Teza e Blushit: 100 mijë janë më shumë 1 milion

12 Shkurt 2016, 18:40Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Ben Blushi ka kohë që ka nisur një sulm frontal ndaj Edi Ramës – si për qeverisjen që ky i fundit po i bën vendit, ashtu dhe drejtimin që po i bën PS-së. Akuzat e Blushit nuk janë të tipit të oponencës ndaj Ramës për çështje të veçanta, por të një opozite të plotë ndaj pothuaj çdo gjëje që bën Rama. Dhe zgjidhja që ka ofruar Blushi është kryerja e zgjedhjeve për kryetar të PS-së me parimin “një anëtar, një votë”, siç e kërkon statuti, dhe vajtjen e tij në krye të qeverisë, në qoftë se i fiton zgjedhjet brenda partisë, po siç e kërkon statuti.

Në qoftë se një skenar i tillë materializohet, i bie që Blushi të bëhet një Renzi i Shqipërisë. Ky i fundit u bë kryeministër i Italisë pa u votuar nga elektorati italian – ai thjesht fitoi garën brenda partisë së tij, pasi elektorati italian kishte votuar që dikush tjetër të ishte kryeministër (dhe për këtë kritikohet vazhdimisht brenda e jashtë Italisë). Për analogji, Blushi don të bëhet kryeministër i Shqipërisë pas votimit të 100 mijë anëtarëve të PS-së, ndërkohë që 1 milion shqiptarë kanë votuar që kryeministër të jetë Edi Rama.

Në qoftë se Blushi mendon se mund të jetë një kryeminstër më i mirë se Rama, që është në të drejtën e tij ta mendojë, duhet që t’i drejtohet jo vetëm 100 mijë anëtarëve të PS-së, por 1 milion votuesve që votuan Ramën për kryeministër. Me fjalë të tjera, ai duhet të deklarojë publikisht se, në qoftë bëhen zgjedhje brenda partisë dhe i fiton ato, do të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Dhe në ato zgjedhje pastaj, të mundohet të marrë votat për kryeministër, duke paraqitur një PS të reformuar sipas platformës së tij, një program të ri qeverisës sipas filozofisë së tij, e një listë të re kandidatësh për deputetë të përzgjedhur sipas parimeve të reja që do të propozojë.  Vetëm kështu sfida që ai po i bën Ramës nuk do të duket thjesht si një synim për të kapur karrigen e këtij të fundit.

Por ç’i mbetet të bëjë Blushit në qoftë se nuk ka sukses në sfidën e tij për kryetar të PS-së?

Rruga më e ndershme do të ishte ajo e nismës për krijimin e një partie të re, e cila të ketë një platformë të ndryshme nga ajo që po zbaton Rama në qeverisje e në PS – të cilën Blushi po e sulmon praktikisht në çdo pikë të saj. Hapësirë në elektoratin e majtë, në fakt, ka për një parti të tillë. Nga një sondazh që zhvillova para tre muajsh, rezultonte se nga 1 milion votues të mazhorancës, vetëm 750 mijë e vlerësojnë pozitivisht punën e qeverisë në përgjithësi; vetëm 530 mijë e vlersojnë pozitivisht punën e qeverisë në fushën e shëndetsisë; vetëm 550 mijë e vlerësojnë pozitivisht luftën e qeverisë kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafiqeve ilegale; vetëm 590 mijë e vlerësojnë pozitivisht punën e qeverisë në fushën e ekonomisë.

Në qoftë se Blushi mendon se përfaqëson zërin e votuesve të pakënaqur të majtë, të tillë ka plot në gjithë Shqipërinë. Dhe ata mund t’ia japin votën një partie të re të iniciuar prej tij. Kuptohet, në qoftë se dështon të zgjidhet kryetar i PS-së…

16 komente në “Teza e Blushit: 100 mijë janë më shumë 1 milion”

  1. Vezhguesi says:

    Kur thua ti Z.Zaloshnja 550 mije e 750mije pjestoje per 3 te dale realja. Ramen se duan me as socialistet e vet se i hyri nje qeverie miqsh e u largua perfundimsisht nga ps. Rama po e vetperjashton veten nga ps reale ose do e mbaje me dhune e gashizem sic beri Berisha ose do dale shpejt fare nga politika i anatemuar tere jeten per hjdurllekun gjate qeverisjes se tij. Bile kjo e fundit ka me shume mundesi se Berisha ishte diktator po ndante pushtet ne vartes. Ky as pushtet nuk ndan vec i mer me dhune Meta. Njeresit vertet ja dhane voten duke shpresuar ndryshime pozitive ne ekonomi e mireqenie plus drejtesi sociale. Po sot kur deshtoi ne shtyllatqe ka neveoje reale vendi as deputetetqe ka mare historikisht ps si mer dot.

    1. Ilir says:

      Zaloshnja: 66 mandate jane me pak se gjysma+1 e 140 qe eshte numri total i deputeteve te PS, Ndaj ti more llogaritar i bythes vetem me shifra mos fol se je absolutisht njeriu me i paafte per tu marre me sondazhe. Ne qofte se rama dhhe meta do te ishhin bashkkryetare te PS, vetem atehere artikulli yt idiot do kishte nje fare logjike.

  2. ilirjan says:

    Arsyetim i gabuar!
    Eduard, nuk kane votuar 1 mlion per Ramen, gabohesh. Kane votuar 1 milion votues kunder Saliut dhe aleances se tij. Personalisht kam votuar per nje parti te vogel, por duke qene aleate me partine e Rames, votat e partise se vogel shkuan ne koshin e Rames. Pra 1 milion votues nuk jane per Ramen.
    Ndersa do t’ju kerkoja , sikur te beni sot nje sondazh te testoni sa vota shkojne per Edi R , besoj shume me pak se 1 milion. Pra si pasoje, arsyetimi i juaji nuk qendron, nuk ka themele.

    1. bato says:

      si gjithmone kur sjkruan Zaloshja. kur ha buke si statisticien dhe ky? nuk di me baziken si perzgjidhet “sample”-i…

    2. qytetari B says:

      Ilirjan, mbase s’kane votuar 1 miljone, por 600 mije kane votuar per Edi Ramen kryeminister, perjashto koalicionet dhe 600 mije gjithmone jane me shume se 100 mije antare te partise socialiste apo jo? Prandaj mos kerkoni qe edhe arthimetiken ta beni si muhabetet e Sali berishes. Une e theme me bindje se po te votohet sot Edi Rama per kryeminister, do te fitoje bindshem, bile me shume se ne 2013)en. Dhe e dini pse? Per dy aresye: e para se e meriton me vendosmerine dhe pergjegjesine per te bere shtet (i perket t’ardhmes) dhe e dyta se nuk ka parti tjeter dhe kryetar qe te jete i besueshem te marre ne dore drejtimin e vendit ne kete situate qe e katandisi qeveria e meparshme. Une po te isha, do te isha ne vend te Edi Rames, do te isha larguar fare nga vendi me keto qe po behen atje, kur jane ngritur gjithe hajdutet e kriminelet prej 20 e ca vjetesh dhe i vene gure nen rrota asaj qeverie. Nuk theme se shkelqen, por he besoja Lulezimit, Ilirit apo Fatmir Mehdiut!

  3. adi says:

    gallate e madhe jane leshuar gjithe lepiresit e rilindjes.
    o zaloshnja mundohu qe aritmetika jote te kaloje nivelin e shkolles fillore.
    a) 1.000.000 vota nuk i mori rama as rilindja po koalicioni ,pse votat e LSI jane vota per edi ramen. apo votat e cameve jane vota per edi ramen apo votat e topit milos e gjinushit jane vota per edi ramen.
    nuk e di sa duhet te jete cmimi qe publikisht te behesh karagjoz i tille.
    b) shqiptaret nuk votuan deputetet me liste maxhoritare po me lista te mbyllura , dmth njerezia thjesht votoi partine prandaj deputet e PS jane te detyruar te vazhdojne te votojne PS ne parlament pamvaresisht kush eshte kryetari, njelloj si renzi ne itali.
    c) sondazh qe ben ti se 53% e votusve te te majtes e vleresojne punen ne shendetesi, ose e ke bere sontazhin vetem me aksioneret e firmes se ilir beqes, ose ti je bere aksioner i firmes se ilir beqes.
    d) mqs meresh me sontazhe ndalu pak te shifrat qe i ke sot e nuk jane sontazhe te shitura e te blera.
    ne KQZ ne zgjedhjet e 2015 megjithse maxhoranca ruajti pothuajse te njejtat vota 1.000.000. PS humbi 18% te votave te 2013. pra keto qe ti dhe matrapaze si puna jote thoni u konfirmua maxhioranca ne fakt fituan LSI dhe partite e tjera. nese PS vazhdon simbas llogjikes si aroganca, harbuteria , mashtrimi, vjedhjet dhe koncesionet e kesaj qeverie une jam i sigurt nese
    PS nuk do heqi ramen nga kryetar partie dhe te rifitoje besimin e njerzve ne kete kohe qe ka ngelur, PS ka per te dale force e trete ne shqiperi mbas PD dhe LSI.
    dhe jam i gatshem te ve nje bast te madh publik me kedo. qe nese PS vazhdon me drejtimin rama-kokedhima PS del jo me shume se force e trete politike ne shqiperi.
    PS: kjo lloj situate i shkon pershtat kryesisht LSI por edhe PD. qe jane te kenaqura me pikiaden qe ka mare PS
    ne zgjedhjet e ardhshme sido qe te shkojne zgjedhjet edhe presidentin edhe kryeministrin e cakton LSI, kete gje rama e di shume mire prandaj paraqit forcen cdo jave te meta, bile e pret nga 40 min, edhe kur meta i bllokon ashensorin.
    pse o zaloshnja mendon se ka shqiptar te cmendur ne zgjedhjet e ardhshme qe demokracine e vendit tja besoje nje diktatori autokrat qe nuk pyet as per ligjet e partise se tij edi rames?????
    ndersa ekonomine e shqiperise tja besoje koco kokedhimes???????????
    zaloshnja o ke filluar te maresh shume mall, o ke filluar te maresh shume po shume leke .

  4. skam says:

    Po ta stujoni gjate gjithe kohes sjelljen e Blushit, do te shikoni se sa here ka nevoje per te bere marketing per ndonje liber te ri, ai sulmon Edi ramen, Parine Socialiste qe te terheqe vemendjen drejt tij. Eshte thjesht Marketing Komercial qe ai ben pa shpenzuar para.

  5. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Cilesia e fotos se Blushit jo profesionale,ne programin e photoshopit,pjesa e imazhit te flokeve dhe fytyres kerkojne nderyrje per nje cilesi me te larte,gjatesia e Rames eshte dukshem me madhe,nuk ka pse te barazohen imazhet e portretit !
    Per sa i takon Blushit,presioni i jashtem e ka futur ne duel,ne nje kohe te papershtateshme !

  6. Enerti Begaj says:

    Blushi eshte nje pule qe po kakaris ngaqe kerkon te beje vezen(partine e re).Per me teper kerkon qe ta pjelli vezen(partine) mu brenda ne furrikun e ngrohte,ne sallen e kongresit te PS-se.Dhe keshtu ka per te ndodhur.Nuk mund te shpjegohet ndryshe kemngulja e tij per zhvillim zgjedhjesh me cdo kusht edhe pse e di se nuk fiton dot perballe Rames!!Ketu do jemi perseri dhe do me jepni te drejte.Blushi ka marre shume para per kete levizje te radhes,me qellim percarjen e elektoratit te majte.Arsyeja??Pa percarjen e te majtes PD-ja e shikon pushtetin me Teleskop.

    1. adi says:

      enerti bir
      doja te shkruaja gjere e gjate, po vendosa me shkurt. te linku me poshte te statuti neni 30 pika 2 , e thote te zeze mbi te bardhe, dhe kete nuk e ka bere blushi po vete rama.
      http://www.ps.al/kush-jemi/statuti/
      dhe une si katundar i ketij vendi mendoj se nese ky nuk zbaton ato qe ka per detyre dhe i ka shkruar me doren e tij,
      si mund ti besoj une ketij njeriu pastaj te fjalet.
      nese enerti biri im ti shkon ne gjykate dhe gjyqtari ta lexon te zeze mbi te bardhe se ti ke te drejte, po kur te jep vendim thote jo se keshtu dua une si e mendon ti biri im??????
      nese keta qe jane ne pushtet shkelin ato qe shkruajne vete si do ta bejne keta reformen ne drejtesi dhe ata qe do japin drejtesi pse duhet ta zbatojne??????
      a e kupton se hipokrizia shtetgrabitese ka aritur kulmin?????

      1. Labi Vlore says:

        @adi.Nese Blushi do ishte vertete i shqetesuar per statutin une jam dakort 100% me ty.Por Blushi nuk ka hallin e statutit qe s’po zbatohet.Ai ka hall te beje vezen (partine e re) me urdher nga kazinote e Vjenes,ku ka rezidencen Fatos Nano.Prit dhe pak dite dhe do shikosh qe gjate zhvillimit te Kongresit Blushi do shpalli krijimin e nje partie te re.Ketu do jemi perseri.

  7. Xha Temja says:

    I sakte komenti juaj Ilirjan dhe te pergezoj per arsyetimin. Por do te shtoja edhe dicka tjeter. Nje milione vota nuk ju dhane Rames por subjekteve politike qe ishin ne koalicion (PS, LSI, PDNJ dhe subjekte te tjera qe spo jua permend siglat). Dhe me keto vota PS si subjekti me I madh electoral I takonte te nxirrte K/Ministrin. Dhe Rama I dashur Eduard nuk pyeti as ata 100.000 qe Blushi kerkon ta votojne ate, Ramen dhe ndonje tjeter qe aspiron postin e Kryetarit. Rama tha. Une jam Kryetar i PS dhe une do jem K/Ministri. Pra arsyetimi juaj eshte fund e krye ” a kissing bum” ndaj Rames. Fundi artikullit eshte akoma me i shpifur kur kerkon ti japesh mend Blushit qe te krijoje Parti te re. E paska gelltitur edhe Kacua corben e prishur te pushtetit.

  8. Xha Temja says:

    Tema botoni komentet………………………….

  9. rony says:

    Excuse me for my language, but this guy is out of is mind totally,,,either he is under the influence of something really strong or his brain has gone for a permanent retirement. What a thick head he is!!!

  10. demo says:

    Me koncessionet e qylit Rama fitoi shume me teper se Fatos Nano ne 1/4 e kohes se qeverisjes se tij;Po afrohet me Berishen.Deri tani Blushi as ka vjedhur,as e ka patur kete mundesi.A do te vjedhe ne te ardhmen?Kete sondazhet nuk e thone.

  11. Fillori says:

    Kerkesa e Blushit per te bere zgjedhjet per kryetarin e PS jane te drejta, por, a eshte koha dhe situata e pershtateshme ekonomiko -politike ne Shqiperi per t’u bere keto zgjedhje? Personalisht mendoj se jo! Kane kaluar 25-vjet , dhe pjesa derrmuese e shqipetarve po sheh drite ”ne fund te tunelit” me shprese per miratimin e Reformes ne drejtesi, Byrone e Hetimit etj qe jane themelet per nje shtet demokratik dhe jo rrumpalle .Ky veprim I Blushit te kujton shprehjen nga filmi….”.Kohe te mire zgjodhe per dasem o Safa Ymeri! n

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje