Kur para disa muajsh u mor vesh se opozita po testonte mundësinë e kandidimit të Agron Dukës si përfaqësues i saj në garën lokale të Durrësit, një mik më tha se po vinte koha që të varrosej përfundimisht epiteti “Dukë i Krimit”, që Berisha i ngjiti deputetit durrsak në fillim të viteve ‘2000. “Në qoftë se ai fiton bashkinë e dytë në vend për numër votash, Berisha do ta quajë ‘Dukë i Durrësit’”, tha me të qeshur miku im.
Qysh atëhere, statusi i Agron Dukës në korridoret e PD-së është luhatur mes “Dukës së Durrësit” dhe “Dukës së Krimit”. Deri para pak javësh, politikanë lokalë dhe qendrorë të PD-së thoshin privatisht se sondazhet e brendshme e nxirrnin fitues Agron Dukën përballë Vangjush Dakos dhe gjasat ishin të mëdha që ai të ishte kandidati i opozitës. Pastaj papritur, u mor vesh se Berisha kishte vënë veton që PD-ja të kandidonte një politikan të sajin dhe jo republikanin Duka, sepse nuk mund të harrohej kollaj epiteti me të cilin ai e kishte quajtur dikur – “Dukë i Krimit”.
Në fakt, nga një sondazh i pavarur që ka zhvilluar një koleg i im, rezultonte se republikani Duka ishte në epërsi ndaj Dakos me 3-4 mijë vota, ndërkohë që partitë që janë sot në opozitë patën para dy vjetësh në bashkinë e zgjeruar të Durrësit një disavantazh prej mbi 15 mijë votash, ndaj partive që janë sot në mazhorancë. Ndërsa kandidati më i mirë nga rradhët e PD-së rezultonte humbës në sondazh, me rreth 5 mijë vota.
Kuptohet që edhe sondazhet e brendshme të PD-së duhet të kenë nxjerrë rezultate të ngjashme, përderisa u publikua gjerësisht emri i Dukës si kandidati më i mundshëm i opozitës për Durrësin. Atëherë përse Berisha e ka vënë veton kundër Dukës?
Të hamendësosh se Berisha e ka hallin te kauza e tij më e fundit – dekriminalizimi – stonon, sepse një ditë para se të dënohej në gjykatë i pandehuri Xhelal Mziu, PD-ja zyrtarizoi kandidimin e tij për bashkinë e zgjeruar të Kamzës. Ndërkohë, për Agron Dukën nuk u dërgua asnjë akuzë në prokurori gjatë 8 vjetëve që Berisha ishte në pushtet.
Fatmir Mediu, kryetari i PR-së, ka përmendur disa “sekserë” lokalë që kanë ndikuar në qendër, por logjika ta do se Berisha nuk do të ndikohej nga “sekserë” lokalë për bashkinë e dytë në vend. Atëhere përse ai nuk do që opozita të ketë një kandidat fitues në Durrës?
Kjo është një pyetje me pikëpyetje të madhe pas…
dhe si gjithmone artikujt e tu jane kot-pese me hic
ku doje te dilje?
Ky mire qe eshte buzeshtrembt, po edhe nga mendja eshte hajvan…
Ve bast qe eshte Zaloshnja qe i jep 20 euro per artikull Meros,
vetem e vetem qe tia publikoje keto k^rlleqe…
Gezuar pashket
Se ha rruajtet k.. me artikuj kot.
Donte te dilte aty qe ky eshte Duka i Krimit.
O lavdosh o kokëbosh../hidh e prit,qosh më qosh../Po ta lexosh me vëmëndje shkrimin e ka një mesazh shumë të qartë..Disa mesazhe,madje..Sot për sot,figura më potenciale e opozitës,për kandidat i mundshëm i bashkisë së Durrësit..është Duka…Nëse është dukë krimi apo dukë i qytetit,këtë le ta thonë më mirë votuesit..Nëse do të lihen të lirë..Por,meqënse..(ose,nëse edhe më vonë..)Berisha do këmbëngulë në mohimin e Dukës si kandidat opozitar,kjo do të thotë se ai është një figurë e pastër,dhe jo e inkriminuar..pra,do mund të ketë ”titullin..””Duka i Qytetit”
Zaloshnja është një nga analistët specialist i Exit-poll..eve..Në sondazhet e tij..gabimi është thjesht në një kufi të pranueshëm subjektivizmi…(Për lav-doshin…kjo e fundit!)
Pergjigja eshte e thjeshte, zoti Zaloshnje. Si rregull Berisha nuk eshte kujdesur kurre te vere ne cdo pozicion nje individ qe bene punen e shtetit, por punet e tij. Ai thjesht do individe besnik te tij dhe asgje me shume. Sa i takon asaj, qe Berisha e ka cilsuar “Duka i krimit”, duhet thene se ndodh qe edhe Berisha te thote ndonje te vertete. Dhe c’eshte me e keqja, ne kete rast jo se nuk ka zene vend.
Sidoqofte, zoti Zaloshnja, per mua si qytetar I thjesht, te nderrosh partite “si mbreti grate”, eshte ne vetvehte njefare krimi, apo jo?
Ca beni mire je i
Ky kandidat per kryetar Bashkie, pervec parase, nuk gezon asgje tjeter! Kur e kam degjuar te flase, mesova dhe nje here qe injoranca ka zene rrenje te thella, jo vetem te ky pratagonist i PR, por dhe te shumica e drejtuesve te pushteteve qendrore dhe vendore. Teksa shkruaja keto rradhe, me shkoi mendja te nje pikture shume e bukur e Francisco Goya, ne gjinine e kapriciove. Tablloja tregon nje te varfer te kerrusur qe mban mbi shpine nje te pasur. Dicitura poshte saj: Ti qe i zoti per gje tjeter nuk je, mbame ne kurriz se me mire e ke!
e thjeshte sepse berishes i duhet te gelltisi te gjithe jashteqitjen qe ka nxjerr nga goja ..
Bravo vollga,ktu me pelqeve.Origjinal si Edi Rama per Ilir Meten
Ase PS-LSI ne Durres ben qe edhe per Zgjedhjet per Kryebashkjak ne Qytetin Bregdetare fitotrja eshte e sigurte per Dakon,
jo se punojne-ndihmojne Qytetaret por ne Shqiperine tone tani per tani eshte e veshtire te hiqet kjo klase politike e vjeter ku rrejet edhe per disa vite nuk i hiqet dot’t pasi brezit te ri nuk i jepet mundesia per ta crrejosur ket klase
politike “mafioze” per momentin.
E them kete pasi Opozita po te njejton kandidat dmth A.Duken
i perket te kaluares dhe ndermjet Dakos-Dukes (duke marre
para’syshe votato e Terit LSI) dmth fitonje po ata ftyra qe miljardat e familjes edhe per keta zgjidhje do fryhen,kurse
Qytetarve Durrsake po e njejta gje ,sakrifice.
Ti shum mire e ke o Toni,po kujt ja thua se?Fajin nuk na e kane DUKA,DAKO,TERI…etj etj.Fajin per degjenerimin total te ALBANISTANIT e kane minjte e haleve,servilat dhe baxhellat,ose e thene ndryshe militantet e partive politike shqiptare.
Sa kot ka folur ate dite te Opinioni ky Duka o njerez! Atij diletantizmi që shumëkush e quan “e folur popullorçe” dhe pakkush e kupton si injorancë të mirefillte atij duhet t’i trembet Dako.
O popull injorant!verte mendoni se nje qytet me shume vlera si durresi nuk ka kandidat me vlera qytetare qe ti beje balle intrigantit politik dako? I cili hyri ne bashki me eurobeton dhe do te dalenga bashkia me votat e qytetareve durresake.nuk e kuptoni qe nje qytet si durresi nuk e duron me klanin mafioz dako &co i cili per 8vite e ka bere durresin si kandahar….
Ilir Meta “krimit” apo Ilir Meta “bashkepunimit”???????
Mos harroni asin nen menge te sales ate qe do sillte ismail qemalin