“Këtu problemi s’ështe te të dënuarit, por te të padënuarit si Berisha e Basha, që i kanë duart me gjak”

22 Shtator 2015, 09:28Politika TEMA

Skënder Gjinushi thotë se debate për dekriminalizimin në politikën shqiptare, është një farsë.

Ai shprehet se këtu problem nuk janë të dënuarit që duan t’i heqin nga politika, port ë padënuarit.

Dy më kryesorët, sipas Gjinushit, janë Sali Berisha dhe Lulzim Basha, që kanë qenë vatër korrupsioni për vite me radhe dhe për më tepër, kanë vrarë njerëz të pafajshëm.

Që të kishim një politikë më të pastër, ose politikanë gjithnjë e më pak të implikuar, ose një gjyqësor gjithnjë e më të pavarur, do duhej që çdo tendencë për të kontrolluar apo mosndëshkuar, të ndëshkohej me votë. Kjo nuk ndodh gjithmonë.

Ndodh ajo që sa më i përfolur të jesh, aq më shumë vota merr, dhe sa më problematik të jesh, aq më përkrahje ke në qarqet mediatike.

Ky bashkëkompromentim ka bërë që të mos funksionojnë valvulat kryesore si vota dhe dorëheqja. Në Shqipëri, edhe një herë që u bë protesta kundër korrupsionit, u quajt e tepruar kur në tërë botën politikanët japin dorëheqjen, jo sepse janë më të ndërgjegjshëm, por janë të ndërgjegjshëm se ata ndëshkojnë partinë, janë të ndërgjegjshëm se pas atij skandali po nuk e pastruan veten, nuk mund të riciklohen.

Në Shqipëri është ndryshe.

Rezistoi Saliu në ’96, ’97, ’98, mbijetoi dhe u riciklua.

Bëri ç’bëri Luli me Saliun në 21 Janar, kërkoi të merrte Tiranën. Me vrasje të zbardhur dhe pa u ndëshkuar, Luli kërkoi të fitonte Tiranën. Dhe kur nuk fiton, vjedh dhe votat.

Po nuk arritëm të ndëshkojmë krimin, korrupsionin apo abuzimin, atëherë bëjmë një ligj për të ndëshkuar të pandëshkuarin.

Pra, në Shqipëri problem qenkan të dënuarit dhe jo të padënuarit!

Reforma nuk ka shumë entuziazëm për hir të së vërtetës.

Duhet një përpjekje për ç’bllokim. Është e vështirë sepse duhen të bëhen dhe ndryshimet kushtetuese. Duhet të funksionojë 60 përqindëshi i popullit.

Ne kemi problem zbatimin e ligjit.

Varet sesa ligji dominon në shoqëri.

Reforma reale në drejtësi është që ajo luftë që ka filluar në drejtësi të disiplinojë qytetarin, t’u binden rregullave të shtetit duke filluar që nga trafiku rrugor, në pagimin e detyrimeve të energjisë e tatim-taksave. Lufta duhet të kishte filluar paralelisht edhe nga lart.

Kjo do të bënte që gjyqësori të fitonte autoritetin e duhur më shumë sesa ndryshimi i ligjeve, apo përmirësimi i legjislacionit”, shprehet Gjinushi.

Duke komentuar raportin “secret” të OSBE-së, Gjinushi tha se nuk ka nevojë për raporte, pasi këtu dihet kush ka vjedhur dhe kush ka vrarë.

Ai ndërkohë shprehet pro ndryshimeve në qeveri, pasi sipas tij, ndryshimet vetëm e përmirësojnë qeverisjen./b.l

16 komente në ““Këtu problemi s’ështe te të dënuarit, por te të padënuarit si Berisha e Basha, që i kanë duart me gjak””

  1. Blushi says:

    Me Ramen jeni njerezit me te sakte dhe me te vertete ne kete vend.

    1. Tani says:

      Bravo Gjinushi qe gjithmone i ka thene gjerat sic duhet. Kurse Rama i harroi premtimet ne 23 qershor. Prandaj dhe nuk i mbajti njerezit si Gjinushi, sepse keta do ja kujtonin premtimet e 23 qershorit. Tashme jam bindur plotesisht qe Edi Rama i shiti socialister dhe 21 janarin ne Lalez.

  2. Daku says:

    E sakte o Profesor, mu ne koke i ke rene, problemi jane te padenuarit!

  3. Pirro says:

    Si gjithmone analize brilante e trurit te se majtes…

    1. LILOLABJA says:

      Ndaj te njejtin mendim,zoti Pirro keni komentuar per gjithe vitin
      pershendetje.

  4. I ke rene gozhdes ne koke i thone. Sakte

  5. albano says:

    si RAMA NUK I DENON …. DO ME THENE SE ESHTE EDHE AI NE MERDE DERI NE GRYKE SI KETA TE 2 …. BERISHA BASHA JANE KRIMINELA … PO RAMA META CFARE JANE …. TE KORRUPTUAR VJEDHESA …JANE NE NJE BANDE QE BEJNE SIKUR URREHEN ..POR VJEDHIN POPULLIN SE BASHKU ….. SA LEKE KANE BERE NE KURRIZ TE POPULLIT …. MILIONA …. TE 4 DUHET TE FUTEN NE BURG …PER ABUZIM DETYRE …. POR GJUKATA ESHTE GJITHASHTU E KORRUPTUAR …. JANE MIQTE E VET …QE NUK E BEJNE PUNEN … FUSIN NE BURG NJE TE VARFER QE SPAGON DRITAT …DHE NUK FUSIN NE BURG TE KORRUPTUARIT … QE PO JA THITHIN GJAKUN POPULLIT …

  6. Aurelius says:

    Po na i ka fajin corapekuqi, qe eshte vet i dhjere deri ne gryke. Ato raportet evripiane nuk dalin kot. Ka ngrene edhe edushka nje luge corbe te prishur, dhe tani vjell gjithe jeten e ska byce te denoje babe e bir.

  7. zonja Milo. says:

    Zoti Gjinushi: Ajo qe thua eshte è vertete,se ligji duhet me par te denoj Sali Berishen qe ka lyer duaret me gjak ,bashk me Lulzim Bashen ,pastaj te tjeret.po nuk u arrestua truri i krimit ,ai ligj nuk vlen
    Si ka guxim dhe del publikisht Sali Brisha duke kercenuarkryeministrin?????!!?!?!!! Nuk e di por kjo eshte per te ven kujen.Ky njeri nuk ngopet me gjak!Zoti e heqt qafe nje ore e me pare!

  8. Charlie says:

    edi rama eshte buracak sic thoni ju bashadhe berisha,jo burme nje r si qe vrisni njerez ne mes te bulevardit,prandaj mbylle ate ha…

  9. Charlie says:

    edi rama eshte buracak sic thoni ju basha adhe berisha,jo bur me nje r si ju qe vrisni njerez ne mes te bulevardit.

    1. Charlie says:

      edi rama eshte buracak sic thoni ju basha adhe berisha,jo bur me nje r si ju qe vrisni njerez ne mes te bulevardit.

  10. Q.S says:

    Se luan as topi. Po kur do I denoni?

  11. fidaiu says:

    e kam thene dhe sterthene se ai vend do qetesohet kur te futen ne burg kokat e nxehta te partise demokratike qe duan pushtet me kalloshnikove.ketu nuk eshte puna te futen ne burg kot me kot po per maskaralleqet qe kane bere dhe flitet poshte e lart.dy gjera duhen bere nga drejtesia :ose ne burg ose heronj

  12. Kusaxhe says:

    Me pelqen , por je shume me vonese Ku ishe ne 96,97 e 98 ??????

  13. LORA says:

    Problemin e pandeshkueshmerise e niset ju te paret ,zoti Gjinushi.
    Zotrote nuk kishe kohe per drejtesi,ndersa beje Kryetarin e Kuvendit, pas varrosjes se shtetit me 1997.
    Saktesia e jote nuk mund te vihet ne dyshim asnjehere,me kushtin qe ti sherbeje xhepit tend.Ja keshtu jane tere soji i frankofoneve ,qe studiuan ne France me parate e Popullit Shqiptar dhe bursat e Partise se Punes.
    Komentuesi “Kusanxhe” te thote je vone,,,,une te them i ke konsumuar perfundimisht shanset qe te besuan shqiptaret;une si nje shqiptare nuk te besoj me.
    TUNG.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje