Në fundjavë, sikur të merrej normalisht parasysh ligji natyral i etikës, shqiptari duhet të pushonte. Por, jo, edhe kjo ditë në Shqipëri është e nëmur dhe duhet t’i takojë politikanëve. Një syresh, derdhi pak orë më parë të gjithë helmin e tij ndaj kryeministrit të vendit me fjalët: Të shporrim pisanjosin nga karrigia, Rama me probleme psiqike. Revolucion! Etj., Në fakt, nuk bën shumë përshtypje, sepse vetë kryeministri nga ana tjetër nuk lë kënd pa cenuar verbalisht me hokat dhe cinizmin e tij. E sikur të mos mjaftojë kjo, logjikën e ofendimit publik e ndjek ende ish-kryeministri Berisha që në çdo moment, kur i jepet mundësia flet për kriminelë, banditë dhe hajna në parlament. Nuk lënë vend deputetët Balla, Braçe, Topalli, nga më aktivët e viteve të fundit sa i përket fjalorit kërcënues, por më shumë qesëndisë dhe shpotisë ndaj kundërshtarëve, që rëndom retorika u mbaron me fjalët ‘e mirësjelljes’ parlamentare shqiptare: Ik more shpifës, hajdut, kriminel! Nuk po flasim për fjalitë kinse të rëndomta tashmë në parlament “Të…robt!” etj…Të gjitha, ashtu si vinë nga tempulli ku bëhen ligjet e shtetit shqiptar të tromaksin, por më shumë të tregojnë se të gjithë reformat në vend që lidhen me dekriminalizim, dekomunistifikim janë thjesht kot dhe të pabesueshme.
Por çfarë ka bërë kjo gjuhë sot?! Shqipëria reale në parlament i ngjan një organi që punon në regjim pushtimi, ku një palë është pala e pushtuesit dhe tjetra është e pushtuara. Dhe, i gjithë diskursi rrjedh në këtë shina. Pasojat e sotme janë katastrofike. Ato që ka deklaruar KLSH-ja, po duken si thjesht humbje make-up. I gjithë vendi duket se është i vendosur në një karusel të madh, ku njëherë shan njëra palë dhe pastaj i vjen radha tjetrës të bëjë të njëjtën.
Publiku, qoftë dhe ai që pretendon se ka një status, nuk ta përton të të thotë në fytyrë deri shprehjen “Të …robt”. Tashmë nën projeksionin e politikanëve ta thonë femrat dhe meshkujt, ta thonë bjerraditësit, ta thonë the përgjuesit e shumtë publikë, që vigjilojnë në çdo moment. Po kush vallë punon në vendin tonë? Askush nuk e di. Një gjë e dimë të gjithë. Prodhuesit e këtyre batutave na drejtojnë realisht dhe janë ata që vendosin ligjet për të menaxhuar jetën tonë. Kjo është arsyeja që shembulli i Shqipërisë nuk i vlen për asgjë sot Kosovës, që prej vitesh nuk po e gjen dot rrugën e demokracisë edhe pse ka një busull evropiane në dorë që ia shtrëngojnë fort. Është kjo mungesë imazhi e Tiranës, që shqiptarët në Maqedoni janë përzierë turpshëm me pushtetin në kurriz të bashkatdhetarëve të tyre.
Duket se është një plagë pa shërim, por më e trishta është se nuk ka asnjë nismë apo asnjë shembull të mirë. Thjesht, një forcë politike ta ketë në kodin e saj etik të mos ofendojë. Kujtuam së përqindja e deputeteve femra do ta zbuste, por asesi edhe kjo nuk funksionoi. Zëri i tyre humbet, anipse ato shpesh janë protagoniste, e në fund edhe ato e kanë të pamundur të ulin gjakrat e kokorroçëve shqiptarë, që na e kanë bërë ditën e enjte, një ditë argëtimi të zi publik.
Në fund të ditës së zakonshme, kur të gjitha shuhen kupton se edhe ti je i sëmurë dhe se ti padashur, po ta mendosh mirë, diku do ta kesh fyer një njeri të dashur, mbase një qenie të pambrojtur, duke përdorur leksik të fjalorit të politikanit shqiptar. Dhe, nuk ke faj, as ti, jeton në Shqipërinë e luftës verbale, ku të gjithë janë të lirë të shajnë dhe askushi të punojë. Po vallë ku po shkojmë?
DO TI SYGJEROJA TE FILLOJNE KURSET E RIEDUKIMIT .
Pasqyre e arsimimit te tyre dhe familja ne fund te fundit.
Merr Saline psh.Vertet beri shkollen e partise por pak perfitoi nga familja ne Vidol.
Bracre, nje ish xhepist ordiner njeri, Edi Rama, kapricoz, arrogant dhe megalloman, si puna e Sales.Pasqyre e konfuzionit komunizem-demokraci.
Balla, si pionier i Enverit duhet te kishte me shume respekt per te tjeret.Jozefina, vuan nga te qenet Gege, e ka ne gjak. Por kemi dhe nga ata qe kane shkollen e politikes, qe mesuan me qetesi e dashuri.
Pse habitesh,o DJALLEZORI Ben Andoni??
A nuk e di ti se KJO ESHTE DEMOKRACIA KAPITALISTE???
Pse cfare kujtove ti se rrezuat SOCIALIZMIN dhe shqiptaret do preknin LUMTURINE???
HAAAAAAAA!!!
Po kjo ishte LOJA,more Ben Andoni!!!
Ti mire ben qe i kritikon te gjithe nga pak,por fakti qe ti nuk e dallon njerin prej tyre,Sali Berishen qe eshte RRUGACI,HAJDUTI,KRIMINELI etj i Shqiperise ne keto 25 vjet,qwe ua NXIU jeten shqiptareve,ka hile brenda!
Ky eshte skenari serb i njollosjes se te gjitheve njelloj si Berisha,qe populli te mos kete ke te dalloje per MASKARA ME SHUME!!!
Jo,more,JOOOOO!
Mbi te gjithe dhe ARMIKU ME I MADH I SHQIPTAREVE ESHTE Sali Berisha,ky agjent i UDB-se qe e beri Shqiperine CORBE dhe tani ti merresh me cingerrimat e Balles!
Temë shumë e gjetur që na ka goditur rëndë gjithë shqiptarët,i nderuar Ben Andoni!Mirëpo,si tja bëjmë hallit…?!Këtu të gjithë shajnë,fyejnë,kanosin,kërcënojnë,poshtërojnë,ofendojnë,akuzojnë me fjalët më të rënda që njeh fjalori i gjuhës shqipe..Është një xhep i këtij fjalori,i destinuar vetëm për një grup njerëzish të rrugëve..dhe për politikanët shqiptarë..Mua nuk më çudit më asgjë në atë parlament..Përderisa të zgjedhurit e atjeshëm,kanë ardhur pas pazareve të mëdha që kanë bërë mes tyre…dhe,sidomos me blerjen e votës..Nëse shajnë e fyejnë,politikanëve tanë u duket shumë më popullore kjo gjuhë..dmth..të mendojmë ne këtej poshtë se,ata atje sipër ja,na kuptojnë mrekullisht ne,ashtu flasin si ne..etj..etj..Politikanët tanë…janë..(hiç më pak..)se turpi ynë…
Perfekt shkrim. Por kujt i thua
Po alabake jane e alabaku te paren ka hajduterine e jo deshiren per pune te fitoje me djerse, te dyten fjalorim e rrugeve, e treta pordhet ,e katerta kurverine, e pesta pafytyresine, e gjadhta pabesine, e shtata genjeshtren, e teta paburrerine, e nenta luksin e dhjeta friken nga me i forti se ai. Njeren pike thua ti Mero fjalorin vetem po ai eshte pjese e se teres.
Per ke deputete femra e ke fjalen ti? Per Jozefinen, Mesilen apo Albana Vokshin apo Albina Deden? Ato quan femra ti? Ik ha edhe ti nje tas pershesh se e plotesove normen sot. Ai tjetri ka vrare ky thote pse e shani. Ta perkedhelim, si thua ti? Problemi eshte qe ky popull eshte shkerdhyer qe i vogel dhe nuk ka piken e dinjitetit se po te kishte ca halle ishin zgjidhur tashme. Keshtu do zvarritet ky vend derisa shqiptaret te mbysin friken. Por me qenerine neper kembe, gjithmone do fitojne barbaret e shpellave kunder qytetarise. Qenke merzitur ti bythec pse quhet shpellar Berisha kriminel. Po vrasesi kriminel eshte apo do e mohosh tani qe kafsha Birish vrau per te mbrojtur vjedhjen.
Ben mos u lodh kot me semundje e pordhe me rigon,shpiegimi eshte nje dhe i vetem: ADN turkoshakesh!