Rregullorja e re për Planifikimin e Territorit/ Si do të veprohet në zonat turistike me ndërtimet?

18 Gusht 2015, 11:13Ekonomia TEMA

Hyn në fuqi Rregullorja e re për Planifikimin e Territorit. Rregullorja vë theksin në zbatimin me rigorozitet të  ligjeve në fuqi përsa i takon ndërtimeve në zonat turistike, sikundër nuk lejon që antenat ,e lartësi mbi 25 metra të vendosen në zonat e banuara. Gjithashtu rregullorja e re përcakton ndërtimin e shkollave, cerdheve kompshteve dhe qendrave shëndetësore referuar numrit të banorëve, si dhe sanksionon zhvillimin e zonave turistike dhe atyre me objekte të trashëgimisë kulturore.

Ndërkaq, në rregulloren e re parashikohet që rrugët urbane dhe interurbane të ndërtohen në një distancë jo më pak se 300 metra larg vijës bregdetare. “Në zonat turistike në bregdet dhe liqen, rrugët e reja për qarkullimin tranzit, të klasifikuara sipas Kodit Rrugor në kategoritë “autostradë” dhe “rrugë interurbane”, ndërtohen në largësi nga vija e bregut, e përcaktuar sipas legjislacionit për burimet ujore, jo më pak se 300 metra në distancë reale dhe normale me vijën e bregut përgjatë gjatësisë së saj. Distanca matet nga vija kufizuese e trupit të rrugës së re. Rrugët e nevojshme të shërbimit për këto kategori nuk vendosen në hapësirën midis rrugës dhe bregut”, thuhet në rregulloren e re.

Në rregulloren e re janë përcaktuar edhe zonat ku nuk lejohen ndërtimet në bregdet. “Intensiteti i ndërtimit dhe koeficienti i shfrytëzimit të tokës në nivel zone të banuar nuk rriten mbi atë ekzistues në territoret turistike bregdetare, pavarësisht nivelit ekzistues të urbanizimit. Përmasat e brezit të ndaluar për ndërtime sipas legjislacionit të posaçëm për menaxhimin e integruar të ujërave duhet të rriten në përpjesëtim të drejtë me arsyen për mbrojtje në rast se kushtet fizike të bregut ujor janë të tilla, që:

a) tokat janë të përmbytura ose kërcënohen nga përmbytja, rrëshqitja, erozioni dhe paqëndrueshmëria e tokave;

b) mbartin vlera natyrore, ekonomike, peizazhistike, vlera kulturore, mjedisore, të cilat mbrohen nga dispozita ligjore sektoriale në fuqi;

c) mbartin çështje të rëndësisë kombëtare, të cilat ruhen dhe/ose zhvillohen sipas legjislacionit të posaçëm”, thuhet në strategji.

Planet e rregullimit

Rregullorja parashikon disa rregulla edhe për planet e përgjithshme. “Planet e përgjithshme, që trajtojnë territoret turistike bregdetare, parashikojnë në çdo rast hapësira publike dhe të paprekura natyrore, që:

a) shtrihen në drejtim normal me vijën bregdetare;

b) shërbejnë si kufizuese të shtrirjes së zhvillimeve urbane në bregdet;

c) nuk ndërtohen, nuk lihen djerrë dhe gjithmonë janë të pyllëzuara, përdoren si kullota ose për kultivim kulturash bujqësore në përputhje me analizat e përshtatshmërisë së tokës.

Brezat dhe hapësirat pyjore ekzistuese në zonat turistike nuk mund të preken nga ndërtimet, përveçse kur përcaktohet ndryshe nga legjislacioni i posaçëm. Pa rënë në kundërshti me këtë nen, ndërtimi në territoret e zonave turistike në bregdet kryhet në përputhje me legjislacionin e posaçëm në fuqi. Për ndërtimet në afërsi të brigjeve ujore respektohen distancat e përcaktuara në legjislacionin e posaçëm”, thuhet në rregullore.

Struktura publike për arsim dhe shëndetësi

Standardet minimale të planifikimit për strukturat publike të arsimit dhe shëndetësisë, përveç sa parashikohet në pikën 5, të nenit 81, të kësaj rregulloreje dhe përjashtuar strukturat universitare dhe spitalore, janë, si më poshtë:

a) Për çerdhe:

i)llogaritet një çerdhe çdo 1,000 banorë dhe 25- 30 fëmijë për 1,000 banorë;

ii)në zona rurale llogaritet një çerdhe çdo 1,000 banorë dhe 13-15 fëmijë për 1,000 banorë;

iii)rrezja e shërbimit të çerdhes në vijë ajrore është 200-300 metra;

iv)në varësi të numrit të grupeve, një çerdhe planifikohet sipas 25 m2-30 m2/fëmijë;

v)në varësi të numrit të grupeve, parcela e çerdhes është 900 m2-1,500 m2 dhe përmban të gjitha shërbimet e parashikuara nga ministria përkatëse dhe legjislacioni i posaçëm.

b) Për kopshte:

i)llogaritet një kopsht çdo 1,500 banorë;

ii)rrezja e shërbimit të kopshtit në vijë ajrore është 250-350 metra në zona urbane dhe 500-600 metra në zona rurale;

iii)në varësi të numrit të grupeve, një kopsht planifikohet sipas 18 m2-25 m2/fëmijë;

iv)në varësi të numrit të grupeve, parcela e kopshtit është 1,000 m2-1,500 m2 dhe përmban të gjitha shërbimet e parashikuara nga ministria përkatëse dhe legjislacioni i posaçëm.

v)nëse një strukturë përmban edhe kopsht edhe çerdhe, planifikimi, projektimi dhe ndërtimi bëhet mbi bazën e standardeve minimale për të dyja strukturat, duke përdorur vlerat që garantojnë standardin më të mirë.

c) Për shkolla fillore dhe 9-vjeçare:

i)llogaritet një shkollë çdo 6,000 banorë;

ii)rrezja e shërbimit të shkollës në vijë ajrore është 500-600 metra në zona urbane dhe 1,000- 1,500 metra në zona rurale;

iii)në varësi të numrit të klasave, një shkollë planifikohet sipas 20 m2-25 m2/nxënës;

iv)në varësi të numrit të klasave, parcela e shkollës është 1,500 m2-7,000 m2 dhe përmban të gjitha shërbimet e parashikuara nga ministria përkatëse dhe legjislacioni i posaçëm.

ç) Për shkolla të mesme:

i)llogaritet një shkollë çdo 9,000 banorë;

ii)si rregull bazë 1.5 m2/banor;

iii)rrezja e shërbimit të shkollës në vijë ajrore është 1,000-1,500 metra në zona urbane dhe 2,000- 4,500 metra në zona rurale;

iv)në varësi të numrit të klasave, një shkollë planifikohet sipas 20 m2-30 m2/nxënës;

v)në varësi të numrit të klasave, parcela e shkollës është 2000 m2-7000 m2 dhe përmban të gjitha shërbimet e parashikuara nga ministria përkatëse dhe legjislacioni i posaçëm;

vi)nëse shkolla e mesme ka konvikt me 100-400 vende, parcela është 4,000 m2-9,000 m2 dhe planifikohet sipas 25-35 m2/nxënës.

Struktura dhe territore sportive

Përveç sa është parashikuar në pikën 5, të nenit 81, të kësaj rregulloreje, standardet minimale për:

a)aktivitete sportive të tipit stadium, pallat sporti me palestër, pishina e të tjera të kësaj natyre, ndërtohen në nivel qyteti, në bazë të standardeve të projektimit dhe të studimeve paraprake të fizibilitetit, por jo më pak se 1m2/banor;

b)struktura dhe territore në nivel territori urban më të madh se qyteti, janë 2.6 m2/banor për kur popullsia është e barabartë me ose mbi 100,000 banorë dhe 3.5 m2/banor për rastet me popullsi nën 100,000 banorë.

 

Zonat turistike dhe parimet bazë

1.Zonat turistike përbëhen nga zona me vlera natyrore, të peizazhit, historike, kulturore, sportive, shëndetësore dhe pushimi.

2.Zonat turistike përcaktohen sipas legjisla- cionit të posaçëm në fuqi.

3.Parimet e planifikimit e të projektimit të zonave turistike janë:

a) Ruajtja dhe mbrojtja e territoreve dhe mjediseve natyrore dhe me vlera të trashëgimisë historike e kulturore nga urbanizimi dhe zhvillimi;

b)Ruajtja e zonave që përfshihen në territoret bujqësore dhe përdorimi i tyre për agroturizëm bëhen sipas përcaktimeve të kësaj rregulloreje dhe legjislacionit të posaçëm;

c)Urbanizimi i kontrolluar i qendrave të banuara në zonat turistike bëhet në harmoni me mjedisin, tokën bujqësore dhe burimet natyrore, pa ndotur ujin, ajrin dhe tokën, pa ndryshuar vlerat e biodiversitetit lokal dhe pa shkaktuar ndikim negativ në shëndetin e njeriut;

ç) Përdorimi i mjedisit detar vetëm për qëllime që i shërbejnë ruajtjes së tij dhe aktiviteteve ekonomike dhe çlodhëse të lejuara sipas legjisla- cionit të posaçëm;

dh) Promovimi i ekoturizmit përkundrejt formave të turizmit masiv.

Zhvillimi në territoret turistike bregdetare

1.Intensiteti i ndërtimit dhe koeficienti i shfrytëzimit të tokës në nivel zone të banuar nuk rriten mbi atë ekzistues në territoret turistike bregdetare, pavarësisht nivelit ekzistues të urbanizimit.

2.Përmasat e brezit të ndaluar për ndërtime sipas legjislacionit të posaçëm për menaxhimin e integruar të ujërave duhet të rriten në përpjesëtim të drejtë me arsyen për mbrojtje në rast se kushtet fizike të bregut ujor janë të tilla, që:

a) tokat janë të përmbytura ose kërcënohen nga përmbytja, rrëshqitja, erozioni dhe paqëndrue- shmëria e tokave;

b) mbartin vlera natyrore, ekonomike, peizazhistike, vlera kulturore, mjedisore, të cilat mbrohen nga dispozita ligjore sektoriale në fuqi;

c) mbartin çështje të rëndësisë kombëtare, të cilat ruhen dhe/ose zhvillohen sipas legjislacionit të posaçëm.

3.Planet e përgjithshme, që trajtojnë territoret turistike bregdetare, parashikojnë në çdo rast hapësira publike dhe të paprekura natyrore, që:

a)shtrihen në drejtim normal me vijën bregdetare;

b)shërbejnë si kufizuese të shtrirjes së zhvillimeve urbane në bregdet;

c)nuk ndërtohen, nuk lihen djerrë dhe gjithmonë janë të pyllëzuara, përdoren si kullota ose për kultivim kulturash bujqësore në përputhje me analizat e përshtatshmërisë së tokës.

4-Brezat dhe hapësirat pyjore ekzistuese në zonat turistike nuk mund të preken nga ndërtimet, përveçse kur përcaktohet ndryshe nga legjislacioni i posaçëm.

5.Në zonat turistike në bregdet dhe liqen, rrugët e reja për qarkullimin transit, të klasifikuara sipas Kodit Rrugor në kategoritë “autostradë” dhe “rrugë interurbane”, ndërtohen në largësi nga vija e bregut, e përcaktuar sipas legjislacionit për burimet ujore, jo më pak se 300 metra në distancë reale dhe normale me vijën e bregut përgjatë gjatësisë së saj. Distanca matet nga vija kufizuese e trupit të rrugës së re. Rrugët e nevojshme të shërbimit për këto kategori nuk vendosen në hapësirën midis rrugës dhe bregut.

6.Pa rënë në kundërshti me këtë nen, ndërtimi në territoret e zonave turistike në bregdet kryhet në përputhje me legjislacionin e posaçëm në fuqi.

7.Për ndërtimet në afërsi të brigjeve ujore respektohen distancat e përcaktuara në legjisla- cionin e posaçëm.

Zona dhe objekte të trashëgimisë kulturore

1.Çdo zhvillim, qoftë edhe mirëmbajtje dhe restaurim, në zona dhe objekte trashëgimisë kulturore, si dhe në afërsi të tyre kryhet në përputhje me legjislacionin e posaçëm në fuqi.

2.Rreth objekteve që klasifikohen si monumente kulture sipas klasifikimeve të legjislacionit të posaçëm sipas pikës 1, të këtij neni, përcaktohet një sipërfaqe toke si zonë mbrojtëse, në përputhje me vlerat e tyre arkitektonike, me përshtatshmërinë e tyre urbanistike, territoriale dhe estetike, me rrethinën dhe me rrethanat ekologjike e mjedisore. Përmasat e zonës mbrojtëse dhe rregullat e kushtet zhvillimore në të përcaktohen në përputhje me legjislacionin e posaçëm për trashëgiminë kulturore dhe me ligjin.

3.Në rast se përmasat sipas pikës 2, të këtij neni, nuk janë përcaktuar në ligj apo akte nënligjore dhe zona mbrojtëse nuk është shpallur ende nga ministri përgjegjës për trashëgiminë kulturore, gjerësia e vazhduar e saj nuk do të jetë më e vogël se 100 metra.

Antenat

Vendndodhja e kullave dhe shtyllave të antenave të komunikimit elektronik duhet të jetë sipas legjislacionit të posaçëm për infrastrukturën

përkatëse në mënyrë që të minimizojë numrin e tyre dhe ndikimet negative pamore, akustike dhe shëndetësore për njerëzit dhe të garantojë sigurinë publike.

2.Për të zvogëluar ndikimin pamor të kullave dhe antenave, strukturat përkatëse fshihen dhe maskohen.

3.Kullat e telekomunikacionit që janë të larta mbi 25 metra nuk lejohen të ndërtohen e të vendosen brenda zonave të përcaktuara si zona banimi. Distanca e tyre minimale nga kufizimi i pronës më të afërt të ndërtuar është 30 metra.

4.Pozicionet e kullave dhe antenave në qytete duhet të jenë në përputhje me udhëzimet dhe standardet e komisionit për radio-frekuencat në autoritetin publik përkatës dhe të garantojnë mbrojtjen e shëndetit të banorëve.

5.Kullat dhe shtylla, që vendosen në kundërshtim me këtë nen, duhet të hiqen dhe pronari i kullës/shtyllës do të paguajë koston e largimit.

6.Leja e ndërtimit për kullat dhe shtyllat sipas këtij neni paraprihet nga leja e komisionit që certifikon sipas standardit kullat dhe shtyllat e antenave të komunikimit elektronik.

7.Kullat dhe shtyllat e antenave të komunikimit elektronik nuk lejohen të ndërtohen ose të vendosen brenda zonave dhe objekteve të trashëgimisë kulturore.

 

4 komente në “Rregullorja e re për Planifikimin e Territorit/ Si do të veprohet në zonat turistike me ndërtimet?”

  1. turisti says:

    Turizmi ne Shqiperi? Nje amulli e vertete.
    Sikur te beje vaki qe Qeveria te prishe ne Durres nga Ura e Dajlanit dhe deri ne Plepa gjithe pallatet qe jane ndertuar ne buze te detit dhe ta rrafshoje reren deri tek rruga me palma, atehere mendoj se do kete nje perpjekje per ta bere turizmin ne shqiperi si gjithe bota. Gjithe ato pallate cibane, paforme e pa sistem ja kane zene frymen plazhit historik te Durresit. Le te shpresojme

  2. stela says:

    O ju hengert mortja me gjithe turizmin tuaj, bashke me ato katunaret Gjermeni dhe Ahmeti qe i rre mendja se “promovojne” neper bote rrumpallen shqiptare, te ashtequajtur “turizem”.

  3. Tema says:

    Ulërijn aty ku s’duhet dhe heshtin aty ku duhen shkulur flokët.

  4. Jimi says:

    Rregullorja per planifikimin e territorit!?
    Kesaj i thonr:Dyfek pas dasme!
    Po a ka mbetur me territor per tu planifikuar!? A ka mbetur me vije bregderare pa u zaptuar dhe pa ndertuar mbi rere hotele shumkateshe?
    Endra e nje femije qe banonte ne pjesen juglindore te vendit,pse jo edhe e te rriturve, behet fjale perpara viteve 90, kur shkonte ne drejtim te durresit, priste me padurim qe nga treni apo autobuzi te shikonte kete mrekulli te natyres ,detin ,reren e pafun, brezin e pishave, si dhe kodrat perreth! Qe nga treni apo autobuzi gjithkush munde te kenaqej me keto pamje piktoreske, edhe pse i prekte ato kalimthi!
    Por sot c’fare shikon? Ftkeqesisht, percudnimin e pashoq qe ka bere dora dhe makuteria e njeriut ne keto zona! Me keq nuk ka ku shkon!
    E c’far ka mbetur per tu planifikuar ketu?
    Nese duhej planifikim territori, ai pikerisht ketu duhej, tani eshte teper vone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje