Kompania ka falsifikuar të dhënat e makinave të saj në SHBA, duke pretenduar se ishin më të pastra, seç realisht ishin.
2. Si e bënë atë?
Duke instaluar një software brenda kompjuterave, që njihte automatikisht kur makina po testohej dhe që tregonte nivelin e vendosur nga kompania të performancës së makinës.
3. Si u përhap problemi?
Rregullatorët thanë se 483 mijë makina të shitura në tregun e SHBA nga viti 2008 – 205 u gjetën me certifikata të dhënash të falsifikuara.
4. Cilët modele janë të përfshirë në skandal?
Modelet përfshijnë: Jetta, Beetle, Audi A3 and Golf nga 2009 në 2015 , duke përfshirë edhe Passat në 2014 dhe 2015.
5. Vetëm VW po e bën këtë?
Një investigim i SHBA ka treguar edhe se të tjerë kompani mund të kenë përdorur të njejtën praktikë për të shpërndarë mjetet e tyre në tregun e kësaj industrie.
Skandali i Volkswagen ka shpërthyer si një bombë e vërtetë në industrinë e makinave por jo vetëm. Skandali, që befasoi investitorët, pati ndikim të menjëhershëm tek aksionet e Volksëagen, të cilat që nga fillimi i javës kanë rënë në tregjet financiare me 30 për qind
Mediat raportuan Martin Winterkorn u detyrua të japë dorëheqjen pasi u mësua skandali i trukimit me anë të një programi që tregonte shifra të pasakta të emetimit të gazrave.
Ajo çfarë bëri bujë tani është “pensioni i majmë” për Winterkorn. Mësohet se kompania i ka ofruar atij një bonus të jashtëzakonshëm pleqërie, prej 33 milionë dollarësh.
Skandali që ka përfshirë Volkswagenin po përhapet edhe në shtëpitë e tjera automobistike. Sipas gazetës gjermane “Bild”, edhe BMW mund të jetë përfshirë në këtë skanda: X3Drive 20d prodhon emetime gazi 11 herë më shumë se sa limiti i normave europiane. Kompania nga ana tjetër përgenjeshtron duke thënë se “BMW nuk i manipulon makinat e saj”.
Seat, nga ana tjetër, sipas gazetës spanjolle “El Pais”, ka montuar që nga 2009 mbi 500 mijë motorë diesel të inkriminuar. Seat është filiali spanjoll i grupit Volkswagen./ Monitor
Manipulimi është pjesë e jetës në çdo fushë të saj. Do dalin edhe të tjera, ky është vetëm fillimi.Pastaj do fillojnë me pajisjet elektronike shtëpiake, që prishen sapo mbarojnë garancinë, me ushqimin që hamë, me rrobat që veshim.
lerini keto idiotsira ot gazetare! shkoni ne amerike e shikoni “track”-et e tyre cfare tymi nxjerrin! do ju duken oxhaket e elbasanit te vegjel! kjo eshte lufte kundra gjermanise dhe ekonomise se saj!
dje po lexoja nje shkrim rreth kesaj historie,ishte nje pedagoge greke ne nje universitet te MICIGANIT qe ishte bere iniciatoria e nje studimi i cili kish nxjerrre zbuluar VOLKSVAGENIN,duke zbuluar se ndotja e tyre shkonte ne 40 here me shume se ajo qe pretendonte kompania,dhe kishin informuar qe ne 2014,per kete kompania mori nje gjobe 18 miliarde dollare mos gaboj dhe gjyqet vazhdojne akoma.kjo vertete qe eshte pjese e nje lufte ekonomike,po ne momentin qe te kapin,aha …….
O baca i kkkkkkkkk……
Nuk eshte aspak e vertet ajo qe shkruan…
Kte trukim e ka zbulu Icct (International Council on Clean Transportation)e USA-s ,qe eshte e perbeme kryesisht me ish punjonjes te EPA!
Megjithese gjithcka lidhet me “paren” si gjithmon dhe nuk eshte zbulu se ju plasi shume per ambientin se sic thote nje komentus me siper truck-et ose pick up-et e Amerikanve ndotin me shume se nje fabrike!
I gjithe studimi bka si qellim Diesel-in dhe Benzinen …
Benzina ne USA kushton shume lire dhe per kte arsye favorizohen makinat me benzine!
Ndoshta ke te drejte. Keshtu u be dhe me lopen e çmendur dikur per te bllokuar tregun anglez, por meqense thua qe eshte greke ajo, paska nxjerre kollen. Per te ulur nje kompani ose dhe per ta falimentuar, nuk vepron me ekonomi e tregut, konkurenca, por dhe gazetaria. Nuk theme se gjithmone eshte keshtu, por sistemi qe jetojme ka çmendurira nga me te ndryshmet dhe nuk mbeshtetet vetem ne konkurencen, por me shume ne politiken e tregut. Politika e tregut dhe jo ekonomia e tregut, sot ka hedhe rrenje, prandaj dhe punet shkojne kaq per lume.
behet fjale per vw me nafte…jo me benzine
Sakte dhe gjithcka lidhet me cmimet e ktyre dy karburanteve!
Dihet boterisht qe ne USA lobohet fort per Benzinen !
Nejse kjo nuk shfajson aspak trukimet dhe sidomos ministrit e transporteve qe kan gati 40 vjete qe bejne qorrin dhe shurdhin !
Sistemi i vjeter i rruleve nuk permbush kushtet!
O gazetare, mos e degjeneroni shqipen duke folur si nje pjese e derrave te parlamentit. Shprehja “..jo vetem.” pasohet “..Jo vetem aq ose kaq.”