Akademiku Jorgo Bulo ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur dje, në moshën 76-vjeçare.
Ai ka qenë prezent në një aktivitet në Përmet, ndërsa Zylyftar Hoxha, që ka qenë prezent vetë, rrëfen se çfarë ka ndodhur.
“Për ndarjen nga jeta të akademikut Jorgo Bulo, lajmi u bë i ditur për publikun shqiptar gjatë seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë, kur drejtuesja e seancës Valentina Leskaj u kërkoi deputetëve të mbajnë një minutë heshtje. “Bulo ishte në një aktivitet në Përmet kur humbi jetën”, tha Leskaj.
Por më duhet të shtoj edhe disa detaje të tjera rreth kësaj ngjarjeje të rëndë, pasi, për fatin tim të keq, jam ndodhur edhe unë në momentet e fundit të jetës së profesorit të shquar, ku, si dhe profesori, isha ftuar në të njëjtën veprimtari, në “Natën e Bardhë Naimane”, organizuar nga Shoqata Atdhetare Mbarëkombëtare “Vëllezërit Frashëri” në Përmet, dhe që, gjatë gjithë aktivitetit dhe të gjithës darkës, kam qenë në krah të tij.
Në këtë veprimtari merrte pjesë, veç intelektualëve dhe krijuesve të tjerë nga Përmeti dhe Qarku i Gjirokastrës, edhe poeti Xhevahir Spahiu dhe kryetari i Bashkisë së Përmetit, Niko Shupuli. Veprimtaria ishte planifikuar në orën 17 mbas dite të datës 25 nëntor në një nga sallat Qendrën Kulturës Përmet dhe në orën e caktuar, njerëzit ishin grumbulluar dhe po prisnin nga çasti në çast që të fillonte takimi.
Në këto momente del në podium kryetari i shoqatës “Vëllezërit Frashëri” dhe organizatori i veprimtarisë, Tomorr Kotorri, i cili iu kërkoi të pranishmëve falje dhe të bënin pak durim sa të vinte nga Gjirokastra Akademiku Jorgo Bulo, i cili kishte qenë edhe atje në një veprimtari të organizuar nga Bashkia e këtij qyteti për 10-vjetorin e pranimit nga UNESCO të Iso-polifonisë shqiptare si pasuri botërore.
Nuk vazhdoi gjatë, veçse disa minuta dhe profesori hyri në sallë i pritur mes duartrokitjesh. Pas hapjes së veprimtarisë nga kryetari i shoqatës, fjalën e mori profesor Bulo, i cili, me një korrektesë të admirueshme lexoi çdo germë të kumtesës së tij me një diksion të qetë, të natyrshëm, por edhe me një pasion të pafshehur (çast që s’do të më hiqet kurrë nga mendja si mua dhe të gjithë atyre që ishin në sallë) për kolegun e tij të letrave, Dritero Agollin, si emblema e letërsisë shqipe.
Veprimtaria vazhdoi më pas me një konkurs të Fjalës Artistike, ku konkurruan nxënës të tri shkollave të mesme të Përmetit, ku profesori, megjithëse i lodhur, ndoqi dhe duartrokiti të gjithë debutuesit në sallë.
Në darkën e shtruar me këtë rast, të cilën ai e mbylli me një gotë të vetme vere, bëri dolli ku, natyrisht, përmendi vëllezërit Frashëri, vlerat e qytetarisë përmetare si dhe për shëndetin organizatorëve. Pas një darke që nuk zgjati shumë, u shpërndamë në hotel. Nga ora 23.30, dikush merr në telefon se Jorgua nuk është mirë.
U zgjuan të gjithë, mjekët bënë të pamundurën, por pas 3 orësh përpjekjesh mes jetës dhe vdekjes, fitoi kjo e fundit…dhe profesori u nda përjetësisht nga ne. Në këto çaste më ka ardhur në mendje gjithë ajo punë kolosale, gjithë ajo vepër e tij, që do ta bëjë të paharrueshëm”, shkruan ai për gazetën Dita.
U prefte ne paqe!
NDERIM DHE MIRËNJOHJE TË POSAÇME PËR PROF. JORGO BULO,
NJË NDËR KORIFENJTË TANË KOMBËTARË NË STUDIMET E LETRAVE
DHE TË KULTURËS SHQIPE !
Ngushëllime familjes mirë ka bërë zonja Leskaj që ka ftuar parlamentin të mbajë një minut heshtje për njërzë të tillë
Nderim dhe respek porofesor Jorgo Bulo.
Ndeerim dhe respekt figurave te shkences.
Akademik pa asnji veper.
Ngushellime familjes . Shume respekte per profesor Jorgo Bulon . Njeri me njohuri te thella, i paqte, i kendshem dhe me humor. Shume njerez te mrekullueshem po ikin te lodhur nga ky tranzicion i tejzgjatur. U prehsh ne paqe i nderuari profesor Jorgo Bulo.
Respekt per njerzit e mencur dhe fisnik si Jorgo Bulo.Ngushellime familjes
Ngushellime familjes.
PERJETESISHT I NDERUAR.
Beri dikur ca studime per romanin e luftes antifashiste, gjene mire, pastaj u rehatua si pensionist ne akademi, edhe me mire akoma.
nuk shahen te vdekurit.
po vjell vrrer se e ke Brenda teje. I pafsh hairin
shpirti ne ameshim
Si ikin vitet!.. Me kujtohet se Jorgo Bulon une e kam pare nje here asaj kohe ne TV te ri. U kujtofte per mire!
Dicka me beri pershtypje ne shkrim! Poeti Xhevair Spahiu eshte gjalle apo ka vdekur? Sepse para nja 2-3 vjetesh sikur u dha nje njoftim per vdekjen e poetit tone te talentuar! Shpresoj te kem gabuar!
I ndrite shpirti,ngushellime families.Jam krenar per atdheun tim ku mund ti gjesh bashke jorgot e naimet,ne nje bote ekstremiteti fetar si myslyman e ortodoks,me fqinje ekstremist qe kerkojne coptimin e qe e mbajne veten diep i demokracis,ne fakt jane djepi i ekstremizmit
“RRufeja” ty te plaste rrufeja ne koke dhe te mbytte injoranca dhe keqesia qe paske ne karakter.
Akademiku JORGO BULO ka lene trashegimi shume te pasur dhe nje plotesi veprash shume te denja per gjuhen tone shqipe. Pervec kesaj, ka edukuar breza te tere studentesh, pikesepari me kulture e dije, dhe me ndjenjen e nje civilizimi qytetar, sic dallonte edhe ai vete.
Nderim dhe respekt te thelle per kete figure te ndritur dhe teper modeste, gje qe e rrit aq me shume figuren e tij.
Nuk ka dhene ndonjehere mesim ne Fakultet, ku e gjetet kete?! Pse shtoni gjera qe nuk ka bere?! Sa bukur u kujtoni te vdekurit duke I shtuar merita dhe pune te pakryera!
Ngushëllime familjes nga një ish bashkëstudent me Profesor Jorgon. Ai la shumë për të jetuar gjatë! Shumë studiues do t’u referohen librave të Jorgos dhe shkrimeve të tij në media. I përjetshëm kujtimi!
Ngushellime per te madhin Jorgo!
Jorgo Bulo është studiues i shquar i letërsisë shqiptare. Lindi në Sheper të Gjirokastrës më 27 prill të vitit 1939. Shkollimin e kreu në Gjirokastër (1955). Vazhdoi pastaj studimet universitare në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Fakultetin e Historisë Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Diplomohet në vitin 1960. Veprimtarinë e vet si profesor e ka vazhduar në arsim në Gjirokastër. Që nga viti 1966 është pranuar kërkues shkencor në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë. Në vitin 1982 me temën Romani shqiptar i realizmit socialist për Luftën Nacionalçlirimtare fiton titullin doktor i shkencave filologjike. Gjatë veprimtarisë së vazhdueshme shkencore më 1983 fiton gradën Bashkëpunëtor i vjetër shkencor, më 1994 Mjeshtër kërkimesh (Prof.as), në vitin 1998 Drejtues kërkimesh (Profesor), dhe në vitin 2003 Akademik. Objekt studimi i temës Studimet letrare të Jorgo Bulos është kri¬jimtaria shkencore e akademik Jorgo Bulos, i cili është njëri ndër studiuesit më të shquar të letërsisë shqipe. Veprimtaria e tij shkencore në fushën e filologjisë shqiptare dhe veçanërisht në shkencën letërsisë, kushtuar letërsisë së traditës dhe letërsisë bashkëkohore, është kontri¬but i rëndësishme për hartimin e Historisë së letërsisë shqipe. Veprimtaria e tij hulumtuese shkencore, studimet historike let¬rare, shkrimet kritike, botimet autoriale për autorë dhe vepra letrare, hartimi i disa punimeve enciklopedike të filologjisë, pjesëmarrja aktive për përgatitjen dhe botimin e Historisë së letërsisë shqipe, të botimeve të veçanta për problemet e zhvillimit të letërsisë dhe të kulturës etj., kanë pasuruar dhe thelluar në mënyrë cilësore studimet e vazhdueshme të historisë letërsisë. Krijimtaria e Jorgo Bulos shtrihet në planin e diakronisë dhe të sinkronisë të studimeve shqiptare. Studimet e tij për autorë dhe për tema letrare të letërsisë së Rilindjes Kombëtare Shqiptare, të letërsisë shqipe të viteve `30 të shekullit XX dhe të letërsisë së sotme shqipe, u kushtohen shkrimtarëve më të shquar, magjistarë të fjalës, siç janë: Naim Frashëri, Jeronim De Rada, Andon Zako Çajupi, Thimi Mitko, Zef Sqiroi, Ndre Mjedja, Hasan Zuko Kamberi, Luigj Gurakuqi, Filip Shiroka, Pashko Vasa, Gjergj Fishta, Fan. S. Noli, Asdreni, Migjeni, Lasgush Poradeci, Faik Konica, Mitrush Kuteli, Esad Mekuli, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Rexhep Qosja, Anton Pashku, Sterjo Spasse, Shevqet Musaraj, Jakov Xoxa, Din Mehmet, Ali Podrimja, Mateo Ma¬ndala etj. dhe janë realizuar me përkushtim studimor dhe me akribi shkencore. Jorgo Bulo në studimet e tij merret me proceset krijuese letrare, me çështje të novatorizmit në letërsinë bashkëkohore, me ato të his-to¬risë dhe të tipologjisë së romanit shqiptar. Ai trajton sprova tipologjike dhe metodologjike të studimit të letërsisë, siç janë: Tiparet e letërsisë shqiptare të epokës moderne, Shestimi për një epos kombëtar të shqi¬ptarëve…, Tipologjia e lirikës…, Motive të eposit legjendar në prozën e sotme etj. Veprat e Jorgo Bulos vlerësohen si kontribut i veçantë shkencor në funksion të studimeve të sotme dhe të ardhme të letërsisë shqiptare. Puna kërkimore lidhur me veprimtarinë e disa autorëve dhe për shkrimet e tyre ka sjellë rezultate të konsiderueshme. Informacioni shkencor që sjell Jorgo Bulo është shumë i pasur dhe i rëndësishëm për studimin e letërsisë shqiptare. Bibliografia e Jorgo Bulos, e botimit të veprave, të punimeve shkencore dhe të artikujve të tjerë kushtuar kulturës gjuhësore dhe letrare, ngjarjeve kulturore, arsimore dhe shke¬ncore, është shumë e pasur dhe ka vlerë të madhe për studimet albano¬logjike. Bibliografia e botimeve shkencore është shumë e pasur.
MONOGRAFI-STUDIME:
1. Romani shqiptar i realizmit socialist për Luftën Nacionalçlirimtare (Monografi). Botim i Akademisë së Shkencave, Tiranë 1982, 360 f.
2. Tradita dhe risi letrare (artikuj dhe studime),Tiranë 1983, 350 f.
3. Magjia dhe magjistarët e fjalës (Artikuj e studime), Tiranë 1998, 443 f.
4. Tipologjia e lirikës së Naim Frashërit (Monografi). Botim i Akademisë së Shkencave, Tiranë 1999, 200 f.
5. Shpirti i fjalës (Artikuj dhe studime), Tiranë 2014, 461 f. Botim i Akademisë së Shkencave.
VEPRA PËRGJITHËSUESE, KOLEKTIVE:
6. Historia e letërsisë shqiptare – Që nga fillimet deri te Lufta N. Çl. Botim i Akademisë së Shkencave, Tiranë 1983, 830 f. Ribotuar në Prishtinë 1989 (Redaktor shkencor).
7. Historia e letërsisë shqiptare të realizmit socialist. Botim i A. Shkencave, Tiranë 1978, 423 f. (Bashkëautor dhe redaktor shkencor).
8. Hyrje në shkencën e letërsisë. Botim i Fakultetit Histori-Filologji të UT, Tiranë 1992 (Bashkëautor).
9. Fjalori Enciklopedik Shqiptar – Botim i A. Shkencave. T. 1985 (Bashkëautor dhe redaktor).
10. Kosova në vështrim enciklopedik (Bashkëautor). Botim i A. Shkencave, Tiranë 1999.
11. Historia e Popullit Shqiptar – vëll. I dhe II (Bashkëautor). Botimi i A. Shkencave, Tiranë 2002.
12. Fjalori Enciklopedik Shqiptar – vëll.1-3 (Bashkautor dhe redaktor shkencor) Tiranë 2008-2009.
ARTIKUJ DHE STUDIME TË BOTUARA NË SHTYPIN SHKENCOR
1. Rreth ndikimit të folklorit në veprën e Çajupit. “Studime filolo¬gji¬ke” 1966, nr. 2.
2. Figura e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në letërsinë shqipe, në “Simpozium o Skenderbegu” Prishtinë 1969.
3. Dorëshkrimi i komedisë “Pas vdekjes” së A. Z. Çajupit dhe disa probleme që lidhen me të. “Studime filologjike” 1978, nr. 2.
4. Një poemë arbëreshe për Skenderbenë “Shpata e Skenderbeut nde Dibret poshte”, “Studime filologjike” 1968, nr. 4.
5. Poema e K. Serembes “Kenkat e Krujes” në “Skenderbeu dhe epoka e tij” Tiranë 1967.
6. Nga historia e lindjes së romanit të sotëm shqiptar. “Studime filologjike” 1968, 4.
7. Les lettres albanaises du réalisme critique au réalisme socialiste. “Studia albanica” 1980, 1.
8. Njëzet e pesë vjet studime shqiptare në lëmin e historisë së letërsisë. “Studime filologjike” 1969, 4.
9. Shkenca letrare shqipe. “Studia albanica” 1979, 2.
10. Studimet e sotme shqiptare për Naim Frashërin. “Studime filologjike” 1971, 2.
11. Rreth një dorëshkrimi të Çajupit. “Studime filologjike”, 1971, 3.
12. Nga korrespondenca e Asdrenit. “Studime filologjike” 1972, 2.
13. Tradicionalja, novatorja dhe format e pasqyrimit epik të jetës. “Studime filologjike” 1973, 3 (ribotuar në “Studia albanica” 1973, 2).
14. Problemi i krijimit të letërsisë së re në shtypin ilegal të LNÇL. “Studime filologjike” 1974, 4.
15. Realiteti shqiptar te poema “Andrra e jetës” e Ndre Mjedës, në “Artikuj dhe studime për letërsinë e Rilindjes e të Pavarësisë”, Tiranë 1979.
16. Romani i sotëm për Luftën Nacionalçlirimtare. “Studime filologjike” 1975, 4.
17. Studimet për letërsinë shqiptare të së kaluarës në revistën “Gjurmime albanologjike”. “Studime filologjike” 1983, 4 (bashkëautor).
18. La litteratura albanaise et la Résistance Antifasciste, “Studia alba¬nica” 1984, 2.
19. Aperçu historique sur le roman albanais. “Leus lettres albanaises” 1979, 1.
20. Tipologjia e romanit të sotëm shqiptar. “Studime filologjike” 1989, 4.
21. “Në rrugën e pasurimit të prozës” në përmbledhjen me studime “Vështrime kritike”, Prishtinë 1978.
22. Mbi disa veçori të realizmit kritik në letërsinë shqiptare. Në “Se¬minari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare” VII, Prishtinë 1982.
23. Rruga krijuese e I. Kadaresë, në “Studime për letërsinë shqiptare” II, Botim i A. Shkencave, Tiranë 1988.
24. Tipologjia e lirikës së N. Frashërit. “Studime filologjike” 1990, 4.
25. Një variant i ri i vjershës “Mori Shqypni” të P. Vasës. “Studime filologjike” 1986, 4.
26. Motive të eposit legjendar në prozën e sotme. “Kultura popullore” 1984, 1.
27. Mbi thelbin e koncepteve metodologjike të shkencës së sotme letrare, në “Studime e artikuj për letërsinë e huaj të shek. XX”, T. 1980.
28. Ligjërimi i personazhit dhe i shkrimtarit në prozën e sotme shqiptare. “Studime filologjike” 1984, 4.
29. Lirika e Naim Frashërit. “Studime filologjike” 1988, 2 (ribotuar në “Studia albanica” 1989, 2, dhe në “Les lettres albanaises, 1989, 1).
30. Eqrem Çabej për letërsinë shqiptrare. “Studime filologjike” 1988, 3.
31. A. Z. Çajupi dhe letërsia shqiptare. “Studime filologjike”, 1991, 1.
32. Pashko Vasa dhe letërsia e Rilindjes Kombëtare. “Studime filologjike” 1992, 1-2.
33. Tipare të letërsisë shqiptare të epokës moderne në kontekstin evropian, në “Seminari XVI Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare”, Prishtinë 1995.
34. Haki Stërmilli dhe romani shqiptar, “Jehona” (Shkup) 1995, 8.
35. Një aspekt i ndikimit të kulturës islame në letërsinë shqipe – Poezia e bejtexhinjve, në “Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët”, Prishtinë 1995.
36. “Tehajylat” midis dy kodeve poetike, “Seminari XVII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare”, T. 1995.
37. Përmbledhja poetike “Tehajylat” dhe vendi i saj në krijimtarinë e Naim Frashërit. “Studime filologjike” 1995, nr. 1-4.
38. Naim Frashëri” – filozofia e përjetësisë dhe e risisë, “Jehona” Shkup, 1966, nr. 5-6.
39. Përmasa universale në poezinë e F. S. Nolit. “Gjurmime albano¬logjike” (Seria e Shkencave Filologjike) 25, Prishtinë 1996.
40. Shestimi për një epos kombëtar të shqiptarëve – De Rada dhe Naim Frashëri. “Shqyrtime albanologjike”, Shkup, 1997, nr. 3.
41. Figurë poliedrike e botës së sotme shqiptare, “Gjurmime albanolog¬gjike” (Seria e Shkencave Filologjike) 26, Prishtinë 1997.
42. Gjuha e Naimit: E tashmja dhe e ardhmja e shqipes në “Gjuha jonë”, 1997, nr. 1-4.
43. Ardhja e Kadaresë në prozën shqipe në “Filologji”, Prishtinë, 1998, nr. 5.
44. Tipi i ligjërimit popullor në prozën shqipe dhe idioma dialektore. “Studime filologjike” 1998, nr. 1-2.
45. Parallèles poètiques: Roumi et N. Frashëri, “Studia albanica” XXXII année, 1995-99.
46. Lasgushi dhe Naim Frashëri. “Studime filologjike” 2000, nr. 1-2.
47. Naim Frashëri dhe zhvillimi tipologjik i poezisë shqipe. “Studime filologjike”, 2000, nr. 3-4.
48. Vepra e Naim Frashërit – vështrim tipologjik e semasiologjik “Se¬minari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare”, Prishtinë 2001.
49. Identiteti shqiptar një pasuri kombëtare, ballkanike dhe europiane, në “Politika kulturore në Shqipëri”, Tiranë 2001.
50. Për një tipologji të narracionit në prozën e M. Kutelit, “Studime filologjike” 2002, nr. 1-2.
51. Le romantisme albanais dans le contexte balkanique et Europeen “Studia albanica” 2002.
52. Fjalori i gjuhës shqipe i Sami Frashërit – një projekt apo realitet? Në “Studime filogjike” 2004, nr.3-4.
53. Meshari i Gjon Buzukut midis Reformës dhe Kundër-reformës, në “Studime filologjike”, 2005, nr.3-4.
54. Sami Frashëri dhe kodifikimi i shqipes në “S.Frashëri, Vepra”, Shkup 2005.
55. Faik Konica dhe Çajupi në “Konferencë shkencore për Faik Konicën”, botim i ASHAK, Prishtinë 2005.
56. I. Kadarea dhe letërsia shqipe, në “Studime filologjike”, 2005, nr.1-2.
57. Sur l’identité culturelle des “Rêveries” de Naim Frashëri” në “Studia albanica”, 2010, nr.1.
58. Burimet kulturore të lëvizjes kombëtare dhe vepra e Th.Mitkos, në “In Memoriam – Aleks Buda”, botim i Akademisë së Shkencave, Tiranë 2010.
59. Vepra e Thimi Mitkos për rindërtimin e identitetit kombëtar në :Konferencën Shkencore Ndërkombëtare kushtuar jetës dhe veprës së Thimi Mitkos” (Botim i Universitetit “F.S. Noli”.) Korçë 2015.
60.
KRITIKË SHKENCORE
61. M. Gurakuqi, Mbi veprën poetike të N. Mjedës, “Studime filologjike”, 1981, 4.
62. Dalan Shapllo, Shkrimtarë, vepra, dukuri letrare, “Studime filolo¬gjike”, 1982, 1.
63. Sh. Çollaku, Mendimi iluminist i S. Frashërit, “Studime historike”, 1987, 4.
64. M. Mandalà, La diaspora e il ritorno. Mito, storia, cultura tradizionale nell’opera di G. Schirò, Palermo, 1990, “Studime filologjike”, 1991, 3-4 (Bashkëautor).
65. Naim Frashëri, “Bagëti e Bujqësia” introduzione, edizione critica, traduzione italiana e concordanca a cura di F. Altimari, Cosenza, 1994, “Studime filologjike” 1996, 1-4.
66. M. Hysa, “Alamiada shqiptare” (Shkup 1996) “Studime filologjike” 1997, 1-4.
STUDIME TË BOTUARA JASHTË VENDIT
67. L’affirmation de l’identité nationale e l’Université en Albanie, në “Université, Idéologie et Culture”. Athènes, 1989.
68. Die Entwicklung der Literaturwisseschaft in Albanien: Methode, Errungenschaften, Probleme, në “Aspekte der Albanologie”, Berlin 1991.
69. Historiografia letrare në Shqipëri në “Quaderni del Dipartimento di linguistica”, 7 (Università della Calabria), Cosenza, 1993.
70. L’ideal de l’homme dans la littérature albanaise de la Renaissance Nationale, në “Balkanistic Forum”, Bllagojevgrad (Bullgaria) 1995, nr. 1.
71. Albanian Culture and Literature, në “Balkan Review” Thessaloniki (Greece), 1996, nr. 8-9.
72. Saggio di una ridefinizione tipologica delle novelle di Santori, në “Quaderni del Dipartimento di Linguistica” 14, (Università della Cala¬bria) Cosenza, 1997.
73. Les traits fondamentaux de la littérature albanaise à l’époque moderne, në “Sixième Congrès International d’Etudes du Sud-Est Européen” (Edition de l’Académie bulgare de Sciences) Sofia 1989.
74. Nuovi orientamenti degli studi letterari albanesi, në “Nuovi orientamenti della linguistica e della letteratura albanese” (Università di Palermo) Palermo 1996.
75. Classificazione tipologica e cronologica delle liriche di Naim Frashëri, në “Albanistica novantasette”, Napoli 1997.
76. La sainte montagne de Tomorri – du culte paíen au mythe romantique, në “Sveti mesta na Ballkanite” Bllagojevgrad (Bullgari) 1996.
77. La littératura albanaise des temps modernes entre Orient et Occident, në “Cahiers balkaniques”, nr. 24, INALCO, Paris 1996.
78. La poesia des “bejtexhinj” et le status de ses orientalismes në “Albanohellenica” 1999, nr. 1.
79. Poesia shqipe me alfabet arab dhe vendi i saj në procesin letrar gjatë shek. XVIII në “Studi in onore di Luigi Marlekaj” (Botim i Universitetit të Barit) Bari 1999.
80. Les lettres albanaises dans les sciècles XVIII-XIX et les points de concordance avec les cultures arabo-persianes: le cas de l’aljamiada albanaise “Association International d’Etudes du Sud-Est Européen – Bulletin, nr. 30, Bukuresht 2000.
81. De Rada e Schirò nell’alternativa della scelta fra epos e romanzo, “Biblos” Anno VIII, nr. 17-20, Palermo, 2001.
82. La scuola di Kuteli nella proza albanese, “Albanistica – Due¬milladue” Botim i Institutit të Studimeve Orientale – Napoli 2002.
83. Su una tipologia della narrativa di M.Kuteli në “Atti del XXVIII Congresso Internationali di Studi Albanesi”, Palermo 2003.
84. La Scanderbeide degli arbëresh tra l’epos e il romanzo”, në “Atti del 3° Seminario internacionale di Studi Albanesi” (Università della Calabria) Cosenza 2004.
85. Das “Missale” des Gjon Buzuku und das Konzil von Trient në “Buzukus “Missale” und unserer zeit Harrassowitz Verlag. Weisbaden, (Germany) 2007.
86. L’epos romantico su Scanderbeg – Sguardo tipologico në “Georgio Castriota Scanderbeg nella storia e nella letteratura” (Universita di Napoli), Napoli 2008.
87. La Renaissance nacionale et l’école romantique dans la littératura albanaise du XIXe siècle, në “Revue – Association Internationale d’Etudes du Sud-Est. Europeen, nr.35-39, Bucarest, 2009.
BOTIME TË TJERA
88. I. Kadare, Vepra letrare, vëll. 1-2 (Studimi hyrës) Tiranë.
89. Euripidi, Andromaka, Ifigjenia në Tauridë (Studimi hyrës) T. 1977.
90. Lukiani, Vepra të zgjedhura (Studimi hyrës) Tiranë 1979.
91. R. Qosja, Panteoni i rralluar (Përgatitja, studimi hyrës, redaktor), Tiranë 1988.
92. A. Z. Çajupi, “Baba Tomorri” (Studimi hyrës) T. 1997.
93. Gj. Fishta “Lahuta e Malcis” (Studimi hyrës) Tiranë 2000.
94. Albania a Patrimony of European Values Bashkëautor – Botim i Bashkimit Europian, Tiranë 2001.
95. A.Z.Çajupi, Vepra, vëll. 1-5 (Botim kritik me studim hyrës), Tiranë 2008.
PJESËMARRJET ME REFERATE NË KONGRESE DHE KONFERENCA SHKENCORE NDËRKOMBËTARE JASH¬TË VENDIT
1. Kongresi i IV i Studimeve të Europës Juglindore (AIESEE), Ankara 1979, me referatin “Le réalisme dans la littératura albanaise (Aperçu comparatif)”.
2. Kongresi i V i AIESEE, Beograd 1984, me referatin “La littérature albanaise et la résistance antifasciste”.
3. Kongresi i VI e AIESEE, Sofie 1989, me referatin Les traits fonda¬mentaux de la littérature albanaise à l’époque moderne.
4. Kongresi ndërkombëtar “Gjendja e studimeve albanologjike sot” Këln 1988 me referatin “Die Entwieklung Literaturwissenschaft in Albanien: Methode, probleme)” (R.F. Gjermane).
5. Kolokiumi Ndërkombëtar “Universiteti, ideologjia, kultura” Athinë 1989 me referatin L’affirmation de l’identite nationale et l’Université en Albanie.
6. I Seminario Internazionale di Studi Albanesi “L’albanologia oggi. Risultati e prospetive di ricerca” Cosenza 1991, me referatin “Gli studi letterari sotto l’aspetto retrospettivo e prospettivo”.
7. Kongresi i XVIII Ndërkombëtar i studimeve shqiptare “Nuovi orientamenti della linguistica e della letteratura albanese” Palermo 1992, me referatin “Nuovi orientamenti degli studi della letteratura albanese”.
8. 20 Seminario Internazionale di Studi Albanesi, Cosenza (Italia) 1994, me kumtesën “Saggio di una ridefinizione tipologica delle novelle di Santori”.
9. International Seminar for Balkan Studien (Bullgari, 1994) me ku¬mtesën “L’idéal de l’homme dans la littérature albanaise de la Renai¬s¬sance Nationale”.
10. International Seminar for Balkan Studien (Bullgari, 1995) me kumtesën “La sainte montagne et Tomorri – du culte paíen au mythe romantique”.
11. Simpoziumi me rastin e 100-vjetorit të Kongresit I Arbëresh. Corigliano Calabro, (Itali) 1995 me kumtesën “La Scanderbeide degli Arbëreshë tra l’epos e il romanzo”.
12. Simpoziumi Ndërkombëtar “Skënderbeu në Albanologji”, Sankt-Petërburg, 1996 me kumtesën “Tipologjia e poemës për Skënderbeun në letërsinë shqipe”.
13. Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Shkencat filologjike në Republikën e Maqedonisë” Shkup 1996, me kumtesën “Miti i Skënderbeut dhe letërsia e romantizmit shqiptar”.
14. 30 Seminario Internazionale di Studi Albanesi, Cosenza (Italia) 1997, me kumtesën Il Risorgimento Albanese veduto dal A. Guzzetta.
15. Seminario Internazionale di Studi Albanesi, Bari, 1998, me kumtesën Lingua letteraria, dialetto e scuola.
16. Simpoziumi “Gli studi di albanologia in Italia”, Cosenza (Italia) 1999, me kumtesën La Scanderbeide degli arbëresh fra l’epos e il romanzo.
17. Kongresi VIII i AIESEE, Bukuresht 1999, me kumtesën Les lettres albvanaises dans les sciècles XVIII-XIX et les points de concordance avec les cultures arabo-persianes: les cas de l’aljamiada albanaise.
18. 40 Seminario Internazionale di Studi italo-albanesi, Cosenza, 2000, (Italia) me kumtesën F. Solano – figura emblematica del mondo arbëresh.
19. XXVIII Congresso Internazionale di Studi albanesi, Palermo 2002 (Italia) me kumtesën Su una tipologia della narrativa di Kuteli.
20. II Conférence internazionale “Processus historique et dévelopement de la communication au service de la paix: le cas du Sud-Est européen des origines à nos jours”, organizuar nga UNESCO, Paris 2002, me referatin “Le romantisme albanaises dans le contexte balkanique et européen”.
21. Incontro internazionale di Studi “Il Rinoscimento nel Sud-Est Europeo” organizuar nga AIESEE, Kozencë (Itali) 2003, me Kumtesën ‘Les sources idiologiques et culturelles de la Renaissance Albanaise”.
22. Simpoziumi shkencor “Meshari i Gjon Buzukut dhe recepsioni i tij në kohën tonë” (organizuar nga Universiteti i Mynihut) me kumtesën “Meshari” dhe Koncili i Trentos – 2005.
23. Simpozium ndërkombëtar “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në histori dhe në letërsi” (Organizuar nga Universiteti i Napolit) me kumtesën “Për një tipologji të eposit për Skënderbeun në letërsinë shqipe të roma¬ntizmit”, Napoli 2005.
24. Konferencë shkencore për Faik Konicën (Organizuar nga ASHAK) me kumtesën “Faik Koncia dhe Çajupi”, Prishtinë 2005.
Shume faleminderit zoteri, por te paditurit…..nuk marrin vesh ,mendoj se nuk eshte faji tyre…por fati tyre. ndera per anti shqiptaret:Njerzit tane te ditur, jane kundershtaret e tyre…. Cfare pret prej sllavo-grekerve?????
vetem respekte per nje shqiptar te madh sy z.jorgo bulo.ngushellime familjes
Nje Akademik dhe nje njeri i madh…
Shpirti i tij u prehte naqe paqe prane fronit te Perendise.
Shpirti me dhemb, se ikin autoritete te tilla, dhe nuk vijne me, kur ne si nje Shqiperi keto 25 vite kemi prodhuar absolutisht asgje…
Dhimbja ime shtohet edhe me shume, kur mendoj se nuk do jemi ne gjendje te jemi pasardhes te denje.
Shqiptaret do ngrihen perseri, dhe do e marrin fatin e tyre ne dore.
Napoli, 13 dicembre 2015 ore, 22.08
Na iku miku me i dashur ,me i urte, me i fameshem,ai qe na beri drite e hje ku do vate; e kujtomi dhe parkaljesmi per te dhe per familjien e tij te qete fuqi ne kete cast shume i rend.Gjithe studentet e gjuhes shqipe te Universitetit “l’Orientale”
te Napolit bashke me vajzat time e bashkeshortin tim qe patin fat te shkojne nje darke bashke me te i dergojne me respekt pershendetjien e fundit.Un, e merzitur shume, i thom ;pafshe Parrajsin.Ti e meriton. Lamtumire, jorgo.