Tatimorët nuk përballojnë terrenin, rinisin punën evazorët

9 Shtator 2015, 10:24Ekonomia TEMA

Administrata tatimore duket se nuk mund të përballojë me personel kontrollet në mbi 160 mijë biznese. Pikërisht kjo është dhe arsyeja që ekspertët nuk rekomandonin përqendrimin tek biznesi i vogël, pasi dhe sipas një studimi të FMN-së, kosto e burimeve njerëzore që duhen për të kontrolluar këto biznese i tejkalon përfitimet në rritjen e të ardhurave….

Aksioni antiinformalitet u duk se i dha rezultatet para se të niste. Lajmi se policia e rendit dhe tatimorët do të dynden në çdo cep të vendit i frikësoi bizneset për disa ditë, duke bërë që shumë prej tyre të mbyllnin aktivitetin. Por kur u pa se përgjatë dy javëve policia e tatimore dhe ajo e rendit nuk kanë mundur të jenë në derën e çdo dyqani, shumë prej aktiviteteve të vogla të biznesit kanë nisur punën në sërish në informalitet.

Nga një vëzhgim i  Monitor dje në zonën e Bllokut në Tiranë është shërbyer normal pa kupon tatimor. Një nga kamerierët pohoi se, aksioni nuk ishte aq i frikshëm sa u tha ndaj dhe puna ka vijuar normalisht. Pak më tutje një fast-food shërbeu në harkun e 5 minutave mbi 10 porosi pa kupon.

Më tej nëpër lagjet e Tiranës, njësitë e tregtisë dhe shërbimeve kanë nisur të hapen me orare më të gjata se javën e fundit pa kasën fiskale. Shumë prej tyre kanë vendosur të punojnë në të zezë, dhe janë vetorganizuar për të lajmëruar njëri tjetrin nëse ja tatimorët zbresin për kontroll.

Ekspertë të vjetër të tatimeve pohojnë se kjo situatë pritej, pasi administrata tatimore nuk mund të përballojë me personel kontrollet në mbi 160 mijë biznese. Pikërisht kjo është dhe arsyeja që ekspertët nuk rekomandonin përqendrimin tek biznesi i vogël, pasi dhe sipas një studimi të FMN-së, kosto e burimeve njerëzore që duhen për të kontrolluar këto biznese i tejkalon përfitimet në rritjen e të ardhurave.

Situata duket se është normalizuar edhe në rrethe. Bizneset e kanë filluar aktivitetin normalisht pasi i kishin të mbyllura aktivitetet për më  shumë se katër ditë. Te 600 grupet e kontrollit që tashmë janë në terren nuk mund të jenë në të njëjtën kohë në të gjithë qindra mijëra pikat e shitjes së mallrave dhe harbimeve në të gjithë vendin.

Një nga ekonomistët e njohur në vend Llazi Balliu tha për Monitor se aksioni antiinformaliet duhet përshëndetur, por dështimi sipas tij është sigurt nëse bëhet me selektivitet. Ai tha se, përdorimi i kasës edhe për disa kohë në Shqipëri do të jetë joefektiv për vetë ndërgjegjësimin tatimor që kanë bizneset. Ai tha se edhe për disa kohë tatimet duhet të mblidhen duke i klasifikuar bizneset sipas xhiros, ndërkohë që përdorimi i kasës të lihet fakultative.

Monitor

18 komente në “Tatimorët nuk përballojnë terrenin, rinisin punën evazorët”

  1. Taqua says:

    Llotaria e zhgjidh kete,nuk ka nevoje per polici,organizoni llotari javore me Nr kuponi dhe è bene qytetari punen e policit nuk iken pA marr kuponin sepse fiton milionin…

    1. populli i varfer says:

      O Taqoooo,nuk e kane prej verteti….Kushedi cila eshte djallezia e rradhes apo padituria e rradhes…Mjer populli !

  2. salem says:

    Hajduti nuk mund ta kap hajdutin se kan vjedhur bashke.
    Keta tatimor duhet te vene te gjithe ne gurg se keta e shkaktuan kete situate,po Rama qenka edhe qorr.
    Si ka mundesi qe edhe lokalet luksoze po bmyllin qepenat paradite dhe pasdite e ter naten bejne kerrdine?
    Kaq sylesh eshte Rama me ata qe e pasojne.Dilni pasdite dhe ne mbremje te shikoni c’behet.

  3. deni says:

    Mos u merrni me fukarenjte por merruni me Bankers Petrolium qe ben xhiro vjetore 545 milion dollare dhe spaguan as nje lek,banditet qe vjedhin Naften e Drashovices milona leke ne dite te lidhur me politiken, koncesionet e Kromit,Bakrit,Telefonine Celulare,2K,etj qe punojne me dy bilance dhe firmat i kane pa fitim por kane miliona euro……

    1. A duam shtet apo jo!!!!! says:

      Te gjitha keto qe permende punojne vetem me 1 Bilanc… Duket qe nuk kepunuar ndonjehere ne kompani nderkombetare.
      Bankers ka specifika te tjera… per sa kohe nuk mbulon humbjet e akumuluara nuk paguan Tatim Fitimi… Kjo klauzole, stimulon rritjen e shpenzimeve, te konsulencave fiktive etj etj…
      Per sa kohe perfaqesuesi i shtetit shqiptar nuk ka asnje pergjegjesi p[enale, kur firmos nje marreveshje,koncension, etj…. keto gjera do degjojme ngahera

      1. “2k etj qe punojne me dy bilance!545usd xhiro 543 shpenzime ………

  4. Endri says:

    Reforma nuk behen me radikalizem, per me teper ne nje situate krize. Ne nuk jemi shtet social me mundesi te mbeshtese me ndihme ekonomike keto shtresa qe mund te preken.
    Ketu nuk behet fjale te preken bizneset e vogla, lokalet, restorantet, punishtet, por me kete nisme do te preken Mikrobizneset qe me zor nxjerrin nje te ardhur per te jetuar.
    Patjeter duhet te paguajn te gjithe taksat, por para se te vendoset ligji dhe ndeshkimi, duhet te shikohet a eshte i hartuar mire ai ligj apo eshtenje mbetje te vjeter qe nuk jep fryt, por vetem demton.

  5. Endri says:

    edhe dicka:
    Po VIPAT po i kontrolloni, apo ata jane financuesit e partive dhe qarkullojne fondet e politikaneve?
    Pse nuk ka transaparence per ta, sikur dalin keto komente per biznesin e vogel? Shkoni kontrolloni se pas tyre ka vorbull borxhesh, evazioni, pastrime fondesh e lemsh qe ndoshta nuk keni apo nuk doni ta zbuloni. Por te pakten taksojini sic duhet.
    Apo varja,biznesi i vogel me tavolina qe me zor paguan qerane apo borxhet, ai duhet thare e vdekur..
    Ku jane politikat e subvencionit te biznesit te vogel, qe ai te punesoje te tjere, te vijoje biznesin.
    Nepermjet nje biznesi te vogel ushqehen 4-5 familje; llogariteni sa bejne ne total, pastaj llogaritni se sa punesim kane shoqerite VIP-a.

  6. lefter says:

    As keta palo experte nuk i kuptoj, as dhe shkrimin se nuk perballohen kontrollet dhe e paska thene dhe FMN! Kontrollet, zoterinj nuk behen me fushate dhe pastaj ata te bejne si te duan. Kontrolli behet ne fshehtesi ne nje date apo dite te pa caktuar dhe ata qe zihen me shkelje thyhen ne veshja me gjobe maximale. Keshtu veprohet gjate gjithe kohes dhe s’ka nevoje per njerez shume apo fushate. Pastaj kontrollohen dhe qytetaret per ato qe kane blere, qofte edhe ne rruge, u kerkohet kuponi i blerjes dhe denohen. Keshtu ben qe qytetari te mos ikij pa dokument blerje dhe shitesi te te japi vete me deshire apo pahir kuponin e blerjes. Lereni broçkullat! po te duash te besh pune te mire e ben me pak njerez dhe shume efektivitet.

  7. arditi says:

    Une mendoj qe kryetari i partise “Fajin e ka Saliu” duhet jo ta heqi Drejtoren e Tatimeve, por ta perzeri me shkelma perpara se te jete vone. Ju si thoni o njerez?

  8. krenari says:

    Prapaskena e ketij aksioni eshte qe te mbyllen dyqanet evegjel dhe te mesem dhe te fitoj rrjeti i supermarketeve. te kontrollohet gjithcka nga nje dore dhe fitimet gjithashtu.

    1. biznesivogelme10miljonborxhe says:

      dhe mendoni qe pas rrjetit te supermarketeve vjen pastrimi i parave te ndyra te korrupsionit galopant dhe te trafiqeve nga me te ndyrat……

    2. babo says:

      Me ket llogjike te ndritur qe po na jepni i bie qe dhe po u kapen 5 hjadute prapaskena eshte qe te lihen te vjedhin disa te tjere, po u kapen 5 vrases ka prapaskene se duan qe te vrasin vetem ‘ata’ jo te tjeret, po u vendosen shume gjoba per makinat eshte per te mbushur arken e shtetit… e keshtu me radhe…pra kot lodhemi ti leme te gjithe te bejne rrumpalle sipas qejfit.

      hajde mendje hajde

  9. Mali-bardhe says:

    Per te patur sukses dhe ndergjegjesuar shqiptaret po te perdoret kjo skeme per nje fare periudhe do te jete vertete nje arritje. Konsumatori per blerje ushqimore kur ruan kuponin tatimor dhe qe arrin shumen 10.000 leke te reja ti kompesohet 5 % e shumes. Per blerjet e tjera kjo perqindje te jete me e vogel deri ne 2 %. Po te behet nje krahasim mujor do kemi nje rritje mbi 40%.

  10. gazetari me 4 klase says:

    Hahaha! Prit se kjo seshte gje hic. Duhen edhe nja 500 mije te tjere per te kontrolluar kuponin e bleresve hehehe….. Ja ku u tejkaluan premtimet elektorale te 300 mije vende pune! Do paguajme dy agjente per cdo biznes qe tu bejne klienteve fresk kur dalin. Ohohoho cu kenaqem me Rilindjen!

  11. ILIRIA says:

    Skane se si ti perballojne kur keta shkojne nga 3 apo 4 here neper bisneset qe jane te rregjistruar dhe brenda rregullave dhe nuk shkojne tek ata qe jane fare pa rregjistruar qe ti futin te gjithe ne brazden e ligjit, dhe pastaj te merren me xhiron e subjekteve duke filluar nga Bisneset e medha se evazioni andej vjen qe punojne me 2 Bilance dhe me nga 3 apo 4 NIPTE se po u mblodhen ato Bisneset e vogla qe mbajne familjet me buken e gojes jane te mbledhura automatikisht.

  12. Ne aktivitetin qe kam ketu ku jetoj,jashte vendit,nuk preme kupona ose nuk e mbuluam vitin me kupona…..por nga policia financiare me erdhi 3300 euro !

    Ata e marin hakun e tyre ,mos pre po deshe ,por dhe po te kapen ne flagrance pa kupon….gjobe te rende te pret .

  13. ERF says:

    edhe une jam dakort me Arditin duhet te hewe urgjent Drejtoreshen e Tatimeve se ate detyre e ka marre qe ta kryeje bet dhe jo tja beje Kryeministri.Me ca shoqe e cupelina qe ka mbledh ajo ne Tatime si te zyra juridike e ne personel nuk behet pune !Largoje z.kryeministrr sa te mos jete vone se kjomund tebehet shkak ideshtimit tend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje