Partizani, largohet Sebino Plaku

2 Janar 2016, 12:29Sport TEMA

Sebino Plaku nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Partizanit, për pjesën e dytë të sezonit.

Sulmuesi është larguar nga 15-herë kampionët e vëndit, duke mos spikatur shumë me të kuqtë.

Largimi i 30-vjecarit është konfirmuar edhe nga vetë klubi i kuq, që nëpërmjet një njoftimi  ka zyrtarizuar largimin e rradhës nga ekipi.

“Klubi njofton se Sebino Plaku nuk do të jetë më pjesë e Partizanit për gjysmën e mbetur të Kampionatit. Sulmuesi i mbërritur te 15-të herë kampionët e vendit në fillim të këtij sezoni, ka ndërprerë me marrëveshje aventurën me të kuqtë.” Shkruhet në njoftimin e Partizanit.

Sebino Plaku u transferuar tek kryeqytetasit gjatë merkatos së verës, nga skuadra polake e Slask Wrocław.

Me të kuqtë gjatë këtyre  18-javëve Plaku ka realizuar një gol në ndeshjen ndaj Kukësit, qe u fitua nga Partizani me rezultatin 2-0./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje