Saliu është trembur deri në palcë, se e di çfarë ka bërë bashkë me familjen

29 Janar 2016, 16:41Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Kanti argumentoi:

“Ne e dimë që ne jemi të lirë, sepse ne kemi lindur nga ligji moral”.

Kjo është arsyeja e qytetërur e gjërave. Por, a mund të thuash se vjedhësit tanë, që kanë qeverisur Shqipërinë në dy dekadat e fundit, kanë lindur nga ligji moral? Të gjitha kafshët grabitqare, grabisin për mbijetese, por ato nuk kanë një ligj moral, nga i cili të kenë lindur. Por, si mendoni ju, ky Meta, dhe ky Berisha, nga ligji moral ka lindur? Jo. Këta janë abuzues, që po bllokojnë zhvillimin e mirëqenies shqiptare. I tillë është dhe i gjithë tabori i tyre.

Por, të gjithë këta janë të rrezikuar nga Reforma në Drejtësi. Dhe, Reforma në Drejtësi, nuk është një reformë shqiptare. Ta dinë mirë që të gjithë: ajo është reformë amerikane. Ne nuk jemi në gjendje që të bëjmë një reformë të tillë, sepse nuk na lënë pushtetarët që kanë prangosur moralitetin e qeverisjes shqiptare. Por, kot e kanë; tani ka ardhgur gjithçka drejt fundit; prandaj dhe drejt fundit të tyre.

Po kryeministri aktual? Ai iu premtoi shqiptarëve, goditjen e vjedhësve. Por, po të mos ishte politika amerikanë, ai do të vërtitej si një skllav i çiftit Berisha-Meta, sepse e mendoi politikën dhe pushtetin, si një shkop magjik që do të drejtohej nga ai.

Megjithatë, Rama nuk e ka kundërshtuar deri tani reformën emerikane, sepse e di që kjo gjë është vendosur. Po politika amertikanë? Edhe ajo është e vendosur, sepse ambasadori amerikan është shprehur se “kjo reformë ka të bëjë me personalitetin ndërkombëtar të Amerikës”.

Po vjedhësit, çfarë po bëjnë? Janë të trembur, sidomos Saliu, që në absurd, deklaronte dje që Rama po pengon Reformën në Drejtësi. Është për të qeshur, për hallin që ka, por, duhej ta kishte kuptuar disfatën e tij, qëkurse vendosi për të vjedhur, më gjithë taborrin e tij, familiar dhe ekstrafamiliar. Tani është vonë: lumturia nuk arrihet duke grabitur apo duke poshtëruar popullin tënd.

Dhe janë shumë në të dy taborët: sipas ekspertëve përëndimorë, shqiptarëve, nga ky tabor i gjerë ordiner, u janë grabitur mbi 650 milionë Euro. Patjetër që të gjitha do t’u kthehen shqiptarëve; edhe pse Berisha bërtet, dhe Meta bën sikurt është i qetë. Nuk ka rrugë tjetër: drafti i reformës do të votohet. Por, a janë votat? Sigurisht që janë. Pse, kë besoni ju, Berishën dhe Mëtën që duan të sorrollaten me konsensusin e tyre, si alibi për të mosvotuar draftin amerikan?

Si mendoni ju, pasi ambasadori Lu të thotë, që “ky është drafti ynë”, do ta rrëzojë në Parlament një fluks deputetësh që nuk di se ku ka kokën? Apo Saliu? Askush. Rama thotë” jam me Reformën”. Kjo nuk mjafton: duhet të thotë “jam me politikën amerikane, për vendosjen e moralitetit në qeverisjen shqiptare”. Dhe, madje, duhet të thotë ndërkaq se, me këtë gjuhë do t’i drejtohet, jo vetëm socialistëve, por të gjithë shqiptarëve.

Kjo është gjendja; prandja mund të themi se ajo e ka sjellë në segmentin e fundit kohor mosndëshkueshmërinë shqiptare. Dy muaj nuk janë shumë për një popull të shumëvuajtur nga abuzuesit shtetërorë. Pse vodhën pushtetarët shqiptarë? Sepsae janë udhehequr nga kryeministra infantile, me moshë shumë të vogël mëndore. Edhe e dinin që Shqipëria do shkonte partjetër në Perëndim, edhe nuk e dinin se ç’është Perëndimi. Ja, pra, mësoheni: Përëndimi, para çdo gjeje, është Ligj dhe Moralitet.

37 komente në “Saliu është trembur deri në palcë, se e di çfarë ka bërë bashkë me familjen”

  1. TJ says:

    I dashur avokat! Une mendoj qe Berisha -Meta do ta pengojne reformen! Ata ose Mafia do te fitoje! Edhe Rama do te terhiqet ndryshe humb qeverine! Pra e vetmja zgjidhje jane zgjedhje te reja pa Berishen dhe Meten!

    1. VloA1912 says:

      Bravo Avokat!
      Ke ngelur e vetmja Dritë e ndezur ne terrin Informativ e moral te ketij Vendi te Molepsur nga e keqja ne te 4 Pushtetet kryesore.

      Deri para 2013, gjendja ishte e rende, por prap ishte SHPRESA.

      Deri para 06/2013, kishte degjenerim korrupsion, zaptim, shkaterrim…..errësirë e organizuar nga Saleh Bastardi
      -poooor kishim edhe Gazeten TEMA te Mero Bazes, qe na ndriconte rrugen dhe riperterinte Shpresen,
      -kishim edhe Diten e e Thanos, qe tani na Flet e shkruan si e jema e Zeqos nga Maja e Thanes,
      -Kishim edhe ndonje emision te Top Chanel
      Tani nuk i kemi me;
      Mero Baze ka rënë, dhe nuk po ngrihet,
      Thano bashk me Ditën eshte bere si Nata, apo si 55 e Fahri Balliut,
      Top Chanel i Sokol Palles, na neverit me keq se Klani i Frangajt

      Dhe te gjith bashke, keta “mediatikas”, po mundohen te na mbushin mendjen se Banda Familjare e Ilir Metes nuk eshte nje gjë we KEQE,, eshte e natyrshme qe ai te vjedh hapur dhe ne ta pranojme dhe VOTOJME pa asnje medyshje, se per ndryshe na vjen SALEHU NE PUSHTET.
      Por harrojne te na thon se cili eshte dallimi midis Salehut dhe Metes!

      Keshtu qe, fol o Avokat,
      Te na ngjallesh shpresen, se vetem ajo na ka mbetur(ende)

  2. kuq e zi says:

    mos he burre se kshu i heq gjumin fare leje te fleje te pakten keto dy muaj

  3. ilir says:

    I madh avokati !!!!!!

  4. pronari says:

    Te lumte dora av Ngjela. Fshatari Sali dihet origjina si I biri Sheqeres pra vjen nga hici dhe mendoj se u be deti kos dhe o burra te marrim ndonje luge.Dhe femijet e tij me keq akoma si grykes dhe te pangopur kane vjedhur shume dhe nuk besoj se do ti gezojne kaq lehte.Nuk I falet ketij populli dhe le te jete nje mesim I mire qe kur shkojne per te votuar te mos votojne per njerezit e uritur qe vijne nga mallet e veriut apo te jugut por te shikojne ne teresi me cilin person kane te bejne.

  5. perkthyesi says:

    E sakte avokat! Eshte hera e pare qe ju komplimentoj, pavaresisht se nuk e di ne se e keni seriozisht kete opinion. Megjithate, cdo gje eshte shkruar ashtu sic mund ta formuloja dhe une kete ceshtje. Shpresojme qe ta pangopurit ti nxjerrin te gjitha ato qe kane vjedhur, dhe te zene qeline. Ky do ishte clirimi i dyte i ketij vendi!

  6. spartaku says:

    Zoti Ngjela! me vjen mire kur te degjoje qe thua se REFORMA NE DREJTESI DO BEHET PATJETER.Une per vehte jame pesimist,dhe them qe do jete veshtire te behet kjo reforme,sa do qe eshte amerika ne mese.E them kete se Saliu mund te jete agjent i tyre.Saliu mund te krekoset me kete dhe mund te thote”ja ma paskan friken”.Nuk ka frike njeri nga Saliu,se Saliu eshte nje kallam i kalbur,i nxire,por keshtu eshte opinioni.Shpresojme te jete ashtu siç thua ti zoti Ngjela.

  7. albaniafirst says:

    Kur u be anti Sali ky avokati I leshit?
    Edhe ky se mos eshte me I mire se ai qe shan. Mut njeri dhe kake tjetri

  8. rigoni says:

    Avokat me plot kuptimin e fjales.Njeri I shkolluar ,I lexuar dhe me plote mend ne koke.
    ” Kryeministra infantile,me moshe shume te vogel mendore” ,ku kryeson ai Qen Berisha,fatkeqesia e vendit tone.
    Faleminderit avokat Ngjela!

  9. alt says:

    avokati ka nja 25 vjet qe sillet si pordha neper breke. E kane perdorurur te gjithe deri afer pushtetetit dhe si per paradoks e kane lene jashte. Ne funksion te largesise nga perfitimet e pushtetetit duken te jene edhe qendrimet e tij, megjithese mundohet t’i shese si qendrime morale. Thjesht avokati nuk duhet marre shume seriozisht, edhe kur ngre ceshtje vertet serioze…

    1. qivaçisu says:

      O gjermanonazist! A e di pse nuk e duan avokatin? Sepse nuk ha ne kazanin nga turlia e pregatit prej diktatorit Ramiz Alia

  10. intelektuali says:

    Edi Rama ka te pakten dy arsye thelbesore qe nuk ka vullnetin per te vendosur Drejtesi dhe per te ndeshkuar KUSARET dhe VRASTARET e Mafies se Kuqe me pushtet qe la pas Enver Hoxha dhe Partia e Punes per ta mbajtur Vatanin si nje CIGLIG feudal te kesaj Mafie lakmitare. Arsyet jane:

    1. Edi Rama gjithashtu eshte i perfshire ne afera korruptuese kusare dhe eshte nje nga fajtoret kryesore te betonizmit te Tiranes, prandaj edhe nuk ka vullentin dhe deshiren per te ndeshkuar Sali Berishen dhe Like Floririn, sepse po te humbase pushtetin bumerangu i Drejtesise mund te kthehet e te godase ate vete.

    2. Edi Rama nuk mund te ndeshkoje Sali Komunistin as Like Enveristin, sepse nuk ka denuar zyrtarisht dhe kategorikisht krimet e komunizmit dhe te famljes Hoxha, perkundrazi Edi Rama e mban Enver ANTIKRISHTIN si HERO me gjithe Piramiden e Kolanecit te tij ne mes te Tiranes, vazhdon te festoje 29 nentorin e ZI jugasllav te Enver Hoxhes, dergon ministrat dhe deputetet e tij ish sigurimsa dhe hajdute te bejne homazhe me fotografine e Enverit ne dore, dekoron me medalje xhelatet e Enverit dhe u leshon ketyre xhelateve gjakatare pensione shtese si nje rezil i Shqypnise ne syte e Botes Demokratike.

    prandaj o avokati Ngjela:

    Edi Rama nuk eshte Kryeministri shqyptar qe do te coje vendin tone drejt BE-se Antikomuniste dhe Botes Demokratike.

    1. Iliri says:

      Të futur më kot se ty në këtë koment nuk ka. Dhe e quan veten intelektual.
      Po të kishte gjetur krime te kominizmi, Sali krimineli ishte i pari që do i dënonte, kërkoi e kërkoi po për kafe i dënoi.
      Ndërsa për vete dhe familken e bashkëpuntorët e vet ka bërë namin. Filloi me ministrin e tij të dashur Spiron e “Agimit të Artë” grek e të shohim a do arrijë te Saliu i sërbit i 97, i 21 janarit dhe i shitjes së Detit Jon, Tosi, Likja i “bllokut” dhe videos, apo Basha i rrugës kombit dhe 21 janarit.

  11. duno says:

    Ti o Ngjela kohet e fundit po ja fut si kau peles . Nqs flet per hajdut ne kete vend ne top listen e tyre eshte edhe Mr 20% Edvin Palla. Ne se ti mendon vertet se ky karagjoz do beje realisht reforma ,mund te ta them me bindje se ka ardhur koha te mbyllesh ne ndonje azile pleqsh e te luash domino tere diten . Nxito se oferta eshte ni limituar.

  12. Mimusta says:

    Zoti Avukat !
    Fuqia e reformers ne drejtesi do te ket kufizim ne kohe d.m.th fuqia e ksaj reforme A do te perfshi kohen para ksaj reforme ? Degjoj qe ne reforme do te vihet nje klauzole “ligji ka fuqi prapambetur vepruse”. Po u be keshtu nuk eshte ber asgje se e bejne ligjin pa fuqi para vepruse,per kohen perpara.Pra do te shpetojne vipat e korupsjonit qe kan vepruar deri tani?
    Ju lutem na Jeni nje sqarim si do te zbatohet reforma ne drejtesi ? Vipat e korptuar jan ne pushtet dhe kan fuqi si deputet,e me poste shteterore dhe partiake ?

  13. LIGJI says:

    SAKTEEEEEEEEEEEEEEEEE AVOKAT!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  14. Jak-Boston says:

    Shume dakord me avokat Ngjelen, por nje gje me ben pershtypje.
    Ajo cfare me ben pershtypje eshte se avokati mundohet te beje nje diferencim midis dyshes Berisha-Meta dhe Rames.
    Per mua keta skane asnje ndryshim nga njeri tjetri jo vetem qe te tre jane hajdutet me te medhenj qe jane aktive ne politike, por kane dhe shume gjera te tjera te perbashketa me njeri tjetrin.
    Per Berishen dhe Meten nuk po zgjatem.
    Po per Ramen e ka harruar avokati 20%?
    Tre mandate si kryebashkiak i Tiranes pra 12 vjet jane shume me shume se nje mandat i cfaredo ministri te korruptuar te te gjitha qeverive te meparshme.
    Po per pazarin e ndryshimit te kushtetutes me Berishen a nuk qe Rama ai qe e beri edhe pse Meta nuk e donte ate ndryshim pasi nuk kishte asnje lloj perfitimi.
    Keshtu qe konkluzioni im eshte qe paria hajdute e Tiranes kane ndare rolet dhe bejne lojen e tyre te vjeter te grindjes mes tyre per te coroditur opinionin dhe palet e interesuara per nje shtet normal me politikane te pergjegjeshem.
    A nuk e lozen per bukuri para disa viteve te njejten loje dyshja Berisha-Nano zoteri avokat?
    Kam respekt per ju zoteri Ngjela, por uroj qe te mos jeni bere gome rezerve e karroces se korruptuar qeveritare. Nje fjale e urte popullore thote ” qenit kur i vjen ngordhja pshurr ne dere te xhamise”.
    Uroj me sinqeritet qe te jem gabim, por edhe nje gje po ju them si jurist qe jeni, a nuk do ishte me mire qe reformat te beheshin nga nje parlament me cilesor dhe jo kriminal sesa nga keta hajduto-mafiozet e sotem? Edhe ne kete pike Rama eshte njelloj fajtor me Berishen dhe Meten.

  15. qiri says:

    Hidhet vallja rrotullo,
    Vallja shqiptare ohoho!
    Plot gjalleri e dinamizem
    Ka ne gjestet patriotizem.

    Ngrihet kemba e shtrihet dora,
    Plaset shputa fort tek toka,
    Dridhet trupi, del nje britem
    Prej liderit qe mban ritem.

    Sillet vallja rrotull-rrotull,
    Vite, shekuj fort e rrojtur,
    Sillet vallja ne nje rreth,
    Nuk ndryshon aspak syresh.

    Shqiperia luan vallet
    Dhe kurre s’i ndryshon hallet,
    Porsi vallja rrotullo
    Hallet mbeten plloko-ho.

    Vite e shekuj kane kaluar
    Hallet kurre s’jane mbaruar,
    Nje pale shkojne e nje pale vijne,
    Porsi vallja kane nje rime.

    Porsi vallja shkon ne rreth,
    Edhe hallet s’ndryshojne syresh,
    Kohe pas kohe ndryshojne ngjyre,
    Mbeten tipike si menxyre.

    S’ka lider qe i mbaron,
    Gjithe lideret jane njelloj,
    Heqin vallen rrotullo
    Edhe fryhen dosido.

    Levizin kembet e shtrijne doren
    Per te vene ne koke kuroren,
    Marrin prej popullit voten
    Dhe i vene atij kuoten.

    E mjelin si lopen malteze,
    Ja thajne gjinjte e bejne per meze,
    E harrojne per pak kohe
    Derisa zgjedhjet te afrojne.

    Jo qe hallet s’ja mbarojne,
    Por me shume ato ja shtojne,
    Se vete Zoti e ka mallkuar
    Ate vend te sakatuar.

    Por lideret mos harrojne,
    Vallen e vendit t’a kuptojne,
    Se nje tjeter “socializem”
    Do t’i shkele ata si mize.

    Ai eshte rreth vicioz,
    Eshte i mbyllur jo viskoz,
    Aty behen gjullurdite,
    Aty vertetohen dhe profecite.

    Ai vend s’ka stabilitet,
    Sepse atij nuk i behet hyzmet,
    Me menyren si ndertohet
    Edhe do te shkaterrohet.

    Sillet vallja rrotullo,
    Vallja shqiptare hohoho,
    Beni sehir edhe shihni
    Cfare ndodh u mahnisni.

  16. zef says:

    O Taku , te shkoje jeta ne pritje te apokalisit, me hamendesira ecen akoma ti?
    Po kush do ta fuse ne burg Saliun’?? Rama?? Po futi salen ne burg neser
    do ti beje shoqeri ne qeli Saliu, Rama se po ne te njejten menyre si Saliu
    po vjell edhe ky.

  17. asd says:

    Pushteti eshte me i embel se seksi. Mos prisni qe keta dyla ( Rama eshte me Dyl se te tjeret ) ta heqin vete, po nuk i shkuli kush.

  18. lezha says:

    Jam dakort me kete Ngjel,nuk kam idene se kush eshte ,por shqiptaret dmth Berisha dhe Meta nuk do te bejne kete Drejtesi,nuk e shikon Kosoven qe pranuan me mire UMNIKU i serbise se te qeverisin vete.Keshtu jane dhe te Tiranes,me mire ne mut por ngrohte dhe me ere se sa tek hotel kashta pa ere dhe ftohte.Ky Ngjelin si duket do ndonje cope per vete.

  19. stili says:

    I more ilaçet o avokati djallit,tellall pa kokë ,flet kur duhet të heshtësh, shkruan kur duhet të jesh në gjumë.Ke kopjuar edhe atë modelin tënd mostër Saliun,sikur ju ka nxjerrë një vrimë.Boll se na çatë kokën, hajvanë. intelektualë,,,!!!!!!!

  20. stili says:

    I more ilaçet o avokati djallit,tellall pa kokë ,flet kur duhet të heshtësh, shkruan kur duhet të jesh në gjumë.Ke kopjuar edhe atë modelin tënd mostër Saliun,sikur ju ka nxjerrë një vrimë.Boll se na çatë kokën, hajvanë. intelektualë,,,!!!!!!!.Avokat Ngjela duhet falënderuar për qëndrime që shkojnë për përparimin e Shqipërisë.

  21. gero says:

    Mire shume e ke sqaruar miletin per vendosmerine e amerikaneve per te cuar deri ne fund reformen por ti “harron” te thuash se amerikanet nuk mbajn me hater asnjerin nga hajdutet gjakpires te ketij popull .Ata njihen dhe dihen shume mire nga shqiptaret por edhe nga shteti amerikan .Emrat e tyre pa mbajtur njeri me hater sic ben ti jane :Edi Rama,Sali Berisha,Ilir Meta dhe bashkepunetoret e tyre .

  22. islam says:

    si nuk doli nje patriot dhe t ja beje bam ketyre hajduteve duhet te ngjallet Avni Rustemi.

  23. qamushi21 says:

    Po per Olsin ke gje per te thene o avokat,kujton se ne nuk kuptojme nuk dime nuk degjojme…..kjo klase politike ka vdekur eshte ne unison me njera tjetren,te zbardhet 97,te zbardhet Gerdeci,te zbardhet 21 janari……….

  24. Stavri says:

    Avokati ka rrjedhur nga trute. Thote vetem pallavra. E ka lene me goditje burgu.

  25. petraq says:

    ceshtjen e reformes duhet ta marin ne dore te gjithe me arrestimin e kseres mendoj se ajo ka filluar,te gjithe ministrat e qeverise sotme rama meta duhet te veprojne si ministri trim mallakastriot klosi te zbardhin vjedhjet e shperdorimet qe kane bere para ardhesit e qeverise se saliut,genci panozaqi ish kryetar i zyres se kyhimit te pronave ne vlore u arrestua per vjedhje por u lirua me nderhyrjen e ish kunatit te tije ish av.minister i brendeshem pone.vjedhja ne shqiperi ne kohen e saliut ka qene kolektive.ministrat e sotem te gjithe pa perjashtinm duhet te veprojne si klosi ndryshe do te mbajne pergjegjesi te rende para popullit.kapja e vjedhesve eshte gracka ku sali berisha kapet si laraska e jep llogari dhe per 21 jenarin.ishte saliu ai qe kultivoi ne popull anti kulturen e vjedhjes e te mashtrimit se inauguronte nje rruge 19 here e pastaj deklaronte se kishte bere 10000 km.eeuget e daliut te ngushta plot aksidente.edi rama eshte promotori i shpetimit te shqiperise bashke me ilir meten.zoti tu japi fuqi e qofte me ta.

  26. Devoll Vardari - Gostivari says:

    Zgjeroe listën, se vetëm me dy hajna Shqipëria do na ishte KOPSHT i NDERIT SHTETËROR.

  27. tuli says:

    Mesojeni jo mesoheni o avokat palla.

  28. Ed tironci says:

    O taku pikes i ke da!!po ky i gjati po pati kellqe ..e ben reformen edhe me kushtin e humbjes se pushtetit!!nqs i ka ngelur pak shqiptarizem te gjatit e ben qe cke me te!!!berisha meta brenda!!!

  29. landi says:

    Gjithmone i sakte!Por,nuk behet lufta me ciliminj dhe me pushke druri!

  30. MeteH says:

    Z.Ngjela,me ju lumt.Je trim e i zgjuar.Nje gabim bere:-kur u bashkove me Saliun per Bashkin e Tiranes..! Qe Saliu+ Like jane e keqa e ketij vendi-kete e di edhe BUFI I PULAVE.Por çedo se keta mbeshteten nga LUUUUU.Dhe ky ka marr udhezime nga JAERSONI + ElEZ BIBERAJ dy njerzit me te kqij per sabotimin e demokracise ne shqiperi.Ata+UDB prun Saliun ne pushtet dhe e mbajne akoma dhe dihet pse:-Qe ky vend te mos behet kurre deri sa ti vidhet edhe guri i fundit te themelit…! Ngjela do ishte Minister i drejtesise,por nuk e deshi Meta,i cili po mban penge Ramen.Dhe Rama po punon i rrethuar nga te 4 anet,ku Arvizuja eshte gjall,i cili i cilesoi Saliun+Lulin:Burre shteti dhe yll ne ngjitje.Ja kush eshte AMERIKA..!

  31. grameno says:

    Une them se shpresa per shqipetaret,dhe drejtesia per ket shtet eshte e sigurt.kur ne mjete te informimit shof prokurorin e shtetit,duke prangose saliun,dhe nje 5-6 makina prane per mbartjen e dokumentave ,per te siguruar prova,siq ben prokuroret gjermane ndaj kryetarit te tyre,pra kur te shofe saliun ne pranga,dhe era politike e ftohur dhe rrenqethese per meten,se qdo moment prokuriria troket ne dere,ateher kam besim ne shprese,dhe ne drejtesi te shqiperis,perndryshe der tek atje,jan 1110 nderskamcat e marreveshjeve,nuk bresoje.

  32. Fillori says:

    Respect per Ju, Avokat Ngjela. Ju keni qene dhe jeni Patriot. Saliu dhe Co. sabotuan Demokracine ne Shqiperi dhe mashtruan ,ne emer te saje jo vetem popullin por dhe dhe gjithe miqte dhe perkrahesit tane ne bote. E drejta vonon por nuk harron! Mjere ata qe i kundervihen Popullit te tyre!

  33. Jo avokat says:

    Po mor djali Ngjela te drejte ke, por a te kujtohet me sa pathos e ke mbrojtur ligjin e amnistise me 27 mars 1997 ???
    JA KU E KE PERFUNDIMIN.
    ME PAK FJALE CFARE FAJI KA SISTEMI I DREJTESISE KUR LIGJET BEHEN PER TE VJEDHUR E FALUR KRIMET. JA FJALA VJEN CA DO I BEJEDREJTESIA KONCENSIONIT TE SKANIMIT APO TE DIALIZES ?
    EDHE NJE PYETJE: MOS E KENI PATUR MBIEMRIN NGELA E SH.ENVER JU KA SHTUAR NJE J ?

  34. malokja e tropojës says:

    Salihja me sllobodka srpsk – ën e tij dhe soj e sorollop, me ilir mutën e skrakarit të sillos dhe këllirën me origjinë të paqartë, nuk i kishin fantazuar as në ëndrrat më futurisre, milionat e eurove që borgjezia perëndimore mezi i arrin me breza 300 vjeçarë, kontributesh familiare, por këto mostra na la në kurriz euro – perëndimi , me mësimet e tij të famshme se si bëhet rakia nga rrushi. Avoksti ka mendim filozofik juridik dhe alternativë, por parlamuti i injorantëve kaubojë, nuk ka nevojë se qeveris me rekorde kriminale të tipit të tërmut peçit që segmenti tepelenë – kakavije e di çi kanë parë sytë nga banda e tij grabitëse e 1997.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje