fb.com/bledi.mane
instagram.com/bledimane
Ndoshta gaboj por duhet te kete qene behari i veremosur i vitit 2002. Gazetat harakate te Tiranes rrugace merrnin e jepnin me lajmin qe dy prej shkrimtareve politikane kishin propozuar nje tjeter shkrimtar per president republike.
Rexhepit, Rexhep Mejdanit i mbaronte mandata dhe ne vend te tij duhet te nominohej nje kandidature e pranueshme sa nga e majta ne pushtet aq edhe nga e djathta ne opozite. Dy shkrimtaret qe permenda me lart ishin te djathtet e sforcuar Sabri Gogo dhe Teodor Laco te cilet ndoshta prej presionit te Berishes ose ndoshta prej deshires organike te tyre kerkonin qe shkrimtari Ismail Kadare te pranonte te behej presidenti shqiptar. Njerzia qe te kishin lexuar, te kishin vleresuar, anatemuar,mallkuar,dashuruar mbajten nje moment frymen dhe prisnin fjalen e Zeusit si ne tragjedite e antikitetit grek…
Une te dashuroj i dashur Kadare. Te dashuroj se me josh me fjalen dhe fabulen. Te dashuroj se me ke daltuar identitetin e races time.
Me ke bere qendrestar porsi Skenderbeu qe I vuri gjoksin asimilimit dhe me ke evropianizuar kur komunizmi me bolshivizonte si eunuk. Te dashuroj sepse te librat e tu perpelitet embrioni puritan i races time dhe kur flet ti bashkon shqiptarizmin e gotet me rende sesa nje fitore ne tavoline kunder Serbise. Une te dua sepse ky vend me injorance kulturore te thepisur ka lindur nje prej euriditeve jo vetem te letersise kontinentale por edhe avokatin tim me te mire te kauzes nacionale.
Ndaj dua te kthehem serish te prologu. Dua te ta permend ate modestine tende cinike dhe snobe kur nuk pranove te katapultoheshe president republike me perqindje galopante te frikshme te majta e te djathta. Dua ta permend modestine sepse nuk do te duroja dot poshterimet. Ti president i mikluar e i perdorua nga Nano e Berisha. I perdhosur e i nakatosur nga deputete ordinere vrases te lirise. Nje Kadare president do te qelbtte e do te shuroste Shqiperine dhe letersine. Nje Kadare president republike do te me neveriste identitetin e do te me bente te shkelmoja librin.
Jam zgjuar ne kete kapercyell mes te merkures dhe te enjtes te te uroj i pari sepse e di qe hipokrizia e politikes se Tiranes do te versulet e para te te uroje. Ata qe nuk te duan kurre deshen te te merrnin me qafe duke te te komanduar president republike dhe sot te urojne sepse duan te lajne mutin me shurre.
Gezuar Babloku i identitetit tim evropian. Gezuar i vetmi shqiptar qe kurre nuk shite as talentin, as fjalen, as trillin, as voten…
Gezuar!!!
Shenim i rendesishem: Krenar me Kadarene ne Madrid.
Gezuar Ditelindjen dhe 100 vite te behesh I madhi Kadare!
“Zeri letrar i patriotizmit shqiptar” e cileson gazeta gjermane sot.
Respekte per kolosin tone! Vepren “mosmarreveshja” te Kadarese ta kemi ne vend te bibles e kuranit.
Kadareja ta Gzoj Ditlindjen.
Ta ket dhe Jeten e gjate e plot shendet ne te mire te vajzava,dhe te dashamirsave
Edhe pse iku dhe u largua nga Atdheu ather kur Shqypnija kishte nevoj per te,duke vu ne plan te pare interesin personal,prap Nanmadhja Shqypni prap i kujton djemt e saj-.
O Bledo Fjala qe ti ke gjet per te BABLOK asht tamam fjala qi i shkon pershtat Ismailit te madh.
Njeri BABLOK nuk edhe patjeteri nje kompliment.
Babaxhan eshte shkalla siperiore.
Bablok perdoret per nje njeri te shkathet qe din ti shfrytzoj situatat per perfitime personale.
Tamam BABLOK u tregua i madhi Kadare.
Dergoi vajzat ose me sakt prinzeshat e tij ne France,pastaj iku dhe vete bashk me Helenen,por Monden ja la Sal Berishes .
Hajt BABLOK bofsh qef ne France
tironco më pëlqeve me komnetin tënd!nuk mund ti shtoj tjetër!!
e vetmia gjë e vogël është ajo që ke thënë ti!
baba xhan=baba për zëmër/shpirt(domethënë thjesht se ndajmë të njëjtat mendime dhe dëshira)
bab lok=babai i nënës/lokes(dua sdua stë ndërroj dot!është gjaku që na lidh por jo “zëmra”)
ma merr mëndja se bledi nuk ja ka qëlluar kësaj here!!ndoshta nuk i ka hyrë thellë kuptimit të fjalëve!!
joshet kollaj nga fjala e bablokut!përfytyro sikur të kishte lindur në gjermani gjat luftës së parë botërore!!
kushedi sa dëme do të kishte bërë po të ishte joshur nga mustaqe vogëli??
Nuk ka nevoje per kaq fjale ,thjesht eshte me i miri ne letersi dhe art!
Dhe 100 pranvera zoti Kadare!
hhha bythlepirje allla Islam ,vjersha partie ,levdata kaqole,
shoqeri me identitet sharlatanesh oriental ,
qi thurin hymne maskarenjeve e krimineleve ,shkerdhatave e njeriut me pis ,
te botes se letrave
!
Gezuar shqiptarit te madhe, z.Kadare dhe faleminderit Z.Bledi Mane per shkrimet qe detyrimisht duhet t’i lexujen te gjithe duke filluar nga “udheheqesit tane me shumice” sepse ai shkruan verteten, aktuale, aktualen, madhoren, etj. dhe kryesorja popullore ne kuptimin qe shkruan kuprtueshe, pikerisht ate qe i duhet lexuesit ne momentin qe ai lexon shkrimet e Blendit. Me respekte me te medha z.Blendi V.Duka.
Gezuar shqiptarit te madhe, z.Kadare dhe faleminderit Z.Bledi Mane per shkrimet qe detyrimisht duhet t’i lexojen te gjithe duke filluar nga “udheheqesit tane me shumice” sepse ai shkruan te verteten, aktualen, madhoren, etj. dhe kryesorja shkrimet e tij jane ne rradhe te pare per popullin ne kuptimin qe shkruan kuptueshem, pikerisht ate qe i duhet lexuesit ne momentin qe ai lexon shkrimet e Blendit. Me respekte me te medha z.Blendi V.Duka.
Me i rendesishem se titujt profesor,akademik,nobelist, eshte titulli qe shqiptaret ia kane dhene — i bekuari Kadare.
Vazhdon te jete i vetmi ngushellim ne kete pellg hipokrizie, varferie morale,shpirterore,kulturore ku vazhdon te zhgerryhet shoqeria e lodhur, e drobitur dhe e hutuar shqiptare, megjithe asistencen bujare te OJF-ve,OJQ-ve pa fund,te ambasadoreve te panumert …etj.etj…..
Bledi! Me kete “urimin” tend per “bablokun” e verteton se je nje cope idiot i pasherueshem!
Edhe 100 vjet i madhi Kadare!
Bledi, nuk ka nevoje te perdhosesh shkrimin per t’u bere interesant. Sharlatane si puna jote ka shume, kurse duhet rritur numri i atyre si Kadare.
Urime Ismailit tone te dashur!
Bravo ,Bledi!
Per here te pare,te pakten per mua,ke thene ca fjale te nje niveli te pamohueshem.
Kapelen,mjeshtrit,Kadare!
Nese ne shqiptaret flasim nje shqipe te nje niveli me te ngritur shprehes,emociona dhe perdorim shume fjale te reja,nje merite e madhe,ne mos me e madhja eshte e Kadarese.
Urime dhe jete te gjate Kadare, mburremi me ty si shkrimtar por jo si politikan.
Ti nuk ishe, nuk je dhe kurr nuk do te jesh busulle morale per shqipetaret.
Pervec veseve te shumta si shqipetare ke extra ato tuajat . Andaj Blendave te shumte lereni ato
lajthitje primitive shqipetare Kadarea te nderohet dhe admirohet si shkrimtari me i madh i jone e asgje tjeter.
Bled te pergezoj fort. Ai eshte unik, I vertete, autoritar, gjeni,, shqiptar, gjuhetar, krenar. Ai ka linduar ne Shqiperi e dua dhe jam fatlume qe e kemi.
Per mua nje person qe nuk ka dinjitet, nuk ka shpirt ,qofte intelektuali me i madh, qofte shkrimtari apo artisti me i madh i botes per mua mbetet nje hic sepse mbi te gjitha duhet te jesh njeri e njerezor me ato qe te rrethojne, jo vetem te predikosh per te tjeret por edhe ta praktikosh vete ate qe predikon. Nuk me shqitet nga mendja nje interviste tronditese e nenes dhe djalit te saj qe dikur kishte dashur vajzen e Kadarese. Vuajtjet cnjerzore qe ato kishin kaluar dhe pasojat qe ai djale kishte pesuar ishin te pariparueshme, nje jete e cuar dem se SHOKUT KADARE ne komunizem nuk i ka leverdisur qe e bija te kishte lidhje me nje djale te thjesht. Kur arrin te ia besh ate gje nje djali te ri ne ate kohe vetem 20 e ca vjec cfare pret me teper. Per mua nuk meriton asnje vlersim sepse ka shkaterruar jeten e endrrat e nje njeriu qe nuk i kishte asnje borxh.
Gezuar Ditelinjen Ismail Kadarese , shkrimtarit dhe ambasadorit Shqiptar ne gjithe boten. Jetoj ne SHBA , kur ju them se jam shqiptare menjeher me kujtojne Ismail Kadaren duke thene Ju keni nje shkrimtar te madh dhe une ndihem krenare. Uroj dhe shume vjet te tjera jete per te miren e Shqipersie , shkrimtarit dhe familjes.
Po mblidhe veten more Bledi se u shkoqe fare. Po te shpetojne shu.. e m.. bashke. Kadareja eshte shkrimtar i madh qe i dha shume gjuhes tone. Si njeri………patem rastin ta njohim ashtu sic e njohem si shkrimtare. U lodh keto 25 vitet e fundit te shante komunizmin dhe te justifikonte veten per ate qe ishte ne ate sistem. Por nuk tha nje fjale per Sali Kriminelin dhe femijet e tij hajdute. Kadareja te behet sa vjece te doje dhe gezofte ditet me te mira! Kurse ty Bled te dhente Zoti mendjen qe po te le shendene.
Gezuar ditelindjen krenaria e kombit tone!!!!! Kolosi i letrave shqipe qe beri te njohur vendin tone ne qarqet e letrave boterore!! Injorantet shqiptare eshte me mire te heshtin se nuk jane ne gjendje te vleresojne kete gjeni!!!!
Nuk e di nëse gaboj (?, !).
M’a thotë shpirti, mendja dhe zemëra!
Jeni unik për të mirën e Kombit Shqiptar dhe për të mirën e njerëzimit në këtë botë të trazuar.
Ju uroj edhe shumë e shumë vite me shëndet të plotë dhe krijimtari për të mirën e këtij Globi dhe Kombit Shqiptar!
Uroj që Swedish Academy & Norwegian Nobel Committee t’ju vlerësojë, ashtu siç ju kanë vlerësuar për krijimet tuaja, mbi 40 gjuhë në Globin që ne jetojmë, brënda periudhës që ju gëzoni shëndet të plotë.
Me respekt,
Anesi Ndreu.
Gezuar,kolos!
Mbetesh unik!
Kadare!
GEZUAR DITLINDJEN I SHTRENJTI KADARE
shum shendet dhe kthjellsi qe po perhap ne kete zymtesi tonen te uroj nga zemra te marresh cmimin nobel sepse ti e meriton ate qysh moti
E bot hero edhe zagar sa shpejt harroni mer popull shqiptar
Osht hero tashi ky gjakpirsi..sa shpejt harroni o popull
Pac shëndet, shëndet,shëndet e të gjitha të mirat!
Të jemi mirënjohës, shqiptari shekullor.
ngaterrohet patriotizmi me letersine. letersia eshte individuale, patriotizmi ka vlera te pergjithshme. zoteria 80 vjecar nuk ka qene disident me duket !!