Kërkoni të dhënat e kandidatëve në Google para se t’i zgjidhni për t’ju përfaqësur. Eshtë kjo këshilla që Ambasadorja e BE-së në Tiranë Romana Vlahutin i ka drejtuar të rinjve dhe të rejave që më datën 21 Qershor ushtrojnë të drejtën e votës për herë të parë.
“Kjo është zgjedhja jua dhe liria juaj për të votuar në mënyrë individuale, pa u ndikuar nga familja. Ju lutem të denonconi çdo rast që vëreni se po ju manipulojnë apo tentojnë tu blejnë votën.
Është shumë e rëndësishme të ushtroni të drejtën e votës pa ju cunguar liritë, sepse kjo është e drejta juaj.
Ndaj do ju kërkoja të njiheni më mirë për ata që do të votoni, mund të kërkoni për kandidatë edhe në Google për të lexuar më shumë për ta dhe programet e tyre, për të zgjedhur më pas ata që ju përfaqësojnë më mirë”, tha Vlahutin
Në një takim me maturantë në shkollën e mesme “Arben Broci”, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së të rinjve në zgjedhje.
“ Unë nuk mbaj mend sa herë kam votuar, por atë që mbaj mend është kur kam votuar për herë të parë. Nuk ka gjë më të bukur që ndodh me emocionin e njeriut se kur ushtron këtë të drejtë”.
Ndërsa kryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Lefterie Luzi, u bëri apel të rinjve ta përdorin votën në mënyrë individuale, për ti dhënë mundësi Shqipërisë të largohet nga praktika e votës familjare.
“Duhet që votimi familjar të mos ekzistojë më në raportet e OSBE-ODIHR”, tha Luzi.
Ti mire e ke qe duhet te bejeme denoncime, por nuk jemi me ne kohen e Saliut qe i pjellte mendja vetem per skenare se si te vidhte votat.
Keto zgjedhje do jene shume te lira sepse njerezit jane ndergjegjesuar per rendesine e votes.
Qyyyqja mi Llahute, po s’jena keq per moralin tat’ mi nare, mi lindore.
Ate moral bejani palacove te pas 90-tes qe n’a vute, jo popullit.
Si urdheron zonja Lahut !!!!Ne Korce u kapen duke blere voten dhe cfare ndodhi mbas denoncimit ?? Asgje .
Zonja Lahute keta jane njesoj .
Roman Vlahtutin vjen nga kriminal HDZ kroate partisë Tudschjman, ku skandalet e korrupsionit, vrasje, mashtrim ishte normale. Roman Vlahtutin, nuk ka kompetencë, vetë vjen nga një parti të korruptuar dhe kriminale në Kroaci. mbani dikujt mbylltë gryka