Veliaj inspekton restaurimin e Monumentit të Pavarsisë: I shpallim luftë vandalizmit të qytetit

2 Gusht 2015, 19:17Politika TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka inspektuar pasditen e sotme punimet e restaturimit të monumentit të Pavarësisë.

Pasi komunikoi me ekspertët që do të kryejnë rehabilitimin e këtij munumenti të ndërtuar para tre vitesh dhe të degraduar, Veliaj tha se nga sot, me rikonstruksionin e këtij monumenti, Bashkia e Tiranës fillon një aksion kundër vandalizmit të qytetit. Për këtë ai ka paralajmëruar se kushdo qytetar që ka vendosur të jetojë në Tiranë nuk mund të keqpërdorë pronën e Bashkisë së Tiranës, pasi në të kundërt do të përballet me procedim penal për dëmtim të pronës publike.

“Paralajmërimi që bëjmë sot është që do procedohet penalisht. Kush guxon që të urinojë poshtë urës apo dëmton veprat e artit të qytetit, do procedohet penalisht. Kush dëmton pronën e përbashkët dhe pronën e bashkisë do shkojë në burg”, tha kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.

Ndaj ai ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve që të marrin në konsideratë këtë paralajmërim dhe të mos dëmtojnë më pronën e qytetit. Nisur nga fakti se objekti i dëmtuar i Pavarësisë, ishte kthyer edhe në një vend ku qytetarë të papërgjegjshëm kryenin edhe nevojat e tyre personale, Veliaj tha se për të shmangur këtë gjë, Bashkia ka vendosur edhe disa banja publike përgjatë bulevardit. Lidhur me monumentin e ndërtuar 3 vjet më parë, ai tha gjithashtu se gati gjysmën e lekëve për ndërtimin e tij bashkia e vjetër nuk i ka paguar ende, ndërsa deklaroi se Bashkia për shkak të keqmenaxhimit është në pragfalimentimi.

Po ashtu ai ka bërë të ditur se duke filluar që nga mëngjesi i së hënës, Bashkia do të nisë edhe një aksion tjetër, atë që ai e cilësoi si betejën kundër zhulit, pra të pastrimit të qytetit.

“Të sigurohemi që luftën me zhulin e fiton qyteti dhe jo plehrat. Secili duhet të bëjë detyrën e vet. Disa qytetarë nuk mund të prishin atë çfarë është bërë me taksat e qytetarëve të Tiranës”, tha Veliaj.

8 komente në “Veliaj inspekton restaurimin e Monumentit të Pavarsisë: I shpallim luftë vandalizmit të qytetit”

    1. Iii says:

      Ky me duket se e di Shqiperine ne komunizem jo ne kapitalizem. Jemi ne kapitalizem qe do te thote punet tenderohen dhe behen nga privatet, nuk puneson bashkia 1000 puntore qe te bejne rruget ndertimet pastrimet etj etj. Tenderohen dhe e ben privati.

  1. KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) says:

    Erjoni jem i bukur ti shpalli LUFTE ne rradhe te pare mungeses se Shurrtoreve dhe WC publike siç i kane tan Kryeqytetet e botes.
    Osht nji formul e vjeter.
    Njerzit kur hane e pine duhet dhe te dhijn.
    Nuk e di po don Perenija dhe e kap barku nonji dite tu shkue ne kam ne pune dhe veç kur ta boje ne brek,ather ka me i kuptue njerzit qi e bojn posht urave dhe cepave te pallateve.

    1. Hysi says:

      Ku i keni pa kto shurrtore publike ne bote mer amon?!!! Ca eshte kjo legjende province?!!!

  2. Bond says:

    Sikur te mos mjaftonin 300.000 USD (ose rreth 220.000 £) tani duhen edhe para te tjera per ‘restaurim’!
    Nderkohe qe nje strukture prane stadiumit Wembley ne Londer (WC publike), e ngjashme ne madhesi dhe material me Monumentin e Pamvaresise ka kushtuar gjithsej vetem 70.000 £ !
    Si duket vjedhja mbi kete popull vazhdon papushim…

  3. koco says:

    Zoti Veliane bindjen time eshte njeriu i duhur i cili do i ketheje shkelqimin e munduar Kryeqytetit te Shqiperise , Do jete Dora e forte e ndryshimit te ciles nuk ka per ti munguar, perkundrazi do kete mbeshtetjen e fuqishme te Kryeministerit ,Qeverise e Partise Socialiste . Shume me vend qe apelon qytetaret te mos urinojne e jashqiten e ndotin mjedisin , po njeheras duhe te meren masa per ndertimin e disa Banjove Publike ne gjithe hapesiren e metropolit si nje sandart te domosdoshen , jetik e qytetar .

  4. Denko77 says:

    …dhe dënim me vdekje për qentë të cilët shurojnë para bashkisë dhe kryeministrisë…

  5. BERISHA LARGOHU, KURSE POPULLI DO TE BENTE KRIM TE RIKTHEJE BERISHEN DHE BASHEN NE PUSHTET. says:

    O rraca mllefore, Veliaj sapo ka filluar detyren, kurse tani flisni kunder Veliaj me injorance. Mbajtet Berishen per 8 vite plus Bashen 4 vite, tani komentoni me injorance kunder Velise qe nuk ka 4 dite, hajde injorance qe kan shqiptaret, fuck.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje