Në librin e tij “Shqipëria e re”, publicisti amerikan Fred Abrahams, i cili ka kaluar një pjesë të jetës së tj në Tiranë si veprimtarë i të drejtave të Njeriut, përshkruan Shqipërinë e psotokomunzimit dhe dështimet e saj. Promovimi i librit do të bëhet në Tiranë më 8 Dhjetor në orën 18. Po shkëpusim sot kapitullin “Revolta”, që tregon si nisën trazirat e vitit 1997 në Shqipëri. (Fotot ilustruese ne kete artikull jane te fotoreporterit Hektor Pustina)
Revolta
Për banorët e qytetit të pluhurosur dhe gjysmë të rrënuar të Lushnjes, në Shqipërinë e mesme, bosi i piramidave dhe ish-oficeri i ushtrisë, Rrapush Xhaferri, ishte shenjtor. I njohur si “gjenerali”, ai rindërtoi stadiumin dhe solli lojtarë të klasit botëror në ekipin e futbollit të qytetit. Dhe ç’ishte më e rëndësishme, ai ndihmonte për të mbijetuar mijëra banorë të Lushnjes. Skema e tij piramidale, “Xhaferri”, të cilën ai e quante “fondacion bamirësie”, siguronte të ardhura në banesat prej betoni të plasaritur në qytet.
Qeveria shqiptare kishte një pikëpamje tjetër: “gjenerali” ishte një simpatizues i të majtës”, që kishte lidhje me Partinë Socialiste. “Fondacioni bamirës” i tij, bashkë me një skemë tjetër, “Popullin”, ishin thjesht piramida pa investime në tregti, prandaj ishin më të lehta për t’u mbyllur. Më 23 janar 1997, policia arrestoi Xhaferrin dhe më shumë se njëqind persona të lidhur me dy skemat.
Lushnja shpërtheu. Një turmë e zemëruar që thërriste “Poshtë Saliu” çau kordonët e policisë dhe i vuri zjarrin bashkisë. Protestuesit rrethuan komisariatin e policisë, duke kërkuar lirimin e Xhaferrit. “Më thoni se çfarë mund të bëj”, i tha turmës shefi i policisë, kujtuan dëshmitarët. “Lironi të arrestuarit e tjerë nga Lushnja”, bërtiti turma. Disa policë flakën kapelet dhe u bashkuan me turmën.
Protesta ne Lushnje
Ministri i jashtëm i Shqipërisë, zëvendëskryeministër dhe kryetar i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, iu përgjigj telefonit të zyrës së tij të nesërmen në mëngjes në 9.30. Në linjë ishte Agim Shehu, zëvendësministri i pushtetshëm i punëve të brendshme.
“Situata në Lushnje është e rrezikshme, kujtoi fjalët e bashkëbiseduesit Shehu. “Njerëzit janë gati të sulmojnë policinë. Policia do të hapë zjarr dhe do të shkaktojë shumë viktima”.
Agim Shehu tha se demonstruesit donin të takonin një përfaqësues të qeverisë dhe dikush duhej të shkonte atje me helikopter, me njerëzit nga Lushnja të arrestuar para pak kohe, për të qetësuar turmën. Policia do të siguronte mbrojtje ndërsa delegacioni do të ulej në stadium për të shmangur vëmendjen nga komisariati i policisë. Tritan Shehu tha se do të mendohej.
Pas pesë minutash mori në telefon Berisha. “Ti je i vetmi që ke për të shkuar”, i tha ai Shehut, duke theksuar nevojën për të shmangur dhunën. “Unë isha nervoz, por gjithashtu doja edhe të shmangia gjakderdhjen”, kujtoi Shehu. Ky ishte një vendim për të cilin ai do të pendohej hidhur.
Dy helikopterë u ngritën në fluturim, njëri me Shehun, truprojen e tij dhe ministrin e drejtësisë, tjetri me një grup të të arrestuarve nga Lushnja. Pilotët e shkarkuan ngarkesën e tyre në stadium, sipas planit, dhe u bënë gati të niseshin. Ndërsa pluhuri vërtitej me shtëllunga poshtë helikave të tyre, u mblodhën turmat e Lushnjes. Njerëzit tundnin në ajër presh – e vetmja perime nëpër dyqane gjatë viteve të fundit të komunizmit – si simbol të varfërisë së tyre. Të arrestuarit e Lushnjes ngritën këmishat e tyre për të treguar shenjat e fshikullimeve dhe vrajat që kishin marrë gjatë kohës së arrestimit. Ndërkohë që i vetmi mjet ikjeje u zhduk përmbi vendet e spektatorëve në stadium, turma u grumbullua mizëri rreth Shehut, si peshkaqenët në mish të gjallë.
Shehu u mundua të qetësonte turmën, por një levë hekuri e goditi në kokë. Burra të zemëruar e rrahën atë me grushta dhe bimë preshi. Atë natë, fjala mori dhenë nga Lushnja në Tiranë se demonstruesit i kishin rrasur Shehut presh në gojë. Duke fluturuar si era nga kafeneja në kafene, historia u shndërrua në presh të futur nga prapa. Meqenëse mitet shqiptare janë më të forta se faktet, Shehu jeton ende sot e kësaj dite me këtë turp.
Oficerë të SHIK-ut në turmë dhe përkrahës të PD-së nga një fshat aty pranë e tërhoqën Shehun brenda stadiumit në një dhomë zhveshjeje. Nja tridhjetë a dyzet veta u dyndën brenda, prapa një dere të mbyllur me çelës, ndërsa turma tërbohej përjashta.
“Nëqoftëse nuk vjen Xhaferri këtu, Shehu është i vdekur”, ulërinin njerëzit. Burrat që mbronin Shehun kishin armë, por askush nuk po gjente ndonjë mënyrë për t’u larguar. Shehut i rridhte gjak nga koka duke i njollosur shpinën e këmishës.
Pas dy orësh, nga Tirana u dërgua një helikopter tjetër me dymbëdhjetë policë. Ndërkohë që ata po uleshin në stadium, turma u rrëmbeu armët dhe i rrahu, thanë dëshmitarët. Tre nga policët u futën në dhomën e zhveshjes. Të tjerët u lutën për mëshirë. Ata thanë se i kishte dërguar me zor komandanti i tyre.
Me rënien e errësirës turma u shpërnda. Një doktor erdhi në dhomën e zhveshjes dhe i qepi plagën Shehut. Atëhere, në stadium ikën dritat. Ato ose i fiku policia për të mbuluar arratisjen, ose ikën nga ndërprerja e energjisë, siç ndodhte pothuajse çdo natë.
Një grup burrash në formacion të ngjeshur e çuan me ngut Shehun e larë në gjak drejt fushës e më tej në pjesën e prapme të stadiumit.
Pasi u kthye në Tiranë, Shehu e minimizoi ngjarjen. “Unë ndesha në zemërimin e një pjese të popullsisë, gjë që u zgjidh në mënyrë paqësore midis nesh”, tha Shehu në lajmet televizive në darkë[i]. Por pavarësisht se sa u mundua ta minimizonte ai ose qeveria, rrahja me presh u bë një moment vendimtar në reagimin e qeverisë. Ajo tregoi se shteti ishte i paaftë të përballohej me turmat.
“Mospërdorimi i policisë që nga fillimi krijoi idenë tek rebelët se shteti ishte i dobët dhe mund të pëmbysej”, më tha vite më vonë Bujar Rama, zëvendëskryetar i SHIK-ut në atë kohë. “Zëvendëskryeministri u zu në kurth dhe përgjigja e policisë nuk ishte të reagonte, por të tërhiqej”.
Në atë kohë, Mero Baze, ishte dakord me këtë. “Shteti nuk i kuptoi përmasat e zemërimit”, më tha ai. “Kur Shehun e rrëmbyen, ata duhej ta kishin shpëtuar, për të treguar fuqi”.
Pavarësisht se e rrahën dhe e bllokuan brenda një stadiumi, as Shehu nuk arriti ta kuptonte plotësisht thellësinë e zemërimit të njerëzve. “Ne nuk e kuptonim realitetin”, më tha ai në 2002. “Më e mira do të kishte qenë të deklaronim zgjedhje të reja në janar, por askush nuk na e rekomandoi këtë”.
Njëlloj siç nuk kishin qenë të aftë Ramiz Alia dhe Partia e Punës të kuptonin thellësinë e zemërimit në 1991, edhe Berisha dhe Partia Demokratike ishin të verbër para tërbimit të 1997-s. Arroganca e pushtetit i kishte shkëputur ata nga realiteti.
Dhuna u përhap me shpejtësi në pjesë të tjera të jugut. Turmat në Berat dhe në Fier sulmuan ndërtesat qeveritare, duke djegur bashkitë dhe zyrat e Partisë Demokratike. Më 26 janar, demonstruesit në Vlorë u ngjitën lart në ndërtesën e bashkisë dhe shkulën flamurin nga ballkoni. Vlora – qytet me karakter të pavarur – qendër e grupeve kontrabandiste të Shqipërisë, u shndërrua shpejt në zemrën fizike dhe shpirtërore të revoltës.
Socialistët u distancuan nga dhuna, duke e quajtur atë një shpërthim spontan kundër qeverisë. Në të njëjtën kohë, ata bënë një miting në Tiranë duke ia hedhur fajin qeverisë për humbjet financiare të njerëzve. Mijëra përkrahës të opozitës dhe investues të mashtruar marshuan drejt Sheshit Skënderbej, ku topat me ujë shpërndanë turmën. Parlamenti e autorizoi Berishën të dislokonte ushtrinë për mbrojtjen e ndërtesave qeveritare dhe spastrimin e rrugëve. Kjo nuk ishte gjendje e jashtëzakonshme, theksoi qeveria, por një hap i nevojshëm për të ruajtur rendin. Kryeministri Meksi lajmëroi se qeveria do të fillonte të paguante më 5 shkurt paratë që kishte konfiskuar.
Protesta ne Vlore
Lajmërimi i Meksit nuk pati ndonjë efekt. Anembanë jugut, turmat plaçkitën gjykatat dhe bashkitë ndërkohë që policia përdori shkopinjtë e gomës për shpërndarjen e turmave. Berisha i quajti protestuesit e dhunshëm anëtarë të “policisë kriminale të regjimit komunist, disa individë nga fondacionet mashtruese dhe disa keqbërës të paguar”[ii].
Në Tiranë, policia e rregullt dhe policia e fshehtë u munduan të zbatonin masa të ashpra. Mbrëmjen e 22 janarit, piktori dhe kritiku i zëshëm i Berishës, Edi Rama, po ecte afër apartamentit të tij kur disa horra me xhupa të zinj e gjuajtën në fytyrë dhe kokë me grushtore bronzi. Pas pesë ditësh, një zyrtar të Partisë Socialiste që quhej Ndre Legisi e rrahën me pistoletë në një rrugë të Tiranës.
Investuesit e piramidave e pritën me padurim datën 5 shkurt, kur qeveria tha se do t’u kthente fondet. Për zhgënjimin e tyre, ndodhi e kundërta. Në vend të kthimit të parave, një nga firmat më të mëdha, “Gjallica”, deklaroi falimentimin. Qeveria mund të kishte qenë në gjendje t’i kufizonte problemet me “Xhaferrin” dhe “Popullin” në qytetet e vogla ku ishin të bazuara këto skema, por “Gjallica” kishte sipërmarrje dhe prona në të gjithë Shqipërinë.
Në Vlorë, njëmijë veta marshuan nga Sheshi i Flamurit në qendër të qytetit drejt portit me politikanët e Tiranës Skënder Gjinushi, nga Partia Socialdemokrate, ministri i fundit i arsimit i periudhës së komunizmit, dhe Neritan Ceka nga Aleanca Demokratike. Më 7 shkurt demonstruesit u përleshën me policinë. Tri ditë më vonë, në Vlorë u planifikua një demonstratë për në orën 10.00, por policia bllokoi sheshin kryesor. Përgjatë bulevardit kishte një kanal të hapur, ku bashkia po shtronte kabëll telefonik, i cili u dha protestuesve municion. “Drejt Tiranës”, thirrën ata, duke gjuajtur me gurë dhe duke mposhtur policinë.
Gjatë përleshjes, policia hapi zjarr dhe vrau një djalë të ri me emrin Artur Rustemi, që kishte humbur më shumë se 5.000 dollarë në skema. Ditën tjetër, tridhjetëmijë veta e shoqëruan arkivolin përgjatë bulevardit dhe dikush i vuri zjarrin zyrës së Partisë Demokratike në qytet. Vlora ka një mendësi kokëfortë dhe krenare, dhe qeveria ia kishte dalë mbanë me sukses të zgjonte tërbimin e saj.
Në Tiranë, socialistët dhe partitë e tjera të opozitës formuan një aleancë anti-Berishë të quajtur “Forumi për Demokraci”. Qeveria ia mohoi grupit lejen për të protestuar në Sheshin Skënderbej më 12 shkurt, por udhëheqësit prapëseprapë dolën në marshim. Forcat speciale bllokuan rrugët dhe u ndërprenë kalimin drejtuesve ndërsa ecnin drejt sheshit. Policia i futi ata në një furgon dhe i rrahu me grushtore bronzi dhe shkopinj gome. Kryeministri Meksi kërcënoi për më shumë forcë. “Partia Demokratike ka organizuar përgjigje me forcat tona, jo vetëm me policinë”, u raportua se kishte paralajmëruar ai[iii].
Pas dy ditësh, në shtypin britanik doli një artikull që tronditi Tiranën. Nën titullin “Regjimi gangster që financojmë ne”, gazeta “The Independent” pretendoi se kishte parë prova nga burime të zbulimit për bashkëpunim të ministrave të PD-së me krimin e organizuar. Qeveria e Berishës kishte “bërë kontrabandë droge, kishte trafikuar armë, kishte shkelur sanksione dhe kishte pastruar para”, thoshte artikulli. “Megjithatë, ajo gëzon mbështetjen e demokracive perëndimore, duke përfshirë Britaninë”[iv].
20 shkurti është një datë e rëndësishme në historinë e Shqipërisë, dhe qytetarët e Vlorës ishin fort të vetëdijshëm për këtë. Shtatë vjet më parë, në Tiranë, turmat kishin rrëzuar monumentin e Enver Hoxhës në Sheshin Skënderbej, duke shënuar fundin simbolik të diktaturës. Për të përkujtuar ngjarjen në 1997, demonstruesit e Vlorës ngritën më 17 shkurt tre gishta në ajër – gishtin pëlqyer dhe dy të mëdhenjtë pas tij – si shenjë që Berishës i kishin mbetur tre ditë. Përshëndetja me tre gishta, evolucion i shenjës me dy gishta të fitores për liri dhe demokraci të Partisë Demokratike, u përhap me shpejtësi në Shqipëri si simbol i zemërimit antiqeveritar.
Për shqiptarët etnikë në Kosovë që shikonin revoltën në televizion, tre gishtat ishin një shok trullosës dhe ofendues. Kosovarët e njihnin atë shenjë si përshëndetjen nacionaliste serbe që ua bënte me policia me agresivitet mu në fytyrë ditë për ditë. “Kjo është Shqipëria apo Angola?”, pyeti një mik në Kosovë, i shtangur teksa ne shihnim protestuesit e Vlorës në televizion. “Nuk e dinë ata ç’do të thotë kjo?”.
Kur kaluan tre ditët, pesëdhjeteshtatë studentë të Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë hynë në një auditor në shkollë dhe shpallën grevë urie, njëlloj siç kishin bërë studentët e Tiranës para shtatë vjetësh. Kërkesa e kryesore ishte më pak idealiste se e parardhësve të tyre, por pasqyronte qëllimin kryesor të protestës: na ktheni paratë tona! Zyrtarët e qeverisë e deklaruan grevën të paligjshme dhe studentët morën një qëndrim më politik: qeveria duhet të japë dorëheqjen! Duke qenë e shkëputur nga realiteti në Tiranë, Partia Demokratike mbajti një miting në Qytetin Studenti po atë ditë, për të përkujtuar rënien e Enver Hoxhës.
Solidariteti me studentët u përhap në Vlorë dhe në jug. Më 22 shkurt rreth dyzet studentë të Universitetit të Gjirokastrës mbushën një klasë të katit të dytë me dysheqe dhe nisën grevën e tyre të urisë. Pas katër ditësh, katër autobusa nga Shkodra mbërritën në Vlorë për të mbështetur grevën. Megjithëse bastioni i Berishës ishte veriu, njerëzit kishin humbur para edhe atje.
Banorët e Vlorës i pranuan autobusët e Shkodrës, por i konsideronin njerëzit e panjohur në qytet si spiunë të Berishës – agjentë të ligj të SHIK-ut të gatshëm për të shtypur revoltën e tyre. Njerëzit e Berishës shkatërrojnë dyqane, ngacmojnë gratë, dhe nxisin dhunën, thoshin njerëzit. Ata ia hidhnin fajin për çdo problem, nga furnizimi i çrregullt me energji elektrike e deri te ushqimet e prishura, atyre që i quanin “spiunët çeçenë”, domethënë përkrahësit e Partisë Demokratike nga veriu malor. Disa madje besonin se Berisha po stërviste luftëtarë nga Kosova për t’i dislokuar në jug.
Më 28 shkurt, protestuesit u mblodhën në Universitetin e Vlorës, duke besuar se agjentët e SHIK-ut po mundoheshin të shpërndanin grevën e studentëve. Agjentët e SHIK-ut kishin gjuajtur me thikë një student, thanë disa njerëz. Një furgon i bardhë kishte rrëmbyer një student, u përgjigjën disa të tjerë. Të pasigurtë se çfarë kishte ndodhur, por të vendosur për t’ia hedhur fajin policisë së fshehtë, një hordhi njerëzish të zemëruar u nis për tek komanda e SHIK-ut në periferi të qytetit, duke kërkuar paratë e tyre dhe duke sharë Berishën. Ajo që ndodhi mandej është çështje e një debati të ndezur me akuza të ndërsjellta për sulme të paprovokuara dhe vdekje makabre. Vetëm rezultati i dhunshëm është i qartë: tre protestues dhe dy agjentë të SHIK-ut të vrarë.
Sipas banorëve të Vlorës të pranishëm atë natë, kur turma arriti te komanda dykatëshe e SHIK-ut, agjentët që ishin brenda hapën zjarr, duke vrarë tre protestues. Vetëm atëhere e sulmuan protestuesit bazën detare aty pranë, duke rrëmbyer municion dhe armë e duke u kthyer me pistoleta, mitralozë dhe granatëhedhës, me të cilët hapën zjarr kundër objektit të SHIK-ut[v].
Sipas agjentëve të SHIK-ut brenda ndërtesës në atë kohë, dhe oficerëve në Tiranë, turma e Vlorës nisi një sulm të bashkërenduar dhe agjentët që ishin brenda hapën zjarr për vetëmbrojtje. Turma e armatosur arriti rreth orës 21.00, thanë ata, ndërsa brenda, dymbëdhjetë agjentë të SHIK-ut po jepnin raport për situatën dhe po bëheshin gati për të fjetur. “Papritur dëgjuam shpërthime përpara hyrjes së ndërtesës”, i tregoi shtypit një ish-agjent. “Pa asnjë paralajmërim, plumbat shpërthyen përmes dritareve dhe dyerve”[vi]. Komandanti i njësisë, Besnik Hidri, mori në telefon komandën qendrore ndërsa filloi sulmi. “Ata po na sulmojnë, dërgoni përforcime”, bërtiti ai, sipas një ish-agjenti të SHIK-ut në Tiranë që atë natë po punonte me ndërlidhjen. “Gjithçka është në rregull, do të vijë helikopteri”, u përgjigj Tirana. Helikopteri nuk erdhi kurrë.
“Shteti kishte vdekur. E vetmja pjesë e shtetit që funksiononte ende ishte siguria e shtetit”, tha Bujar Rama, zëvendësdrejtor i SHIK-ut në atë kohë. “Në kushte të tilla, ishte e pamundur t’i mbroje dhe t’i siguroje ata”.
Turma hodhi shishe molotov dhe qëlloi me mitraloz dhe grantatëhedhës kundër agjentëve në ndërtesë. Secili prej tyre kishte vetëm dy karikatore, më tregoi ish-oficeri i ndërlidhjes. Tre nga agjentët ngecën në katin e parë, meqenëse rrugën për t’u ngjitur lart e kishte bllokuar zjarri. Në një moment, komandant Hidri shkoi në dritare për t’i hedhur një sy turmës dhe e qëlluan në fyt. Ai vdiq të nesërmen.
Pas një situate ballafaqimi që nuk ndryshoi për dy orë, demonstruesit sollën një kamion riportabël dhe e përdorën si kryedash për derën kryesore, kujtuan si ish-agjentët e SHIK-ut ashtu dhe banorët. Agjentët e katit të dytë u hodhën nga një dritare në pjesën e prapme. Disa u strehuan në shtëpitë e vlonjatëve. Të tjerë ikën në fshatra të aftërt, dhe përfundimisht mbërritën në Tiranë[vii]. Tre agjentë u kapën, njëri prej të cilëve vdiq.
Me SHIK-un e Vlorës nën kontrollin e protestuesve, garnizonet ushtarake të zonës vazhduan të binin. Rekrutët shqiptarë ishin të paguar keq, të pamotivuar dhe simpatitë i kishin kryesisht për turmat e tërbuara që sulmuan me furi portat e reparteve të tyre. Banorët e Vlorës plaçkitën me lehtësi mitralozë, municione, granata, granatëhedhësa dhe raketa antitank. Që nga ajo ditë, mbi Vlorën me diell ra errësira. Burra të armatosur ngritën postblloqe për të mbajtur larg “çeçenët” e Berishës. Askush nuk e dinte se cilët ishin këta njerëz – rrugaçë të rëndomtë apo anëtarë të ndonjë grupi politik.
Duke parashikuar më të keqen, ish-ylli argjentinas i futbollit, Mario Kempes, që punonte në Lushnje si trajner, u largua nga Shqipëria së bashku me dy prej lojtarëve të tij brazilianë. “Ishte e vështirë”, i tha Kempesi një gazetari. “Ne ishim në formë të mirë dhe në gjysmëfinalet e kupës së Shqipërisë”[viii].
[i] “Albanian Foreign Minister Holds Intervieë ëith TV,” Agjencia Telegrafike Shqiptare, 25 janar 1997.
[ii] Komunikatë për shtyp e Misionit të Përhershëm të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, 30 jana 1997.
[iii] “Albanian Police Block Protests, Surround Opposition Leaders”, CNN, 12 shkurt 1997.
[iv] “The Gangster Regime Ëe Fund”, nga Andreë Gumbel, Independent, 14 shkurt 1997.
[v] Shih “Dëshmia ime për vrasjet e SHIK-ut”, Albania, 2 mars 2004, dhe “Më 28 shkurt 1997, SHIK-u i Berishës vrau Fatmir Tozajn, Shkëlqim Bogdanin, Artur Zoton dhe plagosi rëndë Agim Hazizin”, Zëri i Popullit, 29 shkurt 2004.
[vi] “Ish-shikasi: Ju tregoj për tmerrin e 28 shkurtit”, Shekulli, 29 shkurt 2004.
[vii] Zilja, Gëzim, 1997: Vrasës dhe Shpëtimtarë (Tiranë: Pelioni, 2001), f. 112–16.
[viii] “Those Ëorld Cup Heroes”, nga Mattheë O’Donnell, Observer, 3 shkurt 2002.
Jo plotesisht i sakte ky shkrim. Vrasja e studentit ne Vlore nga forcat fashiste te Saliut ishte furtuna qe do te binte mbi pseudoshtetin shqiptar. Por ja, ata vdiqen dhe Saliu rron akoma, bile po mban peng Shqiperine. Ku jane ata vlonjatet dhe ato graten vlonjate qe dolen ne Shesh te Flamurit e thoshen Saliu ne litar?! U ka rene gjuha e ziles.
Ky qe na kerkon harac jashte mundesive tona na ka bere 90%te shqiptareve si Gjergj Elez Alia ndaj ne vend te preshit qe i dhane Lushnjaret TRITANIT BALOZI I ZI DO HAJE NJE TOPUZ NE BYC DHE E KEQJA DO MARRE FUND DHE FILLON RRUGA DREJT DREJTESISE.
e moro kur nje njeri behet i rendesishme do shpikesh gjithmon,
sic e te artikkulli thuhet qe jan mite dmth sajesa
Fryma e ketij libri eshte ne radhe te pare ANTIKOMUNISTE DHE ANTISHQIPTARE!
Mashtron kur thote se Rrapush Xhaferri ishte OFICER I USHTRISE,kur ne fakt ai ishte vetem nje llogaritasr ne ushtri,pra civil!
Na e nxjerr PRESHIN si simbolin e SOCIALIZMIT ,kur ne fakt ishte viti 97-te viti i LULEZIMIT KAPITALIST ne Shqiperi!
Po tani di gje ky gazetasri,ne se PRESHI eshte shpallur ne bote si KOMUNIST????
PORDHE ME RIGON o Fredi!
Po, po…
vazhdoni mbani njeren ane ju, miope,
dhe ata perballe jush anen tjeter! Skllever bij sklleverish, aq meritoni…
Lexoni libra, ate beni.
Lexoni sa me shume, pas te jeni kthyer nga PUNA.
Kerkojuni atyre qe jane ne Zyrat e Medha pronen qe ju takon, dmth kerkoni te dalin KUSH i ka rrembyer pronat e vendit, nuk ka rendesi ne jane te njerezve te Sali Mediut apo te Edi Nano Metes, kerkoni te shkojne ne gjyq hajdutet, dhe te kompensohen shqiptaret sipas Punes qe kane bere.
I kerkoni Perendimit te pranoj e te respektoj ate qeveri qe njeh pronen reale.
Eshte i vetmi kriter per tu dalluar nga Komunizmi… Kete duhet ta thoshte edhe Fred Abrahams…Ai e di mire se vjen prej nje fisi qe ka paguar cmim te madh, per nje kohe te gjate…Asgje nuk ka pa sakrifice, absolutisht asgje…
Kerkoni pune, moret vesh, pune kerkoni…Lirite reale dhe demokracia vijne me pas…
Lexoni lexoni, mos tu duket se prej kesaj keshille duhet qeshur.
Vetem Kultura sjelle ndryshim te qendrueshem…
AI QE RRAHU TRITANIN ME PRESH DHE I FUTI PRESHIN NE GOJE NUK JETON ME .KUSH E VDIQ PARA KOHE?BESOJ SE NUK DO SHUME MEND.
Kur helikopteri i pare po ulej ne stadiumin e Lushnjes,kam qene rastesisht vete i dhjeti prane hyrjes se tribunes qendrore ku sapo kishin dale Tritan Shehu,ministri i Drejtesise dhe nje bogigard i tyre civil me floke te gjata!
Sapo Tritanin e mberthyen 5-6 djem lushnjare per fyti duke i kerkuar lirimin e 5 djemve te arrestuar nje dite me pare dhe derguar ne Tirane,ministri i Drejtesise dhe bodogardi iken me vrap me 2 simpatizante te PD-se per t’u fshehur ne shtepite afer stadiumit!
Tritani ngeli vetem dhe rastesisht qelloi aty nje polic lushnjar(Tiku) qe tentoi ta ndihmonte!
Me sharje,kercenime lushnjaret po e shtynin Tritanin drejt tribunes dhe kulmi arriti kur helikopteri i dyte uli 5 te arrestuarit e nje dite me pare!
U shtua sasia e njerezve qe therrisnin:
-POSHTE QEVERIA!
-DUAM PARATE TONA! etj!
Pasi Tritani u terhoq deri ne shkallet e hyrjes ne tribune duke u qelluar me grushta e shkelma nga prapa qendroi duke u mbajtur tek hekurat mbajtese mbi depon poshte shkalleve ku mbaheshin kazmat e lopatat e puntoreve te mirembajtjes!
Tritani i tmerruar tundte duart per te qetesuar njerezit,nje djal hipi ne hekurat e deres se depos poshte shkalleve dhe i FUTI PRESHIN NE GOJE TRITAN SHEHUT,ish minister i Jashtem dhe zv,kryeminister i qeverise Meksi!
Tritani hapi gojen dhe nuk kundershtoi aspak ndersa turma e ekzaltuar ulurine kunder qeverise etj!!
Kjo pune aty vazhdoi deri sa filloi ter errej dhe Tritanin e moren zvarre dhe e futen ne ambientet e brendeshme te stadiumit!
Helikopteri i trete pruri 12 police durrsake,jo te policise se shtetit sepse cata NUK KISHIN PRANUAR te vinin ne Lushnje nga frika,por ishin te POLICISE PRIVATE qe nuk dinin as te perdornin armet!
Nje prej tyre(miku im) me pas me erdhi ne shtepi per te folur me telefon me gruan,ku me tregoi TMERRIN qe kishin kaluar sapo u ulen ne stadium nga guret e shumte qe u hodhen mbi ata!
Fati im i keq ishte se ne momentin e FUTJES SE PRESHIT nuk m’u ndodh KAMERA me vehte,se do te kisha filmuar nje SHFAQJE SPEKTAKOLARE dhe qe do me sillte edhe fitime te shumta financiare!!!
Ky ishte TURPI dhe FUNDI i KLIKES KRIMINALE te Sali Berishes!!
Qyqari ti…
do kishe fituar ca leke, por skllav mbete,
edhe sot e kesaj dite varfanjak ne shpirt ke mbetur
as piken e medyshjes nuk ke qe nuk ndihmove policin, qe nuk ndihmove shtetin tend, pavarsisht kush eshte ne krye…
Pa bere shtet, ashtu kemi per te mbetur, edhe ti, edhe une dhe te gjithe
anarkia eshte mjerimi i te gjitheve, pak rendesi kush e ka radhen per preshin…
Tritani, po te jete per pune lekesh, qe ti je pishman qe nuk i bere dot,
eshte i pasur, por i pa nder,
por se mos je ti i nderuar, or qyqar,
ti nuk jep asnje shenje qe te ka ardhur keq per atdheun e shtetin tend, ti rri e qan pese leke qe do ti merrje prej fyerjes se shtetarit tend te asaj kohe…
Thuaja kete histori femijes tend dhe do shikosh cfare dot te te thote ai, provoje, ose familjes tende, gruas apo nenes tende,
asnjeri nuk ka per te mburrur…
Kush je ti,o “Kelysh i lirise se pamundur”????
Mos je gje nga ata morracaket e internimeve te Lushnjes???
Mos je gje kelysh i ndonje spiuni te UDB-se?
Mos je gje kelysh i atyre qe bashkepunuan me pushtuesit???
Me siguri qe do jesh njeri prej ketyre,ndryshe nuk do me caje trapin mua e te me derdellitje per te mbrojtur ate SHTET FASDHIST qe instaloi krimineli Sali Berisha ne Shqiperi!
Ai nuk ishte shteti im,por i yti!
Ai shtet PERCAU SHQIPTARET,GRABITI PASURITE KOMBETARE,HODHI NJEREZIT NE RRUGE SI TE PAS PUNE,KRIJOI SHIK-un per te perndjekur njerezit qe ishin me PS-ne,qe lexonin gazeten “Koha e Jone”,qe shanin Sali Berishen,qe shanin qeverine!
Ai shtet lejoi PIRAMIDAT KRIMINALE qe na grabiten shtepite,pasurite dhe jeten!
Ai shtet ishte ARMIKU IM e jo atdheu im!
Mua me dha ai shtet nje cope leter me vrime dhe me tha:
-KAQ TE TAKON NGA PASURIA KOMBETARE PER TERE JETEN,”,ndersa per vete dhe fremijte e tyre mbushen llogarite bankare me MILIARDA,brenda dhe jashte vendit!
Ai shtet kriminal e dhjet fishoi LUFTEN E KLASAVE,se vetem po te ishje antar ose spiun i PD-se mund te futeshe ne pune,ndersa te tjeret ishin ARMIQTE E SAJ!!!
Ai shtet felliqesire i beri KRIMINELET -HERONJ,ndersa HERONJTE-KRIMINELE!
Si mund te shpalleshin heronj dy kriminelet me me damke te Myzeqese si HAMIT MATJANI DHE ISA TOSKA???
Si mund t’i ngrihej shtatore TRADHETARIT TE KOMBIT satrapit Ahmet Zogolli ne mes te Tiranes???
Ai shtet shkaterroi cdo pasuri qe populli ngriti me DJERSE E GJAK per 50 vjet!
Zhduku pyjet,minierat,ullishtet,pemtoret,kanalet vaditese e kulluese,shkaterroi dhe vodhi dhjetra fabrika,uzina dhe kombinate,GRABITI TE GJITHE ARMATIMIN DHE MUNICIONET E USHTRISE ME VLERE MBI 1 MILIARD EURO pa futur ASNJE QINDARKE NE ARKEN E SHTETIT!!!
Sali Berisha e beri Shqiperine PRONE PRIVATE,aq sa shumices se popullit nuk na duket me si ATDHEU YNE!
Ky shtet vazhdon t’i beje njerezit te ARRATISEN cdo dite neper bote se nuk shohin asnje te ardhme ketu!!!
Ai Tritan Shehu erdhi ne Lushnje dhe nuk e mbrojti Sali Berisha,presidenti i tij e jo ta mbroja une,ARMIKU I TIJ!
Jo preshin,por edhe TANKUN PO TE KISHTE DO T’I QELLOJA KETIJ ANTIOSHQIPTARI!
Ja kjo eshte URREJTJA qe na futi SHTETI KRIMINAL I Sali Berishes ne shqiptareve kunder njeri tjetrit,ndersa ti kelysh fashisti me thua PSE NUK E MBROJTE!
Cilin te mbroja?
Ai qe me mashtroi dhe me grabiti LEKET E SHTEPISE NE FIRMAT MASHTRUESE???
Atij qe me masdhtroi kur me tha qe “LEKET E SHQIPTAREVE JANE TE PASTRA”???
Jo,o KELYSH FASHISTI!
Une te urrej ty dhe Sali Berishen,aq sa nuk urrej HITLERIN dhe MUSOLININ!
Se aq deme qe i ka shkaktuar ky KRIMINEL popullit shqiptar ,NUK I KRIJOI AS TURKU per 500 VJET,AS FASHIZMI E AS NAZIZMI!!!
Mbi te gjitha,ky antishqiptar i EGER na beri te mos NDJEJME ASGJE PER ATDHEUN TONE DHE TA URREJME NJERI TJETRIN SI ARMIQ!!!
Kemi 25 vjet qe ne Shqiperi ne vend qe te NDERTOHET,vazhdon per dite LUFTA KUNBDER FANTAZMES SE KOMUNIZMIT!!!
Shqiptaret jane percare ne 100 parti,100 fe,100 krahina,100 tarafe,100 hajdute,140 deputete,100 bajraktare,100 vrases me pagese,100 mije prostituta,100 mije drogaxhinj,100 mije te burgosur dhe 3 milion te poshteruar nga ky pushtet fashist!!
Perse ta dua kete shtet,kur as ligjet e veta nuk i zbaton qeveria?
Pse ta dua kete shtet kur rrogat dhe me keq akoma pensionet nuk mjaftojne as per te ngrene buke???
Pse ta dua kete shtet,qe HESHT per te NGUJUARIT NGA GJAKMARRJA???
Epo ky shtet nuk eshte i IMI,por i JOTI,o kelysh fashisti!
SHTETI IM ISHTE SHTETI SOCIALIST ku njeriu trajtohej si njeri e jo si SKLLAV!!!
Kur e pyesnin femijen se CFARE DO TE BEHESH KUR TE RRITESH,ai pergjigjej:
-MESUES,MJEK,SHOFER,etj,ndersa sot kur i pyesin femijet te pergjigjen:
-Top modele,POLITIKAN,DEPUTET,DOGANIER etj!!!
Mallkuar qofte shteti nyt,o pjelle fashisti!!
po ti AZGAN kush je? Sa pare mend kishe ti kur investove paret e shtepise dhe doje te fitoje pa punuar si askund tjeter?
Ngjarjet e Lushnjes jane pershkruar drejt.
Ka shume shume gjera akoma per tu rrefyer per 97-ten.
Ose me mire ato qe quhen sekrete shteterore.
Gjithcka ishte I njejti plan I luftes kosove.
O shoku Mero sa keq e perjeton mungesen e protagonizmit ne dhjetor te vitit 1990
Ishte 97-a ajo qe e shkaterroi shqiprine.Ishte qeveria edhe”Lushnjaret”qe e shkaterruan shqiperine!Kjogje nuk ka qene e rastit,por mire e pregatitur nga”ATA”qe kurre nuk ja kane dashur dhe ja duane te miren shqiperise dhe kombit shqiptar dhe ja arriten qellimit te tyre,duke gjetur”******”nga te dy anet(Qeveri dhe Opozite”Lushnjare”).
Per ato tre gishtat e paska sqaruar
97-ta dhe preludi i saj, e cila ishte vjedhja masive e kursimeve te Shqiptareve, u organizua nga CIA Amerikane me urdher te Elitave finaciare. Ky eshte nje fakt i pamohueshem ashtu si eshte edhe vrasja e JFK ne Amerike. Kot mundoheni ta gjeni fajtorin te politikanet Shqiptare, te cilet kane qene dhe jane vegla ne duart e tyre. Te gjitha qe ju thone dhe perpiqen tu shesin nepermjet librave, historive apo emisionesh nga media te kontrolluara, jane dhjesht nje tymnaje qe e verteta mos te dale kurre ne drite.
Ngjarjet e 97-tes dhe krejt zhvillimet negative te ketyre 25 vjeteve jane si pasoje e agjentures teper te rafinuar e konspirative te UDB-se Jugosllave qe gjeti personin adapt, Sali Berishen, qe edhe sote e kesaj dite vazhdon te jete ne politike fal mbeshtetjes pa rezerve te agjentures serbe.
Populli mori armet ne vitin 1997, nga kokefortesia e sali Berishes per te shkarkuar Kryeministrin kukull Aleksander Meksin qe ia kerkuan studentet greviste te Universitet te Vlores dhe marrjen e borxhit te Piramidave nga shteti per nje afat pa limit. Sali Berisha ngriti Veriun kunder Jugut te Shqiperise ne lufte civile dhe si krimnel duhej te ekzekutohej me varje, por kreret e kohen te Partise Socialiste tradhtuan dhe i shpetuan jeten. Tani shtrydheni dhe i pini lengun farmak Sali Berishovicit!
Aspak i sakt ky artikulll kam qen vet aty e ska lidhje me realitetin si gjithmon artikujt e meros jan fallco