SEKRETET e 33 kryeministrave/ Jeta e shthurur e Esat Pashës, vdekja nga kokaina e Iljaz Vrionit dhe një kryeministër pastues banjosh

5 Nëntor 2015, 22:57Politika TEMA

Gazetari Ronald Qafoku ka botuar një libër me sekretet e 33 kryeministrave të historisë së Shqipërisë.

Ai përmend disa detaje interesante në këtë libër, duke nisur që nga jeta e shthurur e Esat Pashë Toptanit dhe deri tek vdekja nga kokaina e Iljaz Pashë Vrionit.

Nga Roland Qafoku

kryeministrat shqiptarë ishin njerëz me të mirat dhe veset që kishin si çdokush. Xhaferr Ypi luante bixhoz në atë që e quante kohë të lirë. Trimi i madh, Esad Pasha, tmerrohej kur shikonte se pranë tij kalonte një mi, Ibrahim Biçaku më shumë kujdesej se çfarë disqesh do merrte me vete sesa të nxitonte se mos e kapnin komunistët atë nëntor të vitit 1944. Gjatë qëndrimit në zyrë Fan Noli luante në korno angleze dhe përkthente “Rubairat” e Omar Khajamit, ndërsa vendi ishte në prag të katastrofës. Fatos Nano më shumë mendonte për jetën e natës sesa çfarë do të thoshte të nesërmen në një takim me personalitetet në vizita jashtë Shqipërisë. Çdo verë, Sali Berisha kryeministër thyente rekordin e qëndrimit në ujë gjatë ushtrimit të notit në det. Gjatë takimeve në zyrë dhe në mbledhjet e qeverisë, Edi Rama vazhdon edhe sot të vizatojë në tavolinën e tij të punës. Në një formë apo në një tjetër, zakonet, veset dhe instinktet e tyre ishin dhe janë po aq njerëzore sa të popullit që kanë përfaqësuar dhe përfaqësojnë. Fundja edhe kryeministrat ishin dhe janë njerëz.

KRYEMINISTËR ME GAZETË QEVERIE

Kishte 8 muaj që bota ishte tronditur nga tragjedia e mbytjes së Titanikut, vapori më i madh i ndërtuar ndonjëherë që mbahej mend, përveç numrit të madh të pasagjerëve, edhe për faktin se teksa lundronte në oqean nxirrte një gazetë ditore. Si një publicist i njohur, Ismail Beu duhet të jetë frymëzuar nga ky fakt dhe e ka përligjur më shumë vendimin se kur një anije ka gazetë ditore, një qeveri si ajo e Vlorës të paktën të kishte një gazetë javore.

Ismail Qemali është i vetmi nga 33 kryeministrat e Shqipërisë që gjatë ushtrimit të detyrës disponoi një gazetë të qeverisë. “Përlindja e Shqipnisë” doli me 50 numra dhe mund ta quajmë sot çfarë të duam, por më e rëndësishmja, ajo mbetet një dokument unikal i Qeverisë së Vlorës. Po si arriti një kryeministër në ato kushte të kishte një gazetë që kërkonte punë po se po, por edhe financa, njerëz dhe teknologji.

E kishte zgjidhur mirë kryeministri i parë. Ish-diplomati dhe qeveritari i Perandorisë Osmane, ishte mjeshtër në kësi punësh. Nëpërmjet një shkrese i kërkoi shtypshkronjës “St Nerbetrus” në Francë që ta ndihmonte për të instaluar në Shqipëri një pajisje të saj për botimin e librave dhe gazetave. Dhe kërkesa e çuditshme e kryeministrit të çuditshëm të një shteti të çuditshëm, u mor parasysh. Një nga punët më të mira të qeverisë Vlora ishin shkresat, librat dhe gazetat.

ISMAIL QEMALI, KRYEMINISTRI I INTERVISTAVE

Teksa japin intervista për gazetarët e huaj, kryeministrat e sotëm duken diletantë përpara Ismail Qemal Vlorës. Janë rreth 50 intervista që Ismail Qemal Vlora ka dhënë si kryeministër për gazetarët e huaj. Mos harrojmë! Jemi në vitin 1913!

ESAD PASHA, DITARI I KRYEMINISTRIT

Dy fletore me vija, secila me 14 fletë, të printuara gjatë qeverisjes së Wied-it dhe me mbishkrimin në kopertinë “Rrnoftë Shqypnija”, Esad Pasha ka lënë një xhevahir të rrallë. Është një ditar të cilin ai e ka mbajtur gjatë kohës që ishte kryeministër, duke u bërë njëherësh i vetmi shef qeverie që ka mbajtur ditar.

Në fakt, është ajo që quhet fletë e papastër e punës së shkruar të qeverisë që Esad Pasha më pas i hidhte në dokumente të tjera. Por si në rregullin e shkrimtarëve, koshi i letrave është më i pëlqyeri se ato që quhen fletë të pastra.

Ky ditar sot është dokumenti i vetëm që tregon veprimtarinë e qeverisë së Esad Pashës. Ja një pjesë nga këto shënime: “Durrës, 29 i vjeshtës së parë 1914. Ora 10 e ditës. Qamil Musa Efendiu është tue i dhënë vetes një autoritet dhe po ndërhyn në punët e brendshme të qeverisë. Mbasi Qamil Efendiu nuk ka asnjë cilësim zyrtar, ju porosisim… nuk do t’i jepni aspak randësi veprimeve dhe propagandave të tij.”

NJË JETË E SHTHURUR

I zhytur në qejfe, në vitin 1919 ai bënte një jetë në Parisin e kohës sa edhe vendësit e kamur nuk do ta arrinin. Në shkrimin e tij me titull “Cili ka qenë Esadi”, Mit’hat Frashëri shkruan se vetëm e dashura e tij në Paris kushtonte 2 milionë franga, pa llogaritur shpenzimet e tjera. Kush ishte kjo vajzë që e shoqëronte Pashain edhe në momentin e fundit të jetës kur u vra në atentat? Pikërisht për këtë arsye ajo u bë publike në gjyqin e Avni Rustemit në të cilën u thirr si dëshmitare. Quhej Dyfur Eliz dhe ishte vetëm 22 vjeçe, ndërsa Pashai 58 vjeç. Ja dëshmia e saj: “Jam metresa e Esat Pashës që prej gati 10 muajsh, me të cilin jam njohur në Danvil, në muajin shtator të vitit të kaluar, e që prej asaj kohe kemi jetuar si bashkëshortë. Esat Pasha kishte shumë të holla në dispozicion të tij dhe shpenzonte pa masë. Depozitoi para meje një shumë fort të rëndësishme në bankë….

Gjenerali ishte i martuar dhe më kishte bërë të ditur se së afërmi i vinte gruaja, prandaj dhe mua më duhej të largohesha ditën e martë. Ai vetë do të vendosej në të njëjtën vilë Seid që kishte zënë me qira për dy vjet”.

Pasi hoqi dorë nga mbështetja që i bëri dhe pasi e njohu mirë pashain aventurier, Mit’hat Frashëri rrëfen edhe një episod më shumë për të treguar jetën e shthurur të Esadit: “Një ditë ai takoi përpara shtëpisë së tij në Tiranë një vajzë të sjellshme, të cilën e pyeti se e kujt ishte. “Jam vajza jote”, iu përgjigj fëmija i pafajshëm”. Jeta personale e Esadit ishte bërë piktoreske edhe për të huajt, teksa në librin “Paris 1919”, mbesa e kryeministrit anglez, George Lloyd, shkruan: “Bashkëshortja e parë e kërcënoi Esadin sepse po e ndante dhe do merrte gruan e dytë, ajo e kërcënoi dhe për këtë në Tiranë e admiruan shumë.”

PARFUMI “ESAD PASCHA” NË PARIS!

“Chanel”, “Coco Chanel”, janë markat më ndjellëse të parfumeve në Paris. Por në vitin 1919, në kryeqytetin e parfumeve, kishte edhe një markë më shumë dhe jo pak të njohur. Në etiketë shkruhej: Parfum “D’Essad Pacha”. Mos u çudisni! Një kryeministri me gradën gjeneral, një komandanti me 3 mijë ushtarë, një frekuentuesi të salloneve mondane të Parisit dhe të hoteleve të luksit dhe një kontraversi si Esad Pasha i duhej edhe një erë e mirë me vete. Dhe çfarë parfumi se! Një lëng të rrallë të trashëguar për 500 vjet nga Karl Topia, gjenerali i Skënderbeut, nga i cili pretendonte se kishte prejardhjen Esad Pasha dhe që formulën e dispononte vetëm ai.

Dhe që një ditë, në shenjë mirënjohjeje, e ndau këtë sekret, duke ia vënë në dispozicion formulën Fernando Nonza-s, komandantit të shtabit qendror të forcave aleate në Lindje, të cilin e kishte njohur që në 1914. Ja çfarë shkruante komandanti francez: Esad Pashë Toptani në zyrën e tij në Selanik, kur ishte shpallur kryeministër. “Nga një përzierje lulesh e bimësh, shumë më të rafinuara nga sa mund të mendohet sot, Karl Topia kishte mundur të siguronte një koncentrat nga ky parfum me fuqi të pashtershme.

Sekreti i këtij parfumi u trashëgua te pasardhësi fisnik i Karl Topisë, njëri prej të cilëve është gjeneral Esad pashë Toptani. Më 1 janar 1919, Esad Pasha më solli si dhuratë për Vitin e Ri formulën e përgatitjes së këtij parfumi.” Ervina Toptani, nusja e një prej pinjollëve të familjes Toptani, ka marrë në vitin 2011 një dhuratë tejet të veçantë nga Parisi: Pikërisht një parfum ekskluziv me emrin “D’Essad Pacha.”

TRIMI QË FRIKËSOHEJ NGA MIU

E megjithatë ky trim kishte një dobësi. Ashtu si në zoologji, armiku më i madh i elefantit është miu, i cili i futet në shputat e këmbëve dhe e kafshon dhe kjo për gjitarin më të madh mbi tokë është një lloj vdekje, edhe për Esad Pashë Toptanin miu i vockël ishte një lloj vdekjeje edhe po ta shikonte me sy. Nipi i tij, Eqrem bej Vlora, e përshkruan dajon trim me një dobësi që nëse kundërshtarët do t’ia dinin, do mund t’ia kishin dalë: “Një pasdite teksa prisja Esatin për kafe, shoh se në shkrimoren time një mi kishte pjellë pesë miushë të veckël ngjyrë trëndafili, po kaq të veckël sa përjashtohej çdo ndjenjë rreziku dhe unë aty për aty vendosa ta trembja një herë mikun tim (Esatin) të tmerrshëm. I futa pra ato në një kuti shkrepëseje dhe pastaj këtë kuti.. ia vura sipër paqetës së cigareve. Esati erdhi.. e kapi kutinë e shkrepësve e shtyu pjesën e brendshme me gisht dhe… bërtiti sikur të shihte kufomat e të gjithë djemve të tij njëherësh, pastaj i flaku tej si e përcëlloi kutinë dhe minjtë”.

A VDIQ ILJAZ VRIONI NGA OVERDOZA E KOKAINËS?

Historitë e tejkalimit të alkoolit me Iljaz Vrionin ishin kthyer në histori normale në Tiranën e atyre viteve. Pietro Kuaroni përshkruan këtë gjendje: “Ai pinte gotë pas gote, pothuaj me gërnje dhe pas pak fytyra e tij u bë baltë, goja iu var, qepallat plumb, ai ishte krejtësisht i dehur. E tillë ishte drama e Iljaz Beut: pija mbyllte brenda tek ai një lloj tërbimi. Dhe ai e duronte keq alkoolin, kalonte orë të tëra duke përsëritur të njëjtat gjëra me atë këmbënguljen ngacmuese të të dehurve: e pamundur të merrje leje për të dalë, biseda kthehej në një kalvar.

E gjitha kjo u ngjante krizave: ai pinte ditë të tëra pa ndërprerje. Fillonte sërish në mëngjes për t’iu dorëzuar akseseve të pasdarkës në mbrëmje. Pastaj, befas, bëhej esëll, rrinte dy apo tri ditë mbyllur në shtëpi ku e dëgjonim të grindej. Shërohej si nga një sëmundje: përsëri i qartë, i gëzuar, simpatik, gjer në rifillimin e afërt. Por transferimi i Iljaz Vrionit në Paris në detyrën e ministrit kishte edhe një gjë më shumë. Historiani amerikan, Bernd Fisher, e çon më tej degradimin me overdozat të ish-kryeministrit. Sipas tij, jo vetëm alkooli, por edhe kokaina ishin ato që i dhanë një goditje në zemër Iljaz Vrionit. Asgjë nuk mundën të bënin mjekët e spitalit “Sain Clus” në Paris për ta rikthyer në jetë. Ai vdiq më 17 mars 1938.

HORRORI PAS VDEKJES

Nuk ka ngjarje më horror se ajo që ka ndodhur me varrin dhe eshtrat e kryeministrit të 5-të të shtetit shqiptar. Kishte vetëm 2 vjet që ishte instaluar diktatura komuniste në Shqipëri dhe për ironi kjo diktaturë kishte marrë urdhër në atë maj të vitit 1944, në një prej godinave të sarajeve të Vrionëve në Berat, ku ishte mbajtur konferenca e famshme e PKSH. Por që për sistemin e ri pak rëndësi kishin këto.

Pak rëndësi kishin edhe pse Iljaz Vrioni kishte qenë firmëtar i Aktit të Pavarësisë dhe delegat në Kuvendin e Vlorës, e as delegat i Kongresit të Lushnjës. Histeria kolektive shkoi deri aty sa një grup nxënësish të shkollave të mesme, me leva e lopata, hapën varrin e Iljaz Vrionit, nxorën prej andej eshtrat. Një pjesë të tyre i hodhën në lumë dhe një pjesë i bënë ushqim për qentë e rrugës.

Një ngjarje që i solli kënaqësi ekstreme diktatorit Hoxha, fati i të cilit me eshtrat, në vitin 1992, u bë i njëjtë me atë të Vrionit. Me të vetmin ndryshim që askush nuk ia hodhi në lumë dhe askush nuk i shpërndau si ushqim për qentë. Iljaz Vrioni është një nga kryeministrat që tani nuk ka varr, si një shenjë mallkimi dhe rregulli të çuditshëm që i ka ndjekur shumicën e kryeministrave të Shqipërisë.

IBRAHIM BIÇAKU, BIZNESMENI QË PUNËSOI ENVER HOXHËN

10 ndërmarrje, 2700 hektarë tokë, llogari bankare pa fund, qindra të punësuar dhe biznesmeni që solli traktorin e parë në Shqipëri për të punuar arat e veta në Peqin. Ndoshta Ibrahim Biçakut vetëm Shefqet Vërlaci mund t’ia kalonte nga pasuria, kur ishte kryeministër.

Në dosjen personale ndodhen të gjitha bilancet e biznesit të tij, shumica me fitim, por edhe kredi që ai kishte marrë në banka të ndryshme. Mes tyre vlen edhe tregtia e cigareve me dyqanin e famshëm “Flora”, në të cilin punësoi Enver Hoxhën, pa e ditur që pikërisht djaloshi i punësuar prej tij, do të bëhej edhe pasardhësi në detyrën e kryeministrit.

NJË KRYEMINISTËR PASTRUES I BANJOVE TË QYTETIT

Shumë banorë të Elbasanit e mbajnë ende mend pastruesin e banjave te markata e qytetit. Një plak i gjatë, i kërrusur, me çizme llastiku ngjyrë jeshile deri në kupën e gjurit, një palë pantallona doku dhe që tërë ditën pastronte jashtëqitjet e qytetit. Por të paktë ishin ata që e dinin se pastruesi i fekaleve të qytetit dikur kishte qenë kryeministër i vendit.

Kushërira e tij, Dudush Biçaku, tregon: “Ishte e rëndë për ne kur e shikonim Ibrahimin plak që pastronte banjat e qytetit. Sapo vinte në shtëpi, pikërisht ky pastrues, bisedonte në gjermanisht me babën tim. Të dy kishin studiuar në Vjenë dhe bisedat e tyre ishin të nivelit të lartë. Ne gratë kujdeseshim sa të mundeshim për të duke e pastruar dhe larë. E megjithëse ishte pastrues i banjave, Ibrahimi e mbante veten shik. Pasi lahej, ai shpesh vendoste kravatë”.

Didija tregon se të qenit pastrues i banjave ishte si dënim që i bënë Ibrahimit, sepse më parë ai punonte roje i varrezave të qytetit. Por teksa bëhej një ceremoni e varrimit të një personaliteti në një gazetë doli një fotografi ku në sfond dukej edhe armiku Biçaku. Kaq mjaftoi që nga roje varrezash, ta “ulnin në detyrë” si pastrues i banjave të qytetit.

 

27 komente në “SEKRETET e 33 kryeministrave/ Jeta e shthurur e Esat Pashës, vdekja nga kokaina e Iljaz Vrionit dhe një kryeministër pastues banjosh”

  1. valbona says:

    aa sa qesharak koko chanel deesad pasha po armani nanorama e keni degjuar nejse ai tjetri ka vajte per lesh nga darakia jo nga kokaina se koka eshte shpikur ne luften me vietnamin e jo ne 1938 keto jane thashetheme

    1. Eri says:

      E paskemi tradite kokainen.

    2. Doku says:

      Kokaina ka qe ne 1859 o njerez. Cfare Vietnami? Me sa di une ai fakiri ka vdekur ne 1932 jo 1938. Po edhe ne 1932 kokaina ishte shume e perhapur, kuptohet, midis atyre qe kishin para per te prishur. Se punojne sklleverit, dhe thithin miellistat.

  2. lakja says:

    Edhe elefanti ka frike nga miu

  3. feliks says:

    Po Saliut a do ti hidhet varri ne det si Remziut?

  4. pasaniku says:

    A mori ndonje cope toke ndonjeri nga keta pasanike nga Sali Berisha,asnje pellembe,Sali varfanjaku u be i pasur mbas demokracise berishiane.Ku jane ish pronaret.Vrionasit,Bicaku,Verlaci etj vetem ne histori,por me keq se komunizmi u soll Berisha si pangopur qe vinte nga vendi ku edhe dielli rri 3 ore.

  5. x says:

    eshte kthyer ne histeri kolektive sidomos e ketyre Qafokeve qe cdo artikull i cili botohet per politike duhet te shajme ate “diktatorin e tmerrshem”

    nqs se dikush ka ndonje fakt qe enver hoxha Kishte Nje Kenaqsi Ekstreme ‘si Diktator ” kur i jane hequr eshtrat Vrionit le te na thote ndonje dokument dhe do kerkoj te falur

    keshtu thoshte dhe qani kalenja nje qelbesire komuniste e kqppsh se enveri i dogji me napalm eshtrat e mehmetit…boll o hijena se vetem serbet dhe greket festojne me kete percarjen dhe percartjen tone

    mos u tregoni o shqiptare,shquptare dhe ju gaztore & gazetare te mendojme se ai Tarrasi beri mire qe ju sh..dheu robt.

    sa te jete sali satanai jashte dyrve te burgut..enver hoxha eshte perendia e shqiptareve…

  6. Ai qe te says:

    shum gjera mund te jen te verteta nga keto qe thot gazetari por qe iljaz vriono tz ket vdekur nga kokaina esht nje gomarllek i ketij gazetari, sepse perdorimi ne mas i kokaines ka filluar rreth viteve 70.

  7. guri says:

    IBRAHIMI ishte nga GJirokastra? Kush e di te me kthej pergjigje.

  8. edi las vegas says:

    kete burre e kam pare cdo dit me pallto me jak te bardhe ishte i vecante nga te gjithe asgje nuk dija kush ishte un kam qen 5 vjec apo 7 keto ishin vetem bejlere qe vegjelia ju mori pronat dhe jua dha falas fukarenjeve ashtu ishte komunizmi te gjithe njesoj

  9. tani says:

    Kokaine NE 1938? Haha kokaina ka dale NE qarkullim NE vitet 70 o gazetar I pjerdhur

    1. ZahoKoka says:

      Sa per dijenine tuaj Z.Tani, Kokaina eshte izoluar me 1859 nga kimisti gjerman Albert Niemann, psikoanalisti austriak Sygmund Freud e ka perdorur kete substance vet dhe me 1884 botoi nje artkull: “Uber Coca”(Rreth Kokaines).Ai ia rekomandoi te dashures se tija dhe miqve te tije si nje substance tonike dhe kurues i impotences seksuale. Me 1886, kjo substance morri edhe nje shtyse ne konsum kur John Pemberton perdori gjethet e kokes ne te famshmen “Coca-Cola”. Thoma Edison ka qene perdorues midis ekselencave, ndersa vitet 1970 kane qene vitet kur kjo substance doli nga monopoli i elitave ne tregun e gjere dhe perfshiu rinine universitare, ne SHBA perdorimi i saja u dhjetefishua. Perdorimi saja sot eshte nje tragjedi per familjet dhe perdoruesin, THUAJ JO DROGES!

    2. 666 says:

      kokaina eshte perdorur edhe nga i madhi Mozart,njihet per qindra vite, lexo me shume.

      1. ZahoKoka says:

        Eshte kenaqesi te marresh keshilla nga nje 666, “numrat e djallit”, sidomos per te lexuar bemat e Mozartit apo gjenive te tjere qe humben mendjen nga kokaina, edhe Sir Arthur Ignatius Conan Doyle, krijesen e tija Sherlock Holmes e kishte perdorues kokaine, njeriu ne njesi kohe te shkurter shkruan c’ti sjelli memoria ne ate kohe. Personalisht nuk jap nje kacidhe per historite se qysh apo tek u perdor droga dhe nga kush, por doja te beja me dije se eshte shume para viteve te famshme 1970 qe vertete ndryshuan boten, vitet nentedhjete ishin shmangia e nje revolucioni qe do te perfshinte boten NE ZJARR, do te ishte nje masaker ne emer te asgjeje dhe per asgje sikurse beheni ju merak qe nuk u permend Mozart, jo per vepern gjeniale te tija por per anti vepren, vrasjen e Mozart nga Mozart! Kete te sjell kokaina!THUAJ JO DROGES PAVARSISHT KUSH E KA PERDORUR!

  10. Skenderbeu says:

    Do te kisha pas deshire qe ta shihja Sali Salepin sikur Ibrahim Biçakun duke pastru haleté e Tiranes.

  11. rasputini nga laknasi says:

    edhe demokracija perendimore i ben kto gjera depersonalizuese kuder atyre qe nuk i nenshtrohen. edhe t vrasin.
    esht ligj politik.

  12. teNi says:

    O palle gazetar . Kokaina eshte zbuluar ne vitet 60 ti thua vdiq nga overdoza ne 38..

  13. Tironci says:

    Ibrahimi ka shpetu mire se ka pasur edhe me keq.
    Sa kane torturuar e masakruar komunistet, duhet nje biblioteke e tere ne qofte se do shkruhen nje dite per keto krime.

  14. ZahoKoka says:

    Iliaz vrioni ishte aq i pasur sa nuk i duhej rroga e kryeministrit, edhe kokainen e kish mesuar si i pasur me parate e tija, kurse keta te sotmit, luajne poker dhe thithin kokaine me paret e shtetit. Ka shume ndryshim midis Beut dhe Rajase!Rajaja eshte evgjiti mbret!

    1. katarakti says:

      E di ti pse ishin te pasur Vrionet?! Se i kishin sherbyer si qen Sulltan Dovletit. Dhe per sherbimet ndaj Portes se Larte ai i beri pasha ne tokat e Beratit. Dhe duke shfrytezuar punen e bujkeroberve, te rajase, siç thua ti, ai kishte para edhe per tu dehur, edhe per te bere qef ne Paris. Ky eshte ndryshimi midi Rajase dhe Halese.

  15. avokati djallit says:

    Po si nuk thuhet gje per jeten private te E.Hoxhes,dhe sidomos per jeten private te kryeministrit me jetegjate ne qevrisje,M.Shehut,po per A.Carcanin.C’behet me jeten private te ketyre burrace?

  16. nji kafe me pak te lutem says:

    PSE

  17. nji kafe me pak te lutem says:

    SEPSE ata ENVERI dhe MEMETI ishin burra qe luftuan per çlirimin e SHQIPRIS punuan dit nat e ngriten SHQIPRIN ne kemb e ben shtet evropian nuk e vodhen nuk perfituan kurr ishin te ndershem panvarsisht nga idet dhe politika ndjekur, ben gjithshka munden per kte popull qe e moren nga mesjeta ne vitin 44 dhe e ben vendin me arsim te mesem te detyrushem ku nuk egzistonte as analfabetizmi as semundjet e trashguara para luftes dyt, na ben ateist qe sot shesim pordh te ter dhe medojm se perparimi tek ne ka ardhur vetvetiu, na siguruan punen jeten shendetin dhe sovranitetin kombetar,ndersa per zullumqaret e mesiperm abuzusit dhe zgjyrat e kti kombi tradhtaret qe perfituan ne kurriz te nje populli inegzistent ne at koh si esat toptani dhe drogmenet e tjer te pasuar nga zogu tunes qe nuk la gje pa vjedhur dhe çau ferren,kta nuk i afrohen atij burri shteti qe dhe vilen qe njerzit bejn si gore kot ca injorant e kishte me dokumenta shtetrore dhe e dorzoj Nexhmija kur ra sistemi, qe i kishte paguar qeran si ne te tjeret per 50 vjet rresht dhe nuk mori asgje me vete,ishte 50 vjet president ENVERI,shkoni tek gjiri lalzit shikoni vilat e politikanve te sotem kan nga 10 vila private qe nuk kan ber gje tjeter ne kte bot vetem se kan shar ENVERIN 25 VJET rresht dit nat ate qe e çliroj dhe e ngriti kte vend, kta shkaterrimtaret qylxhinjt dhe dallaverexhit vetem vodhen ato qe la sistemi shkuar nuk kan ber azgje tjeter,e prap sot e ksaj dite therrasin ujku ujku tallin bythen me ket popull kaqol, vetem kryetaret e komunave qe zgjidhen per tre vjet sot kan nga 5 vila dhe para pa esap qe ja kan vjedhur kti populli te mbaruar qe nuk esht i zoti te ruaj pasurin e perbashket,leqe per çfar populli te flasesh kta qe jan sot ne Tiran jan te ter te ardhur nga pylli nuk e kan iden e pasuris perbashket.

  18. albi says:

    Lexoni tregimin e Farri Balliut “Ora e florinjtë”, ku anatemohet Ibrahim Biçaku si armik i klasës!…..

  19. Tirana says:

    I vetmi njeri qe ka bere poshtersite me te medhaja kundra Shqiptarve dhe njihet edhe si ish kryeminister s.Beri… dhe sot eshte i lire! Ky realitet na tregon se shteti Shqiptar nga ai me dinjitet eshte kthyer si pacaurja Rita Ora qe pin kokaine dhe ja jep P….. te gjithe majmuneve te Amerikes apo te Evropes!

  20. Epidor says:

    REPLIKE — ZAHO KOKA—Perpara se te besh nje koment per te gjithe duhet te informohesh me mire per rrethanat dhe faktet e ngjarjeve. Ne Gazete ka pasur perpara nje viti nje lajm per nje zbulim te shkencareve nga Afrika e jugut te cilet ekzaminuan dhomen e studimit te William Shekespeare(1564-1616) nga ku rezultoi se ne pipat e perdorura nga ai eshte gjetur gjurme kokaine. E dyta psikoanalisti dhe pioneri i madh i revolucionit te psikiatrise nuk e ka perdorur kokainen per lende stimuluese nga humbja e aktiviteteve mendore, te cilat quhen ritem gjenetik i trasheguar! Por ai e ka perdorur per te pare efektet tek pacientet e tij te cilet ishin te droguar ka qene nje eksperiment i tij keshtu qe nuk ke pasur arsye ta konfrontosh me Mozartin edhe te tjere tipa te skllaveruar,- ai ka qene gjeni dhe mbetet babai i revolucionit te psikiatrise boterore!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje