Paditet Enver Hasani dhe Instituti për Studime Ndërkombëtare në Tiranë, për fallsifikim dhe përfitim të paligjshëm

31 Korrik 2015, 18:09Rajoni TEMA
Paditet Enver Hasani dhe Instituti për Studime Ndërkombëtare

 

Prokuroria e Kosovës ka ngritur nja akt padi ndaj ish rektori i Universitetit të Prishtinës, Enver Hasani, Hakif Veliut dhe Albert Rakipit, për përfitim të kundërligjshëm të dobisë pasurore për Institutin për Studime Ndërkombëtare në Tiranë. Ata akuzohen se kanë falsifikuar kontratën origjinale “Përkthimi i librave nga gjuha angleze në gjuhën shqipe, për nevojat e Universitetit të Prishtinës”.

Në aktakuzë thuhet: “Enver Hasani, Hakif Veliu dhe Albert Rakipi, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për Institutin për Studime Ndërkombëtare në Tiranë, kanë falsifikuar kontratën origjinale “Përkthimi i librave nga gjuha angleze në gjuhën shqipe, për nevojat e Universitetit të Prishtinës”.

Enver HASANI në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale: “Mashtrimi në detyrë”, nga neni 341 par. 3 lidhur me par. 1, lidhur me nenin 23 të Kodit Penal të Kosovës.

Sipas marrëveshjes paraprake, të pandehurit kanë hartuar një kontratë të re, në të cilën kanë shfrytëzuar numrin e njëjtë të protokollit dhe datën e njëjtë të kontratës origjinale, duke ndryshuar nenin 17 të kontratës, ashtu që në vend të çmimit 12.65€ për 1000 fjalë kanë shënuar çmimin 12.65€ për 1000 karaktere. Në këtë mënyrë të pandehurit i kanë mundësuar Institutit për Studime Ndërkombëtare nga Tirana përfitim kundërligjor në shumën prej 70.426,90€.

Kontratën e falsifikuar, më datën 13 dhjetor 2008, i pandehuri Enver Hasani, e ka dërguar në Tiranë tek i pandehuri Albert Rakipi, i cili e ka nënshkruar dhe vulosur atë në emër të Institutit. Duke e shfrytëzuar kontratën e falsifikuar i pandehuri Albert Rakipi, më datën 13.07.2009, e ka dërguar në Universitetin e Prishtinës, faturën për përkthimin e librave të llogaritur sipas njësisë matëse “karaktere” në shumë të përgjithshme prej 87,541,80 euro, të cilën pagesë e ka lejuar i pandehuri Hakif Veliu.

Gjithashtu, më datën 02.12.2009, i pandehuri Albert Rakipi ka dorëzuar në Universitetin e Prishtinës edhe një faturë për përkthimin e njëmbëdhjetë librave, të llogaritur sipas njësisë matëse “karaktere”, në shumë prej 299.488,75€, e cila faturë nuk është paguar, dhe për të cilën ISN-ja pretendon se UP-ja i ka borxh.

Aktakuza është ngritur nga një prokurore vendëse e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e cila i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë për veprën e kryer penale dhe të dënohen sipas ligjit, si dhe ka kërkuar që Instituti për Studime Ndërkombëtare nga Tirana t’ia kompensojë Universitetit të Prishtinës dëmin në shumën prej 70.426,90€.

5 komente në “Paditet Enver Hasani dhe Instituti për Studime Ndërkombëtare në Tiranë, për fallsifikim dhe përfitim të paligjshëm”

  1. Bujar says:

    1000 fjale jane tre faqe dakrilografike ose rreth 4500-5000 karaktere, qe merret si njesi matje ne kete fushe. Dmth keta ne Kosove, paskan dashte te marrin perkthime e nje faqeje zyrtare per 3-4 Euro… Me kaq, edhe google translate nuk perkthen. Si eshte kjo pune, si ne Shqiperi si ne Kosove, ai qe nuk merr djersen e vet, ai gjendet me shkelje… Ndersa ata qe vjedhin miliona pa bere asnje pune, ata behen qeveritare me makina model i fundit dhe vila ne bregdet…

  2. Ardben says:

    Keta kosovaret jane te poshter. Z. Rakipi nuk merret kurre me gjera te tilla.
    AIIS eshte nje nga think tanket me te njohura ne Ballkan dhe i 49 ne bote. Ti rruajne trapin Bertit.

    1. Adri Nurellari says:

      O shoku Ardben kaq i verber qenke, te besosh Albert Rakipin, nje pseudointelektuar me aftesi te kufizuara qe karrieren e tij ne Tirane e ka prej vellait dhe familjes se gruas, sa beson ne ndershmerine e Rakipit apo atyre pseudostudimeve a konferencave te Institutit te Studimeve Nderkombetare (AIIS)… Mafia intelektuale e Tiranes paska pjelle Mafien intelektuale te Kosoves, vari leshte kesaj pune, pune muti, pune te mire paska Rakip hajduti.

  3. Aida Tucii says:

    Ky Albert Rakipi qenka lubi i papare per te perlare Euro ngado qe te dalin. Tani paska gjetur disa paloshkencetare nga Kosova qe perkthimet i perllogaritin te tituj akademike. Bert Rakipi dhe instituti i tij AIIS pasi e rrojti mire Ambasaden Amerikane ne Tirane duke botuar libra per biblioteken e tij si biznes privat, tani i qenka drejtuar Kosoves dhe jo Kolonjes?!! Instituti i Studimeve Nderkombetare AIIS eshte nje organizate hajdutesh dhe pseudoshkencetaresh qe i gjen me shumice ne cdo cep te Shqiperise.

  4. dystabani says:

    Rakipi eshte ujk i vjeter e lini garancit.I bien ne qafe ai eshte cope cope.Thengjilli i mbuluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje