Adi Darsi
Crown Agents mbetet plotësisht e përkushtuar për të mbështetur Qeverinë Shqiptare në përpjekjet e saj të vazhdueshme për të reformuar administratën publike e për të luftuar mashtrimin dhe korrupsionin kudo ku ekziston. Ky ishte thelbi i nje deklarimi për shtyp të bërë nga kompania britanike menjeherë pas lajmit se qeveria shqiptare nuk ka ndërment të ripërtërijë kontratën me të. Në reagimin e bërë kompania që po asiston doganat shqiptare që prej gati dy vjetësh u kujton autoriteteve shqiptare se “programi i tyre nuk ka dështuar” duke sjellë edhe statistikat përkatëse.
Në deklaratën zyrtare thuhet se “Gjatë 20 muajve të parë të Programit tonë ne kemi identifikuar mbi 3500 raste evazioni fiskal apo lloje të tjera mashtrimesh në Dogana – çka do të thotë mbi 180 raste çdo muaj. Vetëm në 8 muajt e fundit, ne kemi identifikuar minimalisht 13 milionë Euro të ardhura të cilat në të kundërt nuk do të ishin mbledhur… Bëhet fjalë për para të prekshme, të cilat në vetvete përbëjnë një kthim shumë të mirë të investimit të bërë në Kontratën tonë.”
Po ashtu kompania sjell edhe shifra të tjera sic janë për shembull identifikimi i 80 rasteve të korrupsionit brenda Doganave, si edhe mbi 50 rekomandime specifike të bëra në vitin e parë të punës dhe vëren gjithashtu se ndërkohë që ka individë shumë profesionistë e të përkushtuar në dogana, mbeten ende shumë çështje të cilat duhen zgjidhur.
Ku është një mesazh i qartë për qeverinë shqiptare. Po ashtu edhe paralajmërimi i qartë se do të kemi një përballje të re të saj në gjykatën ndërkombëtare të arbitrazhit nëse kontrata me britanikët e Crown Agents nuk do të rinovohet.
576×324
– See more at: http://www.tematv.al/video/jTG6Et2GmEXvg3i#sthash.ceMIrETO.dpuf
Nuk po i lën të vjedhin bravo Crown Agents
Le “të shkojmë” ku të duam…ne tani po shkojmë “në Paris”…!
Ne qofte se kontrata mbaron dhe nuk i rinovohet pse duhet te shkohet ne arbitrazh? Ky eshte kercenim i paster.
Janullatos, ke shume te drejte.Ne gjyq shkon kur prisher kontrata dhe,jo kur nuk rinovohet.TILI TE VETMIT HAJDUT JANE ANGLEZET.KOLONIZUAN GJYSMEN E BOTES DHE E VODHEN DHE E RROPEN
Behet fjale per mos rinovim te kontrates, dhe jo per prishje te kontrates. Nuk mund te shkohet ne arbitrazh per mos rinovim, ajo eshte e drejte e te d’y paleve te kontrates.