Sot u mbush një javë që nga dita kur u hodhën zaret.
Unë i ndjej çdo ditë e më pak dhembjet e muskujve, por po ndjej çdo ditë e më shume dridhjet e shpirtit.
Më kujtohen shumë momente mes takimesh me sytë gjithë shpresë që më vështronin, mes fjalësh gjithë moskuptim e vuajtje që duheshin kuptuar e çliruar, mes zhgënjimesh që nuk duheshin përsëritur, mes lotësh që duheshin përkthyer në buzëqeshje, mes premtimesh me shtrëngime duarsh që duheshin mbajtur, mes fëmijësh që kishim forcën që të ëndërronim sëbashku pas çdo takimi me të rritur.
Më kaplojne emocione të forta sa herë kujtoj diskutimet aktive deri në orët e para të mëngjesit për t’i dhënë zgjidhje 1001 problemeve të kesaj Shkodër me ju o miq të mirë, kur kujtoj se sa shumë ide të mira më keni dhënë, se sa shumë punë të mira të tuat keni lënë dhe sëbashku, larg oportunizmit, iu dedikuam punës më të mirë që mund të bënim, Shkodrës. Ua kam borxh mundin dhe nderin që i dhatë kësaj fushate dhe që fati s’e desh që t’ia jepnit edhe Shkodrës. Nuk e di në bëmë gjithçka duhej bërë, por ne guxuam të ndërmarrim, guxuam t’i kundërvihemi indoktrinimit dhe ideologjisë që tash 25 vjet ia injektojnë pa pushim kësaj Shkodër duke i sjellë veç mungesë alternativash e varfërim. Guxova të hyj në këtë fushatë, duke e njohur riskun, aspak për vehte sa duke besuar ndryshimin. Isha femijë kur fillova ta ëndërroj, tamam si ata femijë që per 2 muaj ëndërruan sëbashku me ne. Sot ndoshta duhet të ndjehem fajtore që s’ia dola, që dija shumëçka dhe s’e thashë, që besova tek perceptimi i më të mirës së shoqërisë. E dija që do rëndonin mbi kurrizin tonë dhe nga varfëria e këtij popull disa reforma të forta, aq shumë të nevojshme për t’i ardhur era shtet Shqipërisë, e megjithatë e ndërmora hapin e bindur në mirëkuptimin e gjithsecilit që ëndërron të jetë pjesë e Europës së shpejti. E dija që strukturat e forcës sime politike nuk ishin në mood-in e tyre më të lartë, por realisht besova se projekti ynë ishte një inspirim shumë herë më i madh që i tejkalonte pakënaqësitë personale, ndaj s’fola. E dija që enveristët e fundit të kamofluar, zhugatur me blu, do na vërsuleshin si të ishim armiqtë e klasës dhe jo alternativa tjetër me ide e potenciale për ta zhvilluar Shkodrën. E dija se s’kishte si të ndodhte ndryshe. Të pengmarrurit e sistemit të kaluar, do ta drejtonin me zhargonin e tyre të shpifjeve e thashethemeve, fushatën e një manekini, dhe prapë s’fola. E dija që paniku i humbjes së karriges dhe rehatisë së ardhur nga trajtimi apatik e kleptokratik i pushtetit lokal prej 25 vjetësh, do i shtynte mizantropët “demokratë”, koka pa ide, të ishin më të zhdërvjellët në kurdisjen e kurtheve dhe s’fola. E dija që ata, pikërisht ata, që i perkasin klanit të paaftëve, të korruptuarve, të indoktrinuarive, ata që jane mësuar ta vjelin qyl atë pak gjë që është bërë në Shkodër në 25 vjet do vraponin të parët të përhapnin panik, me ngutin e tmerrit që i karekterizon injorantët kur ndjejnë erën e ndryshimit. Do shpejtonin, gjoja në emër të nderit a të idealit, për të përdorur çdo mjet e metodë të zvetënimit tonë në sytë e qytetarëve, për t’na nxjerrë si pjesë klanesh apo grupesh mafioze, por prapë vendosa të mos flas e bindur në gjykimin suprem të qytetarëve. E dija që do luanin çdo gurë mbi tavolinë e nën tavolinë që ndryshimi të mos ndodhte, sepse ndryshimi vjen për gjithkë e gjithçka, ndryshimi s’ka kahje, ndryshimi merr mbarë dhe jo gjithkush është i përgatitur.
E dija…, e dija…, por vendosa të mos flas sepse besoja fort që mekanizmat e kurtheve do i thyente intuita e më të mirëve që përbën opinionin publik të një vendi. Por ndoshta pikërisht kjo ishte e parakohshme, thonë kritikët. S’funksionoi aq sa duhej. Pikërisht ajo që unë, ne, shpresuam më shumë se gjithcka tjetër, duhej të funksiononte ndryshe. Shoqëria shkodrane rezultoi që s’është ende e gatshme të udhëhiqet nga opinioni publik i formësuar në gjirin e elitave që përfaqësojnë vetë atë, siç ndodh në çdo vend të botës.
Ndoshta këtu gabuam.
Kërkuam të njohim çdo hall e problem që shqetëson realitetin shkodran, kërkuam t’i japim zgjidhje çdo pengese filozofike e teknike që e mban paradoksalisht këtë bashki më të varfrën në Shqipëri, por refuzuam të kemi të bëjmë me pjesën e errët të realitetit, atë që pati ende forcën ta mbajë gjallë, perballë ëndrrave, shpresës, pasionit, aftësisë, energjisë, mundësisë së ndryshimit e qindra strategjive e netëve pa gjumë, pushtetin e hijeve, të dalë në pension prej kohësh, të shterruar idesh e energjish dhe që zvarritet rrugëve të Shkodrës duke u mbajtur nëpër bastunër ideologjik.
Megjithateë edhe pse më vjen keq pa fund dhe ndjej dhembje në shpirt që s’ia dolëm ta zhbëjmë totalisht këtë realitet të errët, nëse ndonjë kritik do më pyeste se si do veproja po të mund t’i ktheja gjërat nga fillimi, do i thoja ekzaktësisht njëlloj dhe më mirë. Një e keqe kaq e madhe shmanget aq sa mund të shmanget vetëm me shpërfillje, duke mos e lejuar të të ulë nivelin e vet apo të bëjë pjesë të saj.
Faleminderit të gjithëve sa më keni mbështetur nga afër dhe në distancë! As ëndrra dhe as rruga për një Shkodër më të mirë s’mbaron këtu. Shkodra do bëhet!
Nese ka me Shkoder . Tash ka vetem Dukagjin aty .Te pakten zgjidhni Pal Vaten heres tjeter
http://www.respublica.al/artikuj/2015/06/27/shenim-voltana-ademi-mori-aq-vota-sa-cmori-parvjet-berisha-ne-shkoder
Mendo cfare niveli kjo “shpresrdhenesja”. “U hodhen zaret” – sikur kandidonte per dealer kazinoje, jo per kryetare bashkie. Po dalin fjalet e Tom Doshit qe thoshte eshte me LSI-ne…
V.k. rilindja…
hahahaha, sakte
Vini, bravo….. ky eshte edhe mendimi im..
Ska me Shkoder fakteqesisht.
Duhen kapur gjithe katundaret e malcoret e Shkodres per Zhelesh* (stil zhozefian) e te cohen ne shkolla te edukohen, te emancipohen, te mesojne te jetojne si njerez e te mendojne si njerez e jo si dele.
Ekzakt, Pal Vata i shkon per shtat tani Shkodres.
E lehte nga trute, s mund te fitoje ne nje qytet qe ta mat kapacitetin dhe te vertetat qe thua vetem me nje shikim.
SHKODRA NUK TE MERITOI TY, KETI. AJO MERITON ATE QE ZGJODHI DHE QE NUK DINE ME LIDHE DY FJALE. NJI NGA IDIOTESITE E SAJE ISHTE SE DO TE SHPENDANTE ME TE RINJTE VULLNETARE LIBRA TE BIBLIOTEKSE QE SHKODRANET TE LEXOJNE NEPER SHPIJA.QYSH NESER SHKODRANET NUK DO TE SHOHIN TV AS INTERNET PO DO LEXOJNE IDIOTESI E V.ADEMIT. DHE ATA QE E VOTUEN SALEN DO VAZHDOJNE TI LEPIJNE MALOKUT BYTHEN SIC KANE BA TASH 25 VJET. E NJEREZIT DO TE THONE”A JE I MARRE APO JE SHKODRAN?” DO TA KUPTOJNE MBAS DISA VJETESH SE SA TE MARRE JANE.
Ti moj vajze je mburravece (eufemizem…), te pakten duke lexuar artikullin kjo del qarte ne shume e shume vende. Per rrjedhoje edhe politikisht miope. Aq sa nuk kupton se, te pakten ne qytet, nje pjese te madhe te votave i humbe sepse nuk u distancove nje cast nga plehrat dhe kriminelet e LSI-se. Harrove qe Shkodra nuk eshte Tirana e as Fieri, por nje qytet, ne nje mase te madhe, homogjen… Te pakten pas humbjes ji pak me dialektike e, per rrjedhoje, me modeste.
O blandi o kafshe, o bythelepires, o idiot dil nganjehet nga pas kompjuteri dhe shgrryeji bythet neper rruge para se te kritikosh dike
O Keti, fajin e ka Saliu. Ti akoma beson se do na mashtrosh duke na quajtur enverist, sa turp e marre jo vetem per ty po me shume per prindert qe te rriten, e shume me turp per ato qe ta mbeshtesin (me kete paftyresi qe shkruan po e kuptojme qe ta kan “mbeshtetur thelle” …..ne trurin tend LSI_t, teper thelle, ku e keqja me e madhe pas humbjes nuk distancohesh, ta heqesh nga vetja…ta nxjerresh jashte}
Nuk u hodhen zaret Znj. Bazhdari. Nuk patet ters dhe humbet. U matet ne zgjedhje dhe njerzit nuk ju pranuan. Ka nje diference goxha te madhe. Deshtimin tuaj mos ja fajesoni fatit.
Gjergji mor idiot o gojepleher ajo qe ka bere Keti ne Shkoder, o lapanjoz i Tom Doshit, ajo qe ka bere Keti ne Shkoder nuk kemi per ta pare as per 50 vjet te tjera neper fushatat e provinces, po trapat si ti skane si pranojne Ketit
TI E DO SHUME SHKODREN.SHKODRA ME TY DHE EDI RAMEN DO SHKELQENTE.MOS U DEKURAJO.
Pershendetje e nderuar Keti! Reflektimi juaj eshte mese i sinqerte, i drejte,objektiv dhe vizionar. Durimin, kjartesine , kulturen dhe optimizmin ju e treguat gjate fushates dhe ne fund te saj duke pranuar humbjen dhe duke treguar shkaqet ne kete shklrim te shkurter. Edhe une jam optimist si Ju – Shkodra do behet kur te kthjellohet. Nderim dhe respekt per ju.
shkodra rezultoi qyteti me i ideologjizuar ne vend,25 vjet pas bythes se saliut, e pabesueshme per ate qytet te kultures se shkuar; tani konkuron me Bathoren !! gjynaf !
Hallall, grua e rralle.
Shqiptaret, shkodranet e gjithe te tjeret heret a vone do ti kthejne syte nga gra e burra si Keti, te bukur nga shpirti, mendja dhe trupi.
Nje vend qe lind njerez si Keti me siguri do behet.
Shkrim delirant! Per nje arsye a nje tjeter, pak rendesi ka, ti humbe dhe kaq. Pranoje! Shkodra do behet por jo nga ti. Hajt shendet e te mira.
Gjithkujt i pelqen mendja e vet…
Bravo Znj. Bozhdari ! Shkodra eshte e te gjitheve dhe pa dallim partie duhet te japin te gjithe kontributin e tyre.
Shkodra do te behet ,se ata e meritojne si popull dhe kur dy Gra punojne me ndershmeri per Shkodren ,me mire nuk behet.
C’fare do te thote te qeverise bashkine 30 vjete veten nje parti ???
Te lumte e nderuara Keti Bazhdari!
Nuk e di se kush nuk votoi per ty:PD-ja,LSI-a apo vete PS-ja!
Kam degjuar nga nje pjestar i stafit PS-LSI,nga Tirana, qe merrej me organizimin e fushates tende ne Shkoder,se KETI BAZHDARI DO TE HUMBE!!!
Nuk mund ta pertypja kete parashikim ogurzi se gjykoja se shkodranet do te ishin kaq te zgjuar sa te kuptonin se qeverisja vendore e te djathteve ne Shkoder e kishte kthyer kete qytet ne nje GERMADHE PA ASNJE TE ARDHME!!
ANTI KOMUNIZMI I TE DJATHTEVE NE SHKODER ISHTE REKLAMUAR SI DEMOKRACI E MIREQENIE,por gjithcka ka qene MASDHTRIM dhe MJERIM per shkodranet e thjeshte!
E vija re kete “IDIOTESI te tyre kur shikoja qe Berisha i permbytri shkodranet 4 here vete e jo NATYRA sic masdhtronte ky BANDIT dhe Jozefina tallej se “JU KENA BA SI VENECIA:,ndersa ca IDIOTE militante pa TRU hipur ne maje te catise se shtepise se permbytur me dy gishta lart klithnin si ujq :”Rnofte Sali Berisha”!
Mos u merzit Keti,se shpejt vjet 2017-ta dhe nxirr mesime nga kjo humbje e pa DREJTE dhe TINZARE dhe pergatit STAFIN TEND SHKODRAN e jo me tiranas HILEQARE!!!
Te jesh e sigurte:
LSI te ka tradhetuar,pavaresisht se e mbante veten si pjese e koalicionit fitues!!!
Pershendese kandidaten Keti qe nuk fitoje,me vjen keq qe Shkodra humbi rastin me te mire per te pasur ate qytetare te pare.Nuk e njoh,por kam bindje duke e pare e degjuar ne ekrane gjate fushtes per nje femer teper inteligjente,elegante dhe me shume integritet.
Nuk munde te quaj , as inteligjente dhe as….. Nje njeri qe kandidon nen çadren e ilir metes. Eshte ai, qe shkon nga fryn karriga . Populli nuk harron kaq shpejt.
Edhe uji kur rri pa levizur per nje kohe te gjate qelbet!
E nderuar znj. Bazhdari,
Ne kete shkrim i keni renditur sakte,mjafueshem dhe ne menyre integrale sfidat,me te cilat ende do te duhet te perballet shoqeria dhe opinioni progresiv ne Shkoder.
Sic e dini,humbja eshte gjithmone relative. Edhe ne kete shkrim tuajin dallohet qarte kjo e vertete. Prandaj dhe ju ketu nuk shpalosni ndonje bilanc. Sepse me te drejte,sic thoni ju,endrra dhe rruga vazhdon. Ambiciet e medha,vizionet largpamese,kerkojne rrugen e tyne. Qe ju po e shtroni si trase. Nuk i mbajne dot ato monopatet e ngushta,plot dredha,plot me ferra,me gropa,ne erresire. Ky mjedis obskur,sic ju e keni pershkruar mjaft bukur dhe sakte,do fashitet nga drita e ideve te reja,e enregjive te reja. Nuk ka vend per deshprim. Imagjinoni marsin e ’91. Parlamenti i dale nga zgjedhjet e atij viti, i mbushur me eunuke dhe kokebetone,nuk e ndali dhe nuk e theu vrullin e shqiptareve per ta shkallmuar burgun e shumefishte ku ishim katandisur….Ju e keni percjelle mesazhin! …Fundja,sic thone,edhe Roma nuk u ngrit per nje dite! Te uroj sukses ne sfidat e ardhshme!
Ju duket juve si mburravece shoku Fevziu? shkrimi i Ketit eshte mese realist. Keti pat mbeshtetjen e elites dhe intelektualeve te Shkodres qe fatkeqesisht nuk jane imponues tek nje mase e papergjegjshme njerezish qe e dime te gjithe se si u cua ne votim 2oret e fundit per interesat e nje partie apo nje tjetre. Keti ka marre mijra vota me shume nga c’ka marre cdo kandidat i majte para saj, por jane cuar te votojne rreth 10000 persona me shume se pritshmerite. A mund t’na tregoje kush pse?
Keti, mos u merzit. Jo gjithmone betejat fitohen. Dhe jo gjithmone njerezit e dine kush eshte e mira.
-Kam jetuar ne Shkoder edhe para 30 vjetesh dhe them:- Shkodranet perhere e kane ndare njeni tjetrin ideoligjikisht. Ky i yni, dhe ky tjetri armik.Edhe ne ate kohe.
Keshtu edhe sot. Ti per shumicen e shkodraneve ishe armikja. Kta jane shkodranet. Nuk dalin kollaj nga koraca e tyne.
Aq me teper kur edhe nji qe e mban veten si profesor universiteti aty ne Shkoder, del e shkruan. -“Shyqyr qe ishte Shkodra, per m’i tregue Shqipnise, se komunizmi nuk ka vend tek ne”.
Po c’profesori eshte ky sharlatan ideologjik monist. Eshte sikur dikush nga republikanet ne SHBA, tu bej thirrje amerikaneve, mos votoni komunisten Hilary. Turp per nje, qe e mban veten per pasardhes te nje heroi kombetar, por qe per ta respektuar ate ne pushtetin 25 vjecar te partise se tij, nuk ben gje tjeter vetem se i shkaterron edhe kujtimin e fundit, shtepine ku ai ka lindur.
Mos u merzit Keti. Nje dite edhe shkodranet do ta kuptojne progresin dhe do te dalin nga pergjumja dhe mpirja ideologjike ku jane zhytur. Sot jane 40 % qe kerkojne rrugen e zhvillimit europian te familjeve dhe te qytetit te tyne. Neser edhe ata 60 % qe kenaqen me thirrjet mashtruese te demokrateve, do te zgjohen dhe do te hedhin syte nga Shqiperia.- Ua, do te habiten. Ku paska shkuar Shqiperia. Po ne c’bejme ketu.
Dhe atehere Shkodra do te bahet.
Kjo eshte demokracia. Keti ,ku shumica fiton .Kane kalu 25 vjet qe nga ndrimi i sistemit dhe Shkodra voton djathtas , dhe mire e bejne I pafshin hajrin se dhe si Venecia e kane bere disa here . Leri shkodrant me ne krye Ademin te vazhdojne rrugen e tyre te ndryshimit sipas PD . Zgjedhjet mbaruan ,ti bere perpjekjet e tua per te miren e qytetit tend keshtu qe cdo gje eshte e paster .Urime ne punen tuaj ne keshillin bashkiak .
E dua Shkodren njelloj si qytetin tim Korcen.E kam adhuruar gjithmone per menyret e tyre te jeteses qe ka qene plot gaz e humor larg te qenit viktime e ideologjizmave sic mund te ishim ne te tjeret, E kam admiruar shpirtin e tyre rebel e kritiken e tyre ndaj sistemit monist.Por me vjen keq qe ne keto 25 vjet jane njerezit me te politizuar ne Shqiperi dhe qe jane perdorur ne menyren me te poshter nga forca te caktuara politike.Si ka mundesi qe populli I mrekullushem shkodran nuk po e kupton se eshte mashtruar keq gjate gjithe kesaj kohe dhe eshte shnderuar ne viktime e klaneve te mafies politike.Cfare eshte bere gjer me sot per kete popull te mrekullushem.Me plot goje do te thosha asgje.Eshte mbytur nga lumi I genjeshtrave dhe nga lumenjte e qeverive te paafta e te korruptuara e perseri vazhdon te mashtrohet.Zoti I falte shkodranet dhe vente dore per tu ndricuar mendjen e pastruar shikimin per te miren e tyre e te Shkodres loce.
E pafalshme per qytetaret homogjen shkodran qe per 25vite me radhe vazhdojne ti besojne qorrazi cuditerisht jasht natyres se tyre prej vrojtusi te holle,nje partie totalisht e deshtuar dhe nje lideri ne krye te saj qe i vurri zjarrin shkodres dhe gjithe shqiperise..Keshtu zhkodra e siguroi dhe kater vite te tjera qendrim ne vend..keq shume keq.!…
BRAVO KETI CRENDSI KADHE QE NUK E FITOVE TI CDO POPULL E ZGJETH KAPELEN PAS KOKES POR E RENDESISHME ESHTE QE TI SI GRUA SU TJETERSOVE POR TREGOVE DINJITET DHE KULTUR TE NJE GRUAJE ME KEMB NE TOK
Respecte znjBazhdari
kjo nuk asht analize por rezultati ishte krejt i kjarte, vajze e mbare ke 11 mije vota kunder dhe kryesisht ne qytet.Nuk duhet tja vini fajin nje qyteti kur ju ne fakt as nuk duhet te konkuronit, sepse nuk ishit e pergatitur per asgja pervec lekeve qe i shpenzut per te pru rezultatin ma te keq ndonjihere ne Shkoder, nje humbje e thelle.Sepse shkaterruat gjithcka, filloj nje tip sjellje e cuditshme ku treçereku u shpallen armiqt tuaj e tani e lini fajin kudo keni mundesi.Jo mij vajze jo, ti je intelektualisht e paformune kjofte edhe me shkru artikull e jo ma me drejtu bashkine.Shkodra ka ken e bame, se asht ba 2000 vjet para krishtit, me njerez intelektual e te urte qe sigurisht ate oferte tallese qe i dhe ti e me Dep e LSI-se mbrapa, nuk mund ta pranonin dhe sigurohu qe skan me ta pranu as sot as mot.
Anjelo o mi skutash juve ju vret intelektualizmi prandaj gjithe krimbat beheni bashke, Keti mori 29000 vota intelektualesh, njerezish te lire, kurse ti LSI ja jote dhe gjithe analfabetet u bate bashke si revolucionare te kuq se ju trembet drites
Nje hartim i bukur, patetik dhe delirant. Keta duan ti kene te gjitha per vete. Mos kete fare pluralizem, si ne kohen e mehrumit. “Te gjithe pushtetin sovjeteve” Rrofte partia…
Une doja te fitonte Keti Bazhdari qe Shkodra te mos ishte me kosh plehrash si deri tani, qe investimet te rriteshin dhe te mos perfundonte gjysma ne xhepat e Lorenc Lukave, qe makinat te qarkullonin ne rruge dhe njerzit ne trotuare dhe jo e anasjellta, qe ndertimet te beheshin sipas rregullave te shtetit dhe jo te horave, qe Shkodren ta drejtonte shteti dhe jo Zef Gjonat. Por kjo nuk ishte e thene sepse qyteti im i dashur ka kaq shume budallej sa duhet te presim edhe kater vjet qe ti vijne mendet.
Je mundur turpshem moj Keti…..Tashi perpiqu sa te duash te fajsosh shkodranet po ti nuk paraqite asgje ne fushate pervec Martina…Nejse ju Shkodra e madhe ju dha pergjigjen e meritume ty ,L.s.i.,che p.s……Shkodra nuk ta FAL budalladhekun…Me vjen keq , po nuk le meriti kurgja ma teper se te dha shkodra….
Keti eshte narcise dhe delirante, kujton se bandat qe mori me vehte do ti sillnin dobi, klani i Doshit qe beri per vehte e trathtoi sepse realisht ata shesin edhe nenen e tyre. Eshte iluzion te mendosh se elitat qytetare kane qene me Ketin! Ajo ne asnje moment nuk e konsultoi perberjen e kandidaturave per keshillin bashkiak, vetem e prezantoi si miksim ku gjithkush nga horat futi te vetin! Cfare premtoi, vetem andrra ne beze, bleu me premtime jorealiste besim ne njerezve te zhgenjyer e te pashprese por pa asnje te dhene se muń te bente dicka per qytetin, pa asnje program me te dhena te prekshme per cdo familje! Pastaj trumbetoi transparence ppr nuk tha as sa i kushtoi fushata as nga i mori parate! Thjesht nje element per te mbledhur vota per tu perdorur nga mafiozet lokal e qendror! E vetmja gje qe premtoi ishte mbeshtetja prej 100 milione qe qeveria do i jepte( kaq injjorante eshte sa nuk e di se qeveria do i jape edhe pse ka fituar Pd sepse ky buxhet nuk eshte partiak por i shtetit) . Thjesht shpetuam nga nje megallomane, narcize dhe injorante ne perspektive!
Parimi i shumices se shkodraneve qe votuan V. Ademin eshte ajo qe PPSH na e la peshqesh per 50 vite: Edhe permbytemi , edhe vuajme, edhe te gjithe te keqijat le ti kemi sic i kemi patur per keto 25 vjet po PD dhe idealet (nenkupto korrupsionin dhe paaftesine e saj) nuk e tradhetojme. Eshte per te ardhur keq …
Bravo Shkodra,bravo PD,bravo shkodranve demokrat dhe te gjithe atyre qe votuan kunder corapave te kuqe qe po shkaterrojne Shqiperine.Bravo shkodranve qe luftuan me miera vjet kunder okupatoreve turq dhe gjakatareve partizan te celbesires se Koci Xoxit dhe kriminelve tjere partizan vellavrases dhe OZNES shoveniste partizane jugosllavo-serbe te Milladin Popoviqit,Dushan Mugoshes,Tempos,Titos,Fadik Hoxhe kryekriminelit brekekuq te Gjakoves etj.
Uroj dhe besoj se Shkodra do perparon ne te gjitha sferat ekonomike dhe kulurore.Shpresoj se Shkodra do lidhet dhe do behet nje me Kosoves kreshnike qe aq shume e deshti dhe u sakrifikua per te.Rrofte Shqiperia etnike me Skodren ne krye!
Keti, Ti je e mbushur me cilesi te ndryshme si zgjuarsi, kapacitet, karizmen, deshire per te bere por me mbi te gjitha me nje kurajo qe ne kontekstin tend eshte e jashtzakonshme. Te perballohesh me ata qe ti me te drejte i quan enveriste blu duhet nje trimeri ngjashme me vitin 1991 kur duhej te perballoheshim me enversitet e kuq. Ti more persiper nje beteje jashtzakonisht te veshtire per ta fituar dhe vetem kjo inisiative duhet te konsiderohet nje fitore per ty dhe per shume te tjere.
Ti ishe simboli e ketyre zgjedhjeve jo vetem ne zonen tende por ne te gjithe vendin. Ata qe nuk e kuptuan dhe vazhduan te qendrojne aty ku ishin nuk ishin ne gjendje te kutojne mesazhin tend. Ti ishe me perparane kohe se elektorati. Une nuk e di cfare ke ti ne plan per te ardhmen ose cfar kane te tjeret per ty. Nje gje mund te them se nje njeri si ti i nevojitet kaq shume si qytetit tend aq edhe krejt vendit. Nje gje me ben optimist per te ardhmen tende ne sherbim te vendit. Se pari mosha jote e re dhe se dyti ti proven me te madhe te kuroajos e kalova me sukses. Sfidat e ardhshme do te jene me te lehta. Tani te duhet vetem kembngulje. Me gjith shprit uroj qe kjo kembngulje pozitive qe ke te mos te lere kurre.
Korajo!
Keti ti duhet ta dish sh mire se CDO VOTE E LSI ka shku per VLOTANA ADEMIN si kandidate dhe si parti per LSI….TRADHTINE E KE NGA LSI si fillim por nje gja qe kam vene re ke vendos ne stafin e punes tande persona qe din te bajn lamje lymbje bukur por nuk bajn per fushate e aq ma teper me te pru vota pavarsisht shoqerise qe mund te kesh ti me to, ndersa disa persona realisht te afte socialista te vertete i ke lena ne nje pozicion sekondar…Njs vota jeme ka ken per ty me vjen keq qe shkodra vertetoi edhe nje here se eshte kthy ne nje mocal per nga ana e vizionit.. njerez totalisht me nivel 0 qe votojne gjoja kundra komunizmit e njekohesisht marojn per KRYEKOMUNISTIN SALI BERISHA…me vjen keq per Shkodren e degradume !
Shihi veten ne pasqyre para se te flisni per popullin e Shkodres.Ndoshta do dalloni dicka…vetem boshllek
SHKODREN 2500 VJECARE NUK E GENJEN DOT MAMI DHIA , ALIAS KETI BASTARDJA, AJO KA QENE ESHTE DHE DO TE JETE PALCA E SHQIPTARISE !!! TI KETI , MUND TE OPEROSH SYTE ME LASER NE WJENE , QE TE HEQESH SYZET BYTHEKAVANOZI ,MUND TE BESH DHE OPERACIONE PLASTIKE , QE TE ZBUKUROHESH SADOPAK POR TI DHE DY PARTITE BINJAKE QE TE KANDIDUAN , KURRE S’DO MUND TI GENJENI E TI BLENI SHKODRANET ME FASONERINE TENDE TE NGRITUR FALE DEMOKRACISE DHE JO PARTISE TE GRAMOZ RUC 2 PRILLIT , PER TE CILEN TI TRADHTOVE SHKODREN DHE SHKODRANET , KLERIKET E PUSHKATUAR DHE GJITHE TE PERNDJEKURIT POLITIKE TE 50- VITEVE KOMUNIZEM , MADJE EDHE SIKUR TE BEHESH NJESHI I INDUSTRISE FASONE TE BOTES , TY KURRE S’DO TE TE DOJE SHKODRA !!! NA MALLENGJEVE THELLE ME KETE HARTIMIN QE TA KA SHKRUAR SHKODRANI PREJ PUKE , BEDRI HAJN ISLAMI , BIRI I LULLIT TE VOCERR , QE E VETVRAU PARTIA E TIJ , OSE MUND TA KETE SHKRUAR DHE VETE MJERUA I MJERE !!!
z Keti te pershendes dhe te te uroj gjithe te mirat gje qe nuk do e beja para zgjedhjeve se realisht nuk do te te votoja ty por ne shqiptaret I ngjitemi si rriqna fitusit dhe harrojme humbesin. Nuk do kisha frike te te pershendesja edhe me emer megjithse te kam pare vetem nga kompjuteri por niveli I komentuesve te kesaj fletushke nuk ma lejon te shkruaj megjithse dikur kur ishte ne opozite kam shkruar edhe artikuj per te mbeshtetur rotacionin e pushtetit ne shqiperi.
Nese do e shkruaje kete artikull per tere Shqiperine do ishte nje kryeveper dhe mjaft real por kete gje nuk ta lejon partia dhe pikerisht per kete arsye vuajne shqiptaret.
A do firmosnin te ishin bashkeautore ne kete shkrim Dako I Durrsit apo Sejdini I Elbasanit apo aji I Vlores. Nuk besoj
Nese vendos te thuash te verteten keta militantet truthare partiake do te versuleshin si hienat. Nese e ke guximin dhe brumin ti sherbesh Shqiperise me te verteten Zoti te ndihmofte gje qe nuk besoj prapseprape te uroj gjithe te mirat
Respekt, respekt pa kufi per zonjen Keti Bazhdari. Pamvaresisht se ju humbet garen per kryebashkiake e SHkodres, ju kini fituar simpatine e qindra dhe mijra shkodraneve dhe shkodraneve qe deshirojne prosperitet dhe begati per qytetin dhe familjet e tyre.
Nji si Keti Bazhdari mund te gjindet vetem ne perendim se per nji rreze disa qindra km asht e vshtire. Ajo jo vetem qe kishte program, por edhe te detajuar, jo vetem qe kishte intelektual pas vedit por s’ka ndodh ndonjihere qe nji force politike ta hapin e ta mbyllin listen e keshillit me doktore, me profesore, me mjeshtra sporti etj. Asht kandidatja ma e forte qe ka pas e majta ne historine e saj ne Shkoder se me ca po shofim me si kane lujt koalicionet e me revolten popullore me reformat ajo ka korr sukses personal. Ne qytet te shkodres s’jane marre kurr ma shume se 11000 vota nga e majta, as ne 2011 as ne 2013. ajo ka marre 15000vota. kurse hamzave s’kishte ca me i ba as Keti e askush ne vendin e saj. Hamzaja ia hodhi edhe Skanderbegut.
Cilet doktora e sportista? Po ca na duhen ata qe ofroi ajo , ata doktore kane rrjep shkodren, kush Luan heta, cfare meritash pati qe as me fole sdin! Shumica e tyne sa per dijeni jane vendos sipas klaneve dhe nga komunart per me marr votat e tyne! Merri me rradhe e na trego se ca kane ba edhe ato 9 qe kane dale! Lene ma ato te LSI qe njifen vecse njifen me Celen! Reformimi dhe ringritja e Ps nis me pastrimin e njerezve te Doshit qe bane me demek se ndihmuan e kontribuan, nderkohe qe sabotuan n fakt! Gjithe drejtoret e komunaret e Doshit ne rruge, masandej do e shihni ju Shkodren!!! Gjithe Shkodra ka votu ne fakt kunder tyne dhe jo per Pd
Sikur eshte koha me ba pushim per kete temen e Shkodres.Edhe paria politike ka nisur reflektimin.Pak agjerim ju ben me mire se pastrohen helmet.