Resortit turistik “Santa Quaranta”, ish kampi i puntorëve në Sarandë, përuroi hotelin e ri me 100 dhoma, i cili është investimi më i rëndësishëm turistik i këtij sezoni.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, z. Arben Ahmetaj dhe Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta morën pjesë në ceremoninë e inaugurimit të tij.
“Santa Quaranta” është një investim serioz në fushën e turizmit, i cili vendos një standard të ri për pushuesit dhe turistët vendas e të huaj, tha ministri Ahmetaj.Vlera totale e investimit arrin shifrën e rreth 4 milionë euro, me fazën e fundit të investimit që do të mbyllet brenda vitit 2017. Resorti përmban rreth 100 dhoma dhe 100 të punësuar në vitin e parë për të arritur shifrën mbi 300 në periudhën në vazhdim, kur do të përfundojë dhe faza e fundit e investimit me ndërtimin e vilave rezidenciale dhe pjesës së mbetur të plazhit privat. Resorti do të ofrojë paketën e plotë all-inculsive për pushuesit ndërsa investitorët planifikojnë të ofrojnë guida dhe ture përgjatë të gjithë rivierës shqiptare, përfshirë edhe objektet e trashëgimisë historike, kulturore, monumentet e kulturës etj.
Në fjalën e tij, Ministri Ahmetaj vlerësoi investimin në fjalë si një nga investimet më serioze në Shqipëri dhe shprehu besimin se ai do të përbëjë një kthesë për turizmin shqiptar.
Kreu i Kuvendit Meta u shpreh: “ ‘Santa Quaranta’ është një investim i jashtëzakonshëm që ia shton bukuritë Sarandës dhe gjithë bregdetit të Jonit, pasi ofron shërbime të standardeve më të larta për të gjithë turistët vendas dhe turistët e huaj. Natyrisht që besoj se përmes këtij investimi Saranda duket edhe më e bukur seç ishte deri tani por është edhe një mundësi më e mirë për të qenë më e prekshme, më e dashur për të gjithë pushuesit, për të gjithë turistët dhe unë do të doja t’ju uroja udhë të mbarë ‘Santa Quarantas’ dhe gjithë atyre që përmes saj do ta prekin Sarandën dhe do dua atë gjithë e më shumë në të ardhmen”.
Kot ja kane ndruar emrin ketij hotelit.
Kur shikon ta inagurojë atë Ministri Ahmetaj (dikur Simon Stefani) dhe Ilir Floriri (dikur Haxhi Llshi) te duket se jemi kthyer ne kohen e Kampit te Punetoreve …, kur Biroja Politike vendose per cdo gje …
Pse e kruan sumen me emrin e Haxhi Lleshit mor hajvan!
Haxhi lleshi nuk shkonte asnje here per inagurime,
Investim vertet i madh dhe qe i shton vlera turizmit ne Sarande. Po kam nje pyetje. Kush e beninvestimin dhe pse pret shiritin e perurimit Ilir Meta? Kendej nga Saranda thone se Meta eshte nje me Balilajt qe kane “pushtuar” jo vetem delvinen.
Shum kich
Një hoteli të till i duhen 5O puntor.
Cfare do ky Ahmetaj ketu kur duhet te ishte ministri i Turizmit?A mund te na thuhet si u tjetersua Kampi i Puntoreve ne Privat?
Ahmetaj eshte ministi i çdo gjeje me leke ne Qeveri
Do ishte korrekte “Santi Quaranta” jo Santa(e Shenjta p.sh Santa Maria) pasi perkthehet Dyzete Shenjtoret ose ne origjinal “Agio Saranda”.
O shoku meqe je espert per te korigjuar, ne greqisht eshte agjii saranta (Αγιοι Σαραντα).
Po gersheret a i kishin te mprehta per shiritin ?
Mariuan,hashash,kokain,heroine,te gjitha llojet e pislleqeve,tegjithe njgjyrat politike,jan lare e shpelare ne privatuzimin dhe ndertimin e ketije objekti.Le te ulen te detyruar nga prokuroria dhe nga Qeveria 3-4 specialiste te auditimit,te bejne nje verifikim,a mundet qe keta persona,me bisneset modeste qe zoterojne,te bejne nje investim kaq te madh!!!.
Po ketu tek keta e mori kuponin tetimor Ilir Floriri me kete Ahmetajn se keta do dergojne taksidaret tek ata qe mezi nxjerrin buken e gojes tek bisnesi i vogel, prandaj thone qe fshati qe duket sdo kallauze dmth e kuptoni vet se kush i menaxhon dhe i vjedh pasurit kombetare. Faleminderit
Beton tallava ….origjinaliteti =0