Pas zhvillimeve të fundit, që treguan edhe njëherë tjetër se kush komandon në Partinë Demokratike, Blendi Fevziu ka bërë një shkrim me titullin: “Rikthimi i Berishës”.
Në fakt ai aty ka qenë dhe ka komanduar gjithmonë, pavarësisht se mbështetësit e Bashës janë përpjekur të mahojnë këtë gjë dhe të tregojnë të kundërtën.
Ja çfarë shkruan Fevziu për atë që se ka vënë asnjeri në dyshim:
“Sali Berisha është kthyer sërish.
Jo në Parlament. Aty ka qenë gjithnjë më aktiv se sa gjithë deputetët e tjerë. Jo vetëm ata të PD, por gjithë deputetët që ajo sallë ka njohur këto 25 vjet.
Jo në Daljet publike. Aty rrallë dikush tjetër krahasohet me të. Me mënyrën se si përqaset dhe me aftësinë për të tërhequr vemendjen tek argumenti i tij. Edhe ku e di që nuk ka të drejtë.
Jo në partinë demokratike. Aty gjithnjë do të mbetet zëri kryesor dhe padyshim më me peshë. Pavarësisht debateve që do zgjasin sa kohë ai të jetë prezent se kush i merr vendimet dhe kush i influencon ato.
As në gazetari. Aty ka qenë prej vitesh. Që në artikujt e parë në gazetat Drita e Bashkimi, në artikujt në RD me emër e pa emër e deri tek postimet në Facebook që për nga intensiteti lënë pas edhe gazetarët profesionistë që paguhen për këtë gjë.
As në përplasjet dhe konflitet politike. Aty do jetë gjithnjë, siç ka qenë. Duke ndarë dhe duke rreshtuar; duke bërë aleatë dhe duke krijuar miq e armiq.
Jo, Sali Berisha është kthyer aty ku mendohej se nuk do të kthehej më! Aty ku mendohej se nuk do të kishin nevojë për të. Si një faktor për ndërkombëtarët. Në dy javët e fundit ai është shfaqur thuajse në të gjitha takimet që kanë lidhje me reformën në drejtësi. Dhe reforma në drejtësi është prioriteti më i rëndësishëm për ndërkombëtarët këtë moment. Rreth 2 muaj më parë, aktorët kryesorë të diplomacisë në Tiranë u bindën se reforma në drejtësi kishte nevojë për aprovimin e Berishës. Deri atë moment Berisha konsiderohej thjeshtë një ish Kryeministër dhe një figurë shumë e rëndësishme politike, por jo njeriu me të cilin duhej të negociohej direkt. Sot ata po e bëjnë këtë duke mos e fshehur asnjë moment. Berisha u vizitua në fillim nga Ambasadori Lu në zyrën e tij; pak kohë më pas ai u ftua për drekë së bashku me Lulzim Bashën në rezidencën e Ambasadorit Amerikan në prani edhe të Ambasadores Vlahutin; disa ditë më vonë Kukan dhe Flekenshtein e vizituan atë në zyrë. Kukan deklaroi se takimi ishte për një miqësi të vjetër, por ata që e njohin mirë diplomacinë e dinë që për ndërkombëtarët nostalgjia vlen fare pak. Respekti po, por nostalgjia jo. Ata konsiderojnë fuqinë dhe negociojnë me të.
Së fundmi dje, Lu dhe Vlahutin takuan sërish Lulzim Bashën në selinë e PD, gjithnjë në prani të Sali Berishës. Për të folur sërish dhe për të definuar qëndrimin e PD për ligjin e Byrosë së hetimit.
Nuk ka asnjë dyshim që as Vlahutin dhe as Lu; as Kukan dhe as të tjerë nuk e takojnë Berishën për nostalgji; E takojnë si një faktor me të cilin duan të zgjidhin problemet që ju dalin në rrugë. Ndaj mund të thuhet se Berisha është kthyer edhe aty ku mendohej se nuk do të kishte shumë hapësirë. Personalisht nuk besoj se ai do të kthehet ndonjëherë në krye të PD. As do ta ndërmarrë këtë nismë. Thjeshtë do qëndrojë aty, duke i bindur të gjithë se ai është në fushë dhe se prej saj, nuk do të dalë kollaj. Dhe që të tjerët do shkojnë ta gjejnë aty ku është. Për të zgjidhur problemin që kanë ata, jo ai…”
eshte kthyer ai satam e tytet more qeros idiot ke ngel pa audience more banditi i thikave me helm te 21 janarit
ti je nje monster hiç ma pak se i biri i gerdecit dhe vrasesit e 21 janarit ik more gazetaruc bythlepires hajdut pronash
Blendi Faqeziu!!! A do kthehet Berisha e te te rrahin edhe nje here(zv ministri i tij i brendshem) sic ta beri ne v.96 ne prani te kamerave…. ta q… n… e thirri babe! Maskarenj te pa riparueshem, te pa fetyre e moral …Faqezinj si Blendi!
me beri vertete shume pershtypje vizita,qe i beri KUKAN,ketij monstre,u tha se e takoi per nostalgji.Ne qoftese ky zoteri ka malle perkete kafshe te vije e ta takoje ne menyre private dhe te kembengule qe te mesoje se cili i vrau 4 protestuesit me 21 janar,sepse ,vetem keshtu i ben nder popullit shqiptare ,jo me kulisaaaaaa.
Bo gajret ne pak se do jet prezent nven tjeter
Te gjitheve juve ju mungon Berisha. Cuditerisht nuk na mungon vetem ne antareve te Partise Demokratike???????????????????????
Sepse te huajte e dine se me “bythecin” nuk mund te lidhesh asnje fjale. Kjo deshmon o Fevzo pordha qe PD mbetet nje parti bunker ku Ali Baba beri sikur ja dorezoi partine bythecit hajdut dhe e ben lecke sa here qe deshiron dhe ti thote te huajve se qendra e rendeses jam une. Kryebolshevik i pandreqshem dhe nje satana i vertete.
Tu ngjallën pleshtat o kërriç i gomarit Sali….? Na the ndonjë gjë të re që nuk e dinim..? Rikthimi I tij që ti propagandon është si puna e kthimit të hijes tij,ai edhe ti e ca sahanë lëpirës të tjerë ka marrë fund.Tani mbete edhe pa një gjysmë kryetari ,se ai lolo që ishte de jure ,tani doli prapa porte. Kërkon të mbushësh më ndjen se jeni gjallë ,me një që kërkon të ngrihet nga varri,fara e pistë,,,,!
Mos u merrni me kete gomar tradhetar ne breza,po shikoni se Ilir Meta do te na behet president. Po morri driten jeshile nga Rama, LSI shuhet brenda nates dhe kopili do te na ngelet prape ne preh.
Me nje milet injorNT SI I YNI KJO NUK ESHTE E PAMUNDUR.
Fev-ziu, do ta quaja gazetar medioker,sharlatan, pa vizion, etj. perderi sa deklaron se Berisha na qenka rikthyer !
Berishovici ka qene gjithemone aty, ne krye te bandes se tij mafioze qe i ka vene emrin PD ………..!!!!!