Kompani ajrore “low cost” duket se po shprehin interes për aeroportin e Kukësit. Njëra prej tyre është kompania hungareze Wizz Air.
Drejtori i Zhvillimit Aeroportual të kësaj kompanie, i shoqëruar nga përfaqësues të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, inspektoi këtë të enjte aeroportin e Kukësit, sipas burimeve zyrtare të MTI, “për të parë nga afër gjendjen e këtij aeroporti, me qëllim shqyrtimin e mundësisë së fillimit të operimit të fluturimeve nga ky aeroport drejt destinacioneve europiane”.
Gjatë vizitës inspektuese, përfaqësuesit e Wizz Air u shprehën me pozitivitet për gjendjen aktuale të aeroportit të Kukësit dhe treguan gadishmëri për bashkëpunim me autoritetet shqiptare për fillimin e operimit nga ky aeroport, kur të drejtat ekskluzive mbi fluturimet ndërkombëtare të TIA të jenë hequr.
Dy javë më parë, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, deklaroi nga Kukësi se negociatat me koncensionarin TIA janë drejt përfundimit. Ky fakt do të lejojë vënien në funksion të aeroportit të Kukësit, që pritet të ketë ndikim direkt në ekonominë e qytetit të Kukësit dhe në punësimin e mbi 200 personave nga kjo zonë.
Aeroporti i Kukësit përfundoi së ndërtuari në vitin 2006, por asnjëherë nuk u vu në punë, për shkak të ekskluzivitetit mbi fluturimet ndërkombëtare, që gëzon operatori i Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” për periudhën 20- vjeçare 2005-2025.
Kompania ajrore hungareze Wizz Air konsiderohet si kompania më e madhe e transporit ajror që operon aktualisht në Maqedoni.
a do hypin edhe kafshet neper aeroplane tash a?
Ti je kafsha me e patransformuar! Je nje lloj majmuni qe nuk e ha ‘evolucionin’ e Darwin-it.I tille majmun i patransformuar do ngelesh ti me rracen qe perfaqson! Kjo nuk kaa te bejne me katundin tend! Trojet shqiptare me mbi 10 milion,mbajne edhe plehra,zvarrannike trushperlare,qe per fat jane pakice.Duke jetuar ne erresiren e mendjes tuaj , zhvillimin e krahasoni me majnunin e patransformueshem!!!! Ehuuu sa ka perparuar emancipimi i shoqerise njerezore!! Dilni nga galeria o mij!! Edhe macet jane zbutur!!!
Po po ti je kafsha e parë !!
Hapja e aeroportit te Kuksit eshte ngjarje e madhe per veriun ,por ajo qe te shqetson eshte se duhet ti marrin doren TIA per te vepruar. Si ministri Haxhinasto ashtu dhe Ahmetaj jane me mekate ne kurrizin e tyre nga e kaluara.Pse nuk ben nje padi per ate kontrate kriminale qe nenshkroi Nano me TIA duke shitur aeroportin e veytem per 48 milion $ , qe mund te ishin investuar nga vet shteti . Sot kemi arrit deri aty qe ti lutemi gjermaneve te TIA per te hapur aeroporte te tjera. Ky eshte kulmi i korrupsionit te Nanos ,duke permendur dhe kontraten me Bankersin si dhe shitja Albtelekomit dhe AMC , qe ishin me fitim.E kupton o popull se cfar ministrash te pa afte qe kemi. Nano sot rron si mbret me parate e korrupsionit njesoj si dhe oborri I Saliut.
Je i sakte, o Leke!
Futja e Wizzair ne Shqiperi do jete lajmi me i mire per shqiptaret qe jetojne ne Evrope sidomos per ata ne Angli. Ne qofte se fluturiment do behen nga Londra. Nga Anglia ne Shqiperi jane biletat me te shtrenjta ne Evrope. Sidomos gjate veres.
Wizzair te jep mundesin te pronotosh bileta shume te lira. Cmimet fillojne nga £29 .
Qeveria duhet te bej cmos qe ne Shqiperi te Futen linjat Ajrore Low – Cost
Numri i visitoreve qe do vijne ne Shqiperi do jete i pa imagjinushem
Rendesia historike, Kuksi serish per Kosoven, 45 minuta me makine prishtina! Rrafshi i Dukagjinit, 1 milion banore, 30 minuta nga ky aeroport. Ju lumte!
Esht e shum gje e mir qe te hapet dhe aroporti i kuksit dhe nje ne jug. Keto kompanit me cmime te ulta do ken shum pun. Ne drejtim te italis dhe te greqis nisen mbi 100 autobuza me passgjer ne dit. Ne kete drejtim qeveria duhet te punojn, pse duhet qe per te mbrritur ne veri te italis te duhet 24 or rrug kur me aroplan dhe me te njejten cmim mbrrin per 1 ore.
problemi eshte a ja vlen me investu per ngritjen e nje aeroporti ne kukes,kur shume mire mund te besh dicka me te bukur.
Po flitet per Kuksin ose Vloren.
Ne Jug te Shqiperis duhet nje Aeroport. Ne qoft se Qeveria e ka seriozisht per zhvillimin e turizmit duhet ta filloje nga aeroporti.
Nuke te vjen njeri ne sezonin e veres kur biletat jane nga €500
Me kete shume njerzit shkojne ne Spanj apo Turqi ku bileta e avionit, fletja dhe ushqimi jane te perfshira ne cmim