Punonjësit e televizionit A1 Report kanë dalë sot në protestë përpara studiove të televizionit në ish-Kinostudio.
Shkaku i protestës së tyre është se ata nuk janë pranuar në punë, si dhe nuk kanë marrë rrogat e muajit të fundit.
Problemet nisën pas ndarjes së dy ortakëve të këtij televizioni, Koço Kokëdhimës dhe Karlo Bolinos, shkruan Lapsi.al.
Ky i fundit mësohet se ka marrë frekuencat e televizionit Albanian Screen.
Gazetarët e A1 Report kanë protestuar edhe më herët gjatë muajit maj për mosshlyerje në kohë të rrogave.
Disa muaj pa rroga neper tv!!
Cudi, Koqo e ben kete pune ? S’ka mundesi, e pabesueshme…..
….jo per ndonje gje, po sot n’a beri moral edhe kryeministri ne TV, per punemarresit qe trajtohen si skllever ne 2015-ten m’Shqipni.
Kocua qe flet si kendez ne parlament dhe ben moralistin e madhe ti vij turp qe le gazetaret pa rroge.. Edi Rama do bej mire tu bej nje kontrroll ketyre plehrave “milioner” qe lene njerezit pa rroge. Nuk eshte hera e pare qe ky i ben keto gjera.
Te isha si gazetaret pa marre rrogen i kisha bere denoncim ne polici dhe tek zyra e taksave.
Si do t,ja beje Ramushka me të dy hajdutët e tij?
mund te jete e vertete por shikoni burime te tjera lajmesh per te qene te sigurte