Prej dy ditësh, sikurse pritej, po dalin me nxitim njerëz që kanë arsye personale të mbrojnë se vendosja e asaj pllakës që e cilëson Kalanë e Lezhës si e rindërtuar nga i madhërishmi Sula, pra na e etiketon gjënë tonë nisur nga vështrimi i ndonjë myteberi të Perandorisë shekuj më parë, pra na e tëhuazon, pra na e bën ta shohim Kalanë ku kanë kaluar akte të mëdha të historisë shqiptare me syrin e tij, gjoja qenka respekt ndaj historisë.
Fali Zot se nuk dinë se çfarë thonë!
Pllakatën na e paskan gjetur dhe na e paskan vendosur në mur.
E përsëris, paraqitja për publikun e trashëgimisë kulturore nuk është thjesht monopol historianësh a arkelologësh, ndonëse kontributi i tyre është i madh, por kërkon disa nivele kompetencash, përndryshe u morëm më qafë më keq sesa e kemi bërë copë – copë parkun e madhështisë sonë monumentale.
Po e shpjegoj pak më qartë.
Jo cdo tabelë që ka rënë duhet vendosur në vendin nga është rrëzuar. Më kujtohet se në një krijim letrar të Kadaresë dikush ngriti një tabelë që kishte rënë dhe ku shkruhej në gjermanisht : “Këtu na qëlluan, bëni masakër!” Andej kaloi një divizion i dytë nazist dhe pasi lexoi tabelën masakroi Borovën.
Kuptojeni lidhjen që bëj.
E para, ajo tabelë edhe nëse është padyshim një vlerë historike, askush besoj nuk është në gjendje të vërtetojë se përmbajtja e asaj që shkruhet atje është e vërtetë. Pra një tabelë historikisht nga ana materiale mund të jetë e vërtetë, por nuk do të thotë se përmbajtja e saj që shkruhet atje është e vërtetë. Pastaj, edhe sikur të jetë e vërtetë, që Sula quhet i përndritshëm a ku e di unë, kjo është pikëpamja e servilëve të tij, dhe jo e jona. Imja jo të paktën. Cfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se ajo tabelë duhej shoqëruar me një kundërtabelë shpjeguese ku të tregohej se çfarë vlere historike relative dhe të kufizuar kishte tabela historike me fjalët që përmbante.
Se ndonjë armik i Sulës do të kishte shkruar : “Këtë kala e ndërtoi Sula duke abuzuar me fondet e perandorisë dhe duke detyruar me kërbaàç banditët vendas të bartnin gurë e dhè për disa vjetë.”
Historia është objektive, por paraqitja e saj është gjithmonë subjektive.
E dyta, patjetër që tabelat e gjendura mund të rivendosen, a thua se po zbulojnë vezën e Kolombos, por, kur në një Kala, atje a gjetiu, nuk ka asnjë tabelë tjetër të hajrit, për të treguar jo një pjesë të historisë të kalasë, që edhe ajo duhet respektuar, por pjesën tërësore të saj, kjo tabela krijon keqkuptime. Të pajiset kalaja dhe të gjitha kalatë me treguesit përkatës, mos jenë si mure vdekjeje, të tregohet se ajo kala e stërlashtë ka parë shumë si Sula dhe shokët e vet të përndritshëm të kalojnë andej, pastaj të vendoset edhe tabela për Sulejman padishahun. (Unë në fakt filmin serial nuk e kam parë, por te Al Pazari diçka kam ndjekur. Tip i këndshëm më është dukur.).
E treta, kur dihet se kalaja është e zhytur në nje mjedis social multikulturor, të ndjeshëm edhe për shkak të besnikërisë të një komuniteti të rëndësishëm për ruajtjen e vlerave të veta katolike, ku ndjeshmëritë janë të larta, të vesh një tabelë pa bërë kujdes jo vetëm për “faktin historik” por edhe për imazhin e vlerës kulturore në publik, kjo do të thotë të jesh naiv, se provokator është shumë të them. Aq më shumë kur ai komunitet sheh me sy dyshimi edhe intelektualë që pesëqind vjet otomanizëm nuk i quajnë pushtim. Dakord, por të paktën kur të shkatërrojnë kalatë – akt pushtimi është… Për të tjerat debatojmë herë tjetër…
Pra, hiqeni atë argumentin se ajo pllaka skandaloze na paskësh qenë atje dhe prandaj meqë e gjetëm, por e rivendosim…duke respektuar historinë. O pika e respektit për historinë, pse ajo është historia!!!
Mos na habisni me injorancën tuaj në marketimin e vlerave të kulturës sonë të traditës…
Mos na bëni të qeshim me ju. Na lini të qajmë nga gabimet tona që duhet t’i rregullojmë dhe të bëjmë autokritikë të thelluar…
Pajiseni si duhet me tabela rrëfyese kalanë dhe askush nuk krijon keqkuptime…
Sula ka kaluar ndofta andej me dorën dhe myteberët e tij, por aty kanë kaluar burra arbërorë që duhen vendosur në majë të identitetit të kalasë sepse atë kuptim ka për ne. Po të ishte koha e Sulës ende, ndoshta ajo pllakatë skandaloze do të mjaftonte…
Eshtë njësoj si te dera e ministrisë të kulturës të mos ketë asnjë pllakatë tjetër, vec asaj : Kjo ndërtesë është bërë me ndihmën e të lavdishmit J. Stalin, shkatërruesin e Hitlerit, kolektivizuesin e bujqësisë sovjetike, sjellësin e traktorit të parë në Shqipëri, burrit me mustaqet më të bukura të kohës të tij, vazhduesit të veprës të Leninit, në vitin e hixhrit 1950 e ca…
Imagjino se çfarë do të ishte bërë…
Sa për sqarim, unë e respektoj historinë e peradorisë osmane për atë që ajo ka qenë, sigurisht, përulem për ato vlera që ka krijuar dhe i ka dhënë historisë të botës, por mbi ilirët dhe shqiptarët vendos vetëm Zotin…
Dhe e dyta, shpreh bindjen se zonja ministre e kulturës është një intelektuale e vërtetë, di se çfarë flas, dhe i di këto gjëra po si unë dhe mos më mirë…Por, jo për cdo gjë që ndodh nëpër kala është ajo direkt përgjegjëse.
Ndërkaq, unë përkrah cdo nismë të komunitetit lezhjan që të mbrohet kalaja e Lezhës, si nga zhgarravimet dhe dëmtimet, ashtu edhe nga budalliqet që nuk i bëjnë vetëm nëpunësit e perandorive…
Kete mendim kam shprehur edhe une kur e mora vesh.
Si c’del; Auron Tare do te beje “shpikje” ne kurriz te identitetit tone,pse jo te mare edhe ndonje “levdate” nga “vellezerit” turq qe u dashka to qujme vellezer se na shkerdhyen per 500 vjet.
Ne histori thuhet se ajo kala ka qene shume kohe para se te vinin turqin e poshter.(po le ta thone historianet)
Zoti Auron ben mire te shikosh nga nendeti se mbi toke qenke….
Ore ngelet duke u mar me 1 cop gur te Shkruar para 500 vjetesh. A ka mbet ndonje Lezhian Shqiptar….. Merni mo 1 Çekan dhe beheni 500 copë ku mos ti mbetet më nishan dhe as bujar nishan.
ne fakt me sa jam ne dijeni une auron tare por edhe lame nuk kane kerkuar kurre qe ky mbishkrim te vendosje ne Kala. vendosja ka qene veprim i ministres se kultures. Por tare dhe lame kane ngritur zerin kur mbishkrimi eshte demtuar kjo ehste e verteta dhe mos spekuloni kot. Prof Fuga mund te jape opinionin e tij por nuk do te thote qe ka te drejte pasi mbishkrimet historike jane pjese e trashegimise kulturore te nje populli sido qofte ajo trashegimi.
I kudo-ndodhuri, krye-mendimtari, i pa-duruari, prof. FUGA duket i opsesionuar nga mendimi egocentrik se ai eshte i vetmi dhe i pazevendesueshmi per te dhene opinionet e tij ne te gjitha sferat e mendimit njerezor: histori, art, kulture, mjeksi, fizike, kimi, ndertim, mekanike, etj. etj., duke derdhur e ndricuar me njohurite e tij te pafundme ne mediumet televizive, te shkruara, auditore, online, offline, reale, virtuale, deri ne skutat me te errta te universit…
Z. Plak
Prof. Fuga eshte nje njeri qe shqipfolesit e ndjekun me interres mendimin e tij, dhe ky vete eshte aktiv ne ceshtjet tona (dhe ktu e falenderoj), ju nuk keni nevoje te pellisni.
Un Z.Plak shikoj 1 kapacitet te cmuar, te pazevendsushem, te ju qe duhet ti aplikohet agrikulturs sa ma par.
ps: jeta mik eshte me e thjesht se c’e imagjinon, ske nevoj te pellasesh.
diten qe fuga nuk ka me mendime interresante, njerzit nuk e lexojn e gazetat nuk e publikojn.
ps 2: Megjithse njerzit erudit eshte e veshtire qe ndo1 dimer tja cojn dem te korrmen sic mund ta bejn nder fushat tuja
Zotit Jakin prej Shkodret.
Nuk m’duket cudi qi sikunder juve, ka edhe t’tjere “shqipfoles qi e ndjekun me interres” profesorin. E paci me jete dhe ju kjofte per hajer, sidomos n’prag dimri per t’mos e cue dam t’korrmen!
Pyetja ime eshte, nese e paguan Mero Baze per ato qe shkruan?
Artan shkrim i sakte por kujdes se mongolet shqipfoles do te bejne grek e sllave….
po nuk kemi historian ne,, jane te gjithe te shitur, ai tjetri shikon telenovelen dhe thote pse mos ta veme sulejmanin ketu te kalaja ,, ajde historian ajde
Nuk po ju hiqen qafe turqit,gjeten brume tek sunnitet e shqiperise dhe po ju blejne pak nga pak,edhe ca vite do behet historia e re ku do te dominojne turqit.dihen arsyet pse kristianet shqiptar dhe epirote nuk e perqafuan kurre islamin per 500 vite.juve qe e doni do ja shikoni hajrin shpejt.gjeten nje hale me dyer te prishura ne ballkan turqit dhe u kthyen prape,kjo punon per kantonizimin e tokes dhe per kristianet ne jug te kerkojne shkeputje nga kalifati i erdoganit dhe bashkim me shtetet evropiane ne ballkan.historia po perseritet.juve me hasanet neve me evropen.
Profesori e ka sakte po “profesoret” e rilindjes qeevrisin…
dhe qeveria nis te merret dhe me keto pune.Gaz i botes…
Kumbare-hanem,kjo robinj e Sulejmenit,jo duhet te hiqet,por duhet te qerohet si ministre.
Duke e hequr ne tregohemi njesoj si talebanet qe shkaterruan skulpturat e budes. Historia eshte histori dhe nuk ka kuptim te ndryshojme cdo gje se aktualiteti ndryshon nga 500 vite me perpara
Kalaja e shen stefanit u kthye ne rozafat tash kalaja e lessios kerkojn ta kthejn ne ate te sulejmanit?
Nga serbo ortodokse ne katolike e nga katolike tashme ne myslimane e me ju lumsha historjanve se neser do ta bejn kineze vecse mos vdekte ndonje kinez ne te si vizitor se edhe kina na ngeli mes nesh!
Ka shume ane per te disktutuar pro e kundra, ashtu sic dhe bejne shume komentues. Unejam asnjanjes, pormeqe e fillova dua t’i bej nje verejtje akademikut Fuga. Fillim mbarim perdor fjalen “kala’. A eshte kjo fjale shqip apo turke. Une e di s’e shqipja ka huazuar shume fjale jo vetem nga (osmanishtja)turqishtja, por po keshtu shume prej tyre, duke u gjetur homologia ne shqip eshte detyrim, qe te perdoret ajo si ne kete rast emri “kështjellë”, ashtu si shume fjale te tjera kane zene vend ne shqipe po nga turtqishtja dhe qe nuk kane sinonimin perkates ne shqip, sidomos embelsirat si bakllava, revani, llokume etj, ne daci dhe qofte. Te gjithe ne te tjereve edhe mund te na falet, mund t’i falet edhe profesorit ne biseda te zakonshme, por jo kur shkruan dhe ato e lexojne me qindra njerez. Kush vec akademikeve duhet ta japin kete shembull?
o prof Fuga, cfare problemi ka nese vendoset ajo pllake? Ne Shqiperine tone, ka ndertuar te gjitha ministrite pushtuesi italian, mos duhet ti mohojme ose ti shkaterrojme meqenese jane ndertuar nga pushtuesi? Pastaj me ate justifikimin se ne Lezhe eshte komuniteti i ndjeshem katolik, ja ke fut kot. Po pse o prof, duhet te ecim mbi baza komunitetesh fetare ne Shqiperi? Po te ecnim mbi naza komunitetesh dhe cfare deshironin komunitete, ju ma merr mendja, e imagjinoni se si perfundon Shqiperia. Thuaj shyqyr qe shteti nuk i llogarit fare komunitetet per pretendimet e tyre.
He mo se nuk eshte ndonje gje e madhe! Sot nje gur ne kala, neser nje gur ne qafe! Si fillim paraja e huaj e turkut, e pastaj me radhe xhamija, shamija, heqja e pijes, mbyllja e diskos, perzenie, helmime, denime, prerje e dores, e qafes, … deri vetvrasje!
Eshtë fatkeqësi kur ministia e kulturës kujton se di çdo gjë
A e keni vene re qe asnje popull ne evrope nuk na do?dhe arsyeja eshte vetem nje.adhurimi qe kemi per rracen mongole.dhe aq me teper kur I kemi pasur dhe pushtues.mbajme me zor bishen aziatike me nje kembe ne evrope. Jemi shume patetike me se fundi.