Fati i Kadaresë

28 Janar 2016, 17:56Blog TEMA
Fati i Kadaresë

Nga Dalina Buzi

Kur u zgjova sot dhe mësova se ishte 80-vjetori i lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare, më erdhi keq. Të jem e sinqertë, sado që mundohemi të bëjmë “politikisht korrektin” e t’i urojmë shkrimtarit “U bëfsh 100 vjeç”, jemi të ndërgjegjshëm që mosha 80-vjeçare nuk na jep përfytyrimin e një njeriu që ka përpara vetes edhe 20 vjet të tjera krijmtari me të njëjtën energji sa ka shkruar deri tani. Ashtu qoftë! Uroj unë, por shkencërisht, edhe deri këtu Kadare i ka kapërcyer kufijtë që të paktën në Shqipëri, të moshuarit në mos ua vendos sëmundja apo jeta e vështirë, ia vendosin vetes. Pak e nga pak trupi dhe mendja dobësohet…derisa biologjikisht ai e të gjithë ne largohemi nga jeta. Kështu ka ndodhur me gjyshërit tanë, kështu ka ndodhur me të gjithë tokësorët e kësaj bote ndër shekuj.

Dhe në këtë ditëlindje të tij të 80-të, fillova të mendoj se sa shumë trysni kemi ushtruar mbi njeriun që në të vërtetë, nuk i pati asnjë detyrim financiar e moral Shqipërisë – siç ja kanë patur udhëheqësit e ministrat – përveçse shkruajti për të. I vumë qindra epitete, I kërkuam shumë llogari (madje shpesh po aq shumë sa politikanëve tanë), e gjykuam për sjellje që nuk ndërhynin aspak tek misioni i tij si shkrimtar. E ngritëm, e rrëzuam, e shpërbëmë, e copëtuam dhe të gjithë këtë e bëmë sepse në të vërtetë, thellë-thellë, u përfshimë në një “sfidë” përsonale për ta zbritur aty nga ku ne e dinim se ai qëndronte i fuqishëm: Në majën e Olimpit të kulturës  shqiptare.

Fillimisht e dashuruam Kadarenë si një talent i rrallë në letërsi, mjeshtër i gjuhës dhe i figuracionit, ironisë dhe nënkuptimeve, europian në stilin e tij edhe pse i izoluar nga Europa. Ia mësuam përmendësh vjershat, tekstet e këngëve me poezitë e tij, librat që ai shkroi, filmat mbështetur mbi veprat e tij.

Më pas u morëm me Kadarenë “azilkërkues”. E quajtëm Kadarenë “Mosmirënjohws të regjimit”, “Tradhëtar kombi”, “Egoist”, edhe pse historia tregoi se shkrimtari i shërbeu më shumë këtij vendi dhe u tregua më atdhedashës se shumë nga ata që qëndruan këtu dhe e zhvatën financiarisht e moralisht Shqipërinë, me flamurin “Kuqezi” nëpër protesta e foto profili.

Pastaj ai u bë “Kadareja I botës”. Përcillnim me krenari lajmet për sukseset e tij dhe librat që janë botuar në mbi 45 gjuhë të botës, çmimet që merrte dhe vlerësimet e shkrimtarëve të tjerë të mëdhenj për shkrimtarin shqiptar.

Por shtypi i lirë bashkë me entuziazmin e arritjeve të Kadaresë në botë, i dha hapësirë edhe një procesi të mundimshëm, që unë do ta konsideroja më të ashprin, atë të “çmitizimit” të shkrimtarit tonë.

Me dëshirën e madhe (dhe tërësisht natyrale) për ta zbritur në tokë, e lamë mënjanë letërsinë e tij dhe u morëm me Kadarenë njeri.

Fillimisht ishte Kadareja “servil i komunizmit”, aq sa shumë ranë dakord që ai më mirë të mos kishte shkruar më e të mbyllej në një qeli burgu për rebelim ndaj pushtetit të komunistëve, sesa të shkruante mirë për qeverisjen e Enver Hoxhes. E ndërkohë nuk u morëm kurrë (dhe akoma s’merren edhe pse rrugë e ndërtesa mbajnë emra të tyre) me dhjetëra shkrimtarë e artistë të tjerë, patetizmat e të cilëve arrinin deri në jargavitje shpesh të panevojshme ndaj sistemit. Nga ana e tij, shkrimtari, të paktën brenda rregullave të oborrit, sillte një frymë më moderne dhe siç tashmë dihet, përpiqej të krijonte një ekuilibër mes autocensurës në burgun komunist (si gati 3 milionë qytetarë të tjerë të këtij vendi) dhe rebelimit ndaj sistemit (kujtojmë “Pallatin e Ëndrrave), duke dëshmuar të paktën një luftë të brendshme krejt natyrale nën një regjim të ashpër me atë çfarë nuk i rrezikonte jetën dhe familjen dhe me atë çfarë nuk i rrezikonte lirinë dhe identitetin e tij si shkrimtar.

Nga “servil i pushtetit” (tashmë një refren i njohur ky), kaluam tek Kadareja nobelist. E duartrokitëm shkrimtarin tonë për përfshirjen në listën e kandidatëve për çmimin më të madh të letërsisë, Nobel, me të njëjtin ovacion sa edhe mbështetëm ata që mendonin se vendimet e tij personale nuk e bënin kandidat të merituar.

Me shtimin e mediave, kur të gjithë morën të drejtën e opinionit dhe kur Kadareja padyshim ishte një garanci për lexueshmëri/shikueshmëri, nisëm me kazmë e lopatë të copëtonim më tepër staturën e tij, duke lënë mënjanë kontributin si shkrimtar dhe duke u përqëndruar tek ana njerëzore.

Donim jo vetëm ta zbrisnim në tokë, por në pamundësi për t’u ngjitur e për ta takuar atje lart, donim ta tërhiqnim e ta shtrinim poshtë nesh që ta shihnim nga sipër. U ngritën kundër tij jo vetëm bashkë-vuajtës të regjimit, por edhe të rinj, konspiracionistë e çdokush që kishte akses në mikrofon apo në shtyp.

U morëm me Kadarenë baba, por nuk e justifikuam si baballarë. Na ra në dorë një ngjarje si ajo e “prishjes së dashurisë” mes vajzës së tij dhe një djali, një lidhje që Kadare-baba e kundërshtonte dhe për një kohë të gjatë e kthyem në lajmin e ditës. Pa dashur t’i japë pafajësinë shkrimtarit (se kam qënë e porsalindur kur ka ndodhur kjo ngjarje, e cila vazhdon të ketë rrëfim të njëanshëm), të paktën nuk besoj në shfryrjen masive, kur askush nuk ishte i pranishëm në ngjarje dhe për më tepër, kur një pjesë, si nëna e baballarë që ishin, nuk ishin vendosur përpara “sprovave ‘të tilla të vërtetonin të kundërtën. Flas kot dhe unë! Por ç’rëndësi ka se çfarë do të bënim ne si prindër? E rëndësishme është që Kaderenë ta kishim përballë vetes e jo ta shihnim më nga poshtë!

Më pas Kadarenë e bëmë edhe personazh showbizi, diskutuam tradhëtitë e tij bashkëshortore, ftohtësinë në takime me adhurues të rastësishëm në rrugë, postuam foto paparaci nga shëtitje në Tiranë apo Paris apo diskutuam për acarimet që ai kishte si banor, me ndërtimet përpara pallatit ku jetonte.

Madje, fenomenin anti-Kadare e kthyem në “modë”. Grupe intelektualësh që nuk kishin një vepër të tyren për çfarë të intrigonin publikun, e përdorën Kadarenë si “veprën” e vetme për të rënë në sy, duke i dalë vazhdimisht kundër. Madje aq sa edhe unë vetë e pranoj që për disa kohë në të 20-tat e mia, në një përpjekje për t’u vetëkonsideruar “anti-konformiste” edhe i përgëzoja, në respekt të mendimit të kundërt, pavarësisht se në naivitetin tim nuk arrija të kuptoja se ai “mendimi kundër” nuk ishte detyrimisht “mendimi i lirë”, por shpesh një “mendim kompleksiv” që vinte për më tepër, nga ata që recitonin përmendësh çdo varg romani të Kadaresë dhe e përdornin në subkoshiencë si njësi matëse për letërsi të mirë.

Dhe së fundmi, në kohën e lirisë më të madhe të shqiptarit për t’u shprehur lirisht dhe për t’u vetë-ndjerë “publik” nëpërmjet rrjeteve sociale, pavarësisht kulturës dhe eksperiencës në formulimin e një mendimi, kemi edhe batutaxhinj Kadareje, Kadare-meme adoloshentësh apo opinionistë Anti-Kadareje për ca klikime qokaxhinjsh.

Në këtë 80-vjetor të Kadaresë, mendoj fort se shkrimtari ynë ka pasur proçesin më të dhimbshëm të demistifikimit në historinë shqiptare. Jo se s’duhet të bëhej. Çmitizimi është i natyrshëm për të gjithë të mëdhenjtë e botës, por të gjitha historitë e tyre të incestit, tradhëtive, bixhozit, alkolit, shërbimeve ndaj oborreve mbretërorë, zbehjeve periodike në krijmtari, kanë qënë dhe janë pranuar thjesht si satelitë rreth staturës së tyre në majën e Olimpit, të cilat herë pas here ndihmojnë për një “kthjellim” të tokësorëve, se në madhështinë e tyre, legjendat në fund të fundit vijnë nga mitra grash që jetojnë në tokë e rriten në qytete si tonat. Por kurrsesi, nuk mund të shërbejnë këto detaje, për të rrëzuar atë që nuk e kemi vendosur sipër në majë as ne, as Enver Hoxha, as Franca, por fillimisht talenti i tij i jashtëzakonshëm, pasioni dhe puna.

Fati më i madh i Kadaresë është që në 80-vjetorin e tij është gjallë, gëzon shëndet, ende shkruan dhe ka shumë lexues, si shqiptarë ashtu edhe të huaj. Fatkeqësia më e madhe e Kadaresë është që gjatë gjithë periudhës së tij në Olimpin e letërsisë shqiptare, por edhe botërore, ka qënë gjallë dhe s’u dha shqiptarëve “privilegjin” ta ngrenin vetë në majë, siç e bëjnë tradicionalisht, kur të mëdhenjtë vdesin.

17 komente në “Fati i Kadaresë”

  1. historjani i fundit says:

    e mos ja fusni kot edhe me ate historin e prishjes se fejeses se vajzes.
    se pari ajo nuk ishte feju me ate djalin. I cili ishte cun pazari.
    e kishte vec dashnore thon.
    kur isa e mori vesht nuk donte qe goca e vet te perfundonte me nji ordiner rrugesh. dhe e largoi .
    ky cuni pinte,dehej merrte nji gjysem tull ne dor,delte ne mes te rruges te “broduej” ku banonte ismaili dhe thrriste me te madhe dhe shante dhe I binte me tull penxheres se ismailit. e kush njeri do duroj tjetrin qe ti thyej dritaren me gur?! ne mes te qytetit..
    dhe njerzit benin sehir.
    natyrisht policija do nderhynte ne ksisoj rastesh
    kjo esht historija e renatos.. I cili nuk ishte shpirtkeq por s ishte nga sera e lart e kadares.
    nji cun pazari te kerkoj me u martu me gocen e mretit t anglis!! nuk shkon…
    se le kush .

    1. refree says:

      e mbaj mend si sot qe nje lab nga Vlora, student ne inxhinieri, pasi kish pire pak thoshte duke bertitur dhe duke shtrenguar grushtet: Ismail Kadareja jam une!
      Djali e thoshte me kuptimin se Ismaili kishte shprehur esencen e personalitetit te shqiptarit ose te pakten te labit, ose labi e gjente veten teresisht te perfaqsuar tek shkrimtari i njohur.
      Sigurisht thjeshtime te tilla per nje kolos te sofistikuar si Kadareja jane sa qesharake aq edhe mjerane. Nga ana tjeter ka shume qe thone : aty po na rreh tek Ismaili.
      Buzi eshte akoma dhe me mjerane me analizen qe i ben moshes se Ismailit. Ajo eshte shume e re dhe plot energji e emnd dhe sigurisht do te beje cudira. Nderkohe do te doja ti sugjeroja te prodhonte nje tregim ose nje ese qe jo te matej me Kadarene por te pakten te gjendej dikush qe te kishte durim ta lexonte deri ne fund!
      Sigurisht qe njeriu plaket, dhe madje edhe iken nga kjo bote. Por gjykohet vepra qe le pas, jo gjendja biologjike e castit. Sa e mjere kjo komentatore!

  2. Cil"jeta" says:

    Kur “mbaron” ditelindja e “Kadares”? Eshte “si” dasmat e sotme “tallava” qe zgjasin “nga” nje jave “apo” festa zgjat “vetem” sot?

  3. msh says:

    E ku i ka lexuesit e huaj , ne Kine?

    1. Korabi says:

      Ne France p. sh? Akuzojeni per vegel te regjimit, apo per ane te te erreta te personalitetit apo ku di se c’fare tjeter por boll treguat injorancen letrare duke u perpjekur ti ulni vlerat si shkrimtar. Eshte shkrimtar i madh dhe ka nje stil te vecante. Ka lexues ne te gjithe boten e qyteteruar.

  4. pokeristi says:

    E pergezoj autoren per kete shkrim sa te thjeshte aq te sinqerte e aq te ndjere.Dua te shtoj vetem nje gje.Talenti shkallmon gjithcka.ndoshta me shume se nje uragan i fuqishem.
    I madhi Skender Luarasi dikur pat thene:Letersija shqipe fillon me Ismail Kadarene.vazhdon me Ismail Kadarene dhe do marri fund bashke me te.

  5. ai says:

    te falenderoj..eshte e verteta lakuriqe per gjith mllefin qe kane hedhur mbi Kadarene ne vite..ne votojme POLITIKANET qe po na lene pa BREKE ,dhe shajme e mallkojme kadarene..E VETMJA VLERE SHQIPTARE bashe me SKENDERBEUN
    flm Dalina Buzi..

  6. msh says:

    Pokerist, ti bashke Luarasin, neqofte se vertete e ka thene , jeni pjerdhur.

    1. Luli says:

      I ashtuquajtur msh. Injorant ke lindur,je,e do te ngordhesh.Kadare eshte i pa arritshem qe vjen direct pas heroit tone kometare.

  7. Petro Luarasi says:

    Z.Pokerist. Si biri i Skender Luarasit ju drejtohem me dashamiresi: kam hasur shume hamendesime dhe keqinterpretime kinse te shprehura nga ai , te cilat e tjetersojne si intelektual i pergjegjshem, dashamires dhe vleresues i hershem i Kadarese. Ai nuk mund te shprehej kurrsesi: ”Letersia shqipe fillon, vazhdon dhe do marri fund bashke me Ismail Kadarene”! se keshtu se paku do te shkallmonte te shkuaren dhe te ardhmen e historise se letersise shqipe. Po ai ka shkruar: Me ”Gjeneralin e ushtrise se vdekur” nis udha e romanit modern shqiptar dhe cmirezinjte per pak e vrane! Ju lutem, ne rast se nuk e keni degjuar me veshet tuaj kete thenie, mos e merrni aspak per te mireqene!

  8. demo says:

    Pokeristi,na mallengjeve!Maskarenj si ti nuk linden sot.Skender Luarasi nuk ishte dalina buzi,ciljeta,alketa vejsiu ,vera grabocka.Nuk ishte lyer me te kuq buzesh dhe bojra uji,as syte nuk i rrinin nga blloku.Skander Luarasi ishte luftetar dhe nje luftetar nuk magjepset nga prestigjatoret,prandaj ti bixhozxhi kthej mbrapsht ato fjale te ndyra qe ja ngjit Skender Luarasit!

  9. Petro Luarasi says:

    E nderuara redaksi. Mos e censuroni kete mesazh qe jua kam derguar edhe dje. Zz. Pokerist e msh, si djali i Skender Luarasit ju bej me dije se ai ka deklaruar dhe ka shkruar me doren e tij ne kujtime : ”Me “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur”, nis udha e romanit modern shqiptar”. Fatkeqesisht kam verejtur me dhjetra raste kur fjalet e tij jane tjetersuar e perifrazuar sipas orekseve e paragjykimeve duke u dhene kuptime qe nuk i bejne aspak nder atyre qe i publikojne. Ne menyre absolute Skender Luarasi nuk mund te jete shprehur se ”letersia shqipe fillon, vazhdon e mbaron me Ismail Kadarene ” se keshtu do te mohonte kontributin e paraardhesve e pasardhesve te nderuar te saj dhe do te krijonte kulte qe nuk ia pranonte botekuptimi i tij.

  10. urime ISES DHE DALINES says:

    Shkrimi I Dalimes me peqej mjaft pasi kishte goditur te gjitha anet qe kane te bejne rreth te madhit Kadare Pa dyshim qe Kadarea eshte njeriu me I shquar qe ne duhet te jemi krenar per te si shqipetare DHE vlerat qe ka te ja njohim Ta gezoje 80 vjetorin Mendoj se kadaera u more me shume se sa duhej ,, me ke donte e bija ,, dhe pse e donte ate qe e donte e bija KY ishte opinion im,,,, por me duket se u mor shume edhe pas ceshtjes se tije Vetiake duke preferuar Francen dhe duke vazhduar ta proferoje akoma

  11. plaku dhe deti says:

    po te pyesesh Kadarene do thote qe ka qene i pafat. Po ti goce qenke yll, ti po qe e ke me vete gjysmen e fatit. Tani, meqe jemi ketu dhe Mero me ne fund e ka hapur deren e urbanit per komente per Kadarene, se ka vite qe e mban me coment off, ne e lexonim me qejf Kadarene, une e kam lexuar kudo e kurdo, se te tilla ishin kohet o goce, nuk kishte shume ne qarkullim. Kishte edhe censure, imagjino ti te perkthenin Francis Scott Fitzgerald, Henry Miller dh miliona shkrimtare bashkohore. Por nuk do mohuar, ka pasur perkthime shume cilesore. Pastaj u hapen kufijte siç Mero hapi porten e komenteve pas vitesh te tera coment off, se Mero eshte privat, dhe per be, ne 25 vjet une kam lexuar nga Kadareja vetem nje novele apo dy, dy,po po, dy, njera per festen e 1 majit me duket, dhe tjetra per vajzen e Agamemnonit. Ah po, edhe Piramida, po ate nuk e mbarova se turp ta them, nuk kisha me kureshtje… Gjynah qe te mos kesh kureshtje…Brenda dy oresh eshte rekord te lexosh nje novele me 100 faqe, imagjino, nuk po i mbaj mend. Tani, nuk po them se jam burre i mire dhe me mend, nje m..t atdhetari e patrioti jam, por Hemingway-n e kam lexuar komplet, shto Herman Hess, Garcia Marques, Thomas Mann, shto Scott Fitzgerald, George Orwell e pastaj andej nga Amerika Latine, fut autoret amerikane me Arthur Hailey (kete e kishin perkthyer ne socializem, tek “Boset e Dollarit”), pra, e dashur, thashe qe e lame biçikleten per makine, se zbuluam makinat…Letersia la lindur per te thyer kufijte nacionale, me keto shkrime shkume dhe sapun ne shtyp dhe ceremonira tentohet te futet ne gjellen kombetariste ajo qe ka lindur per ti thyer keto nocione…Po te them edhe nje genjeshter, Letersia po jep shpirt, s’po e lexon me kush, se kohen e ka zene robinje Facebook. E kupton kete te fundit besoj, se po e shpjegova une nuk e publikon Mero… Nje shkrimtar jep aq sa mundet, ca ka kufizimet e tij siç ka me tepri talentin dhe mundimin, nuk eshte mire te ngrejme batalione me monumente. 80 vjetorin Kadarese po ia festojne Ilir Meta me Edi Ramen, ajo ministrja e kultures qe i dha çmim te pare Vrimes per liberlidhjen me te bukur…Ministrja deshmoi me gojen plot se hoqi nje turme çmimesh te kota e te rremujshme dhe mbajti vetem dy, njeri nga ata jepet per liberlidhjen, hahahhahahahhha, nuk kishte faj Kaligula kur shpalli konsull kalin e tij….Libri i lidhur me bukur vleresohet me çmimin e pare te letersise; kjo eshte kuje ne mes te dites, po e mbyll se nuk po di as une ç’po flas. I uroj Kadarese pleqeri te bardhe, i ndjeri Garcia Marques ne vitet e fundit nuk po njihte njerezit e afert, e derrmoi Alzheimer.

  12. msh says:

    Luli, qenke pjerdhur edhe ti.

  13. pokeristi says:

    z.Petro!
    Fillimisht dua te te kerkoj te falur per ato fjale te perdorura nga une dhe te interpretuara ndryshe,nga c’kam keptuar une e shume te tjere.Ato fjale une nuk i kam degjuar vete nga goja e babait tuaj te nderuar.I kam te regjistruara ne memorjen time qe ne fillesen e viteve 60te kur une kam qene mjaft i ri.Ne ato fjale une ne kuptimin metaforik kam ndjere madheshtine e Kadarese dhe asgje tjeter.S’me ka shkuar asnjere nder mend mohimi i letersise shqipe , para ,gjate kohes e mbas Kadarese.Aq me teper babait tuaj z,Luarasi.qe ka qene nje figure e ralle intelektuale. me nje kulture polieedrike. me nje personalitet te shendoshe.dinjitoz e me kurajo civile te theksuar,Ai ka qene i pari qe e ka mbrojtur hapur Kadarene ne kundershtim me opinionin zyrtar te lidhjes se atehershme te shkrimtareve,
    Edhe njehere figura e personaliteti i Skender Luarasit do te mbeten ne altarin memorjes kombetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje