vertetat, apo je partizan i teorise “genjeshtrat me te sukseshme jane ato qe kane gjysem te verteta brenda”.
Tregu i energjise elektrike te planifikuar me ate te castit jane gjera te ndryshme. Keshtu sa kohe ti nuk e permend fare kete argument dhe sa kohe ne shkrimet e tua kam gjetur shpesh spekulime dhe pasaktesi, nuk te besoj cfare shkruan, edhe sikur te jesh duke thene te verteten, sepse tek une si lexues e ke humbur besimin me kohe.
Ah ju gazetaret sa te poshter paskeni qene.Tamam tani qe jua mbusha mendjen budallenjve se do ta luftojme me sukses te papare korrupsionin duke denoncuar me telefon pastrueset e shkollave dhe 200 lekshat e infermjereve,dilni ju e na shkruani se si me nje firme paskan firuar plot tre miliarde leke per pak dite.
Kisha bindjet se shum gjera do te leviznin me RAMEN, por tani me kto qe shohim e lexojm,po na mbushet mendja qe ne vetem shtet nuk do te arrim te bejm dot kurr,por edhe e ardhmja esht e pa shpres, ujqit e pa ngopur qe xhvasin kte vend pa pushim jan me te fuqishem se shteti.
Nese eshte siç shkruan gazeta tema ateher pergjigjja del vet: sepse edhe edi ka filluar te vjedhi me luge te madhe njelloj si paraardhesi, dhe derrat nje fytyre kane te gjithe, mjere populli qe voton akoma keta hajdute!!!
…..Artikulli eshte nje teme shume interesante per portalin e qeverise per denonsimin e korupsionit, po ka vec nje problem se nuk po duhet ndonje celular apo spycam per keto fakte qe citohen me lart.Apo vari l …per popullin ka ne shume rendesi 2000 lekshi i doktorit sesa 2000000 eurot e cituara me lart.Gjithsesi mbetet e Paqarte (?!). Sipas artikullit perse qeveria nuk vepron
Tema, sa here ka komente me vagina dhe me racizma nuk censuroni. Komentet qe i nxjerrin bojen miqve tuaj si Bushati apo ky far Likmeta, nje e kaloni dhe nje e prisni.
Po e shkruaj edhe me troc se heret e tjera. Artikujt e Besar Likmetes per energjine jane spekulative dhe te rrezikshem sepse perziejne te vertetat me te genjeshtrat dhe si te tille jane me te demshmit nga te gjithe. Nuk do mend me kuptu qe korrupsioni ne shtetin shqiptar eshte ul kembkryq po me rrena nuk luftohet, as me gazetari gjobevenese te stilit te Arjan Canit nuk behet. Aq me shume me fryme antibiznesi.
Per shkrimin ne fjale, ky pseudo gazetari Likmeta, te shpjegonte njehere ndryshimin e madh qe ka ne tregun e energjise “forward price” me “spot price” edhe pastaj do e lexoja dhe besoja korrupsionin qe kishte zbuluar.
Me te vertete nuk e kuptoni Z. Gazetar
O shoku po ato shtyllat që bien e ato lumenjtë që vërshojnë e të marrin përpara me tec e me hidrocentral para kush I paguan apo janë pa kosto. Po te flas nga experienca që nuk është e lehtë në kte situatë të mbash hidrocentral ku shteti të jep njëherë në 8muaj lekë dhe ajo banka që të ka dhënë kredinë për hidrocentral I do çdo muaj leket. Dhe sbehet fjala për 1mij euro në muaj kredi por 20fish. Me ca do paguhen ato apo me lekët e shtetit që më lirë ja shet Serbisë energjinë se sa popullit. Shko fol me ndonjë pronar hidrocentral kshu të ta japi ndonje shpulle surratit se pak ju ka ardh në maj të hundës.
Ej pidhi s’omës ça bohet!
Sepse jane koperata qe kanibalizojne populline e tyre.
lende e pare per portalin antikorrupsion te Rames
Me 2.5 milion euro ishin riparuar demet e permbytjes
Gazetari idiote dhe njerez idiot qe nuk kuptojne.
— 2 tenderat jane bere por me diference kohore qe korespondon me periudhen para reshjeve dhe me periudhen mbas reshjeve.
OSSHE ka blere energji nga importi kohe para reshjeve
KESH ka shitur tepricen e energjise pas reshjeve.
Vetem nje idiot si Likmeta dhe idiotet e demshem te lexuesve nuk e kuptojne se duhet nje magjistar per te percaktuar sa reshje do te bien mbas 15 ditesh-sepse e tille eshte diferenca kohore nga nje tender te tjetri.
Te befsha M..in persiper o Birn
Ne fakt agjensite e parashikimit te kohes jane gjendje te thone se dimri do jete i ftohte, i bute, i lagesht apo i thate, edhe tre muaj perpara.
Po ministrit Cuci nuk i ka shku lajmi akoma, kshuqe nuk ke faj.
Akoma me tej, lexo dokumentat per datat perkatese, qe jane nga faqet zyrtare te agjensive. Jane te dyja tendera ne fillimin e shkurtit per pjesen tjeter te muajit. Pra ti o mik ose genjen se ta do puna, ose je komplet budalla.
SIKUR I GJITHE POPULLI TE MOSE E PAGUANTE ENERGJINE ELEKTRIKE,KETA SHOQATA MAFJOZE ,DO ISHIN ELIMINUAR. KESH+ + + LESH jane baraz me presh,,.TE FALA LIKES
Nji sekond shoku gazetar, me Ministrin Cuci ke komunikuar per kete problem?
Ore po shifja komentet e njerit me psehdonimin drejtesia ishte ekspert se dhe hidrocentrale e shkruante idrocentrale. Ai gazetari i birn ka te drejte si mund te blinte oshee 188.000 mwh energji elektrike kur niveli ne fierez po i afrohej 290 dhe me kete nivel e dine dhe keta blektoret e kesh qe fillon eksporti. Interesante ky shet me 38 ai tjetri blen me 57 ky po qe eshte optimizim.
Z. Likmeta nuk te njof por ke te drejte. Keta qe perpiqen te justifikojne kete cmenduri zoti i falte se nuk dine se cbejne. Ajo qe bie ne sy eshte se duhet qe pervec se ta “shisnin” kete energji mund te depozitonin pak ne kosove. Nejse nuk eshte korrupsion kjo eshte keqadministrim eshte shperdorim detyre eshte dem ekonomik. Me kete rast them rrofte portali qe prezantoi km per te kapur infermieret qe marrin 2 mije leksha.
Pse? Sepse sekseri i ketyre kompanive Fazlici eshte mesuar me ministrat shqiptare’va jep ka nje zarf edhe keta zveshin shtetin me milliona cdo vjet, jo kot ilir méta shkon ne serbi!