Tirana e vitit 1921, nga Rruga e “Këpucbamësve”, tek ajo e “Fiqve”

20 Tetor 2015, 18:47Kulturë TEMA

Kryeqyteti ynë Tirana tashmë i ngjan një labirinthi ku jo vetëm “tironsit e vjetër” nuk arrijnë më të orientohen, por kushdo që vjen përpiqet të lerë gjurmën e tij ku të mundet dhe si të mundet, duke ndikuar jo pak në vlerat e përgjithshme estetike të kryeqytetit.

Çdo ditë sa vjen e bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u orientuar në bazë të emërtimeve të reja të rrugëve dhe shesheve.

Shpesh këto emërtesa më shumë kanë krijuar kaos.

Për të kuptuar sesa problematik është bërë ky problem, mjafton t’i referohemi historisë së kryeqytetit të Tiranës, sa i përket emërtesave të rrugëve dhe shesheve.

Shtetarët e parë të Tiranës që në vitin 1921 kanë bërë kujdes që emërtimi i rrugëve dhe shesheve jo vetëm të shprehe origjinalitetin kombëtar, por edhe anën funksionale të këtyre hapësirave.

Një dokument që mban datën 21 mars 1921, me firmën e një prej pinjollëve të familjes Frashëri, Skënder Frashëri, jep një tablo të qartë të emërtimeve të rrugëve dhe shesheve në Tiranë, shkruan Javanews. Ajo që bie në sy në këtë dokument është fakti se këto emërtesa shprehin edhe funksione të ndryshme të mënyrës së sendërtimit të jetës sociale të kryeqytetit, në bazë profesionesh, institucionesh, figurash historike apo të kohës, por edhe të datave kombëtare.

Sipas dokumentit, Tirana kishte të emërtuara 90 rrugë dhe sheshe. Në këto emërtesa gjen gjithfarë profesionesh e grupesh sociale duke filluar që nga: Rruga e Berrave, Fiqvet, Farkëtarëve, Këpucbamvse, Tellallit, Millit, Rrobaqepsve, Argjendit, Katundaris, Jevgjëve, Bukbamsve, Vajit, Çelikut, Teqes, Mullinit etj. Nuk mungojn edhe emërtesa rrugësh që shprehin institucione si Rruga e Qeveris, Shkollës, Mësuesit, Smunjëtores, Aeroplanave, Kishës, Myftiut, Teqes etj.

Në emërtesa rrugësh dhe sheshesh janë përfshirë dhe një sërë emrash qytetesh si Durrësi, Kavaja, Elbasani, Dibra etj., që vijojnë të rezistojnë edhe sot e kësaj dite. Mjafton t’i hedhësh një sy listës së mëposhtme për të kuptuar prakticitetin me të cilin operonin të parët tanë, për të kombinuar jo vetëm sensin gjoeografik të Tiranës, por edhe sensin praktik të organizimit të jetës së kryeqytetit duke filluar që nga emërtesat.

8 komente në “Tirana e vitit 1921, nga Rruga e “Këpucbamësve”, tek ajo e “Fiqve””

  1. Xibraka says:

    Nice font ka patur qe ne 1920. Cool njeri.

  2. E vertete says:

    Eshte interesant se askund nuk shof emer rruge per Skenderbeun,Kosoven,Camerine,Alfabetit te Manastirit etj.etj.Turp per ata qe kane qeverise vendin e varfer dhe te syrgjyrosur dhe kane emruar rruge me emra qesharak dhe banal.

  3. valbona says:

    ke ruga e fiqve shiste gjyshi i veliajt

  4. Horry says:

    Propozoj te kihen parasysh nga bashkia e tiranes dhe te nderohen me emra rrugesh keta figura te kombit tone te cilet me famen e tyre kane ngritur lart e me lart emrin dhe vlerat e vendit tone si ne fushen artistiko-kulturore ashtu edhe ne ate akademike:
    1.Rruga Bleona Qerreti
    2.Sheshi Çiljeta

  5. Shqipetar me pashaporte, dhe frymemares says:

    Rruga ish leshi
    Rruga ish trapi
    Rruga ish ishi te ishit

    1. Dervish Malluta says:

      Mungonte vetem rruga e bythophagosit (tfgs).

  6. Tom says:

    Rruga e Katundareve dhe Rruga e Jevgjiteve, krenaria e qytetit te Tiranes.
    Per komentuesin “E vertete”, shiko Nr 81, Sheshi Skenderbej.

  7. colombo says:

    Behet fjale per 90 rruge ,sot kemi shune me teper . dyta ka ndryshuar destinacioni i tyre . Me mire sot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje